Të kompleksuar dhe frikësuar prej Ilir Beqajt 

18 Nëntor 2023, 20:20Editorial Mero Baze

Caktimi i masës së sigurisë për ish- ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kompleksuar opozitën dhe po përpiqen të bëjnë krahasime për standardet e masës së sigurisë së tij dhe ndjehen të acaruar pse krahasohet me masën e sigurisë së Sali Berishës.

Madje aq të bezdisur dhe të kompleksuar duken nga fakti që ndaj tij është marrë një masë sigurie e ngjashme me Berishën, sa janë gati të mos e zënë fare në gojë dhe flasin për axhendën e revolucionit te hënën, të martën deri të mërkurën, pasi të enjte pastaj është operacioni në sallë ku diskutohet buxheti.

Në një situatë normale opozitare debati më i rëndësishëm në Parlament këto javë është buxheti i shtetit, ku jepet leja për të përdorur buxhetin më të madh të historisë dhe natyrisht që kritika ndaj buxhetit duhet të jetë kapilare.

Deri më tani nuk ka asnjë shenjë që ndonjë opozitar ka lexuar buxhetin. Të gjithë kanë lexuar udhëzimet e Gaz Bardhit për revolucion dhe kushtrimet e Berishës për të bllokuar Kuvendin. Kështu që Edi Rama është komod ta kalojë buxhetin si të ketë qejf.

Edhe në rastin e zhurmës së mundshme ndaj masave të sigurisë ndaj Ilir Beqaj është e njëjta situatë. Të kompleksuar që ai ka masë sigurie njësoj si Berisha, por e respekton atë dhe nuk e ankimon, janë gati të thonë lirojeni fare Beqajn, vetëm mos na e krahasoni me Doktorin, por e duam si Jamarbëri.

Si dhëndri, janë dy të tjerë në procesin e Beqajt, biznesmeni dhe zëvendësministri, që duket se ka një lidhej klienteliste me të. Beqaj është nën hetim si titullar institucioni, siç ka qenë Berisha për punët e dhëndrit të tij.

Fakti që Beqaj është gati të përballet me drejtësinë, madje duke besuar se e sfidon atë në gjykatë, është ajo që ka shkaktuar gjithë çrregullimin e opozitarëve ndaj kësaj ngjarje, duke i bërë kështu Ramës nderin e dytë në këtë fund viti të vështirë në përballjen e tij me drejtësinë, të cilën po ja bën më të lehtë opozita.

Gjithë kompleksi dhe frika e opozitës ndaj kësaj ngjarje vjen nga fakti se socialistët e kanë kthyer në rutinë përballjen me drejtësinë, kurse Berisha e ka kthyer në betejë politike.

Në fund Berisha do humbasë dhe betejën politike, dhe atë juridike. Dhe kjo e prodhon frikën ndaj qetësisë me të cilën Beqaj dhe socialistët po përballen me drejtësinë.

20 Komente

  1. Q
    Qytetetari perballet me ligjin , Shpellari nuk n

    Non grata eshte frikacak nga natura dhe frikacak nga e verteta . Nuk e gjykoje zoterin nese eshte fsjtore spo i pafajshem por nje qytetar sillet para ligjit me korrektesi e jo te fshihet ne wc apo pas mandatit e ti lutet militanteve ( ju lutem me mbroni nga polici se mbusha breket haaaa ju lutem me mbroni vajzen djalin gruan se rrezikojme burgun ju lutem ju pergjerohem.)

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Aq frikacak eshte Sali Berisha se kur vete policia ne shtepi per t'i komunikuar vendimin e SPAK-ut,ai fshihet ne banjo. Turp e per faqen e zeze.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Ceni

        “Të kompleksuar prej Arben Ahmetajt”, do të ishte titulli i drejtë

        Përgjigjjuni
        1. M
          Merushe

          Mero gelbaza do ti pelqeje shefit prandaj llap si qeeen

          Përgjigjjuni
        2. ?
          ??

          Saliu ështe një islamo-komunist frigacak, por çfare të bën përshtypje ështe se Rama veç Pak dite më pare i dha Beqosë një pozicjoni të ri në administrat? Po se vallë e gjith Shqiprija e dinin dhe e dinë që Arben Ametaj, Damir Gjiknuri dhe ilir Beqajë janë hajdutë më të mdhejtën të kesaj qeverisje 10 vjeqarë.

          Përgjigjjuni
          1. b
            bakiu

            Na myten malot.

            Përgjigjjuni
        3. D
          Demush Kuliçaj

          Kur je i dhjerë dhe i për-mjerë, shkon e bie nga shiu në breshër, ku nuk ka çadër (e mbajtur nga truproja) që të shpëton.

          Përgjigjjuni
          1. M
            M.B

            Edhe pse nuk e jepni them qe keta scialiste qe na qeverisin jan hajdutet me te medhej te historise shqipetare Besoj se kur ta lexoje Mero do i dalin floket.

            Përgjigjjuni
            1. m
              moli

              Per ata qe permend ti zogu edhe mund te jene te koruptuar,por mos harro qe nuk kane bo krime,nuk kane bo vellavrasje ,as pervehtesu prona te te tjetreve si ai padrino juej qi ka djegun shqiperine,ka hedhun ne ere 26 te pafajshem per familjen,ka vrare ne mes te bulevardit diten me plumba rikoshete ne peme,rast i papare ka shkateru gjithe qytetet duke i kthyer ne fshatra dhe tani edhe pse kane kalue 32 vite ju s'keni ndryshue persa i perket identitetit!keni mbetun siç keni qene po dru me pre.Ndaj Shqiperia vertet po behet me gradaçiela,me e bukur dita dites por po nuk bere kafshet ne njeri perseri rrezikohet te ridigjet te shkaterohet e te shperbehet siç e don padrino juej !Sa per Meron ,shqipetari ka nje shprehje te kahereshme vetem ne bythe nuk bien floket!

              Përgjigjjuni
            2. T
              The One

              Ka Cecua bicak

              Përgjigjjuni
              1. M
                Monda

                Po pse Beqaj eshte i pafajshem? Nuk eshte i korruptuar.Ka pasuri qe nuk mund te vihet pa korrupsion

                Përgjigjjuni
                1. O
                  O Monda nuk kupton apo nuk lexon

                  Kush tha qe eshte i fajshem apo i pa fajeshem apo nuk kuptone çfare eshte shkruar , qellimi shkrimit eshte ky njeri shkoje ne SPAK u paraqit dhe pranoje verdiktin dhe PS nuk e mori ne mbrojtje shkrimi bene paralelizem midis dy te thirrurve njeri qe fshihet ne nevojtore kur shkone polici dhe mbrohet me mandst e militant duke u qurravitur dhe tjetri qe paraqitet para orgnait te drejtesis ndersa jane apo nuk jane fajtore si ky apo non grata nuk jemi ne qe vendosim por gjykata

                  Përgjigjjuni
                2. M
                  Monda

                  Po pse Beqaj eshte i pafajshem? Nuk eshte i korruptuar.Ka pasuri qe nuk mund te vihet pa korrupsion

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Ladi

                    Ka nje dallim themeltar perballe vendimeve te gjykates ndaj personave me dhe pa pushtet dhe qendrimit te dy forcave politike ndaj ketyre vendimeve, apo institucionit te drejtesise. Njera pale sillet normalisht dhe me me pergjegjesi qytetare, ndersa pala tjeter, ajo opozitare, sillet ne menyre tribale, anadollake dhe ne kundershtim te plote me ate çfare publiku i emancipuar tashme pret nga politikanet dhe ish shtetaret e ketij vendi. Eshte nje diference jashtezkonisht in extremis dhe nje shembull tipik sesi ata nuk duhet te sillen me vendimet e SPAK. Kjo sjllje i çon drejt nje fundi te pashmangshem dhe ndoshta per momentin, i sherben vendit tone dhe ecjes perpara drejt rruges europine.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Faleminderit US

                      KJO PUNE KA NISUR ME BERISHEN, DO VIJOJE ME ILIR METEN ETJ DHE DO PERFUNDOJE ME EDI RAMEN. KUR TE SHKOJE DHE RAMA NE BURG, KY VEND DO MARRE FRYME LIRISHT. JA KY ESHTE QELLIMI I SPAK.

                      Përgjigjjuni
                      1. Texas

                        Sali. PLERA

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Taulant

                          Po kete super te korruptuarin PSE kerrici i Vucicit e zgjodhi drejtues kryesor ne komisionin e Shqiperise per negociata me Bashkimin Evropjan. Ky bastar ka 2 vjet qe po hetohej prej SPAKU-t ndersa Rama i jepte poste te larta ne administrate.

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Robert

                            Sepse Berisha eshte frikacak e i shpeton shurra ne breke.

                            Përgjigjjuni
                            1. i
                              i drejti

                              mero qerosi nuk po ta varin shume se po mbron nje hajdut si beqaj qe e di gjithe shqiperia sa ka vjellur parate e popullit 15 komente gjith diten haaaaaaaa sepse po mbron cdo dite hajdutet e qeverisehaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shqipëri etnike

                                Ajo që më vjen me plas është se , 32 vite na i ka çu prej shalësh një pabyths . 33 vite një që e ka shtyp popullin Shqiptar në menyren me të egër duke i bo trimin që si bën syni tert . Sa herë që ngriheshin kundër tij ai vriste popull , dhe kërcënonte me djegien e Shqipërisë . Akoma dhe sot ashtu pa dhëmbë në gojë vazhdon të na shantazhoje me destabilitet , kur ne fakt duhet tërheq zvarrë mas zetorit

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje