Ka një përpjekje për të zhvlerësuar një nga provat më themelore që lidh Shkëlzen Berishën me historinë e Gërdecit, sa i përket lobimit të tij në emër të pushtetit të babait. Është ai faksi që niset nga zyra e ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi drejt një zyre anonime gjysmë private në Ministri të Mbrojtjes, që në fakt ishte zyra ku punonte grupi i gatshëm i Shkëlzen Berishës në Ministri të Mbrojtjes.
Historia e faksit është shumë e thjeshtë. E dinë prokurorët e hershëm të çështjes Gërdeci, përfshi dhe zotin Dumani, e di Fatmir Mediu, e di Aldo Bumçi, e dinë ata që e kanë dorëzuar si provë, por tani të gjithë bëjnë sikur po e hetojnë për herë të parë.
Dëgjova sot Fatmir Mediun që përpiqej të ngatërronte historinë duke shfrytëzuar faktin që gazetarët që e pyesin sot, para 15 vitesh kanë qenë në kopsht dhe nuk e dinë atë histori.
Përshembull në një moment tha “faksi nuk ka ardhur nga Ministria e Mbrojtjes” dhe reporterët e përcollën si lajm të madh.
Nuk ka thënë njeri që ka ardhur nga Ministria e Mbrojtjes. Ka shkuar në Ministri të Mbrojtjes.
Në një moment tjeter pyeti inxhinieren e IT: “A të ka kërkuar gjë ministri ty apo kryeministri ku është ai faksi?
-Jo, i tha ajo.
U përcoll dhe ky si lajm i madh.
Nuk ka thënë njeri në fakt që ministri ka kërkuar të dijë a erdhi ai faksi me shënimin “Për Shkëlzenin” se ministrin nuk e llogariste njeri fare në atë histori. Ishte thjesht shërbetor.
Ministri nuk thërriste zyrtarët e tij për këtë çështje. Siç vërteton dhe blloku i sekretares së tij, në zyrën e tij ka hyrë 42 herë Shkëlzen Berisha për një muaj. Nuk ka nevojë të shkonin të tjerët.
Pastaj del Aldo Bumçi dhe thotë ai shënimi “Për Shkëlzenin” nuk është imi dhe është falsifikim.
Në fakt nuk ka thënë njeri që është shënim i Aldos, por është nisur nga faksi i Aldos dhe kjo është provë shkencore. As Aldon e shkretë se llogariste njeri për ministër. Falë atij faksi u kthye ministër dhe është sot tek Foltorja.
Akoma më qesharake bëhet situata kur thonë ai faksi është pa vulë, kurse rekomandimet e Ministrisë së Drejtësisë janë me vulë.
Normalisht pa vulë është, se para vulës duhej aprovimi. Është projekt dakordësimi i Ministrisë së Drejtësisë që i çohej njëherë Shkëlzenit, a ishte dakord, pastaj vulosej e firmosej dhe shkonte tek babai i Zenit për miratim.
Pastaj del Shkëlzeni dhe thotë ai faksi nuk është shkrim i Aldos, d.m.th është falsifikuar shkrimi.
Po shumë mirë atëherë, të paditet shkresa si e falsifikuar dhe të shikojmë kush e ka shkruar, meqë nuk ja përmendin dot emrin atij që e ka bërë shënimin dhe që falë atij shënimi më pas u bë deputet dhe kur menduan se mbaruan punë me Gërdecin, e hodhën në rrugë. Krahasojeni njëherë me shkrimin e drejtorit të Kodifikimit të asaj kohe në Ministri të Drejtësisë.
Pra gjithë kjo përpjekje për të krijuar konfuzion me atë dokument, buron nga fakti se ai është radiografia e skemës së funksionimit të lobimit të Shkëlzen Berishës për Gërdecin. Njerëzit e tij ishin akomoduar në një zyrë në Ministri të Mbrojtjes dhe drejtonin operacionin e shkresave. Njerëzit i çonin shkresat aty për konsultim dhe pasi u jepte ai dakordësinë, i bënin me firma e vula dhe ja çonin babait të tij.
Kaq e thjeshtë është.
Siç dëshmon para prokurorit ish- sekretarja e Aldo Bumçit, Shkëlzeni erdhi në zyrë, takoi ministrin, dhe mua më dhanë këtë faks ta përcillja tek ai numër faksi që ka shkruar sipër.
Shkëlzen Berisha ishte ideatori dhe koordinatori i gjithë procesit juridik dhe administrativ të miratimit të gjithë lejeve të nevojshme për të nisur demontimi në Gërdec. Madje gjatë këtij procesi ai është konfliktuar dhe me ministra apo drejtorë që hezitonin të firmosnin, kryesisht në Ministri të Financave dhe Kryeministri. Por në fund ja doli ta merrte atë që donte me firmën e babait të tij dhe ta hidhte pastaj në erë me papërgjegjësinë e tij, pa i hyrë një gjemb në këmbë për 15 vjet.
Tani të paktën mos na bëni për budallenj, dhe bëni sikur nuk kuptoni çfarë do ky faks me shënimin “Për Shkëlzenin” në zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes.
Kërkonte të zotin e punës!
I zoti i punës është ai që tani duhet ta kërkojë drejtësia për të shpaguar gjakun e 26 të vrarëve dhe milionave të hedhura në erë. Quhet Shkëlzen Sali Berisha!
Ne fakt Zeni nuk donte te hidhte fshatin Gerdec ne ere por vetem te fitonte ca para.Nuk di i kujt ishte ky mall e trashegonte Zeni nga Sheqerja apo ja fali te birit Saliu.Sa ishte fitimi dhe u pagua ndonje tax ne shtet.Nje lope te vritej ne kohen e vampirit e shkoje ne burg por u shua nje fshat i tere dhe drejtesia jone ishte prone e Saliut.
Per sa kohe nuk thuhet se kush e ka shkruar kete faks dhe nuk merret ne pyetje ky person e te pyetet me porosi te kujt e ka bere, te tjerat jane hamendesime pa asnje vlere juridike! Sekretarja e Bumcit njehere tha se ishte shkrimi i Bumcit e pastaj u terhoq nga deklarimi kur doli se nuk ishte shkrimi i tij! Aresyet perse prokuroria nuk heton kush eshte personi qe ka bere shenimin mbi faks jane politike. Ato ose behen per te mbrojtur dike ose per te mbajtur ne ajer nje tymnaje! Ne te dyja rastet kjo qasje politike dhe jo ligjore.
Viktor Gumi quhet zoteria, Jozefina ia coi Aldos ne Ministri e pastaj nga hici e bene minister e deputet si shperblim per "rregullimet ligjore" qe i beri ceshtjes
Mijëra tonelata municione, janë shkarkuar,baruti ka ikur në drejtim të panjohur. Firma "Shqiponja" është lodhur nga transporti, Dritani Preshi duhet pyetur: Me urdhër të kujt i mbushte autokolonat e makinave???
Z. Kendveshtrim tjeter ne komentin tuaj ia kepusni kot Firma Shqiponja nuk ekIstonte ne vitet 2007-2008, se e kishte mbyllur aktivitetin ne vjeshten e vitit 1997, njelloj si firma Progresi e PS-se. Baruti nuk ka ikur ne drejtim te paditur. Me kamione, kryesisht me rruge tokesore eshte eksportuar ne Belgjike te firma BP Clermont. Pagesat per blerjen e barutit jane bere me banke, banka quhej (sot nuk ekziston me) Fortis Bank! Transporti I barutit deri ne Belgjike ka qene fort interesant per disa aresye ,.
Gjergji. Duke patur parasysh qe kemi qene (dhe mbetëm) shoke te mire ne shkolle…., filoqylsa … etj…..., deshiroj te me lejosh te te kundeshtoj pak. Ne pergjigjen qe i jep “KENDVESTHRIM TJETER”, nuk gjykoj qe eshte ai qe ja ka futur kot. Ai permend firmen “Shqiponja”, por pa permendur data dhe vite. Kurse ti, per ta “ç’vlerësuar” komentin e tij, i thua qe “ja ke keputur kot”, duke i permendur vitin kur ajo firme famekeqe me drejtor Tritan Shehun kishte pushuar veprimtarine e saj. Pra, ai thote dicka tjeter dhe ti i pergjigjesh per dicka tjeter. Me sakte, ai flet per firmen, duke nenkuptuar veprimtarine e saj kriminale, kurse ti i pergjigjesh per vitin, te cilat jane dy koncepte te ndryshme. Kurse ate firmen e PS-së, e fut kot ne koment, per krahasim veprimesh, por s’ka lidhje. Eshte si te krahasosh arrestimin e Adem Jasharit, Hashim Thaçit, vrasjen e Remzi Hoxhes etj…. nga Sali Berisha, ne vitet e tij te zeza, (ne fakt ky individ nuk ka patur ndonje vit me ngjyre tjeter), me arretimin e Qirje Bejleri. Sepse ketu flitet per krimet e PD-së. Kur ti vije radha PS-së flasim …. Pra me finesën qe te karakterizon dhe zgjuarsine qe ta kam vleresuar gjithmone, kerkon te ç’armatosesh nje komentues …. Por ne kete rast ai nuk ja ka keputur kot, ti …….. e ke gabim. Gjithsesi eshte ceshtje kendveshtrimi. Eshte kenaqesi te debatosh me ty. E shikoj qe vazhdon te jesh “rrebel”, si atehere qe thoje jo vetem “nuk ka patate!!!” por as LIRI. Shyqyr qe nuk na degjoi asnjehere ajo shtriga e fizikes (nga lagja jote), se sot besoj do ishim ne pritje per te marre kestin e trete te demshperblimit te te burgosurve politike. ????????????????????.
E mjera gjykatë!
Do qire rracen e farefisin saliut! Ai mut vodhi e shkaterroi gjithe shtetin, mehdi muti vetem pak miliona ka marre. Pjesen e luanit e ka shkerdhen sytopi qe I hap dyqan brekesh asaj kurves se tij edhe financon tv syrin e te qimi te pekes.
Pse budall eshte fate gerdeci te thote te verteten, ai e di mire se perfundon si olldashi
Pse budall eshte fate gerdeci te thote te verteten, ai e di mire se perfundon si olldashi
Pse budall eshte fate gerdeci te thote te verteten, ai e di mire se perfundon si olldashi
Sa i forte tregohet krimineli te fsheh krimet e tija. Sa i forte eshte hajduti per te mbrojtur ato qe ka vjedhur. Shikoni sot perpkjet e Sali Berishes per te mbrojtur vjedhjet gjigande qe ka bere ai familjarisht. Edhe nje firme e hedhur mbii leter Aldo Bumçi shkrimin "Per Shkezenin" dhe po behet nami duke e mohuar haptazi ate qe ka bere vete dhe e quan te falsifikuar.Fatmir Mediu eshte urdheruar
Po nuk u bë drejtësi për Gërdecin dhe 21 janarin Shqipëria nuk do të bëhet kurrë shtet. Ka mijëra fakte për Gêrdecin.Çfarë kërkonte Shkëlzeni në Gërdec?! Kush ia kishte falur fishekët dhe predhat që ai t'i shiste dhe të bënte miliona?! Çfarë doni më shumë?!
Pse ti mendon se kemi pas ndonjëherë shtet,dhe shpreson të bëhet shtet me gjithë këto vjedhje gallopante nga të gjithë shtetarët
Fatmir Mediu duhet te futet ne burg per tragjedine e Gerdecit sepse ishte kembengulja e tij qe Demontimi i armeve te behej ne Gerdec pasi Kryebashkiaku i Vores ne ate kohe ishte Fiqiri Ismaili , krushku i Fatmir Mediut dhe pislleqet i benin me mire bashke. Fiqiri Ismaili eshte nder pergjegjesit kryesor qe ne Gerdec vdiqen femije sepse nuk ushtroi kontrolle ne Fabriken e Demontimit dhe te parandalonte punesimin e te miturve.
Hetimi për gërdecin ështē një lojë e spakut sa për tu mbyllur gojën familjarve të viktimave!. Ështê e njëjta skemë që spaku po ndjek edhe për kompleksin partizani, për 21 janarin, për çezin, për lobimet në shba etj. Nuk do të ketë të burgosur nga krahu i dumanit! Harrojeni! Pak më thellë shkojnë hetimet për hajdutët e majtë! Këtu spaku punon më i relaksuar (si duket rilindjotët jan të zot në korrupsion por nuk janë të pushkës) prandaj tek - tuk do kemi ndonjë pas hekurave, me 2- 3 vite burgobigbradher sa për të thënë dhe për të shijuar më pas miljonat e eurove të grabitura!. Spaku po tallet! Po mashtron shqiptarët me bekimin e atyre që e ngritën dhe mbështetën!. Kaq.
AH , TA LUMSHA . TI VE PIKAT MBI i, PA TU DRIDHUR SYRI FARE .
Lereni drejtesine te beje punen e vete
Quhet Shkelzen Mut Vicidoli.
Mero si mjaft i afert i ketij pushteti qe je e meqe sot nis dhjetori - ndonje llaf per te gjithe ata punonjes Buxhetore qe kane nga dhjetori 2012 qe nuk marrin Pagen e 13 a shperblimin e fund-vitit nga kjo qeveri "e prane shtresave ne nevoje" apo do vazhdoje me bla-bla-bla me Saliun ne vend te tyre?
" GERDECI" eshte nje ngjarje kriminale qe duhet hetuar me rrenje .Duhen marre si te Pandehur Shkelzen "Sy Peshkaqeni" ,Mediu,Bumçi,vete Sali Kerma e gjithe sherbetoret e tyre..Mendoni kur benim Zbor -nuk na linin te afroheshim afer municioneve ,kurse keta Delenxhinj kane futur ne "Pune" te zbrazin barutin e predhave Gra dhe Femije !!!!???.
Avokati Idajet Beqiri ne nje emision televiziv ka thene qarte pak kohe me pare se shenimi ne shkrese per Ministrine e Mbrojtjes eshte shkruar nga Viktor Gumi qe ishte zv minister i drejtesise. Ai publikisht ne emisionin televiziv i ka bere thirrje SPAK ta marre ne pyetje Viktor Gumin dhe te beje ekspertize shkrimit te tij. Perse SPAK nuk ka reaguar fare ndaj kesaj deklarate publike me shume rendesi per hetimin e ceshtjes ????????