Deri më 12 me të shtëpisë,… pastaj me ju të tjerët 

2 Dhjetor 2023, 17:16Editorial Mero Baze

 

Të gjithë ata që besonin se Kuvendi i Berishës nuk mund të prodhonte ndonjë lajm, gabuan. 

Gabuan në fillim ata që ishin delegatë të Kuvendit dhe nuk shkuan. Gati 60 për qind e delegatëve mungoi, edhe pse Berisha i ka shkurtuar nga 4500 në 1200. Në sallë nuk ishin as 400 prej tyre, dhe me siguri që ishin të dëshpëruar nga formaliteti i votëbesimit të Berishës.

Gabuan deputetët e Grupit Parlamentar që refuzuan të marrin pjesë në Kuvend, duke menduar se do të bëheshin fasadë e një votëbesimi formal të Berishës, kur dihej përfundimi. Për më tepër që ata dhe ashtu nuk është se i kanë raportet e mira me Berishën.

Gabuan gazetarët që mendonin se Kuvendi do ishte një formalitet qesharak i panevojshëm, për një grupim politik i cili ende nuk ka vulë dhe logo.

Gabuan, se nuk u shkoi mendja që Berisha do votëbesonte vajzën e vet si pasardhëse të tij dhe ky ishte lajmi që prodhoi.

Dhe nuk e ka menduar keq si strategji.

Së pari, me këtë votëbesimi për vajzën e tij si trashëgimtare e partisë së tij, Berisha ka sfiduar opozitën, duke i përcaktuar asaj dhe të ardhmen e saj me një “non grata” tjetër në krye. 

Pra në vend të një rezolute ku të dënohej SHBA dhe të hidhej poshtë “non grata” e Berishës, ai zgjodhi një gjë dhe më radikale, duke përcaktuar që edhe pasardhësi i tij në atë parti do të jetë “non grata”.

Pra e ktheu “non grata”-n në një fat të partisë së tij. Ata që pranojnë Berishën dhe familjen e tij, duhet të pranojnë që do të jenë në një betejë afatgjatë me SHBA dhe Perëndimin, që i ka shpallur ata “non grata”. 

Dhe ky është një akti i guximshëm dhe i sinqertë kundër Perëndimit nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, pasi ata shpallën një betejë të përjetshme të këtij grupimi kundër SHBA, Britanisë së Madhe dhe Perëndimit në tërësi.

Së dyti, shpallja e pasardhëses, është një përgjigje për të gjithë ata që janë ambiciozë apo vërtiten rreth Berishës me shpresën që kur të vdesë ai, ata të marrin partinë apo meritat që i qëndruan besnikë. 

Të gjithë duhet ta kuptojnë që do të kalojnë nga vartës të Berishës, në vartës të Argitës apo Shkëlzenit, por meqë ai mund të ketë punë me drejtësinë, hë për hë, do të jenë vartës të saj.

Dhe kjo i jep fund iluzioneve të tyre për të ardhmen rreth Berishës. Akoma më keq, kjo i jep fund dhe etikës së Berishës që bën sikur i respekton, derisa t’i heqë nga mundësia e bashkimit me Bashën. 

Së treti, shpallja e Argitës si pasardhëse nga familja e tij, është një zgjedhje edhe biologjike, pasi Berisha mund të linte pasardhës edhe dhëndrin që është në burg, apo nusen e djalit, që nuk janë “non grata”. Madje nusja e djalit ka mundësi të shëtisë në Perëndim si blogere. Edhe një farë kulture e ka, se ka lexuar një libër për Merlin Monro. Madje dhe fansat i ka përafërsisht sa Berisha në rrjetet sociale.

Por nuk ja la as asaj, as dhëndrit, por vajzës, pasi vetëm kështu ai është i sigurtë që të gjithë duhet të binden qysh tani se fati i opozitës është i lidhur me fatin e familjes së Sali Berishës.

Por mbi të gjitha, përzgjedhja e Argitës, është një leksion i hidhur për çdo bashkëpunëtor të vjetër të Berishës që ka iluzionin se ai është njeri parimor dhe nuk lufton për familjen e vet. Ai mund të kishte zgjedhur fjala vjen Jozefinën, madje dhe profesor Spahon, apo dikë tjetër që i kanë qëndruar besnikë kaq vite dhe janë gati të shkojnë me të deri në varr, por ai ka hallet e veta, nuk ka hallet e tyre. 

Duke legjitimuar Argitën si pasardhëse, ai legjitimon historinë e pistë të pushtetit të tij, dhe i detyron të gjithë ata që i shkojnë pas, të pranojnë si standard politik një familje të korruptuar, një baba hajdut, një nënë hajdute, një djalë hajdut, një vajzë hajdute, të gjithë të sanksionuar nga SHBBA si të përfshirë në korrupsion madhor, minim të demokracisë dhe shantazhues të sistemit të drejtësisë. 

Pra Berishës nuk i mungonin njerëzit për të lënë pasardhës. Nuk i mungon as besimi tek ata. Berishës i mungon standardi politik i familjes së tij biologjike, pra ai ka nevojë të pranohet familja e tij dhe të imponohet si standard në atë parti, dhe jo të gjejë udhëheqës të pakorruptuar apo që nuk janë “non grata”.

Nën këtë frymë u zhvillua i gjithë Kuvendi i sotëm i partisë së tij me një sallë mbushur me pak se gjysma.

Duke u përpjekur t’u imponojë mbështetësve të pakt të tij, familjen e tij, Berisha dukej sikur thoshte: Deri sa të mbarojë Kuvendi, do jem me këta të shtëpisë, pastaj me ju të tjerët. Pak a shumë si ata që festojnë Vitin e Ri me shtëpinë deri më 12 të natës, pastaj dalin me shoqërinë.

 

18 Komente

  1. G
    Gimi

    Hahahaha. Je i modh Mero

    1. Q
      Qirshum Satdushi

      Kim Jon Ung i Koresë së Veriut vëllai i shokit Sali Shiqere Birisha me sivëlla Ilir Rigjep Fiqe Metajn, qi partitë, i kon prona private, prandaj, duhen çrregjistruar nga Gjykata si Parti Pulitike, duke i kaluar në SHPK, dhe rregjistrim tek TATIMET DHE tek INSTAT….. Prandaj duhet të paguajnë TAKSA si gjithë ky milet.

    2. J
      Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

      Kukumjaçka është vetëm manifestim i depresionit dhe psikopatisë së Berishës, se nuk i ka lënë asgjë për të drejtuar përveç arkivolit që varrosi partinë, Lulëzimin, aleancat me ndërkombëtarët dhe vetë familjen e vet biologjike. Vetëm një psikopat pedofil dhe nekrofil mund t'i trashëgonte familjes së vet biologjike një parti kufomë të mbytur nga ai vetë, gjithë faturën e krimeve të veta për të cilat refuzoi të mbante përgjegjësi, sukullën për të pastruar haletë e vorjoepirit, buçërinë për të gëlltitur çdo spermë qeni, gjithë hakmarrjen e gjaksve që e përgjojnë, me gjakun e të cilëve ndyu duart! Kukumjaçka është një kadavër e balsamosur e emëruar në krye të diçkaje të vdekur, të mbytur, të përdhunuar nga babai i saj tashmë kufomë e pakallur dhe buçore e shkërdhyer me çdo lloj qeni antishqiptar. Ndërsa tribalizmi që mbajti peng të djathtën për 30 vjet, pasi u shporr dhunshëm nga gjithë Perëndimi i qytetëruar , njësoj si 60 vjet më parë nga pjellët e vet marksistë , sot bashkë me Bajraktarin e vet motërqir nuk po lë spermë qeni pa gëlltitur nga Ferid Bejleri, Anastas Janulla dhe bandat e Mavit. E vetmja gjë që përfaqson sot politikisht Sali kërma dhe banda e buçeve është shefi i tyre Labi Ferid Bejleri si lider i burgosur vorioQimarës dhe pavarsisë së VorjoJanullës. Ndërsa Kukumjaçka, kulluvari i saj dhe Shkërdheni që shumohet me kushërira, rrugën drejt vdekjes, e kanë të ndërtuar nga vetë Sali kërma. Le të vazhdojnë me ngulm drejt atij qorrsokaku të ndërtuar nga njeriu më tinzar, i ndyrë, skizofren dhe i pështirë që fati i keq ja i solli për baba!

      1. B
        Bejkush

        Fjalëformim i denjë për një gazetar,shkrimtar apo njeri të letrave,por me shumë kakolali,shumë feçe,sekrecione dhe lëngje biologjike në shqipen tënde. Meqë po lexoj në orar kur vaktet janë larg dhe meqë kam mide të fortë,kjo nuk më vret shumë ,po mendo se ka edhe lexues të ndjeshëm... Shkalla e urrejtjes që shfaq ,duke mbajtur parasysh që je i letrave,mund të jetë shenjë e keqe. Shprehje e një personaliteti të gjymtuar dhe të orientuar keq,të bëjnë të frikshëm sepse me këtë sfond lindën Berishët dhe Ramët,që i kanë zënë frymën Shqipërisë. Sa për dijeni teksa ti haje veten me dhëmbë për të mësuar letra ,mjaft nga ata që t'i përmend më sipër po rruanin leshtë pranë ndonjë burimi,se u bëhej edhe fresk në lëkurën e saporruar. Futi ndonjë fërnetë dhe vëre shpirtin në paqe,se bota nuk rrotullohet se do ti ore!

      2. D
        Drejtesia

        Po pse o Mero,Argita nuk ka pune me Spak? ...prit se dardha e ka bishtin prapa,3% e arabit i harrove? Sa pasuri vuri Argita me firmen e te jatit? Lepuri kapet me qerre!

        1. N
          Niko

          Mero i ke thene të gjitha."Kuvendi" i faltores"gallata" e radhës!

          1. T
            Tirana

            Filozofia "Kim Jong Un"

            1. K
              Ku ku lokja per loqen qe polli!

              E hodhi kopilin e vet të vdekur, në prehër të vajzës

              1. E
                Enver Hoxha i viti 2023

                Pse çuditeni gjitheçka dihesh , eshte ne politike per te mbrojtur familjen e tij kriminale . Kemi te bejme me nje sekt familjar ku Guru eshte Berrisha dhe pasardhese eshte ish dashnore Bashes Guru apo Guresh Argida . Nje shoqeri e nje media e kulturuar e kishte injoruar per ti treguar drejtesis vendin .

                1. S
                  Svetllana

                  Ne historine tone te Memes Rusi, shqiptaret jane pershkruar si driteshkurter, qe rendin pas cdo llamarine qe shkelqen, duke e pandehur se eshte flori; keshtu edhe sot, ata po rendin pas tigrit prej letre-SHBA-se. Shume shpejt me ne do te vine Serbia, Hungaria, Republika Serbsca, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria dhe Greqia. Shqiperia do t'i jepet si shperblim familjes famoze besnikja jone deri ne vdekje, Karaxhich-Berisha.

                  1. U
                    UNE

                    S'ju ndane shpellaret kesaj Shqiperie te ngrate. YAAAAAA.

                    1. S
                      SKAP

                      E degjuat fjalen e Bushtres: Qortoi te atin qe nuk u tregua vigjilent per ti mbrojtur burgut e sidomos pasutite qe kane vjedhur.

                      1. A
                        Aron

                        Tragjikomike kush vazhdon ti shkoje akoma mbas, mbas kesaj shfaqje kaq te neveritshme.

                        1. E
                          Emiljano

                          Sa te kete parate e vjedhura per 30 vjet sali kerma do i mbushe sallat dhe mitingjet me fakire dhe lepiresa sepse pervec talebaneve dhe lepiresave qe i rrine perqark,nuk ma do mendja se i beson ndonje perrallat e ketij kufome ne 2023.Kuptohet ketu nuk hyjne Noka,Paloka dhe Ndoka se keta jane idiote te lindur dhe do i kete gjithmone me vete deri ne vdekje.

                          1. Shqiptari

                            Mero! Jan dakord me ato qe shkruan ti,pasi ai do te krijojë ne Shqiperi familje politikanesh si ne Amerike dhe ne tere boten.Ne Amerike disa familje si Rusvelt,Kenedi,McKein,Bush etj,ne Turqi,Angli Xhonson etj,ne indi Indira Gandi,ne Egjypt 150 vjet deri te mbreti Faruk,ne Korene e Vetiut,ne Pakistan pasardhesit e Zylfikar Ali Buto etj.Te ne jane disa familje te medha si ajo e Ballinjeve(Fariu dhe kërriçi i tij),familja Hajdari me Rudinen,Kirin dhe Azemin e vogel,Breçani ne Burg dhe Stresi me Kallash,pasardhesit e deputeteve te larguar nga kjo bote te PS,apo nipat e deputetit te Kurbinit me shkopa bejsbolli qe te thyejne ne mes.Argita vjen nga nje non grata,por eshte Berishe dhe ka gjakun e dinastise nga Viçidoli,njelloj si fisi i mokerkarit Falli Bariu.Kjo eshte nje arritje e madhe per PD qe siguron trashegimine ne partine e Saliut.

                            1. V
                              Vllaznia

                              Lol Luka ka je? Ke ken vizjonar e djal bq, mi fol Dorit. Kaq mundesh me ba. Surpriza ka per ty.

                              1. A
                                Arbeni

                                O Argita moj zonja Argita Unë shumë lart këmbët t’i ngrita Mos u dridh mos u përdridh Moj ta vënça karin në pidh

                                1. T
                                  Tirana

                                  Mjere ne te shkretet ne dore te kujt kemi rene . Nga njera ane Berisha e nga ana tjeter Rama.. S' lane gje bere e pa vjedhur e prap dalin te paster si njeri tjetri. Ata te rruges se Elbasanit te marrin masa se nuk shtyhet keshtu o njerez

                                  Lini një Përgjigje