A funksionoi shantazhi i Berishës mbi drejtësinë? 

21 Nëntor 2023, 15:57Editorial Mero Baze

Ndryshimi i masës së arrestit për Jamarbër Malltezin nuk do të përbënte lajm, nëse do të shikonim se Apeli i Gjykatës Speciale antikorrupsion, respekton disa standarde njësoj për të gjithë. 

Mbajtja në paraburgim e një të akuzuari, si politikë penale, në Shqipëri është një tepërim. Ndëshkimi nga drejtësia nuk duhet të nënkuptojë posaçërisht vuajtjen fizike paraprakisht, përveç rasteve kur i pandehuri është në një pozitë të tillë që pengon hetimin apo kapet ne krim në flagrancë.

Dhe në këtë rast nuk më duket ndonjë dramë që Malltezi të hetohet jashtë burgut, apo në arrest shtëpie. Aq më tepër nëse kanë përdorur dhe arsyetime humanitare për të sëmurë në familje.

Por vendimi shkakton dyshime të forta dhe mungesë standardesh kur krahasohet me vendime të tjera analoge për të akuzuar që nuk kanë asnjë shans të prishin prova apo të pengojnë drejtësinë duke u hetuar në gjendje të lirë.

Dy raste janë shumë specifike, që rrëzojnë standardin Malltezi për paraburgimin. 

E njëjta gjykatë ka lënë në burg Safet Gjicin, ish- bashkiakun e Kukësit, i përfshirë në një skandal seksual, që s’ka nevojë për zbardhje, se ishte shumë transparent. Ai e mori ndëshkimin si moral, ashtu dhe zyrtar. 

Nëse do vazhdohet dhe më tej me hetim penal, mund të vazhdohet, edhe pse ngjan pak si gjyq iranian. Por Safet Gjici nuk ka çfarë prova të prishi nëse gjykohet i lirë. Dhe nëse ja çon përsëri atë vajzën përpara, vështirë se i shkon më mendje për seks me atë që i ndodhi. 

Si është e mundur që e njëjta gjykatë kërkesën e Gjicit e refuzon se “rrezikon të prishë provat”, kurse kërkesën e Malltezit e legjitimon. Nuk kam gjë me lirimin e Malltezit, se aty është e rëndësishme fokusimi tek hetimi dhe gjykimi i korrupsionit, dhe jo vuajtja e tij në qeli. Por standardi i Gjykatës është i dyfishtë.

Edhe më keq akoma me Vangjush Dakon. Dako mbahet në burg prej katër muajsh, pa u pyetur asnjëherë, për një leje që ka dhënë në vitin 2010, dhe që akuzohet pse e ka zbardhur me vonesë, ndërkohë që ndërtuesi ka nisur punimet. Çdo gjë ka ndodhur mes vitit 2010- 2013. Leja është dhënë, pallati është ndërtuar, dokumentet janë aty dhe Dako është një njeri i papunë në Durrës. 

Ashtu si Malltezi që nuk ka çfarë t’u bëjë më shkesave dhe kontratave që ka firmosur, ashtu dhe Dako nuk ka se ku të ndikojë më në një proces që akoma nuk e kanë pyetur pse e kanë arrestuar.

E njëjta gjykatë e ka lënë në burg, ndërsa Malltezin e ka çuar në shtëpi.

Pra duket qartë që Gjykata Speciale Antikorrupsion e Apelit, ka një problem me standardin e gjykimit. Dhe kjo më duket akuzë e thjeshtë para asaj që mendojmë të gjithë. 

Nëse nuk është çështje e mungesës së standardeve të gjykimit, atëherë është çështje e integritetit të Gjykatës, çka e bën atë gjykatë të korruptueshme, ose të shantazhueshme nga presioni i rrugës i Sali Berishës. Atëherë ka kuptim të themi se shantazhi politik i Sali Berishës funksionon dhe drejtësia e re po gjunjëzohet para tij.

Tani le të zgjedhin këtë duan për të na sqaruar. Uroj të jenë gjyqtarë të dobët, jashtë standartit të drejtësisë që kërkojmë dhe të kenë marrë në të gjitha rastet vendime klienteliste. Madje do isha më i lumtur dhe sikur ta dija që kanë marrë para nga Malltezi për ta liruar, se është një gjë me pak e rëndë se gjunjëzimi para Berishës.

Më e rënda do të jetë sikur të funksionojë vërtet shantazhi i Sali Berishës mbi drejtësinë dhe ata ta kenë liruar atë nga frika. Kjo i jep fund pastaj çdo shprese për një drejtësi të pavarur, pasi për t’u bërë populist dhe për të shantazhuar drejtësinë ka plot njerëz të gatshëm në këtë vend. 

Ka dhe ka pasur. 

Ajo çfarë nuk kemi pasur ishin gjyqtarët e pavarur që nuk e përfillin këtë presion. Ndaj është e rrezikshme të shpallim shantazhin e Sali Berishës si mekanizëm që e mposht drejtësinë e re. 

Jam gati të besoj më lehtë se kanë marrë ndonjë lekë, se sa të besoj që janë gjunjëzuar nga shantazhi i Berishës. Nuk do të hamendësha mes këtyre dy të këqijave, sikur të kishin një standard për të gjithë në vendimet e tyre. Madje dhe për Belerin, burgu i të cilit po na kushton me shantazhe ndaj Shqipërisë. Por me sa duket këta gjyqtarë kanë problem vetëm shantazhet në adresë të tyre prej Berishës dhe jo ato ndaj Shqipërisë.

Pra dukshëm ata kanë tjetër standard për Malltezin, dhe tjetër standard për të tjerë, që nuk bëjnë shantazh mbi ta.

63 Komente

  1. D
    Dauti

    Mero i nderuar! Nqs spaku nuk e kundershton vendimin e gjykates qe liroi maskarain jamkar, do tr degjeneroje ne syte e opinionit. Duket sikur saliu ja arriti qellimit.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Ju shkerdhfsha rracen e ndyre azero-turke

      Duhet ushtria serbe dhe ushtria Greke, pike muhabeti. Shfarosje totale e virusit dhe kancerit shqiptar.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nul Moka

        Po shih o Mero! .... . Ka 3 vjet që Salianji është dënuar me dy vite burg, dhe ai rri në parlament dhe ja vë zjarrin një herë në javë....... . Jo dy, por tre standarte ka gjykata....... . As ka për tu bërë ndonjëherë drejtësi............. . Në fakt Jamserbi është pa faj, se çfarë bëri. Beri 17 pallate.... . Po të bëntë një kasolle për pulat , pa ta shifje, dilte më nga burgu!?

        Përgjigjjuni
        1. b
          ben.

          Ore ky Malltezi ca ka bere konkretisht se nuk kuptohet. Ka vjedhur para nga tenderat?? Ka bere trafik droge? Ka mare pjese ne organizate kriminale?? Sepse qe ka ndertuar ne token e gjyshit ,nuk me duket akuze qe shkon ne burg, per me teper qe lejen ja ka dhene rama. Edhe dicka tjeter Bolino dhe rilindja bertasin qe ka ndertuar 17 kulla. 17 kulla jane 200.000 meter katrore . 200.000 meter katrore me cmim shitje 1.000 euro , jane 200 milione euro. Sipas SPAK Malltezi ka perfituar ne total , si ish pronar dhe si investitor 4 milione euro, qe i bie qe perfituar ne total 2% te gjithe investimit. Mos jeni duke ja futur pordhes valle???

          Përgjigjjuni
          1. B
            Beleris azero turke te pershendes

            Cke mo janulla, ske ndonje kocke heladhe me lepi? Se ska lene shipo pa ja u fut duke u deklaru greke dhe si te pafytyre qe jeni e tundni per grek gjithe dite ate rracen e belerit azero -turke ????????

            Përgjigjjuni
          2. Çfrë bëhet keshtu?

            Një ditë shumë e deshprumë, për njerzit si puna e (mimë?) Që jemi kunder 3 maskarenve, që na kanë kapur për fyti tashë e 33 vitë, më parë. SPAKU ka ca kohë që pase arrdhjës së Dibranit në krytë të SPAKUT që na ka dhënë Pak shpresë se Shqiprija mundë të bëhët?) Por ma sa dukët shpresatë nuke do zgjasin shumë. Dhe në fundë të ditë prapë se prapë Edi Rama, Ilir Meta dhe kryehorri Sali Berisha do qeshin me neve, dhe do thonë ju dhejefsha Gjykatën SPEJALE dhe SPAKUN.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Një ditë shumë e deshprumë

              Sa po filluamë të bësojme se Shqiprija ,mundë të bëhët, shpresa filloje dhe u shue shume shpejt. Një ditë shumë e deshprumë për të gjith njerzit si puna imë që janë kunder ketyre 3 maskarenve që na kanë kapur për fyti tashë e 33 vitë më parë. Në fundë të ditë prapë se prapë Edi Rama, ilir Meta dhe kryehorri Sali Berisha do qeshin me neve siç kanë bër këto 33 vite me rradhe. Dhe në fundë Fare do të thonë ju dhejefsha Gjykatën SPEJALE dhe SPAKUN. Kaqe e thjesht.

              Përgjigjjuni
              1. Y
                Ymer Gël Baze interview nga ahurët e Pështanit

                A funksionoi shantazhi i Vinit të Netës mbi drejtësinë?

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rama i Netes, c’te te qaj me pare…..

                  Llogjika e ftohte te thote,se ”drejtesia e re”,po funksionon si e vjetra, dhe me dredharake:Mbasi akuzoi dhe burgosi mbi nje dyzine funksionare te larte nga partia ne fuqi,dhe asnje nga hordhia shpellare,morri”guximin”,filloi te cukite periferine e shpelles,por dhe ate mbas pak e dergoi ne shoqeri me gruan dhe saliun.Eshte pak te thuash,qe eshte me se e neveriteshme dhe e peshtire kjo loje e spakut,qe shihet qarte mbahet i lidhur me te kaluaren e tij, si dhe me krahinalizmin(aty dhe nje fare Lehsi,shkon dhe pi kafe me kryetarin,qe vazhdon te jete nga veriu i spakut.Udhetimi ne Amerike i shpures se gjyqtareve te spakut,per te marre guxim dhe eksperience,duket qe vazhdon te mos bej asnje efekt,per menyren si jane formuar dhe cfare kane bere.Prandaj zgjidhja e vetme eshte ketu,si i do mushka drute:Rama del qe eshte gjynahqari me i madh i kesaj pune,qe cuditerisht vazhdon te mburret,kur spaku vringellin dhe godet mbi kopene e vet,ne vend te bej namin,me te drejten e zotit dhe te godase fshace spakun,per kete paturpesi dhe maskarallek ne kete njeanesi qe vazhdon te manifestoj.Frika e ben te jete i pavetedijshem per postin qe mban dhe vendin ku jeton.Keshtu e gjen me lehte, variantin me profil turistik,qe duke veshur atletet,te marre pozicionin e nje lideri boteror,kur ketej Shqiperia vazhdon te digjet.

                  Përgjigjjuni
                2. T
                  Teo

                  E mban mend Metro,kur beje artikuj sesi Amerika do beje nje drejtesi shekullore NE Shqiperi, e te tjera brrockulla qe leshoje zotrote.? Se besoj qe je aq naiv SA te besoje cte nxirrte goja. Ja tani e shohim SE cdrejtesi beri amerika me Spak e Sapak

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    arditi

                    O theodor Mero Baze ishte optimist edhe shpresonte si te gjithe ne te tjeret per nje fare drejtesie jo dreqesie

                    Përgjigjjuni
                  2. S
                    Shoku

                    Ne Shqiperi cdo gje ka nje cmim, nga pazaret midis te "vegjelve" deri te "te medhenjte". Ne Senegal (kam nje Mik) thone; edhe luani nuk e ha kocken e madhe.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Rezi

                      Të lumtë Mero, jo se vetëm e nxjerr Saliun siç është por se je i saktë për frikën që ju ka hyrë në palcë nga ky derdimen. Ore ju avokatë të Dakos, ç’bëni? Pse e mbani tjetrin në paraburgim kot o gjyqtarë të blerë nga Saliu? Katër muaj pa e pyetur? Jeni mirë juve? Për qejf të Salës e mbani? Ç’mut drejtësie është kjo? Gjykojini të lirë edhe atë edhe Safetin. Ç’do i bëni më shumë seç i bëri vetes Safeti? Po ajo ku është? E keni pyetur pse filmoi? JENI TË KORRUPTUAR E FRIKACAKË! Turp për rrogë që merrni nga taksat e popullit.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Edhe Bardhi bën gojore

                        Nga Safeti kanë frikë se i vjen sllobodanka dhe ja mer në gojë.saliu ka stërvit shumë nga foltorja që janë në gadishmëri në çdo kohë për gojore

                        Përgjigjjuni
                      2. t
                        tata luigji

                        SPAK si hamasi me izrailin shkembim pengjesh,Ilir Beqja me Malltezin. Mero Baze me gjith rrespektin qe kam per ju, luften 3 dekadash me salih berishen si e keqja me e madhe e ketij vendi kam frik se ti dhe shumica e shqipetareve e kemi humbur kete bast. Sali berisha dhe klani i tij paguan dhe shantazhon drejtesin mbase ketu ben pjes dhe Edi Rama. Me bidje absolute shqiperia nuk behet me drejtesi te barabart deri sa leku mos te funksionoj. SPAK po jep shenja te keqia ne preceptimin e publikut Fuck all

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          I juaji Edi Rama

                          Ore e doni troc pa e zgjat si Mero? Ja e verteta - Ate maskara-Malltezin nuk e mbanim dot ne burg sa kohe duam qe atje mos te shkoje ky budall-Beqja jone, Kaq!

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lani

                            Është për të qeshur kur mendon se në Shqipëri mund të funksionojë drejtësia. Gjykatësit kanë lepur në bark. Vetëm një trim ka në Shqipërinë e sotme. Sali Berisha

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              N.Kamshi

                              Analiza është e saktë,sepse për drejtesi nuk bëhet fjalë.Berisha e ka fiks nofkën për SPAK

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Morseta

                                Ah nuk bohet ktu mer vlla jo Ktu jan te lidh te gjithe njoni me tjetrin Car drejtesi leshi Tham se po u bojte nej gjo po aha aha Ca te nones ca te njerkes Kshu do shkoj kho pune

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sadiu

                                  Drejtësi leshi, fiton gjithmon vrasësi dhe krimineli i popullit, ndyravec Saliu. SPAK - vetëm ëndër e humbur.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    N.Kamshi

                                    Berisha e di kapacitetin e "drejtesise"prandaj tallet çdo dite me ta.Vetëm për talljen që i ben spakut,ato duhet të ikin nga sytë kembet,sepse nuk janë per ato vende punë,tregojnë paaftesi,mungese integriteti e me shumë.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Ai

                                      Ha ha ha ,,,,,,,,,, tra la la,,,,, tra la la,,,,, zura nje galë. Vazhdon tallja me këtë popull që Si duket e meriton. O moj shqypni e mjera shqypni. Per Safet Gjicin kane frikë se mos ja hyp ndonjë tjetre.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. R
                                        Renato

                                        Z. Mero, pushtetin e drejtësisë de fakto e ka berisha, de juro ta mbaj rama. E ka thënë i pa udhi meta; çudia madhe tre dit zgjat, pamvaresisht kjo zgjati një javë.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. V
                                          Vjosa

                                          Kemi deluzion total nga kjo drejtesi ne presim të arrestohen sali kolera e Like FLORI keta lirojne ate malltezin ME GJOJA ARSYE SHENDETSORE. MOS VALLE DO MARRI LEJEN E LINDJES SI GJIN GJONI ?

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Trapajane hesapi

                                            Asnje shprese ne drejtesi,si ne SPAK dhe gjukate.Provat Jane te shumta-Saimir Tahirit iu nderrua akuza.Me kalimin ne akuzen e dyte nuk u be asnje hetim,por vetem vendim per ta mbajtur domosdo ne Burg.Dako-pse ?Ne cilin ligje thuhet qe kryetari i bashkise Ka pergjegjesi per dhenien e lejes se banimit per nje pallat?Askund.Kjo pergjegjesi eshte e te tjereve.Pse nuk merret ne pyetje?Sepse nuk Kane asnje gozhde ku te kapen.Pse nuk lirohet?Sepse nuk Ka kush ben lufte me zjarri e flakadane ne parlament per te.Nga Berisha dhjesin ne breke gjyqtare dhe prokurore.Drejtesia nuk ekziston.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Spakut i shpeton shurra nga Berisha

                                              Spakut i shpeton shurra nga Berisha. Spakut i shpeton shurra nga Berisha. Spakut i shpeton shurra nga Berisha.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. M
                                                Mati

                                                Z Mero.Nuk mu durua dot pa komentuar. Shumica e shqiptareve sot ndjehen te indinjuar dhe ndoshta te poshteruar. Mos i bie anes e anes me perralla, gjasme jemi ne enderr.Ne themi ujku e ti thua gjurma. E verteta eshte se ai vendim i sotem eshte marre vetem e vetem nga shantazhi i S Berishes.SPAK ka kohe qe i ka dhene shenjat qe nuk heton drejt. Turp per E Ramen dhe PS. Shqiptaret ju besuan verberisht. E Rama ka ardhur koha te largohesh nga drejtimi i PS. Enough is enough.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. R
                                                  ROÇKA PE KORÇE

                                                  Funksionoi SKAPI I SALIH GERDECIT. NATENEMIRE O SKAP QE STE KAP

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. R
                                                    ROÇKA PE KORÇE

                                                    Funksionoi SKAPI I SALIH GERDECIT. NATENEMIRE O SKAP QE STE KAP

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. L
                                                      Lloji

                                                      Dobët!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. S
                                                        Shkërdheni

