Kryetari i Bashkisë së Kuçovës është thirrur sot në SPAK, ku i është komunikuar akuza penale lidhur me mos deklarimin në formularin e dekriminalizimit të një qortimi që ka marrë nga një gjykatë greke, pse ka kaluar kufirin me Greqinë në mënyrë të paligjshme si 17 vjeçar i papunë.
Nuk dua t‘i hyj debatit për të drejtën e SPAK për të ngritur një akuzë për këtë rast. Edhe pse kalimi i paligjshëm i kufirit, siç u shpreh KQZ, nuk parashihet tek veprat që përbëjnë shkelje, interpretimi i SPAK se mos deklarimi në vetvete përbën vepër penale, ha debat, sidomos për një të mitur.
Pavarësisht kësaj, SPAK duhet të bëjë detyrën e tij dhe të çojë çështjen në gjykatë.
Por ky standard nuk është respektuar në rastin e deputetit të Sali Berishës, Flamur Noka.
Gazeta TemA ka botuar faktin se Flamur Noka është arrestuar nga autoritetet jugosllave dhe është marrë në pyetje në Prizren në vitin 1991. Këtë e dëshmojnë dokumentet shqiptare të Ministrisë së Brendëshme të Degës së Punëve të Brendshme në Kukës, që kanë marrë në dorëzim shtetasin Flamur Noka të riatdhesuar nga autoritet jugosllave.
Procesverbali pasqyron dhe marrjen në pyetje të Flamur Nokës nga UDB,
Vet ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka, ka pranuar para autoriteteve policore shqiptare se ka marrë një ofertë zyrtare për të qenë agjent i UDB, duke qëndruar në ish- Jugosllavi në vitin 1991, dhe duke siguruar një punë të mirë atje, por ai ka kërkuar të kthehet në Shqipëri.


Në deklaratën e tij, nuk thuhet se ai nuk ka pranuar të punojë për UDB në Shqipëri.
Sipas deklaratave të tij para organeve zyrtare shqiptare, Flamur Noka thotë se ai i është përgjigjur interesimit të UDB për ngjarjet në Shqipëri, themelimin e Partisë Demokratike, kush janë njerëzit që drejtojnë Partinë Demokratike, kush i ka nxitur ngjarjet e “Shkollës së Bashkuar” dhe rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës, si dhe për zhvillimet në fshatin e tij.
Ai thotë se është pyetur për zyrtarë që drejtonin sigurimin në fshatin e tij, për PD-në, dhe pas kësaj është deportuar në Shqipëri.
Të gjitha këto janë deklarata të tij zyrtare para organeve të policisë së shtetit shqiptar, pasi ishte arrestuar dhe mbajtur për disa javë në burg nga polica sekrete e ish- Jugosllavisë.
Flamur Noka nuk i ka pasqyruar këto në deklaratën e dekriminalizimit në momentin që është betuar.
Tani nëse për kryebashkiakun e Kuçovës mund të ngrihet akuzë përse si i mitur nuk ka treguar se ka kaluar kufirin ilegalisht dhe është kapur nga autoritet greke, atëherë ky kriter duhet të zbatohet dhe për Flamur Nokën, i cili edhe më keq akoma, është marrë në përpunim nga shërbimi sekret jugosllav dhe i është bërë ofertë të punojë për ta. Nuk dimë a ka punuar për ta si zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, por e vërteta është që drejtësia shqiptare nuk e ka prekur dhe kur i është bërë publik ky fakt.
Nuk mendoj se UDB ka akoma ndikim mbi drejtësinë shqiptare që ta mbrojë, por nëse SPAK vendos këtë standard për kryebashkiakun e Kuçovës, duhet ta vendosë patjetër dhe për një njeri që UDB i ka bërë ofertë punësimi dhe ai befas, edhe pse ka aftësi të kufizuara për të qenë zyrtar shteti, ka mbërritur të jetë deri ministër i Brendshëm, madje dhe krahu i djathtë i Sali Berishës. Nuk besoj se kjo përbën arsye për t’u amnistuar.
Gjithë spiunat qenkan mbledhur në PD..... Që nga kryespiuni i UDB Sali Ram Berisha, PENICILINA.
TE gjithë politikanët e PD-së, pa përjashtim, ose kanë qënë agjentë të sigurimit ose janë bijtë e tyre…. Bëmë baba të të ngjaj. Prandaj kjo parti (PD) ka ikur për lesh.
