Të ftuar si krushq në dasmën pa nuse të Berishës 

1 Dhjetor 2023, 19:03Editorial Mero Baze

 

Sali Berisha do të mbledhë të shtunën, Kuvendin e partisë së tij, e cila mbetet ende një grup pretendues për të marrë logon dhe vulën e Partisë Demokratike, por nuk është një parti e regjistruar. 

Arsyeja pse partia e Berishës nuk është një parti e regjistruar, është vet Sali Berisha. 

Në procesin e ndarjes së tij me Partinë Demokratike drejtuar nga Lulzim Basha, Sali Berisha ka qenë i qartë qysh në fillim se donte të krijonte një problem me legjitimitetin e tij në krye të PD, dhe jo të merrte Partinë Demokratike.

Për Sali Berishën marrja e PD nuk ka qenë objektiv, por ka qenë përpjekje për të krijuar një proces ilegjitim. 

Nëse Berisha donte të merrte Partinë Demokratike, ai mund ta merrte atë lehtësisht më 18 dhjetor të vitit 2021, në Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha. Shkonte aty bashkë me njerëzit e tij duke mos bërë Kuvend paralel në stadium dhe e merrte partinë.

Nuk e bëri atë se në fakt atij nuk i duhet thjesht marrja e PD. Ajo nuk i vlen për asgjë. Logoja e PD dhe vula e saj nuk janë kurrfarë mbrojtje për Sali Berishën dhe familjen e tij. Nëse ai do të kishte atë objektiv do ta arrinte, por problemi është se çfarë do të ndodhte më pas. 

Më pas ai nuk do të ishte më viktimë dhe nuk do të kishte mundësi të vazhdonte politikën si i viktimizuar nga fabulat që krijon vetë, duke përfshirë Sorosin, SHBA, Britaninë e Madhe, McGonigal etj.

Sali Berishës i duhet ilegjitimiteti i partisë së tij, si një mënyrë për të justifikuar dhe frymëzuar përpjekjen e tij për revoltë dhe për të tërhequr në betejën e tij dhe aleatë të tjerë.

Nëse Sali Berisha do të merrte logon e PD më 18 dhjetor 2021, sipas gjithë rregullave të lojës, natyrisht duke e ndarë PD në dy pjesë, ai nuk kishte më të sigurtë pas kësaj vazhdimin e operacionit të tij kundër SHBA dhe aleatëve perëndimorë, me një logo të PD.

Demokratët, edhe ai i fundit, do ta braktisnin, por mbi të gjitha aleati i tij kryesor Ilir Meta, mund të ndahej prej tij duke parë mundësitë e tij të reja për koalicion.

Dhe prova më e mirë e kësaj ishin zgjedhjet e parakohshme të 6 marsit 2022, kur Berisha e konkretizoi lëvizjen e tij duke u futur në guaskën e partisë së ilir Metës me arsyetimin se nuk kemi logo dhe vulë.

Ndërkohë që koha rridhte dhe ai mund ta zgjidhte këtë ngërç, nuk e zgjidhi përsëri me vetëdije dhe hyri në zgjedhjet e vitit 2023, përsëri nën logon e Ilir Metës. 

Ai nuk mërzitet pse kjo gjë i shkakton humbje të thellë. Ai është i qetë se kështu e ka me vete dhe ilir Metën, i cili pasuron biografinë formale të partisë së tij me votat e Sali Berishës.

Ajo që po bën më 2 dhjetor është vazhdimi i kësaj historie. Ai po bën sikur po votëbesohet në një parti, që s’ka emër, s’ka logo, s’ka vulë. Po votëbesohet si i pari i fisit, për t’i dhënë të drejtën vetes t’i lërë ata idiotë që i shkojnë pas pa parti, por si mall për tregti me Ilir Metën.

Në këtë pikëpamje, t’u kërkosh deputetëve që kanë ikur nga Lulzim Basha të shkojnë në një parti që nuk dihet e kujt është, apo akoma më keq, t’i ftosh krushq në një dasmë ku Sali Berisha vishet dhëndër pa pasur nuse, është qesharake, edhe pse Floriana duket e lumtur për këtë.

Është më e lehtë t’u thuash atyre deputetëve, ejani bëjmë një parti të re, tërësisht të re për nga struktura dhe rregullat e lojës, duke futur brenda dhe Ilir Metën apo të tjerë, se sa t’i tallësh duke u thënë ejani tani nusëroni para Sali Berishës se do ribëhet dhëndër pa nuse.

Aktualisht Sali Berisha ka një parti me pak deputetë, me ata që kemi parë t’i shkojnë pas që nga 8 janari, me ndonjë shtesë handikapësh rrugës. Të tjerët nuk janë deputetë të partisë së tij, por deputetë pa parti të opozitës, apo njësoj si ai, pretendues të PD.

Ai po përpiqet që votëbesimin e tij ta përdorë si shantazh ndaj tyre, për t’u treguar se kush i prish dasmën, nuk ka më të ardhme me të, por në fakt problemi që ka opozita është se nuk ka të ardhme me Berishën. 

Ndaj dhe dasma e tij false, është harxhim i tepëruar në këto ditë, që i duhen dhe lekë për avokatë.

 

16 Komente

  1. P
    Populli

    Opozita e sotme nuk eshte se "nuk ka të ardhme me Berishën". Jo. Premise e gabuar. Me, apo pa Berishen, kjo opozite, e tera, nuk ka te ardhme! Pse? Sepse E TERA eshte e inkriminuar. Gjeni nje individ te saj qe nuk ka qene pjesmarres dhe nuk ka denuar genocidin e PD-se kunder popullates se Shqiperise se Jugut, apo genocidin e saj me 21 Janar 2011. Gjeni nje individ te saj qe nuk ka nuk ishte dakord kur "partia e pare opozitare" "demokratike" dogji mandatet e deputetit, komplet si parti, ne mes te legjislatures! Opoziten e sotme, qe ne themel, por qe ne themel ama, nuk e krijuan si parti politike, por si grupim paramilitar. E gjithe veprimtariae saj ka absolutisht kete axhende: paramilitarizmin. Prandaj, ashtu sic eshte sot, e gjitha, jo vetem nje grupim i saj, NUK KA TE ARDHME!

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjenerali spiunazhit Janullatos me Belerin spiun

      Rrëfejnë se dikur, një burë zhguall nga Vuqidoli, donte të martohej, mblidhet e gjithë pleqësia e fisit për të ndarë detyrat, ku njerit i caktojnë sigurimin e mishit, tjetrit rakinë, tjetrit miellin e me rradhë, dikujt të bënte listën e të ftuarve, kush do të shkonte kryekarvanar me kuaj e mushka për të marrë nusen, e keshtu deri në detaje. Ngrihet më budallai i fisit, dhe kerkon fjalën, por ja mbyllnin gojën me ofentimedhe mbasi kerkoi nja dhjetë herë, më në fund, i thanë me inat e tërsëllëmë hë more edhe ti, fol çke për të thënë. Dhe budallai, duke i u marrë goja, pyeti me ndrojtje, MORE MIQ, PO NUSEN, A E KENI GJETUR DHE NË SE PO, NA THONI KUSH ËSHTË NUSJA ? Të gjithë mbetën të shtangur, dhe si të dhjerë, u ngritën me bisht ndër shalë, e u larguan në shtëpitë e tyre, mbas nja pesë orë diskutime, duke pirë e ngrënë e duke pjerdhur ndaç nga goja e ndaç nga bytha, taman ashtu siç pjerdhin e hanë mut Vuqidolasit…

      Përgjigjjuni
      1. D
        Deputet tymi

        Kjo ngarje eshte si thenia:"po te kishim miell dhe vaj do benim hallve por halli eshte se nuk kemi sheqer se tenxhere do mernim te komshiu" Mjer kush vete per hallven e Saliut.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sergej Putin Vuqidoli

        Ore miq të nderuar të PiDhisë, a e dini që ky miting (dhe ju mitingashë) apo kongres ( dhe ju kongresmenë), do t’ju shkojë kot sepse, mbas dy ditësh nga ky takim, do të arrestohet Sali Shiqere Berisha ? Prandaj shtrengoni bythën e ruani kokën….

        Përgjigjjuni
      3. F
        Familja kriminale Berrisha

        Non grata nuk do parti , ndersa pushtet kuptohet nuk e mendone kurre e di qe nuk e arrine dot, ai do te qendroje ne politike per te shpetuar familjen e tij kriminale ,te grumbulloje rreth vetes njerez te inkriminuar si Bardha Muli Preshi thjesht per presione drejtesis qe po funksionine ky lloje presioni dhendri doli nga burgu kjo ishte beteja e pare tani ka filluar betejen d dyte nepermjet kazaneve tv duke intimiduar prokurore gjyqtare me shpifje trillime pergojime ofendime dhe asnje padi nga keta funksioner te drejtesis dovte thote qe presioni po funksionone. Tani presim skenarin e trete hyne nga dritare dhe i nxjere nga dera e zyres keta te paafte ..... Por ajo qe ky i marrosur nuk kupton eshte qe krimet e familjes kriminale Berrisha jane te depozituara dhe drejtesia do ti ndeshkoje kur ne krye te kete njerez vertete te etur per drejtesi .

        Përgjigjjuni
        1. L
          Ladi

          Dhembe e dhemballe nuk i le pa ja shkulur ketij varrmihesi te se djathtes shqiptare o Mero. Te lumte dora. Je gazetar i vertete

          Përgjigjjuni
          1. S
            SKAPI

            Plasi te tregohet "i fuqishem". Qe te kete kredite dhe mundesi t'i afrohen per te negociuar fatin e tij dhe familjes se tij. Jo partine po se po, por dhe gjysmen e pasurise eshte gati ta jape dhe eshte gati te zhduket nga faqja e dheut megjithe sorrolop. Si kembim kerkon jo burgje dhe jo te gjitha te vjedhurat. Pyeteni, eshte keshtu? Do pergjigjet: "Absolutisht po"

            Përgjigjjuni
            1. n
              nari

              Nastradini Berishe edhe pse i vdekur por i pakallur ka lene litarin jashte dhe gjithe media dhe shoqeria merret me te !

              Përgjigjjuni
              1. D
                Demokrati

                Sot pas votimit Sali Berisha pranon perfundimisht humbjen e zgjedhjeve ,se ose ka humbur zgjedhjet dhe shkon ne votbesim sipas statutit ose nqs nuk ka humbur zgjedhjet nu ka pse votbesohet ..... Por ai si gjithmon thote p..j..o !!!

                Përgjigjjuni
                1. Çamëria e lirë! Çështje europiane

                  E vetmja kauzë politike e Sali Berishës dhe stanit të tij të jashtëqitjeve, është pavarsia e Vorio Epirit me Ferid Bejlerin kandidat për kryeministër dhe Janullatosin udhëheqës shpirtëror. E vetmja arsye se përse intifada e HAMASIT të Janulles nuk shpërthen dot në një lëvizje të dhunshme është se tribalët dhe bythecët e gjolit të Saliut kanë hallin e ruajtjes së karrigeve dhe miljonave për të bërë luftën e Janullës, ndërsa vorjoqimarjotët gjithë luftën gojore e bëjnë për pensione falas dhe ndonjë sufllaqe qyl. Është dalldi që përsëritet në histori sa herë që Shqipëria merr ndonjë infeksion morrash. Por është kalimtare. Fillon me shpërthimin e pusetave të mutit të motërqirëve dhe qylaxhinjve të këtij vendi dhe përfundon më së keqi për ta. Dhe ky rrënim ka filluar me pabuksin lab në burg, me izolimin ndërkombëtar të Greqisë dhe gjobave të saj, me Sali Berishën në gropën e jashtëqitjeve dhe tehun e atyre që e përgjojnë, me mbështetjen historike ndërkombëtare të Shqipërisë dhe me distancimin dhe goditjen që gjithë opinioni publik shqiptar po i jep fenomenit të motërqirve të mediave, politikës dhe sufllaxhnjve të blerë në tregun e mizerjes. Ndërkohë opinioni publik në Greqi që ka sfida të tjera është tërësisht indiferent ndaj fenomeneve të tillë që përziejnë mizerjen shqiptare me llumin e korrupsjonit dhe kulturës mesjetare greke. Izolimi flagrant ndërkombëtar që po i bëhet Greqisë dhe politikave të saj rusofile, mesjetare, shoviniste, destabilizuese, gjobvënëse e ka nxjerrë zbuluar edhe përballë anës tjetër të medaljes. Lirinë e minoriteteve nën një terror 200 vjeçar dhe pavarsinë e Çamërisë. Pas të gjithë preçedentëve skandaloze që Greqia vendosi këto 30 vjet, nga gjobat e integrimit, bllokada Maqedonisë dhe Kosovës, humnerës së borxhit, masakrat ndaj emigrantëve në Egje, etj, etj, komuniteti ndërkombëtar perëndimor, nuk mund të tolerojë më një shtet të tillë që sakrifikon sigurinë dhe reputacionin e të gjithëve përballë interesave primitive të veta. Dhe disa ditë më parë me anën e një gazete italiane Greqisë i erdhi mesazhi i parë publik; Aventura të rrezikshme në kurriz të të gjithëve, meqë Greqia insiston në " lirinë europiane të minoriteteve të shtypura", mund të sjellin lirinë e minoriteteve të shtypura në Greqi prej 200 vjetësh dhe rikonsiderimin e gjenocidit dhe autonomisë të Çamërisë. Greqia që i ka ngelur si aleat vetëm muti i Shqipërisë, ashtu si Jugosllavia që ndihej e fortë për t'i lejuar vetes atë që donte, po shkon drejt shpërbërjes dhe kolapsit, duke rrezikuar të kundërtën. Ndërsa Sali Berishës, Zoti i dhëntë jetë që të shijojë hallvën e tradhëtarit dhe motërqirit më të fëlliqur të këtij kombi, që i kemi përgatitur!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Aleksander

                    Sali Berisha eshte nje cope rrot kari qe se bo nona

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Aleksander

                      Sali Berisha eshte nje cope rrot kari qe se bo nona

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pensionisti i Porcelanit

                        Kuvendi i Sali Berishes me 2 dhjetorit 2023 duket qe eshte sponsorizuar nga Edi Rama.

                        Përgjigjjuni
                        1. m
                          mos e besoni po deshet

                          Mos jete ky Saliu verdalle, sigurisht qe Lyl Basha me Kullurin pas do ta kishte rrezuar per 24 ore qeverine Rama ...

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Edi Kokainomani

                            Ligesia thome qe paguhet Imer. Ti e ke te brendshme.Nje dite ne vit mos ja ha mutin Berishes. Ta shenojme ne kalendar qe lepiresi profesionist Imer Gelbaza sot nuk ja lepiu Berishes. .

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              DP

                              Kjo levizje po pergatit terrenin per te bijen kryetare para zgjedhjeve te 2025. Nuk eshte aheng badihava, as dasem pa nuse. Eshte pjese e planit.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje