25 vjetori i ish-Kushtetutës  

27 Nëntor 2023, 18:07Editorial Mero Baze

Kushtetuta e Shqipërisë, 25 vite më parë, u refuzua nga opozita e Sali Berishës. Vendimi i tij për të mos marrë pjesë në Komisionin e hartimit të Kushtetutës dhe më pas për të bojkotuar votimin, u shoqërua me zotimin se nuk do ta njihte atë Kushtetutë. 

Kur u kthye në pushtet më 2005, natyrisht që nuk e zhbënte dot, por u përball me disa vendime antikushtetuese të cilat Gjykata Kushtetuese ja ktheu mbrapsht.

Më 2008, ai arriti të bëjë ndryshimin e parë të Kushtetutës në bashkëpunim me Edi Ramën lidhur me sistemin elektoral, duke e ndryshuar atë rrënjësisht, nga mazhoritar në proporcional rajonal me listë të renditur. 

Kushtetuta ndau vendin në 12 qarqe, dhe krijoi një konfigurim elektoral, që në të vërtetë humbet barazinë e vlerës së votës në rajone të ndryshme të vendit. 

Po ashtu u ndryshua zgjedhja e presidentit, duke i hapur rrugë votimit më shumicë të thjeshtë pas raundit të tretë të votimit.

Këto ndryshime patën ndikim të rëndësishëm në formimin e klasës politike, duke u dhënë pushtet absolut kryetarëve të partisë në përzgjedhjen e kandidatëve dhe duke dobësuar ndjeshëm protagonizmin personal të individëve në politikë.

Nga ana tjetër, Berisha arriti të fusë në Kushtetutë dhe atë që quhej koalicion i përbërë. Meqë Partia Demokratike nuk ka dalë kurrë forcë e parë në vend dhe nuk kishte më shpresa të dilte ndonjëherë, Berisha shpiku atë që quhet koalicion i përbërë, ku votat e secilës parti në koalicion, llogariteshin si një subjekt i vetëm politik, duke shtuar kështu artificialisht vlerën e votës për partinë e parë të koalicionit, pasi ato parti që nuk arrinin dot deputetin, votat ja falnin partisë së parë.

Kushtetuta u ndryshua sërish me rastin e Reformës në Drejtësi, duke i hapur rrugë ndikimit të Bashkimit Evropian dhe SHBA në Reformën në Drejtësi dhe duke u pajtuar që ligjin e dekriminalizimit, i cili prek të drejtën e individit për t’u zgjedhur, të mos e anulonin si antikushtetues.

Më 2021, Edi Rama i ndihmuar nga deputetët rebelë të PD që nuk pranuan bojkotin e Parlamentit më 2019, zhbëri të drejtën e koalicionit të përbërë duke imponuar që secili parti të marrë vetëm votat e veta në zgjedhje dhe jo ato të partive të vogla, duke zbutur disi pabarazinë që krijonte në zgjedhje ndryshimi i imponuar nga Berisha më 2008.

Në një farë mënyre ndryshimet e kanë kthyer Kushtetutën e vitit 1998, në ish- Kushtetutë, pasi ndryshimet kanë prekur tre shtylla kryesore të Republikës, sistemin e zgjedhjeve, sistemin e drejtësisë dhe institucionin e presidentit.

Në 25 vjetorin e saj ne mund të gëzohemi që kemi pasur një Kushtetutë, por duhet ta kujtojmë si ish-Kushtetutën.

Kushtetuta aktuale, nuk ka më lidhje me Kushtetutën e vitit 2008, dhe ndryshimet e njëpasnjëshme, kanë çuar në një Republikë atipike shqiptare.

Një shumicë e re kushtetuese në vend do të ishte e nevojshme për themelimin e një Republike të re, bazuar në një Kushtetutë që duhet të imponojë ndryshime në politikë dhe shoqëri, dhe jo në një Kushtetutë që ndryshohet sipas interesave politike.

Duhet riparë në themel ligji elektoral i Shqipërisë, për t’iu përgjigjur nevojave të reja të Shqipërisë, duhet të konsolidohet institucioni i presidentit, ose i zgjedhur nga populli, ose me një shumicë që të imponojë konsensus, dhe mbi të gjitha duhet të konsolidohet sistemi i ri i drejtësisë, duke u bërë më i zbatueshëm, më i drejtë dhe me më pak hallka ndërbllokuese ndaj njëra- tjetrës.

Shqipëria sot zgjedh vetëm kryeministrin dhe pastaj ai i zgjedh të gjithë të tjerët. Kjo balancë prishet ose duke zgjedhur nga populli edhe presidentin, ose duke ndryshuar sistemin elektoral.

Dhe për të shkuar drejt këtyre ndryshimeve, do të ishte mirë të kishte iniciativa politike, për të mos pritur që të shkojmë drejt një Republike të re, nga goditjet që mund të vijnë prej institucioneve të drejtësisë, por nga vullneti i mirë politik. Pasi nëse Republika e re vjen nga drejtësia, në vend të përfundojmë në një Republikë të re, mund të përfundojmë edhe në një Republikë prokurorësh apo magjistratësh, ku pushteti politik mund të jetë dhe më pak i përfaqësuar se në këtë Republikë.

9 Komente

  1. S
    Sali-virusi PPSH

    Foltore-nevojtore nuk njeh asgje kur jane ne opozite porrrrrr kur vijne ne pushtete ndryshojne gjerat tipik si bolsheviku vetefundosjes shoku Kurti nuk njihte asgje ne kosove po po po po kur mori pushtetin mashtruesi sa i embel sa i mire i njohu kodoshi Cernagores te gjitha flamurin lara lara qe e ka desinjuar lopa e Rambushit i njohu bolsheviku edhe mos bashkimin me Shqiperine se keshtu thoshte rrezoluta 12 44 . Ndaj mos harxhoni kohe me Haxhi Qamilet e komunistit Berrisha...

    Përgjigjjuni
    1. s
      selo plumbi

      Merreni me mend se sa sharlatan e legen eshte Berisha qe sot shkumbezon se mbron Kushteuten, te cilen dje nuk e njihte.

      Përgjigjjuni
      1. 3
        30 vjet vetëm vjedhin në emër të kushtetutës

        Kushtetuta që mbron hajdutët dhe hajdutët si Saliu me Ilirin e bandat e tyre bëjnë sikur mbrojnë kushtetutën duke u ngjitur nëpër mure dhe duke djegur parlamentin. Këta plehra nuk njohin kushtetutë e drejtësi përveç djepit të tyre

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jugu e mban salen dhe jo USA

          SALIU UA KA DHJERE E PSHURRUR KUSHTETUTEN POR JU JUGORET E MBANI SALI BEEISHEN SE DONI TA PERDORNI SI DIKUR AHMET ZOGUN PER TE PERCARE E VRARE VERIUN DHE TE HAJE QYL PUSHTET JUGU DHE CA KOHE,,,, NUK E MBAN AMERIKA POR JUGU SALINE SE E KANE PERDORUR MIRE KUNDER VERIOREVE TE MIRE E PATRIOTE PER VAZHDUAR DEMTIMIN E PERCUDNIMIN E IMAZHIT TE VERIOREVE NE SYTE E POPULLIT TE JUGUT DHE DUKE I DETYRYAR JUGORET TE RRINE GRUSHTBASHKUAR RRETH PARTISE DHE EDVINIT SE MOS LARG QOFTE VJEN VELLAI VERIOR NE PUSHTET,,,,

          Përgjigjjuni
          1. E
            E çna gjete

            Çfarë thua o CAR?

            Përgjigjjuni
          2. P
            Pushtetuta? Apo prostituta?!

            Duam KUSHTETUTE JO PUSHTETUTE QE MBAN GUR NE QAFE CA PUSHTA!!!!!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Demotakercita

              Shqiperia fillon jeten e saj shteterore sa here ndryshon pusht eti.Kjo behet me ndryshime ne ligjin themelor te shtetit.Te gjithe politikane qe kane ardhur ne krye duan mbreterimin per gjithe jeten.Qe nga Zogu,Enveri,Saliu e deri tek i fundit qe kemi ne pushtet Edi duan mbreterimin.Kushtetuta per ta ka qene e eshte nje dokument vetem per tu dukur.Sejcili ka thene e thot :SHTETI JAM UNE.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Likja

                O Mero. Sa të jetë Sali Berisha gjallë nuk ka shans t’i ndryshohet asnjë germë kushtetutës po nuk qe në intetes të tij.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Futja kot

                  Titull idiot. Tregoni injorance totale dhe mungere logjike. Ish kushtetuta eshte ajo e vitit 1976 qe e shpalli shqiperine republike te punes socialiste dhe u modifikua ne vitin 1991. Ajo e miratuar me 1998 eshte ende ne fuqi dhe testi kushtetues ka 191 artikuj. Nuk mund te konsiderohet ish kushtetute per disa modifikime te pakta te ligjit zgjedhor.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje