Aktualisht Sali Berisha ja ka dalë vetëm në një pikë. Ai është kthyer në një alibi për çdo opozitar për çdo dështim të tyre në përgjithësi dhe për çdo dështim individual.
Pasi ka arritur ta përçajë opozitën në të paktën katër grupime, secili prej tyre për dështimin e tij fajëson Sali Berishën.
Të parët që e fajësojnë janë ata që i shkojnë pas atij. Ata janë të vetmit njerëz që merren me politikë në botë që shkojnë me vetëdije në një betejë, të cilën e dinë se e kanë të humbur. Dhe shkojnë me shpresë se po i prishin punë kundërshtarit.
Fjala vjen, shkojnë të bllokojnë seancat parlamentare se kështu i prishin punë Edi Ramës. Në fakt atë e ndihmojnë.
Shkojnë dhe bëjnë si të fortë që të frikësohet Luzlim Basha të mos shkojë në Kuvend. Në fakt atë e ndihmojnë se ai atë do.
Sulmojnë SPAK dhe drejtësinë pse ka arrestuar dhëndrin e Berishës dhe pse ka marrë masa sigurie ndaj Berishës. Në fakt SPAK dhe drejtësia e re, këtë medalje ka pasur mangët nga Berisha.
Pra gjithçka që bëjnë nuk është se dëmton kundërshtarët por veten e tyre. Kjo i bën ata një kategori speciale humbësish që shkojnë jo vetëm pas liderit të gabuar, por dhe pas kauzave të gabuara tërësisht të ndërgjegjshëm që janë humbës. Dhe e vetmja alibi që kanë për gjithë këtë marrëzi është se s’kanë çfarë t'i bëjnë Sali Berishës.
Grupi i Lulzim Bashës po ashtu është i rehatuar në shpjegimin e dështimeve të veta. Fakti që Lulzim Basha është politikani i parë në PD që ka guxuar të përjashtojë Sali Berishën nga Grupi parlamentar, e bën gjestin e tij historik dhe ata kanë një alibi që hakmarrja e Berishës ndaj PD, është një arsye përse ajo sot është e copëtuar dhe pse ata janë pakicë.
Po aq të mllefosur me Berishën janë thuajse gjithë deputetët që ndjekin nga pas Gazmend Bardhin dhe ai i ka çuar si tufë delesh tek Berisha. Ata kanë probleme me Lulzim Bashën por nuk janë asnjë minutë me Berishën. E urrejnë atë që po ndodh dhe sidomos faktin që Berisha përpiqet t'i paraqesë si të vetët. Shumë prej tyre nuk kanë dhe stof politik dhe janë akoma më të mllefosur pse Berisha e ka copëtuar kështu PD, dhe pse ata nuk janë si më parë të qetë në vendin që u takon në PD. Janë të keqkuptuar për rëndësinë e tyre, por janë të qartë për arsyen e fatkeqësisë së tyre që është Sali Berisha. Dhe nuk kam parë njerëz më të mllefosur me Berishën pikërisht tek ata që kanë shkuar si dele tek vatha e Berishës.
Të mllefosur më të qartë me Berishën duken dhe ata që nuk kanë punë as me Bashën, as me Gazmend Bardhin, por që menduan se ishte gabim që Berisha të përjashtohej. Agron Shheu dhe mbështetësit e tij janë tipikisht njerëz që u bëri mirë të shkuarit pas Berishës, pasi u bindën se me atë s'ka të ardhme. Dhe ata e shpjegojnë gjithë historinë e asaj që po ndodh me ta dhe me PD, po me Berishën.
Nuk di se kush është me Berishën në opozitë aktualisht nga figurat politike, përveç Flamurit dhe Palokës, që Berisha i ka si mallkim me vete, por është e qartë se të gjithë në opozitë janë të bindur se problemin e kanë me Berishën, jo vetëm si parti, por edhe si individ, pasi u ka ulur pritshmëritë që ata kanë pasur nga angazhimi në politikë.
Kjo e bën Sali Berishën njeriun më të vetmuar në opozitë dhe akoma më të vetmuar në hallin e tij të gjykimit nga drejtësia si familje hajdute, por kjo nuk e bën opozitën e copëtuar shqiptare, “të bashkuar” kundër Berishës.
Përkundrazi, kjo e bën opozitën e copëtuar shqiptare, një skenë filmi, ku Sali Berisha përpiqet të luaj viktimën, duke përdorur hallin e secilit prej tyre, dëshpërimin e secilit prej tyre dhe pafuqinë e secilit prej tyre, për të bërë opozitë pa Berishën.
Të gjithë këta janë të bashkuar në idenë dhe bindjen se Berisha është arsyeja përse ata nuk kanë të ardhme, por janë të ndarë në idenë se si mund t'ia bëjnë pa Berishën. Kanë akoma dilemën e skllavit që nuk di çfarë të bëjë me veten, po ja hoqën zinxhirët.
Pra me nje fjale jane nje tufe gomeresh dhe gomaricash qe ne vend te truve kane mutin e Saliut dhe po shkojne ne vrap drejt revolucionit fitimtar.
Pse nuk i postoni komentet e mia ketu ju o legena ??
Se ti je nje legen pa bythe , o legen .
Gjithë ky editorial ka vetëm një qëllim, të heq vëmendjen nga paaftësia e qeverisë për t'i treguar Berishës vendin. Mero është munduar me gjithë këtë mori sofizmash per të kaluar me humbje sa më të vogël për PS dhe Edi Ramën mosvajtja e Berishës nesër në dyert e SPAK. Pra shkurt, editoriali është thjesht nje gjethe fiku që rrëket të mbulojë vendet delikatë të cilat tregojnë zbuluar paaftësinë e qeverisë.
Uaaa, sa i mprehte që qenke o Xhezo Smokthina Pie pu pu , fale teje e morrem vesh që Mero Baze desh na e hodhi që të heqim mendjen nga keq qeverisja Tani e tutje ska shkrim në botë qe ma heq vemendjen nga keqqeverisja Gazie shumë o Xhezo djali
pirdh o xhezo pirdh nashi!...thuj pra gaz bardhit dhe sales te qerrohen qe andej dhe te lene te tjeret dhe meron qe te shajne qeverine
Të gjithë deputetëve te PD-së, u do qirë nëna, që të të thonë baba.
Pse nena, se kane grat dhe motrat qe po ju shkerdhehen si kurva rrugesh, fatekeqesisht po qihen me parat tona
Sali krimineli ka gjet një mënyrë për t'u zbavitur,se në rininë e tij shikonte vetëm librat,si të ecte në karierë duke spiunuar shokët dhe të zbatonte mësimet e partis,dhe ja arriti të futet në bllok dhe të fitoj zëmrën e Ramizit që e bëri kryetar të PD.... Saliu po zbavitet e zgerdhihet( edhe nga frika) me dhjeputetët e tij kur i shikon duke u ngjitur nëpër dritare si majmuna,kur ndezin fitilat si minatorët..... Dhe këta halet nuk po e kuptojnë që po përdoren nga shpellari dhe po humbasin atë pak dinjitet që kanë jo si njerëz por si të zgjedhur.Dhe duan të bien në sy te hapja Sali se kush bën veprime më idiote... Sa për guximin e Lulit që hoqi Saliun,ai bëri nga e keqa e presionit amerikan dhe jo si trim,dhe këta të zgjedhurit e Lulit (më idiotët) nuk e kuptojnë që Luli nuk kishte nga t'ja mbante dhe sa ti bashkohen shpellarit që ecën shtrëmba shtrëmba,do bëjnë mirë të falenderojnë Lulin që i bëri dhjeputet. A meriton shalqini i pa pjekur,salianj babalja në proçes,apo ca gështenja e nallbata e ca zhelalat,të jenë në atë sallë që po e përdhosin.. Nuk e dimë a ja nxori leprin nga barku lushnjarëve,shpellar saliu
PD e ndarë në katër pjesë, nuk ka fuqi ideologjike,si pasoj e ngritjes së kultit të individit të Sali Berishës. Flamuri dhe Paloka janë mbështetësit kryesorë të tij, janë gati të bëjnë çdo gjë për interesat familjare të Berishës.
- PD me ne funde e kuptoje qe dhuna nuk te çone askund . - Grupimi i foltore-nevojtore , conscient qe ky eshte mandati fundit si deputet ndaje nuk humbin asgje . - Te humbur do te jene laviersat Bardha , Babale , deputeti Fruta perime , Gjel deti Peqinit te cilet do mundohen te krijojne nje parti por do kene fundin e .. para-ardhesve . - Te fituar do te jene Rama - Basha .
M.B..eturinat e Dr.Adhamudh Bërishës.Populli ka një shprehje: ku dhëmb dhëmbi ,vete gjuha.Edhe këtij populli dhimbja më e madhe është ajo që i shkakton Dr.Adhamudhi,po e mban peng për hallin e madh që e ka gjetur.Nuhat erën e qelisë dhe do të krijojë trazira për të shpëtuar kokën.Vetëm kur të ngordhi kjo kuçedër do pijë ujë lirshëm Shqipëria.
Le nam o Mero qerosi oreminut merresh vetem me Salen dhe opoziten .Fol i here per ate kallomin e gjat apo ske bythe qe te shkruash per ate dhe qeverine e tije .Sflet dot se ta pret korromanen Ai .
Nuk u lodhe Mero djali! Nuk u lodhe duke I ferkuar topet Rames, ne emer te "aleances politike"! Ti bashke me nje lukuni qensh qe lehni per llogari te kockave me te cilat Rama ju ushqen dhe ju ndersen!...
Qenit te ngordhur Berisha per cudi i kane ngelur akoma dhe disa teveqele si ky Alfredi dhe M.B qe i intelektit te tyre i duhet akoma kohe te kuptojne qe nje kriminel qe i ka bere njemije e nje te zeza ketij populli duhet te shkoje ne burg.
Bashkeopozitaret e Berishes jane sot opozita e ketij domeni Rama qe Shqiperine e percepton si Monarki Absolute te Trashegueshme dhe jep Koncesione familjareve me pushtet, shpall "Investitore Strategjike" burrat e ministrestreshave, shko e i kerko Italise ti sjelle ne Pronen-Shqiperi refugjate Afrikane. Nese Opozite dikush do thote se eshte Lyl Basha me Vule PD te varur nga ky Regjim ne qafe, atehere thjeshte ka percjelle vullnetin e Regjimit per te percaktuar opoziten njelloj si emerohen drejtuesit e pseudo-Sindikatave neper ndermarje nga Drejtoret e pushtetit.
Boll!!! Shkruani per pensionistet, qe mezi, e kalojne muajin. Shkruani per cmimet ne stratosfere. Shkruani per rinine qe po largohet. Kush do mbetet ketu vetem ju gazetaret. Cna duhet ne Berishaaaaa cdo dite. Sot hallin e kemi me kete qeveri, qe nuk mendon fare per shqiptaret.
Arian Cani i tha nje here Imer Gelbazes "Qelbesh nga era e keqe, lahu Mero" Je po ai qelbesire Imer