Vetmia e Berishës dhe karrigia e Lulit 

20 Nëntor 2023, 17:51Editorial Mero Baze

 

Kishte një moment kulmor në shfaqjen e Berishës në Parlament, kur ai kishte hyrë në Facebook-un e tij dhe pasi foli disa minuta pa bërë shumë kujdes se çfarë fliste, i dëshpëruar ndërpret fjalimin dhe u drejtohet deputetëve të tjerë: “Po tani duhet të flisni dhe ju, jo vetëm unë…”.

Albana që mbante celularin nuk e linte dot që të merrte fjalën. Flamuri ishte i zënë me djegien e tavolinës së Lulzim Bashës, kurse Edi Paloka nuk goditi aty afër dhe nuk foli dot. Gaz Bardhi ndërkohë po merrej me thyerjen e dorës së një gardisti. Të tjerët bënë sikur nuk e dëgjuan.

Pasi hodhën dhe disa flakadanë që i nxirrnin nga tualetet e grave deputete, u larguan pasi dhe seanca mbaroi. Me sa duket Garda është akoma liberale, dhe nuk i detyron dot gratë tona deputete t’i fshehin mjetet luftarake aty ku i fshihnin ato deputet gra të Albin Kurtit në Kosovë. Akoma nuk kanë mbërritur tek sakrifica ekstreme për Berishën. Kanë kohë, mund të vijë dita.

Por djegia e karriges së Lulzim Bashës është ajo që e mbush Berishën. Zakonisht ai i ka rrahur kundërshtarët. Në mendjen e Berishës rrahja e kundërshtarit është poshtërimi më i madh në jetë. Ai i ka rrahur fizkisht të gjithë kundërshtarët brenda PD, prej vitit 1991, duke nisur me Neritan Cekën, me Gramoz Pashkon më pas, Preç Zogaj, Teodor Kekon, Eduard Selamin, si dhe kundërshtarët jashtë partisë, si Ndre Legisin, Kastriot Islamin, e në fund me Edi Ramën më 1997. Po kështu dhe me gazetarët kritikë të tij. 

Në konceptin e tij primitiv, kur dikë e rreh, e ke mundur dhe e ke poshtëruar ndaj ai nuk ka më të drejtë të ngrihet kundra teje.

Tani nuk rreh dot më. Nuk ka as pushtet dhe as njerëz të gatshëm që të rrahin për të, pasi ata që rrahin zakonisht janë banditë të pushtetit. 

Tani e vetmja gjë që mund të bëjë është që t’i djegë karrigen e armiqve të vet. Dhe kaq ishte i gjithë plani i ditës së sotme. I duhej treguar Luzlim Bashës, se pavarësisht se ne si opozitë nuk ja dalim dot, as ty nuk të lëmë rehat, por do të djegim karrigen dhe tavolinën. Edhe pse ishte operacion i vështirë pasi mund të digjej dhe karrigia e Gazmend Bardhit, ja dolën që të digjnin vetëm të Lulzim Bashës.

Kjo e mbushi me gëzim dhe sapo pa flakën mbi tavolinën e Luzim Bashës, Berisha nxitoi të dilte jashtë sallës. Dhe kishte arsye ta bënte këtë.

Në thelb beteja e Sali Berishës nuk është thjesht betejë për hallin e burgut që po e pret. Për të përballuar hallin e burgut atij i duhet monopoli i plotë mbi opozitën dhe të folurit me një zë në mbrojtje të tij.

Njeriu që i ka thyer monopolin e opozitës është Luzlim Basha, pasi jo vetëm e ka përjashtuar nga PD, por dhe nuk po i hap rrugë për të pasur monopolin mbi opozitën. I rri gjithnjë përballë, qoftë dhe duke fjetur, por që ja prish gjumin njësoj.

Ndaj më shumë se sa Edi Ramën, ai sot urren Lulzim Bashën që nuk e lë të kurorëzohet si “Mbret i Opozitës” që duhet mbrojtur me ligj.

Por nuk është vetëm kaq. Luzlim Basha i ka bërë dhe më shumë dëm, pasi ka vrarë frikën dhe tek të tjerët. Ja ka thyer mitin e të paprekshmit

Asnjë deputet tjetër, as nga të vetët, nuk u përfshi dot në ato fjalime teatrale, që nuk kishin lidhje as me buxhetin, as me qeverinë, por me makthet e Berishës për gjyqin dhe shpërndarjen e dënimeve që bën çdo ditë për kundërshtarët e vet. Si një i rrjedhur që llomitit rrugëve, i jep 12 vjet burg Edi Ramës pse ka favorizuar Jamarbërin tek Klubi Patizani, 6 vjet burg Anila Denaj, 8 vjet burg Erion Veliajt, pastaj mendohet pak kush ka mbetur pa burg dhe sa i kujtohet ndonjë emër, shpërndan dhe një dënim për atë.

Vetmia e tij në Kuvend, distanca që mbajnë deputetët e afruar përmes Gazmend Bardhit dhe shurdhëria e grupit të tij politik për t’i dalë zot Berishës në hallin e tij, e ka bërë atë t’i shumëfishohet urrejtja për Lulzim Bashën, pasi ai ua nxori frikën që Berishën mund ta lësh vetëm dhe nuk ndodh asgjë. 

Ai është sot i vetëm në Facebokun e tij, i vetëm në sallë, dhe i vetëm në opozitë, pasi së paku ka së pesë fraksionet e tjera opozitare, që po ja bëjnë të qartë se hallin e tij e ka me gjykatën dhe ata nuk e ndihmojnë dot. 

Për këtë arsye atij i duhej monopoli i opozitës. Për këtë arsye i duhej që shqiptarët të thoshin që opozitë është vetëm Sali Berisha. Për këtë arsye ai e urren Lulzim Bashën dhe kënaqet që i djegin tavolinën, pasi ai ja hapi këtë lojë që “Berishën dhe mund ta lësh vetëm dhe nuk ndodh asgjë”. 

Në fakt ndodh diçka. Bëhet qesharak dhe telendiset si sot, duke folur me vete në celularin e tij live, si një i ikur pa leje nga klinika nr.5.

 

19 Komente

  1. L
    Luli ja u nguli haaa

    Luli ja u nguli . Luli e nxori jashte loje foltore-nevojtore. Luli kuptoje qe dhuna nuk eshte opsion . Luli ja u nguli ky eshte fillimi. Luli nuk fitone por demokratizimi PD eshte eshte fitore.

    1. D
      Drejtim Qivryma

      Burgu Reçit, është për VIP-a. Qelia 1, (me banjo brenda) është e rezervuar për Sali Berishen. Ka mundesi të jetë në qeli me Zani Çaushin ose Safet Gjicin. I sugjerojmë SalinBerishes, të sigurojë brekë e penebrekë lesh delje, mbasi si pleqeri, do i duhen në burg, mbasi dimri porsa erdhi.

      1. D
        Duhët të mësohën me pamje të tilla?

        Dhuna për islamikët dhe komunistat, ështe vërtyt dhe mjet për të mbijetuar. Komunizmi dhe islami, kurrë nuke mundë të jetonë, në kët planet pa dhunë, se pse me dhunë janë përhapur, që në lindjen e tyrë, dhe do vdesin kurë të vdes dhuna. Prandaj njerzit që jetonë në vende muslimanë dhe komunistë duhët të mësohën me pamje të tilla. SPAK jemi me ju mosë u ndalin kunder ketyre horrave pa dallim partije.

      2. V
        Vranakonti

        Bravo Mero. Saliu eshte tamam ashtu siç e that dhe ju, "Si nje i ikur pa leje nga klinika Nr 5 ". Me nje fjal Saliu eshte i çmendur. Vertete i çmendur,qe e ndjekin disa te çmendur nga pas me kryetar Noken dhe nenekryetar Paloqen.

        1. A
          Aron

          Luli e beri nga halli, por perseri, nqs shikojme Saliu ka me mbeshtetje se Luli kur mblidhen votat, edhe pse Luli ka mundesi te kete komisioner te numeroje. Shpresojme qe te digjen te dy bashke, sepse Luli po e ngre kete PD'ne me vule, njesoj si modeli i Saliut, me genjeshtra dhe me grusht te hekurt, duke vene rreth tij lipizhar te njejte qe ishin edhe me perpara. Nuk do ndryshosh njerzve mendjen per Lul kriminelin, qe eshte po aq pergjegjes per vjedhje, korrupsion, shitje deti, por edhe per 21 Janarin.

          1. F
            Fredi

            Shpresoj tia lexoje kete shkrim ne darke Armina sic i lexonte “Guri” gazeten Kapedanit ????????????????????

            1. A
              ANTI-Janatullosogllu

              Izet Haxhia,po e´pret Salen ne Qeli. Sala,dote luaj rrolin e Nuses.