                                                        Shqiptar, n ë rast se nuk funksionon sot, nuk ka për të funksionuar kurrë. Ndaj duhet ngritur ne sot kundra gjygjtarëve të korruptuar që të funksionoi për fëmijët tanë nesër.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. S
                                                          Shqiptar trima,të zgjuar si magjari saliut

                                                          Terroristët e Saliut fituan me djegien e karrikeve dhe tavolinave,dhe spaku i mbushi brekët. Pa mut spaku janë këta që tremben nga deputet shalqini e gjeli detit Peqinit e ca majmuna që ngjiten nëpër dritare.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. 1
                                                            10 commandement

                                                            Shantazhi , pression mbi drejtesin funksionoje 100000 % ... i dha frutet e vehta. E para : Telefonata e zevendes kryeministrit italian . E dyta : Lirimi dhendrit nga burgu . E treta : Injorimi qe i beri drejtesis duke perdorur mengjez drek dark kazanet tv . E katerta : Zjarri ne parlament detyroje qe te prononcohen ambasada Amerikane Gjermane duke e njohur si drejtues i opozites per te ekuilibruar situaten nga nje paaftesi e qeverise . E pesta : Tani pret propozition amisti pushtet mos prekje E gjashta : Kjo ndodhe per paaftesine e qeverise nje kryeminister qe kerkone vertete drejtesi kishte ngritur popullin para SPAK. E shtata : Rama duhet te largohet ka hyre ne nje faze delirante i duket vetja i pazevendesueshem sikur te jete nje lider boteror thjesht shkurt shkoqur i ka hyre vetja ne qef. E teta ; Pse e arrestuan dhendrin e Berrishes kur e liruan mbas nje jave per show mediatik. E nenta : Eshte turp te mbashe ne burge Safet Gjici nuk e kuptoje si do ta justifikojne . E dhjeta : V .Dako per tre kate pa leje ,dakorde te denohet se ka shkelur ligjin po sa kate shtese ka ne Tirane pa leje ? Basha Rama dhe te tjeret duhet te ishin ne burge ( déjà )

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. F
                                                              Flutura

                                                              Mero! Eshte momenti t'i biesh muhabetit mu ne koke! SPAK dhe Gjykata e Posacme Antikorrupsion nuk jane ne duart e Amerikes, por te " Mugabe", qe pasi i rropi Zimbabvezet iku ne zvicer dhe jeton si Esat Pasha dikur ne Paris, edhe shume here me mire se ai, sepse rubinetin e lavamanit e ka prej floriri. Ne jemi nje popull me prapambetje te thelle mendore dhe Saliu, Fatosi, Iliri dhe ky qe kemi sot na kane lene te kalavaremi per 32 vjete mbas te shkuares, qellimisht per te na percare. Diten cirren e peshtyen dhe mbas perdes " ndajne placken". Kaq e thjeshte! Qe nga Ismail Qemali asnje udheheqes nuk e ka dashur popullin e ketij vendi te varfer ne te gjitha aspektet! Sa keq!!!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. F
                                                                Flutura

                                                                Mero eshte momenti t'i biesh mu ne koke te vertetes! Dhe e ke treguar se ti mund t'a besh kete. Sot edhe me budallai i budallenjve e kuptoi se SPAK dhe Gjykata Speciale Antikorrupsion nuk eshte ne doren e amerikes por te ' Mugabes' se Zimbabvise'. Ne nuk kemi asnje ndryshim prej popullit zimbabvez, pervec, kalavarjes mbas te shkuares, te cilen e kane nxitur politikanet tane me qellim percarjen. Jane bij te denje te Enverit!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. A
                                                                  Alb

                                                                  Abc

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. L
                                                                    Lutfi

                                                                    A

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. 6
                                                                      60 vjec

                                                                      arrestimi malltezit u be per bumerang...spak mundohet te pengoje veten...nuk eshte skenar aq i veshtire per te mos u besuar...

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. !
                                                                        !

                                                                        Edhe Beqja duhet të ishte në burg, por i dhanë masë si Saliut. E për t'a kompensuar budallëkun e Beqjas, nxorrën në arrest shtëpie Malltezin. Akoma drejtësia duket e ndikuar nga presionet politike, si majtas edhe djathtas.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. S
                                                                          Satër

                                                                          Ja tek mbaroj edhe ëndrra popullore për drejtësinë e re! Është po ajo, por edhe më kurvë se e ëma! Sot familja nongrata ka festë...edhe mona likja...edhe maçoku ahmetaj...bllakot..kokat..beqajt.., po po edhe familja surreli sot ka aheng...aheng kurvash!.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. E
                                                                            ENTSOE

                                                                            Po I mallakastrioti qe kaloi kufirin Greek ne 92, 17 vjec, ne burg eshte!!? Spak do bej mire ta kap!

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. T
                                                                              Toni

                                                                              Pazar i ndyrë i të ashtuquajturës drejtësi e re për shkëmbim qokash dhe favoresh me Ramës dhe Berishës. Amnistia e SKAP për Beqen pasohet me hapjen e rrugës për amnistinë e familjes Berisha.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. S
                                                                                Skraparliu

                                                                                O Mero kesaj gjygjtares Olldashi i ka shpetuar shura nga Sala,ndryshe nga gjyqtarja Gjoka edhe prokurori Kraja u zbythe para Sales dhe presioni i tije fuksionoi javen tjeter i heqin masen Sales dhe Sala me ABIN trim thote ca me bete me hengret MUTIN,cfare ka bere me shume Beleri apo GJICI,DAKO qe rine burge nga Malltezi,po per fakir fukarane cfare munde te beje kjo zonja Olldashi nje qinde pashe ne toke,kjo eshte drejtesia e re,kush ka para kush bene presion lirohet pra si nje fjale e njeqind fjale OLLDASHISHISHI.. SHI ka mare thesin me leke nuk ka mundesi ndryshe qe lirohet vetem ky person e pas tij vjeri.Lume ne per keta gjygjtare e prokurore qe kemi dhe qe paguhen me shume se cdo shqiptar me taksat tona qe i pacin haram i marcin ilace per vete dhe per te tjeret kur veprojne me dy standarte,te shohim cdo beje Prokuroja se Prokurori KRAJA u zbyth.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. S
                                                                                  Skraparliu

                                                                                  O Mero kesaj gjygjtares Olldashi i ka shpetuar shura nga Sala,ndryshe nga gjyqtarja Gjoka edhe prokurori Kraja u zbythe para Sales dhe presioni i tije fuksionoi javen tjeter i heqin masen Sales dhe Sala me ABIN trim thote ca me bete me hengret MUTIN,cfare ka bere me shume Beleri apo GJICI,DAKO qe rine burge nga Malltezi,po per fakir fukarane cfare munde te beje kjo zonja Olldashi nje qinde pashe ne toke,kjo eshte drejtesia e re,kush ka para kush bene presion lirohet pra si nje fjale e njeqind fjale OLLDASHISHISHI.. SHI ka mare thesin me leke nuk ka mundesi ndryshe qe lirohet vetem ky person e pas tij vjeri.Lume ne per keta gjygjtare e prokurore qe kemi dhe qe paguhen me shume se cdo shqiptar me taksat tona qe i pacin haram i marcin ilace per vete dhe per te tjeret kur veprojne me dy standarte,te shohim cdo beje Prokuroja se Prokurori KRAJA u zbyth.

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. D
                                                                                    D

                                                                                    Bravo Mero,por une mendoj ndryshe,ne Spak ka berishist,dhe gjyqtarja Olldashi eshte nje nga ata te Saliut,dhe kjo eshte per te thene ju dhjefsha mu ne reformen ne drejtesi. Jam i bindur se dhe ti Mendon keshtu por nuk e ke lirine ta thuash.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. K
                                                                                      K

                                                                                      Drejtesia akoma eshte nen kthetrat e Saliut,per ta maskuar Saliu e shan nga megjezi ne darke,atyre ju konvenon kjo se medemek nuk kan lidhje me kriminelin Sali.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. L
                                                                                        Liza

                                                                                        Para se te funksiononte shantazhi i Berishës dhe gjykata te prishte standartin e deritanishem nga arrest me burg ne arrest shtepie per Malltezin, ndodhi qe shantazhi i Rames mbi SPAK per shokun dhe ortakun Beqja te prishte standartin e hetimit pasuror dhe llojin e akuzes te ngritur, nga korrupsion dhe hetim pasurie per Ahmetajn dhe Malltezin ne shperdorim detyre per konflikt interesi(!!!) dhe detyrim paraqitje per Ilir Beqen!

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. m
                                                                                          mirel

                                                                                          Logjika eshte shume e thjeshte, Safeti jashte eshte i rrezikshem se mund ti beje gojore floltoristes se radhes, Abi jashte nuk ka çi bën as Argitës…

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. A
                                                                                            Armandi

                                                                                            Epo te lihet i lire per shperdorim detyre Ilir Beqja me gjithe ate vjedhje kolosale te atyre parave qe do duheshin te mos vdisnin njerez per mungese ilacesh te onkologjiku apo tu jepeshin hallexhinjve qe sot kerkojne ndihme ne facebook per tu trajtuar se nuk e paguan shteti trajtimin e tyre e te mbahet ne burg Malltezi qe tek e fundit ka ndertuar ne prone te vet dhe nuk ka me pushtet te fshehe provat e hetimit ndaj tij, kjo nuk ka ku rrije. Po te mbante gjyqtarja te njejtin standart drejtesie me ate qe pame per Beqen, per Malltezin duhet te jepte detyrim paraqitje.

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. A
                                                                                              Armand Shkullaku haaa

                                                                                              Eh po te lihet i lire dhendri Berrishes qe grabiti token e te tjereve , pastroje parat e krimit duke ndertuar 17 kulla . Armand taliban i foltore -nevojtore jo Beqja po Peqja dhe Teqja o clochard morracak te gjithe ne burge kush ka pervetsuar o trap . Cfare jane keto paralelizma hyri dhe doli ai te gjithe njesoje para ligjit se po shkove ti o i mbaruar te ngordhin brenda ne burge ndsjr duhet drejtesi per te gjithe dhe jo seletive

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. U
                                                                                                Ushtaraku

                                                                                                Keto jane pasojat e Malit te Tiranes o Mero. Kur vjen puna per te mbrojtur njerezit dhe interesat e tyre gjuha gjendet. Ashtu sic u gjet gjuha edhe per marreveshjen me Italine per te hapur burgje per rrefugjatet e per te dhene toke shqiptare me qera. Te tjerat jane teater i shemtuar mediatike. Presim te dal Rama ashtu sic beri per Malin e Tiranes tu mbyll gojen me hartime per drejtesine e re qe do 100 vjet kohe dhe qeveria nuk mban pergjegjsi per parlamentin qe digjet dhe kurven plak qe krihet e nuk shkon ne gjykate te paraqitet.

                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                              2. G
                                                                                                Gram

                                                                                                Nongrates po I priten kthetrat! Mbrem u arrestua Brecani mashtrues dhe grupi I tij. Jane krah I armatosur I nongrats. SPAK eshte I zgjuar! Me vendimin e sotem te Gjykates we zbuti vendimin per dhendrin, eshte nje hap I zgjuar I SPAK. Sipas gjykates se Strazburgut eshte ratha e " arrestimit te AP, " "deputetit" te pu neve te errta te Nongrates, A.P., I pergojuar si organizator per vrasjen e K.Trebuckes. Ndoshta edhe shume. Fytyre pa ngjyre vrastare. Forca Drejtesis! Futu I ne histori! Qeveri dhe parlament forconi sigurine e prokuroreve te SPAK.

                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                                                                                  Gjyqtarja ka blerë apartament tek firma e Malltezi , konflikt interesi !!

                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                  1. l
                                                                                                    lojtari shahut

                                                                                                    Breaking News ! Mbas nje lufte 16 vjecare 2007-2023 midis Bazes dhe Bajlozit Viqidolit me ne fund Meroja yne shpall kapitullimin pa kushte ndaj Usali Serbiberishes.....Me kujtohet dhjetori 2013 kur arrestuan me "drita ndezur" Xhelal Mziun dhe isha nder te pakte komentues qe e denocova si radioloje..sepse (PAK VEMENDJE JU LUTEM !) akuza ishte per mosbarazi ne tendera....dhe argumentoja se me qofte do perdorej ky standart per bashkiake

                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                    1. e
                                                                                                      enter""

                                                                                                      Mero Kur do filloje SPAK-u te merret me hajdutet e Rilindjes? Beqja, Ahmetaj??? Po si o burre nuk the nje fjale per korrupsionin e hapur te instaluar nga kryemafiozi Rama? Deri dje Rama ishte njeriu i ndryshimebve (shpresohej) por tani qe rrembeu tepsine ca do thuash? Une e di qe ti e kupton qe banda e Rames eshte e rrezikeshme, dhe kritikat nuk do i besh sepse po e pregatisin Ramen per atje me lart pas mandatit. Ta kam thene, Schwab ka investuar para te medha bashke me kelyshin e mafiozit Soros.

                                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                                      1. U
                                                                                                        UNE

                                                                                                        Prisni, prisni, te shikoni dhe degjoni: SPAKU di jo ta zere lepurushin me qerre, por t'i veje ai vete qerres dhe te hipe me kembet e tij mbi te. Do cuditeni per ate qe po vjen. Do shikoni lepurusha mbi qerre.

