Ka një problem të madh logjikë me aktorët e tjerë të opozitës që duan të përdorin Berishën për tu dukur si ndërmjetës mes tij dhe SHBA. E kam fjalën këtu për gjithë ata partnerë të vegjël të Berishës, që në fakt duhen vetëm për kartëvizitë e jo për vota, por dhe të tjerë brenda fraksioneve të PD që duan të përfshihen me Berishën duke bërë sikur janë dhe me Berishën dhe me SHBA.
I gjithë ligjërimi i tyre politik, vërtitet rreth idesë se SHBA ose është “penduar”, ose do të “pendohet”, ose po bën diçka që të pajtohet me Berishën. Është shumë qesharake e gjitha çfarë thonë se e dinë më mirë se të tjerët se është gënjeshtër, por nuk e kuptoj përse duhet të harxhojnë energji me një tezë e cila vlen vetëm për të gënjyer mbështetësit më idiotë të Berishës që të mos e lënë dhe ata Berishën.
Nuk kam gjë me përzgjedhjen e tyre pro Berishës. Nuk është ndonjë krim që të bëhesh me të dhe në vitin 2023, pasi budallallëku nuk është krim, është sëmundje, por thjesht duhet ta pranosh me vetëdije, se nuk je duke luftuar për të fituar pushtet, por të mbrojtur dikë, që i ka punët keq ndërkombëtarisht dhe politikisht.
Por nëse do të bëhesh me Berishën, duhet të adoptosh qëndrimet e Berishës dhe të vërtetat e Berishës.
Së pari duhet ta dënosh SHBA pse e ka shpallur “non grata” dhe jo të shpikësh broçkulla të tipit “SHBA është penduar” “SHBA do t'ia heq Non Gratën”, “SHBA ka kuptuar gabimin” etj. Asgjë nga këto nuk është e vërtetë dhe SHBA e përsërit këtë sa herë këta përsërisin gënjeshtrat e tyre.
Për këtë arsye ata në vend ta ndihmojnë Berishën e varrosin dhe më keq se herë pas here detyrojnë SHBA të deklarohet dhe të rivarros Berishën.
Nëse këta duan ta ndihmojnë Berishën, duhet të bëjnë një rezolutë kundër SHBA dhe të bashkohen të gjithë në qëndrimin që jemi kundër SHBA, Britanisë së Madhe po ashtu dhe BE dhe jemi me Berishën.
Kaq e thjeshtë është.
Pas kësaj, ata janë vërtet aleatë të Berishës. Kurse kështu që duan të jenë dhe me SHBA dhe me Britaninë e Madhe dhe me Berishën, janë qesharakë, pasi as Berishën nuk e ndihmojnë dhe as ndërkombëtarët nuk i bëjnë dot partnerë.
Së dyti duhet t'ia bëjnë të qartë elektoratit të tyre se bashkë me Berishën duan të fitojnë pushtetin kundër vullnetit të SHBA, BE, Britaninë së Madhe dhe kujtdo tjetër. Pra duhet të marrin pozicion kundër tyre, dhe jo të bëjnë sikur janë dhe me ata dhe me Berishën.
Dhe së fundmi, një gjë që vlen me shumë për deputetët e PD që bashkë me Gazmend Bardhin i janë afruar Berishës. Mos u afroni me Berishën duke menduar se i rregulloni atij biografinë duke i thënë që ne jemi edhe me SHBA, por dhe me ty.
Sali Berisha ka një shkollë politike të qartë. Ai të do ose me atë ose kundër tij. Në këtë rast atij nuk i duheni të jeni dhe me SHBA dhe me atë. Atij i duheni ose me atë kundër SHBA, ose me SHBA kundër tij, siç është Basha.
Ai urren të gjithë ata që duan të jenë me dy palë. Ndaj mos rrezikoni të humbisni dhe Perëndimin dhe Berishën. Bëhuni me njërin. Në këtë rast jeni nisur tek Berisha dhe bëhuni qartë me të, se do ngeleni pa punë pas disa muajsh.
Ja drejton nje legeni qe ishte harruar dhe bene mire ti orientosh!Po valle e kuptojne ç'ka u thua !Ky Arian Starova eshte kopje e kallepit te Tur Zheit!Njerez pa shtylle kurizore.Por ne fund te fundit bejne mire qe daline deklarojne ndonjehere per ti kujtuar ketij populli se ç'fare bajgash kane drejtuar kete vend e kujt nuk i ra lapsi ne kohen e satrapit Berishe.Nje gje tu kishe shtuar Mero,qe tu rekomandoje qe ti benin presion Amerikes qe o ti hiqte damken Sali Berishes,ose t'ua jipte edhe ketyre zagareve te tij! Fenomen je Mero.
Arjan Sulstambanbytha eshte kokra e legenit qe do te perfitoje edhe nga SHBA, por edhe nga Berisha, sikurse ka perfituar ai vete dhe e shoqja, nje debile qe Sal kopuku e çoi ne ambasade ne Londer dhe kujdesej per shkollimin e vajzave dhe kaq.
Ky grupim pa antare por me nga nje kryetar kane perfituar per 32 vjet nga votat e demokrateve , kemi rastin e Fatmir Gerdeci 32 vjet deputet i zgjedhur nga PD e shume e shume te tjere . E kane kuptuar qe te Basha nuk do perfitojne kane kaluar te grupimi foltore-nevojtore me shprese se diçka do funksionoje .
Tipike kjo sjellje si prej lojtaresh rruge, pa pike personaliteti, trushkulur e trushpelare, hipokrite te nevertshem, njerez qe na turperojne me maskarallekun e tyre
Ti Mero nuk di më shumë se ky ish ministri i jashtëm i Berishës që ishte harruar dhe na del se paska edhe parti pa antar. Por ky i harruari po punon me Genc burimin në Francë që ai avokati të jetë i ashpër me blinke,po punon edhe me Robertin gazetar sportiv për arrestimin e Ramës sapo të zbriste në aeroport,po këta po bashkëpunojnë edhe me medi Gërdecin që shkon çdo javë te dashnorja në USA,dhe këta po punojnë për rrëzimin e Biden dhe do lobojnë për Saliun që ka gabuar me këtë kriminel
Vazhdo me Berishen. Sa tu shtua rroga? Ke plot sahanlepires, qe komentojne.
Njerezit me te poshter jane skllavet e Saliut dhe Kolonjaret me Yllin ne krye jane me te poshterit dhe me sahanlepirsit ne Shqiperi! Poshtersia ne Shqiperi shan veteveten!
Ore bythqir ne qoftese se je vertet kolonjar qenke harram kokekarr.Kolonjaret jane kryelarte dhe nuk behen kurre vasale te nje maloku.Yh te marrte muti shalet.
Ky eshte Ersekar dhe jo Kolonjar.
Populli amerikan ka filluar c'do dite ne WC te lutet per permiresimin e mardhenieve USA - Berish
Bravo mero baze
per ata qe u qan zemra per SHBA - 32 vite nga rivendosja e marredhenieve Shqiperi-SHBA dhe niveli i tyre tashme eshte ne rang "te ngarkuari me pune" qe e kryen nje punonjes ambasade sepse...ambasada Amerikane nuk ka Ambasador brenda.
E tha me humor Koçe Devole, partia e PD ("Rithemeleshi) është si OMNOKN (o me ne, o kundra nesh).
Ik ore gelbaze vdis gjekundi,nevojtore muti
Shqiptarëve nuk ju ka asnjë borxh as Amerika, as Europa! Vetë ata kanë 32 vjet që i kanë përjetuar të gjirha në kohë dhe në hapësirë! Amerika dhe partnerët Shqipërisë dhe shqiptarëve ju janë gjendur pranë dhe në krahë, pa u penduar asnjiherë, gjatë gjithë kësaj periudhe! Asgjë nuk humbi asnjë nga partnerët e Shqipërisë! Shqipëria po, veç 32 vjetëve, nën shantazhin e një individi me probleme psiqike në Demokraci, që pretendon se është i pazëvëndësuaeshëm; humbi vlerën për jetën dhe dinjitetin e gjithkujt, që është i pazëvëndësueshëm! Atëherë pyetje është ; Amerika dhe partnerët e shqipërisë, nuk kanë sy, vesh dhe logjikë për të vlerësuar gjithkënd, "ndërmjetësit" po presin?!
Moderator, mungon komenti im ketu, ndofta nga pakujdesia apo harresa. Ju lutem, shqyrtojeni mundesine per ta shfaqur, Komentin tim, jo kete kujtese per kete koment.
O Z.Mero" sali berisha nuk eshte thjesht hajdute apo kreminel ai eshte me shume se kaq, ai eshte armiku i betuar i popullit Shqiptare. Kaq e thjesht eshte per ta kuptuar te gjithe ata qe se dine. Une per te gjithe ata qe prononcohen pro berishes i urreje pa mase. Luan Staroves i them kaq, nuk ka gabuar America qe i dha non graden sali berishes.Nje gabim ka America qe ja dha shume vone non graden. O sali berisha nuk ta fal 97ten qe dogje Shqiperine. Respekte Z.Mero Bazes.
Qe ta keni te qarte nje here e mire : Mero Baze censuron 3 ne c'do 4 komente qe i shkojne Editorialeve te tij!
Te gjithe jemi nga pak Sali, nga pak Enver... O fol keshti si dua une, ose une te shkel me kembe edhe zgjatem per te arritur ate qe dua.... Bisht qeni jane te gjithe shqiptaret! O popull i mallkuar!
NUK E MBAN AMERIKA POR JUGU SALINE SE DO ME E PERDORE SI DIKUR AHMET ZOGUN PER TE PERCARE E VRARE VERIUN DHE TE HAJE QYL PUSHTET E PARA DALLAVERESH ME TE HUAJT NE KURRIZ TE VERIUT DHE SHQIPERISE SE SHQIPTAREVE