              1. p
                peshqiri

                berishes i mungon vetem edhe nje peshir rreth kokes se tij, per te tregue se kush do te marre opoziten e mund edi ramen. i duhen polqja, noka e femra me dy lagje bythe albana vokshi . harrova i duhet edhe " hajdari" me emrin gazbardh. perpara revolucioni do fitoje uuurrrraaaaaaaaa

                1. N
                  Nari

                  Rrofsh o Mero se kam qesh me lot

                  1. D
                    Daullxhiu

                    Luli eshte po njesoj kriminel sa sali kurva.

                    1. z
                      zedhensi i shoqes Bardha

                      Luli eshte nje kolone e peste prej atij shurraqi u rikthyer berishe spiuni ne politike.Jeni fara me e dhjere e ketij kombi o qelbesira antishqiptare

                      1. N
                        Një flakhedhse dhe i mbyllni derën

                        Duhet të ngrihet Babloku që na solli shpellarin Sali,vetëm ai vendos rregull brënda 24 orëve dhe i çon këta halet te ura e Beshirit që të mos ju gjënden as varret

                        1. k
                          km

                          Z.Mero,shkrimi YT eshte ,si gjithenje dinjitoz,te jep dhe qarteson per problemet.Por Ka ardhe koha te reagoje ligji,prokuroria dhe gjukata.Nga dita ne dite ngjarjet ne kuvend po' shkojne ne ekstrem.Zjarri ,ne fakt parlament i u dovj,iu vu zjarri,te kujton vitin 1933 dhe Herman Geringun.Por,zjarri trembi gjukatesit e apelit.Sot ,malltez dhenderri lirohet nga Apeli ne masen arrest shtepie.Kush do te trembet neser?Mos harro,gjykatesit dhe prokuroret Jane po' ATA."olldashet"e PD,do te gjallerohen dhe vetingu do nxjerre fytyren e deshtimit.Gjithsesi,te presim hetimin e zjarrit ne parlament,goditjes per shkak te detyres te punonjesit te gardes me pasoja plagosje me dashje(thyerje e dores,sipas shtypit),futja e lendeve piroteknike e zjarrndezese dhe tentative per atentat ndaj kryetares se kuvendit apo kryeministri(Agjenti i spiunazhit serb Flamur Noka godet me mjete piroteknike te ndezur kryetaren apo kryeministrine).Te gjitha keto Jane vepra kriminale.Arrestohet Breshani per veprimtari kriminale,po' ATA deputetd qe kryen akte kriminale,qe futen lende djegese ne sallen e parlamentit,a dò te arrestohen?Jane vepra kriminale.Ky eshte shqetesimi me i madh.Mos harro,tritolin Ina Zhjopa dhe Dosa Vokshi mund ta fusion Edhe ne "pizda",Edhe ne "Zhjopa",Nese nuk e Kane futur dje. Pra duhet vepruar,ligji eshte nje per te gjithe.

                          1. p
                            per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri

                            Pasi ka share e shaluar Bashen per shume vite 9)kur i bente opozite Rames), tashme Bazja po e kerkon Bashen (qe vetem opozite me qeverine nuk eshte)...qe t'ja fshije karrigen e ta ule per te bere opoziten e opozites, ashtu sipas deshires se Rames.

                            1. U
                              U

                              Spaku jo vetem punon me dy standarte,por eshte aqe vigjilent me ata te PS,sa kerkon dhe gjelperen ne kashte,kurse Saliun dhe horrat e tij nuk i shohin.

                              1. Y
                                Y

                                Kur Spaku qe paguhen me shume se koleget e tyre ne Europe perdor kaq hapur standarte te dyfishta,cfare mund te bejne ata jasht Spakut?

                                1. F
                                  F

                                  Po mire mer jahu kjo shurra Olldashi qe mer nga taksat tona $100,000 dollar ne vite per budallenj na mer neve???!!!

                                  1. T
                                    T

                                    Po si ka mundesi qe gjyqtarja Olldashi mer nje thes me para nga takspaguesit shqiptar dhe i mashtron ata duke perdorur dy standarte ne dhenien e vendimeve? Ku jan mekanizmat e kontrollit,se pavaresi absolute nuk mund te ket,se ndryshe nga drejtesi do na kthehet ne padrejtesi.

                                    1. C
                                      C

                                      Ok,zonja gjyqtare Olldashi ka mare ryshfet nga Malltezi 30,000€ (ero),ajo ka bler nje apartamentin nga Malltezi me nje cmim qesharak 720 € metri katror,ne nje kohe qe cmimi ishte 1000€,pra nga 95000 € e ka blere 65000€.95 meter katrorx1000= 95000€

                                      Lini një Përgjigje