Një përdhunues të gjallësh dhe të vdekurish 

6 Dhjetor 2023, 19:23Editorial Mero Baze

Ndriçim Xhepa është një nga aktorët e mëdhenj që kemi gjallë dhe një qytetar race, që i është imponuar shoqërisë si I tillë.

Sot, ndërsa ai përcillte një nga miqtë e tij, Mirush Kabashin dhe fliste para kamerave për të ndjerin, u shfaq Sali Berisha, dhe duke i ndërprerë fjalën, lëshoi përroin e tij psikik për Mirush Kabashin, duke e trajtuar atë si udhëheqës të “Foltores”.

Përtej gjestit të ndyrë të fyerjes së një artisti të madh, ajo skenë flet shumë më tepër se aq, për karakterin, paturpësinë, hipokrizinë dhe përdhunimin e shoqërisë shqiptare nga Sali Berisha.

E para, flet për hipokrizinë e Sali Berishës ndaj artistëve me vlera të këtij vendi. Ai që vraponte gjoja të nderonte një “të vdekur”, poshtëron publikisht artistët e mëdhenj që janë gjallë, ata që kanë nevojë të respektohen dhe nderohen si të tillë. 

Sali Berisha ka problem me njerëzit e mëdhenj, sa janë gjallë.

Ka problem se ata nuk e pranojnë, nuk e gëlltisin dot primitivizmin e tij dhe mbi të gjitha, etjen për t’i përdorur. Dhe merr hak ndaj tyre kur vdesin, kur vrapon të bëjë sikur i ka pas miq e sikur i nderon. 

E bën këtë rëndom dhe me armiqtë e tij. Mjafton të shikoni si sillet pas vdekjes me Azem Hajdarin, Gramoz Pashkon, Sokol Olldashin e gjithë kundërshtarët e tij edhe brenda partisë. Njëjtë dhe me të tjerë që nuk i ka bërë dot ushtarë. Kur ata janë të pafuqishëm si të vdekur, ai merr hak duke vrapuar të bëjë sikur i nderon. 

Dhe për të kuptuar sa fals është respekti i tij, për një artist të vdekur, shiko mungesën e respektit dhe primitivizmin që shfaq ndaj të gjallëve që janë në funeralin e tij. 

Do të mjaftonte skena brutale ndaj Ndriçim Xhepës, që këtij njeriu të mos i jepte dorën më kurrë asnjë artist.

Së dyti, ajo skenë flet shumë për standardin e medias shqiptare dhe hipnozën që Berisha ka krijuar mbi të. Në vetëdijen e çdo reporteri apo pronari televizioni është ngulitur ideja se kamerat janë pronë e Sali Berishës dhe në një ceremoni varrimi, edhe pse i ndjeri ishte një aktor i madh, që po nderohej nga miqtë e vet dhe qytetarët e Shqipërisë. 

Fakti që asnjë gazetar nuk pati guximin t’i thoshte “Më fal zoti Berisha se na ndërpreve intervistën”, por me buzën në gaz rregjistronin broçkullat e tij, tregon shumë për keqkatandisjen e shtypit në Shqipëri, para një përdhunuesi public, edhe të një ceremonie private.

Dhe akoma deri tani nuk e gjej dot ndonjë copë interviste nga Ndriçim Xhepa që ky ja ka ndërprerë. Ai  e përdhunoi atë ceremoni dhe mbi të gjitha ju pranua përdhunimi.

Së fundmi, ajo skenë tregon shumë edhe pse Sali Berisha nuk e pranon verdiktin e drejtësisë, apo pse nuk u nënshtrohet rregullave të këtij shteti apo kulturës urbane, si gjithë të tjerët. Ai ka një vetëndjerje, që aty ku është ai, nuk mund të ketë njeri tjetër pushtet, ka një vetëndjerje, se ai nuk është njeri i zakonshëm dhe nuk mund të trajtohet si gjithë të tjerët. 

Fakti që një artist po fliste para gazetarëve për kolegun e tij, e kthente atë në vetëdijen e tij si qytetar të dorës së dytë dhe duhet doemos të thyente çdo rregull dhe kod etik, dhe të imponohej. Ai nuk e pranon dot radhën, rregullin, ligjin dhe natyrisht as ndëshkimin. 

Është kjo arsyeja pse ai ngjan i xhindosur, pse ligji kërkon ta trajtojë atë si gjithë të tjerët, si gjithë ata që ka rrotull tij. Ai instinkt e shtyu të bënte atë gjest poshtërues dhe ndaj aktorit të madh Ndriçim Xhepa, i cili i hapi rrugë, jo thjesht se “budallait i duhet hapur rruga”, por thjesht si një kafshe që kishte hyrë në një banesë në një ditë zie dhe po bënte rrëmujë.

42 Komente

  1. L
    Ladi

    I ke shpjeguar te gjitha Mero, duke e damkosur perjetesisht kete kafshe qe endet mes qytetareve dhe artisteve te shquar si nje bishe e etur per gjak

    1. P
      Problem ështe se shumica dermuse në Shqiprie kane

      Të gjith islamo-komunista, ku do në botë janë njësoj dhe shumica dermusë e popullsise në Shqiprie kanë mentaliteti e Saliut. Prandaj populli përdorë shprehjën të gjith derrat kane një turi.Këta njerze primitiv rritën nën predikimin e dhunës dhe urrejtjës. Prandaj kurrë nuke rrespektonë shtetin ligjor, dhe rregulla e botës së cilivizumë. Se pse si pasë mentaliteti primitivë të islamikve dhe komunistave ligji dhe e drejta janë veç ata dhe vet ata. Poshtë mentaliteti primitiv barbar Turko-islamik.

      1. E
        Eleni

        Shume mire e ke cilesuar, tamam sic eshte. Respekte.

      2. G
        Gjeneral Janullatos Beleri Kostandina 130 kg Vangj

        Çim Xhepa, me edukatë e kulturë ekselente, me shumë dinjitet e finesë, u largua nga intervista, nga nderhyrja e kafsharit “dru me pre” vuqidolas i terbuar nga burgu, që po i afron shumë shpejt këto ditë dimri.

        1. K
          K. M

          https://m.youtube.com/watch?v=pA58GmLh96I Plasi syte .

        2. T
          T

          Brilant je Mero lapi kti do shpiket veremi vetem nga shkrimet e tua .ose ne te kundrrt te budallenjte ska efekt .po nuk plasi dmth qe eshte idjot i lindur .

          1. K
            K.M

            https://m.youtube.com/watch?v=pA58GmLh96I Plasi syte

          2. S
            Shkelzen Demiri

            Faleminderit Mero

            1. I
              Iso

              Z.Mero!sali vuku nuk eshte as sa jashteqitja e te madhit Ndricim Xhepa,i madh si artist e i madh si njeri.

              1. T
                Tironsi ZZ NYC

                Duke e njohur Çimin, jam i bindur që ai e ka vuajtur përbrenda. Kur u zgjodh deputet i PD në vitet 90 Çimi thoshte mendova të bëj diçka për artin. Si përfundim me shaka e ngacmonin se vetëm i shtoi parafundit biçikletës së Tij. Turp për gazetarinë shqiptare.

                1. Z
                  Zot na fal cfare ke krijuar !

                  Vampiri nuk ngopet .

                  1. N
                    Noci

                    Ato gazetare qe pranuan ate lloj perdhunimi te nje miku te afert dhe bashkepunetore,nga nje njeri brutal qe eshte perjashtuar nga bota perendimore,duhet te dilnin dhe ti kerkonin falje artistit Ndriçim Xhepa qe nuk diten t'a mbronin nga nje monster qe ka pushtuar median dhe nuk degjon me askush se nuk e marrin me seriozisht Berishen.Edhe ato pronare mediash duhet te vene rregull ne studiot e tyre qe i japin kaq shume vlere nje njeriu te konsumuar duke humbur vlerat e mediave te tyre,se sigurisht shikueshmëria me ate soj njeri patjeter qe bie

                    1. K
                      K.M

                      https://m.youtube.com/watch?v=pA58GmLh96I Plasi syte

                    2. X
                      Xhezo Smokthina

                      Zoti Baze, per ty zgjidhja e vetme eshte ta shikosh te keqen tek Berisha. Natyrisht, Berisha nuk eshte normal, te gjithe e dime, ndaj nje milion artikuj te besh ti, mos shpreso se do ta besh me te mire, ai ka nevoje per medikamente, jo per artikujt e tu. Per artikujt e ti ka nevoje vetem dobici i Surelit. Si cdo i marre qe vuan nga mania e madheshtise, ai as qe e ka vene re fare Xhepen. Natyrisht, per njerzit normal, eshte e udhes ti hapet udhe budallait. Por Berisha vetem budalla nuk eshte. Ai njeh vetem nje gjuhe, me te normalisht ka folur vetem ai djaloshi qe i theu turinjte. Dhe thelle ne shpirt Berisha vetem per ate djale ka respekt, per askend tjeter ne kete vend. Xhepes nuk ja mbylli kush gojen tu drejtohej gazetareve me fjalet " Tju vije turp per qendrimin qe mbani" dhe pas kesaj si nje qytetar "rrace" (kjo sipas vleresimit tuaj) ti thoshte Berishes:"Zoteri, ju duhet te beni durim derisa une te mbaroje intervisten". Xhepa mund te kete qene nje "aktor i madh" per aq sa mund te jene aktoret te medhenj ne kete vend te vogel, por mjerisht nje individ me dobesi te theksuar ne karakter. Ndoshta eshte dhe kjo qe Berisha e di mire me ke ka te beje ne kete rast ndaj dhe i lejon vehtes te tregohet harbut edhe me nje individ qe ne opinionin publik nuk trajtohet si i zakonshem.

                      1. P
                        Perparim Mirdita

                        Turp qe paske nje prapa shtese sic eshte Smokthina kjo krahine e nderuar e patriote .Por vazhdo Xhezo jepi te drejte Saliut qe ai te vazhdoj te ofendoj edhe ty nje dite .Ardhte se shpejti ajo dite.

                        1. X
                          Xhezo Smokthina

                          Lexo me kujdes zoti Përparim Mirdita dhe ndoshta e kupton që nuk kam bërë ndonjë turp. Aaaa, nëse e konsideroni turp kur dikush ka mospërputhje me mendimin tënd, atëherë ke të drejtë.

                        2. v
                          vizitori

                          Qe ta kuptosh me se miri xhestin e satrapit Sali :Ai e beri ate xhest pikerisht per rrypa si puna jote o Xhezo qe nuk e duroni dot civilizimin dhe qyteterimin sepse mendoni qe qyteterimi i Shqiperise ka ardhur ne vitin kur lindi Partia Demografike! Nuk e kuptoj qe perse Kryetai i Bashkise se Tiranes Veliaj nuk e shfrytezon kete rast duke e futur ne ndonje kafaz tek kopeshti zoologik ku padyshim qe do te rriten te ardhurat e Bashkise nga vizitoret e shumte duke pare nje kafshe te ralle qe per here te pare ne historine boterore ka drejtuar nje vend,kjo fale edhe nuhatjes se miqve tane qe e pikasen qe nga Beogradi!

                          1. S
                            Skela

                            Ide maloku shpellari edhe pse jeton ne civilizimin qe edi rama I dha shqiperise saliu me ju maloket keshtu keni per te ngelur shpellare

                          2. E
                            ENZO LABI

                            O Xhezo Smokthina, ik me dhente ne mal dhe futja ndonje labçe. Per te t'a mbajtur ver dashin, per t'a thyer ke cjapin dhe per iso ver delet me rradhe.

                          3. M
                            Mikrofon - mbajtes te urritur per nje kocke

                            Nuk eshte faji i non grates por mungesa e profesionalizmit e i etikes se gazetarit , jane thjesht nje grup zagaresh te pangrene ku Berrisha i hedhe nje kocke qe keta mjerane e konsiderojne lajme dhe turren te urritur pa menduar ke kane ne krah . - Edhe kur dialogohet ne familje ka nje kode nje marveshje e pa shkruar fjale nuk munde qe dy persona te dialogojne ne te njejten kohe nuk mund ti nderpresesh fjalen tjetrit .. - Me ate xhest jo qytetar qe sociopathi Berrisha demostroje sot tregone qe jo vetem qe nuk kemi media por nuk kemi as minimumin e edukates qytetare pasi ti thoshe dikujt : ( Ju lutem zoteri prisni sa te mbaroje me te intervistuarin . ) nuk tregone profesionalizem por kulture edukat qe meret nepermjet familjes .Nga familje pa kulture nuk munde te behesh njeri i medias kete harrojeni . Shembull i gjalle i dha ppsh Sali Berrishes te gjitha e largoje nga katundi e beri mjek i dha shtepi ne Tirane i tregoje ketu eshte teatri atje kinema e beri komunist ,sekretar e dergoje Paris por njeri i kulturuar ky nuk u be asnjehere nuk munde ti percillte Ram e Sheqere Berrisha katundar analfabet femijes ate qe ata nuk e njihmin vete kulturen , keta femije riten me munges kulture nga lindja deri ne adoleshenc , kane nje boshllek kulturore qe nuk eshte mar ne femijeri e thjeshte beni diferencen midis Edi Rama me Sali Berrishen apo Edi Rama me Flamur Noka - Berrisha nuk dinte te bente nje ngushellim vdekje shkoje ne Shkoder dhe i tha te emes se Arben Brocit : ( Jam i luuumtun qe mari pies ne vdekjen e djalit tujjjj ) . -Mos ofendoni gazetarin dhe gazetaret duke i njesuar me keta mikrofon mbajtes ka nje diference .

                            1. s
                              saliu duhet te shpallet terrorist

                              ai ka fajet e tij si malok i pagdhendur qe ka 30 vjet qe e ka treguar fytyren e vertete ne te gjitha fushat,por edhe gazetaret langaraq qe i turren ketij krimineli si mizat pas mutit.Keta lloj gazetaresh shiten per 5 lek dhe dhjesin gjak nga krimineli sali,dhe thone pastaj se mediat i ka kap edi rama

                              1. D
                                Drejtesia

                                Pirdh o Xhezo Smokthina pirdh se lirohesh,çoji ca ilace ti psikopatit tend qe spaska nevoje per shkrime,vetem shenje barazimi me Edin mos i vej,se del qe ti je skizofreni!

                                1. J
                                  Jimi

                                  Deri kur do te lejohet ky xhahil qe te neperkemb ligjin dhe njerezit !?

                                  1. M
                                    M

                                    Komplimente Xhezo,por gabon kur thua se perfiton dobici i Surrelit,ne se e thua per ballance nuk tregohesh i sinqert,ne se thua me bindje je komplet gabim.

                                    1. X
                                      Xhezo Smokthina

                                      Fjalët "dobiçi i Surelit" nuk janë përdorur me konotacion negativ. Ju duhet t'a keni dëgjuar kur, për të vënë në dukje zgjuarsinë e dikujt thuhet " është një dobiç i zgjuar ai, djallë me brirë". Ose për një vajzë të bukur nuk është aspak fyerje kur thua " sa e bukur qënka shejtanka", përkundrazi, është vlerësim. Në këtë kontekst kam përdorur edhe unë fjalët "dobiçi Surelit", jo se nuk e di që Edi Rama ka patur prindër të nderuar.

                                      1. t
                                        tetovari2

                                        Xhezo Smokthina vërtetë qenke "dobiç" Smokthine për komente!

                                        1. X
                                          Xhezo Smokthina

                                          Shumica e komentuesve këtu tek Tema, i dashur "tetovari2", janë me bindje komuniste. Ashtu siç edhe mund t'a dini shumë mirë, komunistët janë njerëz me zëmër të madhe, por me tru të vogël!

                                      2. X
                                        Xhezo Smokthina

                                        Pergjigjen per vrejtjen tuaj, gabimisht e kam percjelle ndaj dikujt me siper. Me shume respekt!

                                        1. R
                                          Rajmond Vlonjati

                                          Jep xhevap per cdo gje or Xhezo Smokthina. Je dobic e soj dobici, tamam dobic! Je dhe i pamposhtur si Sali Dobici!

                                      3. B
                                        Buda

                                        Sali Berisha ёshtё njё Sociopat i lindur (Antisocial personality disorder). Një Sociopat është një person me çrregullime personaliteti që manifeston qëndrime dhe sjellje ekstreme antisociale. Njihet gjithashtu si çrregullimi i personalitetit antisocial (ASPD). Disa tipare të një sociopati janë arroganca, manipulimi, mashtrimi, agresioni dhe mungesa e ndjeshmërisë për të tjerët. Me njё fjalё Sali Berisha ёshtё njё fatkeqёsi pёr drejtёsinё Shqipёri, pasi e mbron Marrёveshja e pёrdhosjes sё Kushtetutёs, e firmosur mё 23 prill 2008 nga kryetari i mazhorancёs sё sotme nё Kuvendin e Shqirёrisё… Aty do ta keni perbindeshin e Vicidolit edhe ne mandatin e katёrt tё qeverisjes sё Shqipёrisё nga Partia e ashtuquajtur “Socialiste”!

                                        1. L
                                          Lungara

                                          Ke te drejte Buda!

                                        2. t
                                          tit vasili

                                          o njerez qe komentoni me te drejte duhet te dini qe ne Shqiperi udheheqesit i largon vetem vdekja ose pushtimi i vendit shikoni historine . lojrat me gjykata me SPAK jane llogje . thoni shyqyr qe Sala eshte 80 vjec dhe se ka te gjate se do na cante trapin akoma ma shume . tani ai eshte vetem per karagjozlliqe nuk e merr njeri seriozisht e kane lene me nje tufe te marresh nga veriu .

                                          1. A
                                            Agim

                                            O buda..., ku e ke harruar prapashtesen llai..?! Mos e humb vetveten, shfaqe të plotë,..

                                            1. Q
                                              Qytetar i botes

                                              Kush kishte tru e kuptoi qe ne 92-shin se çfare psikopati ishte Berisha. Vitet 96-97 pastaj hoqen cdo dyshim. Ti Mero hyn tek ata qe e kane mbeshtetur Berishen ne vitet 90-te. Ne 97-n hengre edhe dru per Berishen ne duart e komiteteve. Pastaj ne 2005 dhe kontributin tend per ta rikthyer ne pushtet. Sot flet per “qytetare race” dhe “kulture urbane”. Per njerez qe jetojne ne perendim prej dekadash, kjo lloj gjuhe diskriminuese ngjan shume e çuditshme. Eshte ndoshta shprehje e çrregullimeve mendore te trasheguara nga diktatura komuniste dhe shekujt e varferise dhe injorances qe i paraprine. Berisha eshte 79 vjeç dhe se shpejti do vdese (me sa duket jo ne burg), por s’ka pike dyshimi se psikozat dhe qafleshet qe ai perfaqeson vazhdojne te lulezojne ne mes te ketij populli fatkeq. Nje “lexhende” me dhembe te prishur iken, nje “lexhende” me shallvare vjen.

                                              1. M
                                                Manipulimi i meros

                                                https://m.youtube.com/watch?v=pA58GmLh96I Plasi syte mero .

                                                1. B
                                                  Bedri Islami

                                                  - Mero di shume nga perdhunimet - eshte vete nje i perdhunuar fort kaq e kaq vite me mollaqe aty ne preher te Saliut kurse sot ka gjetur lezetin ne nje tjeter preher, ate te Ramiut/

                                                  1. f
                                                    fcb

                                                    Kte Xhepen e ka bere Veliaj pergjegjes Pallati , sa poshte ka rene .

                                                    1. S
                                                      Sul Koburja

                                                      Berisha nga shpallja nongrata eshte bere shume me agresiv,primitiv,arrogant,i pacipe,genjeshtar etj. Izolimi i tij eshte nje domosdoshmeri per te miren e shoqerise,media ka bere te keqen me te madhe duke dhene marrezite e ketij skizofreni primitiv me shume se cdo person tjeter.

                                                      1. C
                                                        Cuni kopil i Vuko Karaxhiqit

                                                        Sa me pak familjen kafsherore ne media aq me mire per popullin. Duhet vendosur bllokim publik mediatik per kete familje te ndyre.

                                                        1. A
                                                          Arbeni

                                                          Sul Koburja Maloku mut ka qënë e mut do mbetet,nuk ka se si të ndryshoj.Ndërron qimen por zanatin e kafshës nuk e ndërron.

                                                          1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                                            Është i sëmurë psiqik, çdo ditë del nga Parlamenti, për të dhënë intervista me gazetarët mediokër dhe servil. Del përjashta, për ti shpëtuar ndëshkimit, duke organizuar me rrigaçët e "Rithemelimit" rrëmujë në Kuvend.

                                                            1. D
                                                              Dobiçi xhezo!

                                                              Kam te drejte te shkruaj dhe te them: -Dobiç i madh ky xhezua i Smokthinës! Me ''sqarimet'' e tij rreth perdorimit te fjaleve ''dobiç i madh"..., rreket te na mbushe mendjen, qe nuk ka ndonje te keqe, perkundrazi te jep te drejten e ''nderimit''! Eh, more xhezo, paske sjelle ''pasurim'' te gjuhes shqipe! Dobiç i madh je o xhexo! Lere Smokthinen ne hallet e veta, o xhezo xhezveja! Shih, se po të derdhet kafeja...

                                                              Lini një Përgjigje