Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsëritën qëndrimin e tyre kundër personave të shpallur “non grata” dhe paralajmëruan aktorët e tjerë politikë që bashkëpunojnë me ta, se nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi të SHAB ndaj tyre.
Përsëritja e komenteve nga Ambasada e SHBA në Tiranë, vjen pas përpjekjeve të Sali Berishës për ta relativizuar ndëshkimin ndaj tij dhe familjes së tij, duke qenë një rast unik që jo vetëm nuk e pranon ndëshkimin, por po përpiqet të bëjë rezistencë politike kundër tij.
Ndaj sanksioneve të SHBA për individë në çdo vend të botës ka dy qëndrime. Vendet pro-perëndimore apo që janë nën influencën e SHBA, jo vetëm i pranojnë ato vendime, por adaptojnë ndaj të sanksionuarve ndëshkime ligjore duke u hetuar për veprimtarinë e tyre. Ky është dhe rasti i gjithë personave të sanksionuar në Shqipëri, që nga Adriatik Llalla, Vangjush Dako, Sali Berisha etj., Shkëlzen Berisha, Argita Malltezi etj.
Ka dhe një standard tjetër. Vendet anti-amerikane dhe që janë në konflikt me influencën e politikës amerikane, i heroizojnë personat nën sanksione.
Fjala vjen të sanksionuarit rus nga SHBA janë heronjtë e Rusisë.
Dodik në Bosnjë si përfaqësues i nacionalizmit serb është hero dhe në Serbi, vetëm pse është sanksionuar nga SHBA. Po ashtu krerë të organizatave kriminale islamike të sanksionuar nga SHBA janë heronj të militantëve islamikë.
Pra ata reagojnë kundër SHBA, njësoj si Sali Berisha, i cili po tenton të bëhet “hero” për shkak të sanksioneve perëndimore ndaj tij.
Ekziston dhe një kategori e tretë e brishtë e vendeve që duan të jenë dhe me SHBA, dhe kundër saj, të cilët nuk arrijnë deri tek kjo vijë sjellje e Berishës.
Fjala vjen, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, është një politikan i qartë anti-perëndimor, por përpiqet të mbajë mirë raportet me Perëndimin. Ai natyrisht që nuk ka dëshirë të ketë punë me SHBA dhe Brukselin, por kur SHBA i shpalli shefin e shërbimeve sekretë Vulin si “non grata”, u detyrua ta largonte atë nga detyra.
Edhe Albin Kurti është një anti-amerikan i vetdeklaruar për shkak të vijës së tij ideologjike, por u detyrua ta largojë nga puna një drejtor tenderësh të sanksionuar nga SHBA si i korruptuar.
Sali Berisha nuk është as në standardin e këtyre, por është në standardin e vendeve thellësisht anti-amerikane, si Rusia apo organizatat politike të botës islame që mbështesin terroizmin.
Ky është i vetmi që po përpiqet të organizojë një kryengritje anti-amerikane në një vend pro-amerikan, duke mos pranuar qëndrimin e tyre.
Ai nuk pranon sanksionet e SHBA ndaj tij për minim të demokracisë, korrupsion madhor dhe presion mbi drejtësinë.
Nuk pranon asnjë vendim gjykate ndaj tij, duke i shpallur antikushtetuese.
Nuk pranon asnjë fakt kompromentues ndaj tij të zbuluar nga prokurorët antikorrupsion, edhe pse familja e tij del e lidhur me gjithë rrjetin e krimit të organizuar në Shqipëri.
Nuk pranon asnjë akuzë për fëmijët e tij dhe sillet gjithë ditën si avokat popullor i historive të tyre kriminale.
Praktikisht Sali Berisha nuk pranon sistemin tonë, shtetin që kemi vendosur të jetojmë, rregullat e tij, aleancat tona strategjike, dhe të gjitha këto i bën vetëm për hallin e tij personal dhe të familjes së tij.
Ai sillet si i pari i fisit Berisha, që nuk ka punë me shtetin shqiptar, por që ka rregullat e tij, kanunin e tij, standardet e tij, gjykatat e tij popullore, prokurorinë e tij ku është vet kryeprokuror, politikën e tij ku është vet president, qeverinë e tij ku është vet kryeministër, edhe pse mbrapa ka vetëm pjesëtarët e fisit të tij.
Është një histori unike se si një udhëheqës fisi mendon se duke vetëshpallur qeverinë e fisit të tij, mund t’i bëjë karshillëk shtetit shqiptar.
Çfarë borxhi i ka Shqipëria një njeriu që e ka bërë dy herë president, dy herë kryeministër, ka duruar shkatërrimin e shtetit prej tij në vitin 1997 dhe zhytjen e Shqipërisë në një spirale korrupsioni dhe rrënimi ekonomik?
Asnjë borxh.
Veçse t’i tregojë se shteti shqiptar dhe shteti i fisit të tij nuk mund të bashkëjetojnë. Dhe se Shqipëria s’ka ndërmend të mundet nga fisi i tij.
Boll fole ne emer te SHBAse o kok cep? Se kujt I rruhet ne SHBA per AL zoti e di. As emrin nuk ja din, e ngaterojne me Armenin. KOSOVA njihet shume dhe shume me teper. Vazhdo me Saliun boll me SHBA.
Saliu me shumë njerze rreth e rrotull ti, janê islamo-komunista po njësoj janë edhe Rama me Albin Kurti.
Ti Armen qe na hiqesh sikur vjen nga hena , je nje berishist idiot funksional , qe nuk jeton ne Shqiperi dhe as nuk shef e as nuk degjon .
Shteti i fisit te Sali kriminelit ka mbrojtjen e drejtesise se re me perfaqesuesen e saj Iliriana Olldashi,kaq mjafton per te thene ju dhjefsha mu ne drejtesin e re.
Epo perendia ja di hallin. Mbase duhet edhe kemisha e forces, se mbetem gjithe jeten, duke i hapur rruge budallait...
Edhe në kohën e kanunit apo bajraktarëve,fisi apo familja e këtij brekgrisur komunist,kanë qënë ca merhuma që mezi ruanin tufën e dhive kur i humbisnin nëpër shpellat e viçidolit. Vetëm në kohën e PPSH u bënë komunista e spiuna dhe ky kriminel i lindur mësoi të gjitha marifetet për të bërë karierë nëpërmjet servilizmit e mbrapaskenave dhe shitja e shokëve
Saliu eshte jo vetem udheheqesi I fisit por dhe nje pjese te sistemit te drejtesise. Iliriana Olldashi,kjo vemje e nyte i doli hapur ne mbrojtje familjes kriminale te Sali Berishes,po nuk u denua kjo gjyqtare mund te themi pa frike, ju dhjefshim mu ne drejtesin e re.
Ke shume te drejte Mero
Hidhni gjithe komentet e meparshme o media e lesh regjimit
Nje udheheqes fisi (Saliu pra) perballe Shtetit Shqiptar (e ka llafin per kete pushtetin Rama qe i eshte arratisur zevendesi me nje barre vjedhjesh mbi kurriz) - percaktimet jane te Mero Bazes qe i njeh te dy se i ka ndenjur njelloj te dyve ne preher. Me pare Saliut e tani Ramiut.
Te flasesh per kte perbindesh dykembeshme me ftyr njerzore ,ky mashtrus,hajdut, vrases organizator ne tentativ te shkateroj Kombin shqiptar, qe vetem cudia e nje populli si shqiptaret qe dy her e nxoren president dy te tjera kryeminister dhe vazhdojn te destabilizoj per qellime personale ,aq te ndyra ,aq te dukeshme ashtu sic i pershkruan i nderuar Mero , vetem ne Shqiperi nga shqiptaret mundet te ndodh nje "mrekulli "e till Nuk besoj se ka vend ne Bot kaq "budalla" kaq tolerant e armik te vetes e te ardhemes se tyre Veprimtaria e tij ,"shkolla" e tij ka nxjer "kuadro" qe ijan "mirnjohes"e akoma ne sherbim te tij si kjo Olldashi Nuk ka shqiptar te vertet qe nuk vuan pasojat qendrimin e tij e nuk di bemat e tij e pasurimin galopant pa kufi e te pandalshem gjat sundimit te tij, Shikoni perpelitjet e zjarin qe hedh ne parlament qe akoma te friksoj te pa burret qe nuk i tregojn vendin njeher e mir Si mundet te durosh kte kafsh e ti shkosh pas ...!!!!Aka ma turp ???
O Mero, Na relakson ,..me keto shkrime..