Gjykata e Strasburgut i ka bërë një vlerësim thelbësor mosndëshkueshmërisë për rastin e 21 janarit, duke trajtuar rastin e Aleks Nikaj, të vrarit të katërt të 21 Janarit, tek vrasja e të cilit ndërthuren vrasja politike, prishja e qëllimshme e provave duke ndërruar tytën e pistoletës nga vetë Garda, si dhe dyshimet për implikime personale të drejtuesit të Gardës.
Nëse për gjithë 21 janarin, Sali Berisha ka përgjegjësi direkte, për hapjen e zjarrit mbi demonstrues të paarmatosur dhe të parrezikshëm në momentin që po largoheshin, për pengim të hetimeve duke mos dorëzuar oficerët e Gardës, për hetim dhe për prishje të provave në vendin e krimit duke fshirë fishekët nga oborri dhe fshirje të serverit të Kryeministrisë, për Aleks Nikën ka dhe një provë tjetër shtesë, atë të ndërrimit të tytës së pistoletës për të mos u njehësuar me plumbin e gjetur në trupin e tij.
Pra kemi një sërë aktesh të vetëdijshme për prishje provash, pengim hetimesh dhe mbi të gjitha, urdhër për zjarr, që lidhen direkt me Sali Berishën, të cilat nuk janë hetuar kurrë. Madje rasti i Sali Berishës si një kryeministër i përshirë direkt në një ngjarje kaq kriminale, me sfond politik, mund të jetë i vetmi në botë, ku autori i krimit nuk është thirrur as për t’i marrë dëshmi për atë që ka ndodhur.
Kur hetohet Sali Berisha për favorizimin e vajzës së tij për të marrë klubin Partizani dhe për të përfituar disa hallka të privatizimit dhe përmes kapjes së shtetit, kemi parasysh që jemi përballë një fenomeni të vjedhjes me ligj.
Vjedhja me ligj nënkupton një kryeministër të kapur nga familja që bën ligje dhe VKM, që ndihmojnë familjen e tij të pasurohet. Në finale familjarët e tij kanë përdorur ligjet e babait për t’u bërë milionerë. Kjo është kapje shteti dhe për këtë po hetohet.
Kur hetohet Sali Berisha për rastin e Gërdecit kemi të bëjmë po me kapje shteti. Djali i ka kërkuar babait disa VKM që kalojnë biznesin e demontimit në duart e djalit dhe shokëve të tij dhe ai i ka bërë të gjitha që dhe djali të vjedhë me ligj. Në fund ajo histori ka përfunduar tragjikisht me 26 të vdekur, por dhe mund të mos kishte përfunduar ashtu. Përsëri ishte krim, pasi ai nuk u nis të vriste 26 vetë, por të bënte miliona.
Por 21 Janari është krejt ndryshe nga historitë e pasurimit të djalit dhe vajzës së tij. 21 Janari nuk është vrasje me ligj.
21 Janari është vrasje kundër gjithë ligjeve dhe mbrojtje nga ndëshkimi duke shkelur të gjitha ligjet.
Sali Berisha i shpalli luftë Republikës, i shpalli luftë presidentit duke e quajtur puçist, i shpalli luftë kryeprokurores duke e quajtur “lavire bulevardi”, u shpalli luftë katër gazetarëve duke iu quajtur puçist, dhe ngriti një komision hetimor qesharak që t’u bënte gjyqin politik hetimeve të mundshme.
Ja arriti qëllimit pasi arriti të shmangë hetimin e tij dhe të varrosë provat. Por nuk arriti të fshihë gjurmët e krimit.
Refuzimi për të dorëzuar oficerët është i dokumentuar me shkrim.
Refuzimi për mos lejuar prokurorët në vendin e ngjarjes është i dokumentuar.
Refuzimi për të dorëzuar serverin atë ditë dhe pastaj fshirja natën e 21 janarit sipas ekspertizës amerikane është i dokumentuar.
Ndërrimi i tytës së armës që vrau Aleks Nikën është i dokumentuar.
Betimi i tij se do vriste jo 3, por tre mijë, është i dokumentuar. Vullneti i tij politik për t’i dalë zot gjithë ngjarjes është i dokumentuar.
Dhe të gjithë këto janë kundër çdo ligji.
Tani vajzës së tij po i hetohen pasuritë dhe ja kanë marrë burrin në burg pse ka përdorur pushtetin babait për të vjedhur. Djali i tij po kërkon avokat se i ka ardhur dita të paraqitet bashkë me të në SPAK për pasuritë e tij të vëna nga pushteti i babait.
Por Sali Berisha akoma nuk është pyetur (dhe kjo nuk duhet harruar kurrë), akoma nuk është pyetur pse vrau më 21 Janar. Akoma shteti shqiptar nuk ka një dëshmi të vrasësit të vetëdeklaruar pse ka vrarë. Dhe nuk ja ka marrë këtë dëshmi nga frika e pushtetit të tij në atë kohë dhe nga pazaret politike pas saj.
Tani Berisha është nën masa sigurie nga drejtësia për abuzim me pushtetin tek pronat e Klubit Partizani. Mund të merret po ashtu i pandehur dhe për historitë e tjera të korrupsionit. Por të gjitha këto janë një shaka para përgjegjësisë së tij direkte të vrasjes së qëllimshme në emër të pushtetit më 21 Janar.
Vrasjet nuk parashkruhen. Vrasjet e Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, janë ende të vrarë të pahetuar, për shkak të prishjes së provave prej tij.
Nëse ai dënohet pse bëri dhëndrin milioner dhe nuk dënohet pse ka lënë tetë fëmijë jetimë duke çuar në botën tjetër katër protestues, do të jetë një shaka e hidhur me historinë e pluralizmit shqiptar. Si shakaja e dënimit të Nexhmije Hoxhës për kafe, në një vend ku pushteti i saj kishte bërë gjëma.
Qe komunisti Berrisha i shpalliur non grata eshte vrases vjedhes grabites pronash por mbi te gjitha frikacak tashme dihet po si ka mundesi arrestohet dhe denohet ish ministri i brendeshem S.Tahiri per nje telefonate pa asnje vlere dhe Lulzim Basha si minister i brendshem i kohes kur keta kater protestues u vrane as nuk eshte thirur nga SPAK por kerkone te beje liderin e opozites kjo eshte drejtesia ky eshte SPAK ?
Dikur, dikur, thuhej që QEVERIA, E KAP LEPURIN ME QERRE. Sot, të shpresojmë që SPAK-ut, ti HIPË VETË LEPURI NË QERRE.
Do na mërzitesh komunistët e këtij forumi me mbylljen që i bënë shkrimit, o Mero, nuk ju mban shpirti atyre po t'u shash shoqen Nexhmije, këtë fashiste te orëve të para dhe komuniste te orëve të fundit.
O Xhezo ziu,tjetri thotë ujku,ti pyet për gjurmët.
e rendesishme eshte qe te devijohet objekti i diskutimit ...
Ke te drejt o Mero dhe ke shkruajtur me qindra her per kete por shteti yne dhe Rama jane pak te zene me Melonin tani. Kur te mbarojne pune me Italine dhe BE do merren dhe me Saliun qe nuk shkon ne gjykate dhe policia nuk e gjen dot megjithese del neper televizione dhe ne parliament ben revolucione. Ky eshte shteti qe ka bere Rama keto 10 vjet. As komunizmi nuk vrau ne bulevarde njerez qe protestonin me 90 eshte krimi me i madh shteterore ne 110 vjet shtet.
po c'pune ka kryeministri me punet dhe kompetencat e drejtesise? Dule Mjeku, me drejtesine, akuzat, denimet e gjyqet merren prokurorite dhe gjykatat e jo ekzekutitvi!
Vetëm se Nexhmija vdiq te pularia. Saliu ka kushte jetese që as në ëndër nuk i shikonin komunistët.
Te gjitha keto vall nuk i di spaku aspaku qe kerkon fakte nga amerika... Po keta qe kane penguar apo neglizhuar hetimet,a kane pergjegjesi,ku eshte ai qe fshiu serverat?me duket eshte graduar nga Rama.Po gjithe keto kercenime e akuza qe vazhdon te bej ky kriminel ndaj njerezve te drejtesis si organizate kriminale,do kete ndonje reagim apo si ne cdo vend normal,akuze per shpifje dhe ofendim per shkak te detyres,apo do te lihet ky kriminel te thyej e te vrasi e te ngjitet neper dritare..
Kam frik se ky do vdesi ironikishte si miloshevici do i zvariten hetemet dhe do vdesi pa u gjykuar.
Remzi Hoxha u rrembye ne vendin e punes nga shteti (agjente te SHIK-ut), u zhduk pa gjurme nga shteti (akoma nuk ka nje varr per familjaret) dhe sot e kesaj dite askush nuk pergjigjet (nuk eshte hapur asnje hetim apo gjyqe!!! Familjare te tij drejtojuni Strassburgu-t, rasti i Remziut eshte me i rende se i 21 Janarit. Me e pakta, shteti asaj kohe, vete presidenti Berisha, duhet te kerkoje falje sepse ka patur nepunes - kriminele, dmth te pranoje se ka drejtuar nje Shtet Rrumpalle.
Shqiperia mund te behet VETEM nese do te jepet drejtesi per 21 Janarin 2011 dhe te thirrurit e pare nga SPAK duhet te jene Bamir Topi dhe Ina Rama, neqoftese iu ka mbetur ndonje pike dinjiteti!
Al Kapone u kap per evazion fiskal (taksat), pastaj ja numeruan te gjitha krimet. Edhe me Salen te gjejne preteksin oer ta arrestuar dhe pastaj t’ja numerojne edhe ktij te gjitha. Por s’besoj se do te ndodhe. Po ja hodhen celsat ne det Sales, do te thote se Shqiperia po behet shtet. Akoma nuk kemi arritur deri aty.
Mero je fantastik. Te lumte
Më në fund një analizë si duhet nga Mero Baze. Shkurt dhe qartë. Por unë duke lexuar këtë analizë mendova se ku do të futet tani... jo Sali Berisha, por Edi Rama. Se nëqoftëse deri më tani nuk kemi drejtësi kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kryeministrit të tashëm. E di që ai do të thotë se drejtësia është e pavarur, se unë nuk mbaj asnjë përgjegjësi kur ia var ujkut mëlçitë në qafë, ( emërimet e hajdutit Ahmetaj si zëvendës kryeminisër dhe mafiozit Tahiri si ministër i brendshëm etj etj). Por ai mban përgjegjësi para zgjedhësve edhe për të vënë drejtësi në këtë vend. Ndryshe pse kërkon votën e zgjedhësve?! Pêr të udhëtuar me avion një në dy javë me dieta të majme?!
Katarakt :Edi Rama i bene udhetimet per te bere te mundur qe edhe majmune si puna jote te behen pjese e qyteterimit Europian!Deri dje ishim feudalizem ,ku beun Sali jo qe nuk e permendje ne ndonje shkrim por s'guxohej ti permendej emri se fiset "ku ku" te merrnin jeten me tritol!NdajRama ne fakt ka nje gabim sepse eshte shume me perpara se shqoqeria Shqipetare e per rrjedhoje ka majmune qe nuk e kuptojne kete gje!Se fundemi "Katarakt pa uje" ,jo per ndonje gje ,por do te doja te dinja a ke patur mendere jo ta permendje Sali Berishen por edhe ta shikoje siç pretendon tani qe mungesa e te folurit ne ate kohe te ka kaluar ,ne lehje tani.Drejtesia nuk vihet me buton ore "katarakt "por me sistem se pasketaj injorantet te quajne diktator .
Ke shkruar shumë budallalliqe o tole dhe kjo vjen se të duket kot vetja i zgjuar. Në një kohë që je komplet idiot. Po të ngelte puna që Shalëgjati do të më bëka mua qytetar europian, pranoj më mirë të ia fus vetes sa të bie kaq poshtë, o zhele. Ty Rama të duket shumë përpara nga shoqëria shqiptare! (prapë një gomarllik me brirë). Rama mund të jetë para shoqërisë në fushën e pikturave abstrakte dhe veshjeje ekstravagante që nuk i shkojnë fare një kryeministri. Sa për ta kuptuar ti o rrotë k. Rama nuk ka fare brumin e një burri shteti. Ai është një dandy spitullaq, narcizik dhe mëndjelehtë. Ndofta ai është para se shoqëria ka bërë 30 vjet prapa. Po ku kupton ti mor tole nga këto gjëra. Vazhdo ti me bythlëpirjen se e zotëroke mirë si zanat.
katarakti, sipas teje Rama ka pergjegjesi per c'do gje qe eshte bere keq ne 30 vite ne Shqiperi...OK. Po per Salikufomen qe ka vrare, mos harro, KA VRARE 4 njerez te pafajshem, cfare mendon ti per kete?
Maloku shpk - THE END
Jane bqira keta sot, pra bashkfajtore, qe/nese nuk denojne nje superkriminel.
Me behet qejfi qe Mero rikthehet fuqishem te 21 Janari por fatkeqesisht per bese nuk ka asnje fjale per 'TE FUNDMIN E BERISHES NE WASHINGTON" qe e mbron me cdo cmim kete supermonster qe eshte kriminel shume dimensional por jo fajtor..Deri tani i nderuar Mero te ra bretku duke lavderuar Ramen dhe Kimen kur kjo e fundit beri "bojfrend" politik Lul Bashen ministrin vrases te 21 janarit.Shembulli qe jep me Nexhmijen eshte kontraversal se ajo beri burg per kafe ..kurse ky Usali Biberishaj po urinon dhe Non Graten e Kimes Bidenit qe kam thene se eshte radioloje Kimisalaramabashameta..Amerika e pruri Salen ilegalisht ne pushetet..e mbrojti kur beri super krime dhe po e mbron ne menyre inteligjente me Non Grata Sallata gallata..Nese nuk e dini qe 21 janari eshte mbyllur perfundimisht nga ArizuLuKimet me dekriminalizimin e para 3 viteve je per keqardhje..nese e dini dhe leshon keto shashka...vere vete denimin tend..
Dosja e ketij menxyri duhet te hapet qysh me 2 Prill 91 .Apo ajo ngjarrje nuk mund te rihapet se hapet "kutia e Pandores"pasketaj se kush e pruri ne pushtet Sali Ram Berishen,kush e takonte ne Presidence gati çdo nate "i ardhuri apo i derguari me çarter privat" vinte ne erresire dhe po ne erresire largohej ,per ne vendin fqinje edhe pse i konsideronim armiq te kombit Shqipetar!Ketu fillon edhe zanafilla e "poliagjentit Berishe" mbi zhvillimet ne Shqiperine e pas 90 e deri me sot,ku nuk eshte e rastit qe nje pseudodiplomat ti quanyte viktimat e pavrara ne 21 Janar "te dhunshem" dhe urdhervrasesit dhe urdhezbatuesit respektivisht "Burre shteti" dhe "Yll ne ngjitje",shkak ky per te etiketuar nga goja hale e satrapit Sali per presidentitn (pjelle e tij per hirr te karieristit) horr bulevardi dhe Kryeprekuroren e asaj kohe qe kerkoi te vinte pikat mbi " i" ,lavire bulevardi!Pyetja qe ka ç'do shqipetar ne vetvehte eshte ku e ka "imunitetin " ky vrastar ,mos valle tek "Blackbery" i dhuruar apo gjetke.Ndaj Mdero mos i bier anes e anes sepse kurr nuk ke per te dale ne qender te problemit!Sali Berisha eshte "monument agjenturash" ai mbrohet nga fabrika deri ne ndarrjen nga kjo bote ne menyre fiziologjike dhe jo nga ndonje faktor tjeter.Ndryshe ai fillon e flet e vetem nje ekstradim ose nje eleminim si "Osama Bin Ladeni"ia mbyll gojen dhe ia shteron fuqine qe demonstron edhe pse eshte me nje kembe drejt varrit e nje ne trotuar !
Maloku është një kërmë,një kancer,një kriminel e vrasës i pashpirt.Kur del nëpër ekrane tv më ngjan me një korb të zi që ndjell vetëm kobe e zi.Krimet e tij në këto tri dekada e ca janë të panumërta.Ai duhet të përgjigjet për gjithë krimet e bëra kundër popullit e kombit.Maloku dhe gjithë familja e tij janë pasuruar nga pushteti i babait të tyre kriminel.SPAK-u duhet ta akuzojë për gjithë krimet këtë monstër.
Analize e drejte. 21 Janari eshte nje krim shtetror dhe vete PD duhet ta kishte analizuar me kohe dhe te pastrohesh nga ky krim per ti dhene pergjegjesine individuale atyre qe e kryen dhe jo te qeshnin ne parlamentin e asaj kohe kur SB e quajti prokuroren e pergjithshme "Lavire Bulevardi". Ne jemi ne emigracion dhe nga YouTub-i e kemi degjur qe SB e ka pranuar krimin me ze dhe figure. Njerzit qe u vran ishin me duar ne xhepa larg perimetrit te ruajtjes. I bejme thirrje drejtesise se re cojeni deri ne fund kete, se SB po infekton dhe te rinje te tjere militante qe I shkojne pas.
ME NE FUND!!!!!! I ERDHI NGORDHJA QENIT .
Po ti sikur ke qene ne sherbim te Saliut ne ate kohe, apo vari k...n, pune jevgjitesh me sy bojeqielli