                                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                                        1. p
                                                                                                          pyeteni ekspertin e shendetesise, Ilir Beqja

                                                                                                          Thirrini mendjes shoke rilindjote - 100 milion Euro te "avulluara" nga Koncesioni i Sterilizimit e Ilo Beqo shijon lirine e dashket qe te mbahet ne burg ai Malltezi qe ka bere biznes ne pronen e tij vetem se eshte i biri Saliut?

                                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                                          1. T
                                                                                                            TURP

                                                                                                            Vdekje Saliut ......Liri e popullit.......Fare tjesht ne Shqiperin e pushtuar berishistet dhe falangat e tij ne mbeshtetje dhe heshtje burracakesh qe udheheqin sot Me paster ska ku shkon ne kte shkrim ,pamfletik, e "trakti"udhrefys qorrash te shtypur per 35 vjet ..Bravo Mero qe po sfidon qen qe lehin neper Evrop se ju ka hyp vetja ne qef dhe Shqiperia po jeton kte deziluzion ,e kte pasiguri Nuk dua te vazhdoj te shaj se zemerimi me ka paralizuar ,kur shoh e lexoj realitetin e hidhur qe shqiptaret po jetojn e po zhgenjehen

                                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                                            1. G
                                                                                                              Gjatoshi

                                                                                                              Saliut do i hash k...n sic ja ke ngren gjthmone, ne kohe paqeje dhe ne kohe lufte. Nuk te var njeri, kot mundohesh. Dhe ky i gjati e di qe neser ja fut dhe k'tij

                                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                                              1. D
                                                                                                                Drejtesia e munguar

                                                                                                                O Mero,mali qe duket nuk futet ne thes.Gjykata Speciale (E RE) eshtee tredhur nga Saliu dhe askush nuk mund tu mbush mendjen te behen"trima".Edi Rama ja "mbushi mendjen" popullit se drejtesia po vepron.Por Ai nuk ua mbush dot mendjen gjyqtareve e prokurorve se jane te pavarur dhe udherefyes kane vetem LIGJIN.Thjesht e sakte:Shantazhi i Bajraktarit te Vicidolit fitoj.Ai per cdo dite i ben karshillek ligjit duke qendruar "Mbi Ligjin".

                                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                                1. V
                                                                                                                  Veterani , po jo i LANÇ-it

                                                                                                                  Une besoj versionin qe Malltezi , si dhender pashai , e ka blere gjyqtaren Olldashi me nje page agallaresh. Megjithese keta Olldashet jane fis i mire , por ndoshta gjykatesja mund te jete nuse nder 'ta dhe nuk ka genin e tyre . Megjithate egziston dhe mundesia ndryshimit te mases se arrestit nga presioni i te semurit psiqik te Ballkanit , Sali Ram Sheqere Berisha . Po nuk iku ai kriminel nga skena politike shqiptare , ky milet nuk do te kete qetesi . Babalia i parlamentit qe ndez flakadane , i denuar nga gjykata e shkalles se pare dhe Saliu me eunuket e sarajeve te tij , ka bllokuar Gjykaten e Apelit per te zbardhur vendimin . Ky veprim ben muuuuuuu dhe nuk po nderhyn kush per kete veprim . Fshatari i Moglices ben dashuri me te sojit te vet neper jahte , kapardiset neper ekrane dhe enderon per karriken e 2025 . Ky eshte nje turp dhe korruptim i gjyqtareve . Na ruat SPAKU qe non grata Berishe tallet duke e quajtur SKAP . Per Berishen ashtu eshte ne fakt .

                                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                                  1. T
                                                                                                                    Treni

                                                                                                                    Durim miq, duhet ca durim. Të shikojmë si do shkojnë punët. Ta lejmë pluhurin të ulet e pastaj të gjykojmë.

                                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                                    1. D
                                                                                                                      Demokrati idealist

                                                                                                                      Disa komentues ngatërrojnë SPAK-un me gjykatën.SPAKU e bëri punën e vet e arrestoi dhe e burgosi dhëndërrin e malokut kriminel,por ishte një gjykatëse BUÇE që padrejtësisht e liroi atë.Gjykatës të till na bëjnë mosbesues ndaj drejtësis se re.Kjo buçe gjyqtare apeli ka lënë në burg për akuza më të lehta dhe një person që akuzohet për vepra të rënda e liron.Në këtë rast përdoren standarte të dyfishta nga gjykata.Megjithatë SPAK-u do ta ankimoj vendimin e gjyqtares buçe në gjykatën e lartë dhe dhëndërri i malokut do kthehet sërish në qeli.Kam besim…

                                                                                                                      Përgjigjjuni

                                                                                                                      Lini një Përgjigje