Tani debati për 29 Nëntorin, është debat për çlirimin nga berishizmi 

29 Nëntor 2023, 17:56Editorial TEMA
Tani debati për 29 Nëntorin, është debat për

29 Nëntori është një datë e cila ka krijuar një debat ideologjik rreth simbolikës së festës së çlirimit në Shqipëri.

Debati në parim është ideologjik, por konkretisht është kthyer në një debat hipokrit, që ka lidhje më shumë me berishizmin se me fashizmin. Ose më mire të themi, më shumë me çlirimin nga berishizmi, se sa me çlirimin nga fashizmi.

Data e çlirimit është një ditë simbolike e çlirimit të një vendi dhe nuk ka shumë lidhje me afate fizike kur ka dalë pushtuesi i huaj nga vendi. Ka vende që kanë datë të tillë çlirimin e kryeqytetit, një Kuvend Kombëtar që ka vendosur çlirimin, siç e ka pas Jugosllavia e Titos, apo një datë fizike të mbarimit të luftës. 

Nuk përjashtohet mundësia që Shqipëria ka vendosur datën 29 nëntor për shkak të lidhjeve të forta me Jugosllavinë në atë kohë. Kjo është e natyrshme po ta vendosësh në kontekstin e asaj kohe, kur Shqipëria ishte, siç e ka pranuar dhe vet Enver Hoxha, si një Republikë e Shtatë e Jugosllavisë.

Por kjo nuk ndryshon asgjë në faktin që Shqipëria u rreshtua në vendet fituese të Luftës së Dytë Botërore si një vend antifashist. E thënë më thjeshtë, forcat pro-fashiste në këtë vend, dolën humbëse të luftës dhe forcat anti-fashiste fituese të luftës. 

Edhe nëse datën e çlirimit do ta kishim vendosur në 17 nëntor kur u çlirua Tirana, apo 28 nëntor, për ta bashkuar me pavarësinë, asgjë nuk do të ndryshonte. 

Fitimtarët e luftës ishin komunistët dhe pushtetin do ta kishin ata. 

Gjithë argumentet e tjera historike janë kot dhe debati është hipokrit.

E mira e madhe historike e rreshtimit të Shqipërisë në forcat fituese të Luftës së Dytë Botërore, është fakti se Shqipëria i shpëtoi sanksioneve që do kishte si vend humbës i Luftës së Dytë Botërore, duke na hequr Jugun e Shqipërisë për Greqinë, nën akuzat se kishim nisur luftën italo- greke dhe ndoshta me pasoja të forta dhe për vet ekzistencën e pjesës tjetër të vendit, duke na integruar si Republikë të Shtatë jugosllave. 

Përfshirja e Shqipërisë në listën e vendeve anti-fashiste është padyshim meritë e politikës anglo- amerikane, por dhe partizanëve shqiptarë që ilustruan betejën kundër fashizmit, me aq mundësi sa patën. Dhe normalisht pushteti u takon fitimtarëve, që në këtë rast ishin komunistët.

Debati është hipokrit dhe mbahet në këmbë vetëm nga disa ithtarë të Sali Berishës, të cilët vuajnë kompleksin e të qenit komunistë dhe janë më shumë përgjegjës për diktaturën dhe aspak kontribues për çlirimin.

Vet Sali Berisha e ka pranuar zyrtarisht 29 nëntorin si datë të çlirimit dhe kur ka ri-ardhur në pushtet më 2005. Ai nuk e ka ndryshuara atë, por thjesht vet e ka festuar më 28 nëntor.

Prandaj në këtë pikë nuk ja vlen të debatohet. Dhe për ta ilustruar gjithë këtë hipokrizi, vlen dita e sotme në Shkodër.

Benet Beci, kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës shkoi e nderoi ditën e Çlirimit me një kurorë me lule, për herë të parë në historinë e një qyteti që ka 32 vjet i pushtuar nga berishizmi, duke shënuar kështu çlirimin e Shkodrës nga berishizmi.

Babai i Benet Becit, gjuhëtari dhe akademiku i njohur Bahri Beci, ka dhënë shumë argumente në veprën e tij se gjermani i fundit nuk ka ikur nga Shkodra më 29 nëntor dhe se ai nuk ndjehej mirë që 29 nëntori ishte datë e Çlirimit pasi përkonte me Konferencën e AVNOI të Jugosllavisë.

Por kjo nuk e pengon të birin e tij të nderojë ditën e Çlirimit si përfaqësues i shumicës së shqiptarëve normalë.

Kundër tij ka dalë shefi i kabinetit i Partisë Demokratike, Akil Kraja, babai i të cilit ka qenë oficer i lartë Sigurimi në Durrës deri në vitin 1990 dhe ka futur njerëz në burg në emër të komunizmit.

Natyrisht i biri s’ka përgjegjësi për atë që ka bërë i ati, por kjo këmbëngulja e tij për të mos pranuar 29 nëntorin si ditë që solli në pushtet babain e tij oficer Sigurimi, natyrisht është hipokrizi.

Gjykoni vet tani se çfarë është në thelb debati për 29 nëntorin. Për një palë, atë humbëse, sot është debat i dhimbshëm, për "Berishën" e fundit që ka ikur nga Shkodra(bashkia), për pjesën tjetër është festë për çlirimin e Shkodrës nga berishizmi.

25 Komente

  1. P
    Pjeter....

    Data 29 eshte llogaritur djallezisht per t'i sherbyer kultit te Enverit! Sepse duke qene nje date pas dites se flamurit, e ka sfumuar dhe eklipsuar sa ishte Enveri pushtetar absolut. Tash me logjiken e Meros I bie qe te bjere berishizmi dhe te ngrihet...kush? Enveri?! Larg qofte!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Frat

      Ti je nje cope injoranti qe nuk e paske shokun. O debil Enverit i leverdis 28 nentor 1944 sepse i bie fiks 501 vjet pas Skenderbetu 28 nentor 1443. Dhe s'pirdhte Enveri as per ty, as per Jugosllavi e cfare permban menda jote e semure. E vendoste si te donte; si kur u prish me Jugoslavine qe ne 1947, si kur polle ti.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cipini

        Dita e clirimit duhej te ishte kur u morr Tirana, kjo ka llogjike. Enveri kishte Titon qe e kontrollonte dhe caktoj te njejten me Jugosllavine. Kjo e planifikuar per kur te aneksohej Shqiperia, sic edhe u punua fort me pas. Clirimi i Shqiperise morri fund ne 17 Nentor 1944, gjermanet moren rrugen per te dale ne Jugosllavi. Megjithate nuk ja vlen te humbet kohe me kete diskutim. Eshte ajo qe eshte kur dolen gjermanet nga Shkodra. Sali kriminelit i duhej kjo per arsye krejt politike.

        Përgjigjjuni
    2. U
      Ushtaraku

      Kulmi i ironise eshte qe Enver Hoxha e donte daten e clirimit me 28 Nentore ( ta quante nentori i dyte i Shqiperise) dhe ne fakt planet u bene per tu bere viti i pare e clirimit me date 28 por ishin partizanet e Shkodres qe nuk pranuan dhe e kundershtuan. Kulmi i hipokrizise eshte qe 90% te persekutuarve dhe te pushkatuarve ne kohen e komunizmit jane ish partizane apo nga familje qe ndihmuan forte luften anti-fashiste. Koco Devolle dhe Agron Llakaj e kane pershkruar mjeshterisht kete absurditet shqiptare ne skecin e tyre.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Frat

        Ta quante nentori i trete o injorant. Sepse 28 1443 skenderbeu, 28 nentor 1913 qemali. Po kujdes kur merrni pesiper te shkruani se ngjani dhe qesharake mbi te gjitha

        Përgjigjjuni
      2. S
        Saliu ka ikur per lesh bubi

        - Berrisha eshte debil i lindur, humbje kohe te meresh me nje skizofren , eshte bere nje lufte kunder okupatorit e supozojme ishte nje grupe nje organizat nje divizion nje ushtei ( nacional -clirimtare ) nuk ka lidhje fare me ideollogjine komuniste .Çlirimtare kishte me bindje te majta te djathta apo pa bindje luftuan u vrane per vendin dhe kerkojne rrespekt nga ne . Nuk ka rendesi data 29 30 31 nje feste kerkone nje date . Une i referohem televizionit France 5 nje ne emisione per luften ku thote : I vetmi vende qe u çlirua me forcat e vehta ishte Shqiperia me teje vazhdone generale De Gaulle i shruan nje leter Enver Hoxhes ku i thote eja ne kampin tone por qe nuk mori kurre pergjigje. - Degjojme kur flasin me pathos per UCK heronjte deshmoret haaa çfare hipokrizie nje deputet nje parti qe nuk rrespekton te renet e vehte per liri si munde te jene te besueshem qe i konsiderojne vertete heronje ? . - Te rrespektojme luften dhe te renet dhe jo politiken mbas lufte te Enver Hoxhes se ata qe e paguan ishin vete partizanet jo ballistet pasi ata kaluan hapur ne rradhet e okupatorit dhe nuk e di nese ka nje vende qe mbas lufte nuk i denone collaboret. - Ne France iltali i varren me koke poshte . Ndaje rrespekt per partizanet heronjte e vertete .

        Përgjigjjuni
        1. A
          Altin

          Ky "profesor - doktor" Rrumpalla ka qene ne tribunen kryesore me Enver Hoxhen ne gjithe festimet e paraden per diten e clirimit 29 Nentor. Ky ish sekretar partie, president, kryeminister ka genjyer gjithe jeten si nje bastard.

          Përgjigjjuni
        2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

          Berisha e përdori ndryshimin e datës, për të bërë sa më shumë për vete bashkëpunëtorët e fashizmit, në PD, për të treguar se ishte antikomunist. Kokëfortësia e tij, për të thënë se dhe mashkulli mbetet shtatzënë, qëndron në çdo kohë.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rezi

            Mund të ma dokumtosh se Enver Hoxha ka thënë se Shqipëria ishte republikë e shtatë e Jugosllavisë? Ka shkruar se u përpoqën ta bënin republikë të shtatë, por nuk ja arritën. Mos ju jepni vlera të huajve kur kontributi kryesor i përket ushtrisë nacional çlirimtare në luftën kundër pushtuesit nazi-fashist. Madje u ndoqën nazistët deri në Vishegrad. Në 1975-ën jam dëshmitare e ardhjes së eshtrave të 105 dëshmorëve të rënë në ish Jugosllavi.

            Përgjigjjuni
            1. d
              daja

              Vetem ti se dike Rezi ai e shtroi problemin ne gjithe orgazatat e partive ku u miratua nje zeri qe te beheshim republik e shtate, se sja mbante njeriu te thoshte jo se vinte Koçi Xoxe ti priste koqet. Ishte dinak Dulla se po te dilte gocë, ja mbyllte gojen vete e miratuat vetem Nako Spiru kundershtoi, dhe i ban presion deri sa vrau veten. Po thuj shyqyr qe u prish Tito me Stalinin se republike e shtate do ishim bere, Tito donte te bashkohesh e Bullgaria por nuk pranoi Gjergj Dimitrovi .

              Përgjigjjuni
            2. S
              Sali qen bir qeni rrugëve do ngordhësh

              Kush është ky m... m... psikopat i zbritur nga shpellat ku ruante dhitë,që të vendos datat,të vendos kush ikën e kush vjen në qeveri. Ky komunist i ndyrë që vjen era cjap,duhet të shporret se boll e ka shkatrruar,vjedhur e djegur këtë vënd,boll e ka përçar këtë popull

              Përgjigjjuni
              1. C
                Coli

                Je i madh Mero

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Iso

                  Z.Mero! Nuk eshte asnjera nga ato qe thua ti,e verteta perse saliu ka alergji partizanet eshte sepse babai i tij biologjike vuk karaxhic edhe pse i plagosur e ka palluar sheqeren per tre muaj pa ja ndare,duke sjellur ne jete plehun me te dekompozuar ne historine e dobicve konfliktual.

                  Përgjigjjuni
                  1. m
                    mirel

                    Arkivat naziste thone se kufiri shqiptar eshte kaluar pas mesnates se 28 Nendorit dhe Shkodra u gdhi ne 29 Nendor pa asnje ushtar pushtues

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Clirimtari

                      Ti nuk do clirohesh kure nga Berisha. Te del ne ender, nate per nate, dhe vazhdon dhe lag dyshekun. Berisha do ngelet ne histori (per mire apo per keq). Po ti o ditezi?

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arben

                        Ndaj thashë s’na ka ikur, Akoma “gjermani”, Kur të ikë Berisha, Çlirohet vatani! Ajo do të jetë, Dita e festimit, Do gdhendet për jetë, Si datë e çlirimit!

                        Përgjigjjuni
                        1. !
                          !!!

                          Mero, futu pak ne facebook dhe shiko fotot e Sali Berishes ne vizitat e kujt familja ka shkuar ne Vlore me 28 nentor, per te kuptuar se si jane zhvilluar ngjarjet ne vazhdimesi. Vizita e Ilir Metes ne ate fshatin e Vlores, takimi me nje mesues atje , vizitat naten ne nje lagje te Vlores dhe zbritja nga shkallet qe viedon e ke paraqitur dhe ti dikur, pritja qe ju be Sali Berishes ne Vlore kur shkonte me foltoren e fameshme, shiko se personi femer ne video eshte ne foto dje ne shtepine e saj me Saliun dhe pjestare te familjes, por me sa duket dhe Ilir Meta atje duhet te kete qene...keta kane krijuar shtetin paralel ne Shqiperi me keta pjesmarres qe patjeter rrezikojne kombin shqiptar. Edhe struci fut koken ne rere, por dhelpra ja shqyen bythen qe e ka perjashta, prandaj edhe organet tona te sigurise ose jane ne perberje te kesaj bande kriminale, ose nuk jane ne nivelin e duhur Nato do tu mbroje po te sulmohi nga Greqia, jo Rusia, ndersa kalbezimi nga brenda qe ben kryekrimineli Sali Berisha, kerma me e madhe historike e atij kombi eshte rrezkshmeria me e madhe. Mos shiko festat dhe flamurin qe tallen me te; jane pamja e jashteme, pamja e brendeshme eshte shteti paralel qe ka ndertuar Sali Berisha me Ilir Meten per te shpetuar per vete, pa ç'i qi temen atij populli. Fatkeqesi ky degjenerim total.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lek Mirakaj

                            Mero ! Keni te drejte kurthoni se nuk ak randesi e ashtuquajtuar date e “clirimit”,po gaboni dhe eshte kriminale te thuashnse LANC qe faktori qe angazhimet e alatve per ndryshimin e kufijve te jugut ne favor te Greqise nuk u realizuan..Pa dyshim qne inetresat jugosllave te mbeshtetura nga super fuqija e kohes B>S fitimtar dhe kryesorja ,fakti se Shqiprija u pushtua ushtarikisht dhe ne brigjet shqiptare u be lufte dhe u derdh gjak,qe justifikonte faktin se Shqiprija e meritonte te jete ne rreshtin e viktimave.shtoj kesaj edhe faktin se si perfundoj lufta civile ne Grqi ,dhe kuadri eshte. I plote.

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lek Mirakaj

                              Mero ! Keni te drejte kurthoni se nuk ak randesi e ashtuquajtuar date e “clirimit”,po gaboni dhe eshte kriminale te thuashnse LANC qe faktori qe angazhimet e alatve per ndryshimin e kufijve te jugut ne favor te Greqise nuk u realizuan..Pa dyshim qne inetresat jugosllave te mbeshtetura nga super fuqija e kohes B>S fitimtar dhe kryesorja ,fakti se Shqiprija u pushtua ushtarikisht dhe ne brigjet shqiptare u be lufte dhe u derdh gjak,qe justifikonte faktin se Shqiprija e meritonte te jete ne rreshtin e viktimave.shtoj kesaj edhe faktin se si perfundoj lufta civile ne Grqi ,dhe kuadri eshte. I plote.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                POSHTE ZOGIZMI ENVERIZMI SALIZMI EDVINIZMI E GJITH

                                PA U CLIRUAR NGA ENVERIZMI NUK MUND TE CLIROHENI NGA BERISHIZMI O BOLE ENVERISTI

                                Përgjigjjuni
                                1. e
                                  eli-tiv

                                  ..debati per 29 nendorin ka qene budallallek e pa vlere...ka qene vetem shtyrje kohe per te gjithe ata qe vegjetojne....po te bejme nje paralele....8 dhjetorin e demokracise ta heqim , sepse nuk solli demokracine , por shkaterimin e vendit....u shkel mbi punen e djersen e popullit per disa dekada....u vodhen parate e njerezve , u hodhen ata ne rruge (piramidat) e kalua ne masakren e '97...e kjo brenda 7 viteve. Lufta nac-cli eshte lufta qe identifikoi Shqiperine e vulosi ekzistencen e saj...jane deshmore te rene per vendin ( e cfare mund te japesh me shume per vendin se jeten???)/ Dhjetoriste ishte i gjithe populli qe donte ndryshim e ndryshimi ishte i pashmangshem...nuk kemi deshmore te dhjetorit...por perfitues e shfrytezues te tij...pa patur merite....

                                  Përgjigjjuni
                                  1. 4
                                    45 VJET SHQIPERI SOCIALIST-TALLONISTE

                                    Debati per 29 nentorin eshte per tu cliruar nga Enverizmi! Se c'do Diktature e ka nje date te ardhjes ne pushtet qe ja festojne ithtaret e saj1 Dhe Diktatura Komuniste-Enveriste ate date ka - 29 nentor 1944 - ardhjen ne pushtet. Ajo kerkohet te festohet sot me preteksin e "Clirimit' kur ne ate date der ne 1991 ishte ne pushtet Enverizmi qe vrau shqiptare pas shpine vetem se donin te iknin matane kufirit (asnje pushtues nder shekuj nuk ja ka bere shqiptareve kete mynxyre) e si mos mjaftonte kjo, Enverizmi si asnje pushtues tjeter, nuk i la as gropa varresh atyre shqiptareve qe vrau e sot nuk i dihet ku i kane eshtrat.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Tina

                                      Po

                                      Përgjigjjuni
                                      1. m
                                        meshirojeni ushtarucin Mero

                                        Mero sot ne zbatim pike per pike te thenies se vjeter - "per inat te Vjehrres (Berishizmit) do fle me Mullixhiun (Enverizmin)"

                                        Përgjigjjuni
                                        1. !
                                          !!!

                                          E shikon, Mero, shtetin paralel? Ja dhe keta komentuesat si une, anonime, aty bejne pjese tek ky shtet i Sali berishes, por kur s'ka drejtesi, s'ke me ç'i ben. vetem te besh vetegjyqesi.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje