SPAK po prodhon politikë, por nuk mund të prodhojë opozitë

7 Dhjetor 2023, 20:17Editorial Mero Baze

 

SPAK nuk po vepron politikisht në punën e tij, por ama po prodhon politikë më shumë se gjithë partitë politike së bashku, se po zhbllokon jetën politike në vend. Duke listuar një sërë akuzash dhe duke çuar para drejtësisë një listë të gjatë zyrtarësh të lartë në pushtet dhe duke hetuar ish- kryeministra dhe ish- presidentë, dhe lidhjet e tyre familjare të pasuruara për shkak të detyrës, ai në të vërtetë po shkakton një tërmet politik.

Sot praktikisht kemi nën hetim, apo të burgosur, ish- ministra, kryebashkiakë, zyrtarë të lartë të qeverisë, dhe janë në listë pritje plot të tjerë, sipas grafikut të hetimeve.

Janë nën hetim dy ish- presidentë dhe kryeministra, familjarë të tyre, një ish- ministër Mbroitjeje dhe kryetar i një patiçke të vogël opozitare, si dhe ish- zyrtarë të tyre.

Praktikisht gjithë klasa politike shqiptare është nën hetim.

Tani që është ende faza e hetimit dhe goditjet i ka ngrënë vetëm shumica në pushtet, krijohet iluzioni se situata mund të përballohet duke rezistuar politikisht. Por është iluzion që ka për t’u zhdukur shpejt. 

Nëse Sali Berisha dhe Ilir Meta përfundojnë të pandehur, bashkë me familjarët e tyre, Fatmir Mediu dënohet , nevoja për një ndryshim politik në opozitë do të vijë më shpejt se sa revolucioni që premton Sali Berisha për të shpëtuar veten, apo qetësia me të cilën Lulzim Bash pret që t’i arrestojnë të gjithë rivalët e tij dhe ai të shpallet fitues në opozitë.

Ajo që është e qartë, është se nevojën për ndryshim të cilën e mbajnë të bllokuar klanet mafioze të opozitës, po e prodhon SPAK, por SPAK nuk mund të prodhojë dhe udhëheqës opozite. Ai thjeshtë po shpartallon për arsye jo politike njerëzit e përfshirë në korrupsion, duke prodhuar një klimë të re politike në vend. Por politikanët e ri duhet të bëhen vetë.

Nga mënyra se si sillen deputetët opozitarë, ata që janë me Berishën, ata që nuk janë as me atë, as me Bashën, dhe ata që janë me Bashën, duket sikur dikush lart në qiell ka vendosur që ata duhet të përfaqësojnë opozitën nëse ikën Berisha apo Meta, dhe kanë një vetëndierje që u takon. Ata në fakt, ikin bashkë me udhëheqësin. Është njësoj sikur më 1991, pasi iku Ramiz Alia shqiptarët të vazhdonin të besonin tek Foto Çami, Lenka Çuko apo Pali Miska. 

Nuk ka për të ndodhur asnjëherë. Ndaj nuk është shqetësuese kë do nxjerrë SPAK nga politika. Ajo është e qartë.

SPAK po prodhon një boshllëk politik pas kësaj fushate ndëshkimore, por ai nuk e mbush dot vet atë boshllëk. Ai po prodhon premisa politike për një opozitë të re, por nuk e bën dot opozitën e re. Ai dhe mund ta lidhë me zinxhirë Sali Berishën, Ilir Metën, por nuk vendos dot kë do besojë populli opozitar. Opozita duhet të prodhojë një politikë të re, të mbushë këtë boshllëk, dhe jo të ëndërrojë se kujt do t’i zërë vendin nga këta që do të ndëshkohen nga drejtësia.

Shqetësuese është se ata që do t’i mbijetojnë SPAK, mendojnë se u takon trashëgimia e atyre që do ikin. 

Vetë Berisha ua bëri të qartë se pas vdekjes së tij, do t’ia lërë vajzës, por dhe kjo nuk do të thotë se vajza do marrë ndonjë votë. 

Pas tërmetit nuk i dihet kush shpëton, por e sigurtë është që godina bie. Ndaj është mirë që secili që do të qëndrojë në politikë të mendojë veten në një godinë të re. Ose së paku jo në SHQUP.

 

11 Komente

  1. t
    tpc

    Per c'fare tërmet te SPAK e ke fjalen o Mero? Beri nje pordhe shoqja e Argites ,Ilirjana Olldashi dhe klaja e rërës e SPAK u shkermoq. SPAK ka nje muaj qe i lutet Berishes te paraqitet e ai fshin bythen me ligjet e shtetit shqiptar.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shpresa e vetme Luli Bashes

      Shpresa e vetme eshte Luli Bashes kryetar i catapultuar tani pret mos Amerika e catapulton kryeminister direkt pa zgjedhje si ka vepruar babi Zenit .

      Përgjigjjuni
      1. p
        psikologu

        NE NJE NGA PARAGRAFET E PARAFUNDIT Z.BAZE KUR CITON SE BERISHA UA BERI TE QARTE SE PAS VDEKJES SE TIJ ,DO TE LERE VAJZEN DHE VAJZA NUK DO TE MARRE NDONJE VOTE GABOHESH!SEPSE PLANI DJALLEZOR QE BERISHA KA PARASHIKUAR ESHTE SE NESE PD E MERR ARGITA(PJESEN E BERISHES)DHE PJESEN TJETER LULEZIM BASHKA ,DO TE JETE I PERZGJEDHURI I BERISHES BARDHI QE DO TE KERKOJE PER HIRE TE DHJEMOKRACISE BASHKIMIN E TE DY PJESEVE DHE PERFUNDIMISHT LULI DO TI KTHEHET PERSERI SHIJES SE KOSOVES KU TE DY DO DREJTOJNE PD TASHME TE "BASHKUAR"!KY ESHTE PLANI DJALLEZOR I BERISHES PER TE ARDHMEN E PD-SE ,TE CILEN DO QE TA SHIKOJE TE REALIZUAR DUKE BERE TE MUNDUR EDHE PASTRIMIN E FIGURES SE TIJ POR NJEKOHESISHT DHE DUKE I LENE TRASHEGIMI DY ME TE BESUARVE PER VAZHDIMIN E RRUGES SE TIJ!HESHTJA E LULIT NUK ESHTE HESHTJE ARESYEJE POR HESHTJE VARRI SEPSE ME I RREZIKUARI NE KETE LOJE ESHTE PIKERISHT AI QE FAMILJA BERISHA E KA KAPUR PER BISHTI DHE NUK E LESHON,SEPSE EDHE AI KA PLOT GJYNAHE DHE AFERA PER TE LARE SI "YLL NE NGJITIE"DHURATE NGA "BURRI I SHTETIT"!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli

          Hera e pare qe kuptohet se cfare duhet te nxitet, inkurajohet, mbeshtetet dhe ndihmohet ne Shqiperi: KRIJIMI I NJE FORCE TE DJATHTE NATYRALE! Sepse i gjithe spektri qe deri tani kishte pretenduar "te djathten", nuk ishte vecse nje grupim artificial vrases i se djathtes, vrases i popullit, vrases i parlamentarizmit, vrases i zhvillimit.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Patrioti

            Mos u shqetëso z.Mero politikanët e një opozite të re e së djathtës dhe Liderin e tyre e ka gati SHBA mbasi SPAKU të ketë futur në burg Sali Berishën dhe të ketë pastruar nga politika të gjithë politikanët e koruptuar si majtas dhe djathtas . Pa u pastruar kjo klasë e vjetër e koruptuar politike SHBA nuk e hedh në treg të djathtën e re

            Përgjigjjuni
            1. T
              Teuta

              Rama eshte nje turp Kombetar dhe nje sherbetor besnik i Serbise. Ai bastard i ben presion Kosoves te pranoje planin serb , duke perdorur praktikat e frikesismit tamam si nje halabak qe i sherben interesave te Serbise .. Asnje nga ato kercenime qe thote ky spiun i rendomte i Serbise nuk do te behen kurre realitet. Jau qift robt Albin Isaboletin Kurti, lideri i kombit shqipetar. Nonen n'pidh Edvin Nikollapashiq Rames.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Aron

                Lulja po pret qe te shkermoqet krejt Sala. Jo Sala te shkermoqet, por cdo gje, Lulja nuk vjen ne pushtet dhe mos i beni shume elozhe me kedo te beje foto, se populli nuk e honeps dot ta shikoje fytyren e tij, po aq te peshtire sa e Saliut.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vranakonti

                  SPAK-u ne radhe te pare duhet te pastroi veten nga prokuror simpatizant dhe te shitur te Berisha. Po nuk beri kete do te kemi nje SPAK qe, njeri do t'i bjer gozhdes dhe tjetri patkojit. Duhet unitet mendimesh dhe veprimesh. Ndryshe nuk denohet kriminelet.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Perseri une.

                    Cdo fjale qe shkruan eshte e sakte pervec kesa fjalie: "Opozita duhet të prodhojë një politikë të re, të mbushë këtë boshllëk"... Fatkeqesish, Z. Baze ne nuk kemi opozite. Opozita jone ishte nje shaka qe beri Ramiz Alia, si karagjoz qe ishte, per te shpetuar koken e vet...Ai emeroi Sali Berishen, kete primitiv njeri, per te marre rolin e opozites. Si njeri primitiv qe ishte Sali Berisha jo vetem qe dhjeu Shqiperine, por ne fund dhjeu edhe krijuesin e vet, Ramizin...Saliu, ishte jo vetem primitiv por edhe i pabese me ate qe e vuri ne pushtet, por edhe me Shqiperine qe e trajtoi si pronen e vet. Qe te mos zgjatem shume vetem dua te theksoj se opozita e Sali Berishes ishte nje e "dhjere" ne mengjez e Ramiz Alise qe qelbi Shqiperine per 40 vjet. Eshte koha qe shqiptaret te formojne te djathten e vertet te perbere nga njerz qe mendojne si te dhajthe, enderojne si te djathte dhe duan Shqiperine sic e duan te djathtet ne bote vendin e tyre. Boll me me kurthin e Ramiz Alise dhe karragjozin Sali Berisha!

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tomson

                      ....." pasi iku Ramizi do te besonim tek Lenka me shoke" Po pse o Mero, po iku Sala me Liken, nuk do ti kemi me ne politike ne Bardhin, Spahon, Salianjin, Mulin

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        aSPAK personale

                        SPAK nuk mund te prodhoje opozite, por sa per politike ate ja sjell te gatshme si Pica-taxi Kryeministria. Ishte Rama qe drejtoi gishtin qe para zgjedhjeve drejt Belerit e pastaj SPAK nuk i mbeti vecse te vrapoje pas gishtit tij.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje