Trajtimi special i Berishës nga drejtësia e re 

5 Dhjetor 2023, 19:38Editorial Mero Baze

Ka një debat politik dhe një debat juridik, mbi mospërfilljen që Berisha po demonstron ndaj vendimit të Gjykatës për të mos respektuar masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Debati politik i nxitur nga Berisha është se ai ka interpretimin e tij për vendimin dhe nuk e pranon, çka është një përpjekje për ta kthyer në betejë politike një vendim gjykate.

Debati juridik ka të bëjë me faktin se a duhet Gjykatat të mbrojnë vendimet e tyre pasi dikush refuzon t’i zbatojë ato.

Rasti i Sali Berishës, pasi janë konsumuar të gjitha afatet për zbatim vendimi, tregon se në Shqipëri po instalohen dy standarde të zbatimit të ligjit. Fjala vjen, Ilir Beqaj, ish- ministër Shëndetësie, i cili po hetohet për procedurat e një PPP, ka detyrim paraqitje të shkojë çdo të premte në Gjykatë. Dhe ai çdo të premte shkon në Gjykatë, firmos dhe ikën. Rreth 20 gazetarë e presin tek dera dhe e pyesin se çfarë bëri ato 4 minuta që hyri brenda dhe ai ua shpjegon.

Për Sali Berishën as pyetje nuk bëjnë më, pasi u duket normale që ai nuk ka pse zbaton ligjin dhe vendimin e Gjykatës. Ja ka arritur ditës t’i bindë të gjithë, se ai nuk është si të tjerët dhe nuk mund të zbatojë ligje dhe vendime gjykatash që nuk i pëlqejnë.

Në orarin që ai duhet të ishte në gjykatë, ai ishte duke ndezur karriget e Kuvendit me Flamur Nokën dhe duke dhënë intervista në Facebook-un e tij.

Këto dy shembuj tregojnë njëkohësisht dy standardet e përballjes me ligjin të dy zyrtarëve të lartë, por nga ana tjetër dhe dy standardet që lejon drejtësia për masat e sigurisë që lëshon vetë.

Natyrisht nuk kam ndërmend t’i jap receta Gjykatës se si të mbrojë vendimet e veta, pasi për sot ka një Kod të Procedurës penale, që i përcakton fare qartë. Në rast refuzimi të kësaj mase, merret një masë më shtrënguese, që i bie të jetë arrest shtëpie, ose leje nga Kuvendi për ta shoqëruar me policë.

Problemi është se injorimi i këtyre procedurave për Sali Berishën, shoqëruar dhe me zbutjen e masës së sigurisë për dhëndrin e vet, që është i vetmi vendim që Gjykata nuk “noterizon” kërkesën e SPAK, krijon perceptimin e zbythjes së drejtësisë përballë Berishës.

Nuk është se kam ndonjë dëshirë që Berisha të shkojë doemos në burg apo dhëndëri i tij doemos në qeli. Nuk jam as partizan i atyre që thonë se Berisha i bën këto, që ta fusin në burg dhe të bëhet hero. Por Berishët nuk mund të kenë trajtim special nga ligji. 

Vendimi për detyrim paraqitje për Sali Berishën tani është kthyer në vendim për paraqitje sipas dëshirës, dhe në të vërtetë ka bërë qesharake gjithë procedurën e SPAK dhe vendimin publik se ai është nën hetim.

Deri tani ky vendim ka shërbyer vetëm për të ndihmuar Berishën të premtojë revolucion, dhe për të djegur në Kuvend, herë karriget e rivalëve e herë tavolinën e Lulzim Bashës. 

Ah po! Edhe për të bërë Argitën kryetare të partisë. Po këto do t’i bënte dhe pa bërë sikur po e hetonin.

39 Komente

  1. o
    olti

    I nderuar Mero. Mia nuk me duket qe e Kenia shkruar Juve kete shkrim. Ka shume gabime drejtshkrimore. Me lodhi shume leximi.

    Përgjigjjuni
    1. f
      fcb

      Komplimente per drejteshkrimin .

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vishja kot

        ha,ha,ha

        Përgjigjjuni
    2. Q
      QifQif QIFQIFI

      Eh SPAK, SPAK, ju rrahu Berisha, me shkop e dajak, dhe po ja rruani, çdo ditë e çdo natë, keni inat, apo nuk keni inat, prandaj pirdhu o SPAK, e mo ma çani më bythën, me pordhë me dajak……

      Përgjigjjuni
      1. E
        Epiri djepi I Shqiperise

        I modh Qife

        Përgjigjjuni
      2. f
        fcb

        Mos u merzit Mero ...se shpejti i hiqet dhe detyrim paraqitje , ca eshte ky orar ne oren 10 me u paraqit , ta shtynin per mbasdite , do fle gjume tjetri .

        Përgjigjjuni
        1. L
          Ladi

          Mos ngut Mero djali, mos u nxito ne perfundime te parakoheshme! Populli yne ka nje shprehje te bukur: qeveria e kap lepurin me qerre - dhe qerrja po ecen tashme..

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nje qytetar.te beje te njejten qe beri F.Noka a

            SHEMBULL : - Une do kerkoje te beje ate qe beri Flamur Noka ne parlament , do mare nje tufe letrash do i ve flaken dhe do shkoje te dera e parlamentit per ta djegur , linde pyetja do arrestohem per terrorizme do denohem si.terrorist ? . Pse une do denohem per te njejten veper penale si Flamur Noka dhe ai jooooo kjo eshte drejtesia .. - Berrisha injorone vendimin jo vetem kaq por i ofendone gjithe diten prokurore gjyqtare fsmiljaret ne kazanet tv dhe ata heshtin e pa kuptushme heshtja .Nese dikush ne rruge do i thoshte te njejta ofendime qe bene Berrisha prokurorit te SPAK do arrestohesh denohesh per ofendim te personit , pse per Berrishen ka heshtje . KONKLUZION : NUK KA DREJTESI MOS ILUZONI

            Përgjigjjuni
            1. t
              tpc

              Shyqyr qe arrite dhe ti Mero ne konkluzionin qe shqiptaret kane 4 vjet qe kane arritur.Drejtesia e re eshte nje farsë. Shoqja e Argites ne Gjykate i liron burrin nga burgu dhe Dumani ne SPAK ska guxim as te apeloje vendimin e shoqes se Argites dhe as te kerkoje mase me te rrepte per Berishen qe fashin bythen me detyrimin per paraqitje apo gjithe ligjet e tjera shqiptare.Berisha eshte njeriu me i paprekshem ne Ballkan. Rumunet e pushkatuan Çausheskun,Serbet e arrestuan dhe cuan ne Hage Milloshevicin vetem ne shqiptaret jemi frikacake.Zevendesuam Enverin me Saliun.Te dy te paprekshem deri ne vdekjet e tyre natyrale.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lloji

                Nese dy here kryeministri i Shqiperise dhe President i saj, nese ish numri nji i Shqiperise rrefuzon drejtesine me pretekste idiote i bie qe shumica e te burgosurve te hyjne ne grev urie per moszbatim te ligjit qe duhej te ishte i njejte per te gjithe…. Pafajsine ta provoje avokati i hund-skifterit jo ekranet kurva ku vjell fekale ç’do dite…. Ketu ka vend per mosbindje civile, per shkak te kundert qe pretendon bisha…

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tirona

                  Që gjykata të vendoset me këmbë në tokë, duhet nje revoltë mbare kombëtare kundër saj , ku të gjithë Ata që duhet të paraqiten në prokurori për të dhënë shpjegime mos të shkojnë dhe nëse gjykata urdhëron policinë ti dërgojë me forcë , kjo revoltë popullore të mbështetet edhe nga policia që të mos zbatoje urdhërin e gjykatës . Po lind pyetja a e bën një revoltë të tillë populli shqiptarë qe e ka mendjen vetëm të mbushi kafenetë për të bërë thashatheme?

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Labi Vlore

                    Shqiptaret u lodhën. Tallje dhe vetem tallje me ta. Drejtesi ska per te patur kurrë ne kete vend.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Asd

                      Ka tre jave qe merret e gjithe Shqiperia me lajmin qe Berisha nuk paraqitet ne SPAK. Do te kalojne kushedi sa jave te tjera. Me sa duket ky vend ka hakdute e kriminele me shumice, por nuk ka as edhe nje prokuror ose gjykates te vetem ashtu sic duhej.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        D

                        Me vendimin e Iliriana Olldashin per nxjerjen jasht budget te dhendrit te Saliut,Malltezit,SPAKU,eshte kthyer ne skrap ne pronesi te kriminelit Sali mut Berisha. Asnje iluzion mos kini,perfundimisht reforma ne drejtesi perfundoj ne dore te Saliut.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Ami

                          Se Isai se Musai akoma nuk i eshte gjetur faji Mero!

                          Përgjigjjuni
                          1. KUSH KA FAJ

                            Bravo Mero si gjithmon ketij qeni ja ke kenduar "cmendurit" dhe poshtersit e tij e tani ky shkrim na con te mendojm PERSE SVEPRON LIGJI mbi kte vjedhes ,vrases,e shkaterrus te shtetit shqiptar,qe po ju ben karshillek me vulen e NON GRATES gjithesis qe mer ne mbrojtje kte popull dhe ligjit qe esht i barabart per te gjith ! Ku fshihet kjo strukje perball ktij shkaterimtari historik tradhetar ,mashtrus e kriminel ?????? Ku esht foleja e ktij DESTABILIZUSI qe hedh zjar me mercenar si vetja mu ne PARLAMENTvazhdimisht ? Ne cfar vendi te Botes mundet te ndodh kjo

                            Përgjigjjuni
                            1. s
                              shoku zenit

                              SKAP e quajti lideri i hamasit ballkanik Salih osman bin laden dhe kjo shprehje mbase po qendron, jam sali berisha or budallenje duket qe skapistet i kan mbushur breket. Zot na ruaj se ky kamikaz mbase tani nuk ka perkrahje popullore se kollaj do ta bente foro dhe nje here. I vetmi ilaq eshte qe sherbimi sekret nese e kemi nje te till ta helmoj siq helmoj berisha Rugoven

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                DMK

                                Se është lojë z. Baze dhe Ju e dini shumë mirë si expert i politikës shqiptare që askush nga aktorët politikë nuk e do Berishën në burg por si gogol për të trembur votuesit dhe ndërkombëtarët Si Beqja që firmos dhe zv ministri i tij është në burg me shokun e tij biznesmen

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Berti

                                  Berisha e ktheu Spakun ne qesharak. I tha haptazi qe nuk e zbatoj vendimin tuaj. I tha qe jeni organizate kriminale dhe Spaku heshti. Sa turp !!! Pra ky Spak eshte kthyer ne trumcak. Te jeni te sigurte qe Berisha megjithese nje kale i ngordhur do te vazhdoje te talle hallatet me Spakun e me gjkko.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Sllobodanka

                                    Shteti shqiptar ka rene. Ringritja e tij do te vije se bashku me Serbine, Bosnje-Hercegovinen, Malin e Zi, Kosoven dhe Maqedonine... Nuk besoni? Pyesni ne Ambasaden e Rusise ...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Treni

                                      Epo, drejtësia është e barabartë për të gjithë, jo?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        NUK BEHET BUKE ME MIELL TE MUKUR

                                        Sepse jane te trashe...s njohin ligjin.Pse nxjerin vendime qe su dalin dot per zot?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          Komunisti

                                          Ndodh kjo se drejtesia eshte ne duart e malokeve

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Li

                                            SPAK = SKAP=BERISHI

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Pesimisti

                                              Gjithe dinamizmi i nje kombi qendron tek individi, Z Mero. Me vjen shume keq te pranoj se ne kemi nevoje per emancipim, qe ne rradhe te pare do te thote respek per vehtveten.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                T

                                                Spakun e ka dhjer Saliut,ata rrine dhe veshtrojn mutin qe ju ka hedhur krimineli Sali,por nuk guxon ta pastrojn,ju ka ngel vetem ta han.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. Y
                                                  Y

                                                  Drejtesia e re eshte si muti i ri,a ka mut te ri,ai njesoj eshte si i ri si vjeter,muti mut eshte. Olldashi vetem se e beri me mut sec ishte.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. B
                                                    B

                                                    Iliriana Olldashi e pshurri gjithe sistemin e drejtesise,e keqja eshte se gjithe sistemit i eshte zene gojja me mut.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      S

                                                      Spaku gjithe keto vite ka futur ne burg me dhjetra socialist,bile dhe nje grua per nje arke peshk,askush nuk ju tha nje fjale,njehere hyri te gardhi Saliut dhe ky kriminel leshoj zjarri kunder tyre. Cfare ndodhi,nje berishiste e Spakut,Iliriana Olldashi na e dhjeu dhe ate pak besim qe po krijihej te drejtesia e re.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. H
                                                        H

                                                        Vetem shkarkimi i vemjes se nyt Iliriana Olldashit mund te rikthej sadopak besimin e shqiptareve te Spaku.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. A
                                                          A

                                                          Pse hesht ambasada Amerikane,ata nuk lane asnje seance kunder Saimir Tahirit pa qene present?

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. b
                                                            baftjari

                                                            po mir ajo qe mori nje ark peshk u denua ,po ky skegjatsi po shet gjith detin ,portin po e bon durrsin qytet te dores tret me portin ne portoromono pse sporko nuk nihet

                                                            Përgjigjjuni
                                                          2. P
                                                            Petro

                                                            Per cfar drejtesie flisni ku ka drejtesi ne shqiperi,aty ca jane te nenes ca jane te babes,harrojeni drejtesine kur per nje qe ka bere nje gabim te vogel policia shkon me vrap per dike qe nuk zbaton vendimin e prokurorise nuk u bejne kembet te veprojne kane frike ,pastaj fol per SPAK e per drejtesi qe perdor dy starndarte fukarajin e shkelin me kembe te pasurit i rrijne gratitu.Sali berisha gjithmon ju ka injoruar dhe do e injoroj drejtesine deri sa te jete gjalle se nuk ka prokuror e gjykates ti dali perballe jane frikacake ju shpeton ….. pika pika para tij.MOS SHPRESONI SE DO KETE DREJTESI NDONJEHERE SA TE JETE KJO POLITIKE DHE DREJTESI E KORUPTUAR.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. L
                                                              L

                                                              Nuk mundet te qendroj ne sistem nje gjyqtare si Olldashi qe vepron me dy standarte,mban ne burg nje te semur,i cili vdes mbas dy javesh,dhe nxjer nga burgu dhendrin e Saliut. O kjo gjyqtare te nxiret nga sistemin i drejtesise,ose te pranojm qe drejtesin na e komandon Saliu.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. I
                                                                I

                                                                Kur drejtesia bene nje padrejtesi eshte dyfish me e rende se nje padrejtesi ne nje fushe tjeter,prandaj pa u rivendos drejtesia ne drejtesi nuk mund te shkohet me tej. Gjyqtarja Iliriana Olldashi duhet shkarkuar,ndryshe jemi pajtuar me padrejtesin ne sistemin e drejtesise.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. P
                                                                  PPSH (Partia Patronazhisteve Shqiptare)

                                                                  Keto komentet me pseudonime germash " L. I. A. H. S. B. Y. T." i perkasin nje anetari te devotshem te partise sone!

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. U
                                                                    USA

                                                                    Vetem ne Shqiperia ndodhi qe nje gjyqtare ka guximin dhe paturpesin te japi vendime me dy standarte,njeri ne burg deri sa vdes,dhe tjetrin ne shtepi vetem pse eshte dhendri i Saliut.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. Z
                                                                      Z

                                                                      Shqiptaret i paguajn sa frengu pulen prokuroret dhe gjyqtaret e Spakut,po ata cfare bejne? Ata i sherbejn Saliut dhe i thon shqiptareve,nuk kemi faj ne qe ju jeni budallenj.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. U
                                                                        U

                                                                        Drejtesia e re dhe Spaku ne vecanti e kan humbur besimin e opinionit publik,dhe kjo do te thot se mender drejtesia ka vdek.

                                                                        Përgjigjjuni

                                                                        Lini një Përgjigje