Jam shumë dakord me komentin, dhe natyrisht me shkrimin. Por pyetja ime është per ata qe pa piken e logjikes normale, bertasin si papagaj mbas Saliut, duke share Ramën "vllau i Vuçiçit, me një nivel mendor prej gomari. Po me keto fakte mor kunguj, kush është "vllau i Vuçiçit"? A është Rama qe ja ka plasur serbëve ne mes të Beogradit që "harrojeni Kosovën se ka fituar pavaresinë"? Apo është Sali Katunari që çdo veprim e ka kryer ne dobi te serbeve? Megjithese, ku keni tru ju per të kuptuar njera kaq të cekëta? Ju doni gjera të thella, si per shembull per të shkuar ne WC apo per të ngrene fasule.
Te gjithe spijunat e sigurimit dhe klyshet e tyre akuzojne PD e Berishen.
PD partia e vrasesve,hajduteve,spiuneve trafikanteve,injoranteve prostitutave dhe mashtrusave.Nga I pari deri tek I fundit.Ndermjet tyre je dhe ti bythqire shpellash.
Ti qënke vërtet një kar i tëri.
Ka dy arsye te mos e therres Flamur Noken SPAK-u. E para se ai eshte i Sali Berishes qe i sheben dite e nate dhe ne çdo institucion,sidomos ne parlament dhe ne organizaten e partis. E dyta, SPAK-u nuk ka nge te meret me Flamur Noken qe eshte nje problem i hershem sepse ai ka shumme dosje te tjera te cilat i ka zene pluhuri. Keshtu qe nuk vjen radha te Mul Noka. Nga kjo Muli shpeton. Kurse kryebashkiaku i Kuçoves nuk eshte i Saliut qe mbron dhe paguan,por eshte Ed Rames dhe SPAK-u nuk e mere ne pyetje se nuk ka frike nga Edi Rama i cli nuk eshte rrezik per drejtesine. Denimi i kryebashkiakut te kuçoves do jete absurd. Behet fjale kur ai ka qene femij.
Dhe ky ka qëne ministri i mbreshme. i Shqiprise. Apsulut SPAKU nuke duhet që të kenë 2 standarte.
Korrektimi i shkrimit eshte beterr. Nuk ka rendesi te botohet shkrimi ne moment qe shkruhet, mundoheni ta rilexoni dhe te rregulloni drejtshkrimin. Opinioni eshte shume i mire, si gjithmone, por drejtshkrimi e prish krejt mesazhin qe percohet. Merrni nje korrektor qe eshte i specializuar ne gjuhen shqipe.
Na çave trapin o aron,në një vënd ku çdo ditë po shtohet analfabetizmi,ti kërkon korrektimin e gazetës.... Këtu ngrihet problemi i mul Nokës që të mos shkulte patate iku në Jugosllavi për spiunllëqe,dhe kur u kthye e mori druzhe Sali roje te porta e PD dhe ngjiti shkallët deri ministër dhe tani ngjitet nëpër kangjella dhe hyn nga dritarja si hajdutë. Kush nuk e njeh Mulin,po ju them diçka kur jetonte me qera në një pallat te "Vasil shanto",sapo ishte martuar me një nga Boboshtica dhe pasuria e tij ishte një velenxë me lesh dhije,në një cep të guzhinës mbante një thes me patate Kukësi dhe një thes me qepë boboshtice ,dhe shikoni sot këtë brekgrisur spiun,ka vilë ne lalëz një kat te liqeni bashkë me sypeshkaqenin e Saliut
Cfare eshte ( beterr )ne cfare gjuhe ? meqensw qenke njohes i gjuhes
E ke ne fjalor. Keto jane fjale dialektikore, per te cilat duhet te mblidhen dhe te behen klase me vete, sepse nepermjet dialekteve posurohet edhe standartja. 1. I keq sa s'ka ku të vejë më; i shëmtuar; që s'ka fare vlerë. Fëmijë beter. Më betere se të tjerat. 2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. * U bë beteri ndodhi një gjëmë e madhe, u bë një kasaphanë e vërtetë, u bë kiameti. BETER ndajf. thjeshtligj. 1. Shumë, sa s'ka ku të vejë më, tepër. Beter i shëmtuar (i rëndë, i keq). I bukur (i lartë) beter. Të këqija beter. E do beter. 2. Shumë keq, aq keq sa s'ka ku të vejë më. Është (u bë) beter. I shkon puna beter. Për beter për faqe të zezë.
Zakonisht nuk jam dakord me disa nga shkrimet e juaja z. Baze por ne këtë shkrim keni ????% te drejtë
Pershendetje Zoti Mero, bjeruni kokes me fakte ketyre anti shqiptareve që bejne punen e armiqeve të Shqiperise. Kerkojne nje 97 tjeter që ti vene zjarrin Shqiperise.
Ndaj e ka marre Sali kryespiuni me vete dhe ky leh nga te kater anet,por te rruan carin
Duke filluar nga Sali Berisha, Ali Spahija, Pjetër Arbnori, Jozefina Topalli, ……etj, etj, (treçereku i PD-së ish agjentë të sigurimit), a doni më ?
Po pse nga PS -ja ca ishin?? Antikomuniste? të gjithë nga ai sistem dolën e gjithë klasa politike Ish ministri i Ramiz Alisë ishte kryetar kuvendi deri para 2 vitesh Kryetari i Akademisë së Shkencave është akoma ish ministër i PPSH
As që vihet në diskutim më se rrjeti agjenturor sërbo-rus në Shqipëri fillon me Ramiz Alinë-Sali Berishën-Lulëzim Bashën! Të tjerët,Flamur Noka,Gazidede,Zhulali e tj,e tj,janë pastaj fijet që kompletojnë rrjetën e merimangës sërbo-ruse në Shqipëri.
Shume sakt z.Mero Baze, kjo eshte Partia Demokratike e Shqiperise qe nga themelimi ne Dhjetor 1990, me lidership totalisht te lidhur me PPSH, Sigurimin e Shtetit dhe Sherbimet Sekrete te shteteve fqinje ish-Jugosllavise (Serbise) dhe Greqise dhe Rusise, vendeve me antishqiptare ne Bote. SPAK me rastin ne fjale te Kryebashkiakut te Kucoves, qe eshte gjobitur nga Gjykata Greke me 1500 Dhrami kur ishte 17 vjecare sepse kaloi kufirin, dhe nuk merret me Flamur Noken qe vazhdon te jete klysh i Serbise, mjafton te hetohen dokumentat dhe cfare ka thene me gojen e vet si idjot qe eshte qe ne lindje.
O ty stë nan , more mut e renavec po kur ke qen ti në partin Demakratike more itiot
Nuk ka drejtesi ne Shqiperi mos jetoni ne iluzion per derisa Berisha Basha Meta qe kane vjedhur grabitur vrare nuk denohen SPAK do meret me keta per te treguar qe po punone . Kalimi kufifit nuk perbene veper penale dhe kur je ne moshe 17 vjec ne kushtet e kohes qe dihet eshte turpe te meresh me te tilla histori kur kemi shkateruesin e shtetit 1997 ,1998 Gerdec e firmar piramidale kater protestues te vrare dhe SPAK shkove te krye bashkiaku kucoves haaa humor pa krip Flamur Noka ka firmosur si bashkpuntor i UDB dhe sot deputet qe hyne nga dritare dhe del nga dera . Bravo SPAK shiko mos kapni ndokend me 2 gram hashash apo ndonje qe s' ka paguar . dritat. 1998 tanku mes Tiranes me njerez te filmuar .
Kopaçe e ke penen Mero. Bjeru kokes pa ndalim qe ta marri vesh i madh e i vogel, çdo qorr apo shurdh, çdo trushkulur apo njeri normal deri sa kjo histori te shkoje aty ku i takon.
Mua më kanë kapur 7 herë duke ikur në greqi. Dhe sa e sa të tjerë kanë pësuar të njëjtën gjë. Kjo ka qenë gjë normale në atë kohë. SPAK të merret me gjëra të mëdha dhe jo me "mustaqet e Celos" apo "brekushet e Hasanit" !!!! Vari lesht dhe SPAKUT
Te largohet Mul Noka nga Kuvendi. Ne burg e ka vendin
Tregon se prokuroria ka antarë të saj që punojnë për UDB, mos ju duket çudi, por fakt se këtu punojnë dhe paguhen nga ASFALIA greke, nga Rusia kemi fakte plot. Për UDB është berisha që ka kompromentuar ndokën, për grekun keni plot si kryetari omonias deri tek i pari e i fundit beleri, për rusinë kemi yllin që nga majmun u kthye në tranzvesit monika kryekokmadhi. Shiku jonë të ha munë, këto informacione i ka kushdo dhe jo më një institucion i SHIK. Gjith ato informacione që përpunon SHIK, shkojnë më parë tek berisha pastaj tek greku e tek rusi.
More, po për spiunllëqet e ish presidentit çfare u be apo u mbyll ajo pune sic ndodh zakonisht ne Shqiperi.
Shume I sakte si perhere Bravo
Nëse do të kishim institucione serioze të shtetit, të pavarura prej agjenturës serbe e greke, Flamur Noka duhet të thirrej dhe të jepte shpjegime të hollësishme se çfarë lidhjesh familjare ka me ish-gjeneralin e UDB së Serbisë, tashmë në pension, Myrteza Zhvinki. Ky person është arratisur nga Kukësi në vitet 1955 në Serbi, së bashku me vëllain e tij. Ky i fundit, domethënë vëllai i Myrtezait, nuk pranoi të bëhej agjent i UDB, dhe sot e kësaj dite jeton së bashku me familjen e tij, në Paris. Ndërsa Myrtezai u bë agjenti me famë të madhe i UDB, duke i ngjitur shkallët e karrierës me shpejtësi, duke marrë gradën më të lartë të gjeneralit. A është Flamur Noka nipi i Myrtezait nga ana e nënës së tij? Kur dhe pse nëna e Flamur Nokës dhe gjithë pjesëtarët e familjes së saj prindërore e ndërruan mbiemrin nga “Zhvinki”, e bënë “Murati”?!..A është takuar Flamur Noka me dajon e tij Myrteza Zhvinki në Prizren kur “theu kufirin e shtetit komunist shqiptar”?! A është takuar dhe çfarë ka biseduar ai aty në Prizren në “izolim” me Rexhep Beçën, po ashtu një njeri i afërt i Flamur Nokës, i arratisur edhe ai në Serbi, dhe kolonel i UDB së ?! Çfarë porosish çoi dhe solli prej “izolimit” 40 ditor në Prizren, Flamur Noka për shefin e tij Sali Berisha?! Dhe më në fund, pse dhe për cilat “vlera” profesionale, intelektuale dhe kombëtare e bëri Sali Berisha ministër të Brendshëm të Shqipërisë Flamur Nokën në vitet 2009-2013?!
SPAK duhet të mbajë një standard ndaj bashkiakut të Kuçovës dhe Flamur Nokës por jo ndaj kucedres Mero Baze.
Qe nga dita qe ju hoqen kopetencat egzekutive sherbimeve te inteligjences shqiptare,Hafijet pushtuan administraten publike,behen deputet,dekorohem si luftetare te fjales se lire, paguhen per sherbimet dhe gadishmerin qe tregojne , me parat e taksapaguesve e te tjera . . .
Nuk ju vjen turp!!!! Paska kaluar kufirin ne vitet kur gjithe shqiptaret iknin per copen e bukes nga syte kembet. Ishte 17 vjec . Bravo i qofte. Nuk mendoj te behej barre per familjen. La dhe shkollen!!! Ku eshte vepra penale ketu???? Spaku ka mijra dosje me krime dhe kriminela.paska kohe te merret edhe me kalimin e kufirit te nje minoreni!!! Kloni ishte hequr o derra,Enveri dhe diktatura kishin vdekur....ku eshte krimi tek ky djale? Apo me qe Lefter Maliqi do karrike dhe duhet tja japim ne tavoline???TUUUUURP!!!!
Pse eshte habi kjo? Nuk eshte aspak habi kur shohim marreveshje me detin me Grekun dhe sot me token me Italine. Nese cmimi eshte i favorshem financiarisht apo politikisht cdo gje shitet apo jepet me qera. Kryeministrat tane jane call centre qe shesin e japin me qera toka apo dete.
Gjellë qensh e legenash rithemele -humbja,po pse ore kujtoni se nuk i din ky popull keto,te gjitha ore te gjitha ,prandaj ky ekip i nevojtores po shkon nga fitorja ne fitore.
Pse gazeta Tema nuk e con ne Spak çeshtjen per Noken? Ç’gazetari eshte kjo?
Bravo Ymer Peshtani! Kjo është logjika e ftohtë që të çon te e vërteta!
Mero kujtonpsodonimin tend CORAPJA.Ke qene nga krye spiunet e qytetar Studenti.
Edhe Mero Spiun ka qene dhe eshte