Një kongres i pamëshirshëm për të gjithë 

8 Dhjetor 2023, 21:00Editorial Mero Baze

Socialistët patën sot një Kongres programor të tyre, i cili është një ngjarje e pamëshirshme për të gjitha palët, përfshi dhe vetë socialistët. 
I pamëshirshëm dhe cinik, pasi partia ka për kryetar një njeri që në Dhjetor të 90 vrapoi të ishte udhëheqës i ndryshimit politik në Shqipëri dhe pas 32 vitesh mban në të njëjtën datë Kongresin e ish-Partisë së Punës, në ditën që asaj ju tronditën themelet dhe u shkërmoq për një javë.  
32 vite më pas, partia e drejtuar prej tij është organizata më e frikshme elektorale që ka pasur ndonjë herë historia e Shqipërisë, nën një organizim efeçent elektoral, që mbajnë nën kontroll thuajse 800 mijë vota të elektoratit shqiptar, të mjaftueshme për të qeverisur të vetëm.
Në mandatin e tyre të tretë, i vetmi debat është se sa mandate të tjera do të marrin dhe jo nëse bien apo jo nga pushteti pas dy vitesh. 
Kongresi është i pamëshirshëm, në raport me kundërshtarët e copëtuar, degraduar dhe mbi të gjithë të bërë qesharak si një politikë pa perspektivë siç ishte Partia e Punës më 8 Dhjetor 1990.  
Sot në vend të saj është opozita që atëherë rrëzoi ish-komunistët dhe simboli i kësaj kalbje është Sali Berisha, njeriu që e rrëmbeu fitoren e demokracisë si pronë private dhe sot po shkon para gjyqit të historisë dhe atij penal për gjithçka çfarë i ka vjedhur këtij vendi, historinë, demokracinë dhe paratë e shqiptarëve. Dhe po shkon familjarisht pasi të gjitha deshi ti bënte pronë të familjes së tij. 
Kongresi është i pamëshirshëm dhe me vetë socialistët, të cilët tashmë shumë pak shpresa të bënë politikë në partinë e tyre por ka shumë shanse të bëjnë karrierë për gjithçka. Ata janë tani një parti që mban përgjegjësi për rritjen ekonomike të vendit, e cila në të vërtetë ka thyer çdo rekord me një GDP vjetor 24 miliard euro, dyfishi i vitit 2013, me një buxhet vjetor 7.3 miliard euro nga 3.5 që e kanë gjetur dhe me një turizëm që ka thyer çdo parashikim me 10 milion turistë në vit. 
Socialistët tani nuk janë më parti politike, por një trupë qeverisëse, dhe vetmi debat që ata kanë është kur do të fusin Shqipërinë në BE, kur do të arrijë rogën mesatare të BE dhe a do të mund të ruajnë vendin udhëheqës ndër vendet e Ballkanit perëndimor që po anëtarësohen në BE. Dhe kjo është një histori e pamëshirshme për të gjithë, kur mendon që më 8 Dhjetor ky debati u takon socialistëve ndërsa debati për mbijetesë politike u takon atyre që përmbysën komunizmin. 
Arsyeja është e thjeshtë. Demokracia dhe tregu i lirë është një garë e hapur dhe nuk është një betejë që fitohet duke u përpjekur të marrësh monopolin polik të një partie dhe ta kthesh në pronë familjare. Opozitës shqiptare ja shkatërroi të ardhmen e saj Sali Berisha.  
Dhe ky është një leksion i hidhur dhe për socialistët tani të pa rrezikuar nga asgjë, se një ditë mund ti humbasin të gjitha, nëse nuk e hapin lojën për të gjithë. 
 

15 Komente

  1. D
    Dan Alushi

    Ekselent, brilant dhe largpamës je Mero Baze.

    Përgjigjjuni
    1. k
      koment

      Dan Lulush ketu nuk ka asgje ekselente por gjepura. Kush na qenka ky qe vrapoi te ishte udheheqes i ndryshimit politik? Edvini!!!!!!!!! A e kuptoni se cfare anadollaku e drejton kete vend? Dhe trashegimia qe do lere eshte thjesht mizerrabel.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Populli

      I nderuar z. Mero: me pak gjakftohtesi, ju duhet te pranoni se: 1111. Nuk eshte opozita e sotme ajo që atëherë rrëzoi ish komunistët. Jo. Opozita e sotme thjesht u thirr me 1990 te lehte rrugeve, duke u shtire sikur rrezoi ish komunistet. Sepse ne Universitet ishin vetem bij dhe bija komunistesh ose te aferm te komunisteve. Eshte hipokrizi te thuash qe keta rrezuan prinderit e tyre. 2222. Opozitës shqiptare nuk ia shkatërroi të ardhmen e saj Sali Berisha, por ky u komandua posacerisht ne krye te te ashtuquajtures "opozite shqiptare" per te mbytur opoziten e vertete historike shqiptare. 3333. Nuk ka perse socialistet te hapin lojen per te gjithe - sic thoni ju. Lojen as nuk e hapin, as nuk e mbyllin socialistet. Lojen duhet ta hapin te gjithe ata bij e bija, trashegimtare te se djathtes historike, si dhe aspirues te se djathtes moderne.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nikoll Kamshi

        Analiza e Meros më "vule apostolike"!

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nikoll Kamshi

          Ndjese per lapsusin "vula apostille"

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xhezo Smokthina

            Nuk janë hiç meritë e PS arritjet që t'i vë në dukje në shkrim, zoti Baze, janë arritje të atij sistemi shoqëror për të cilat bota ka derdhur gjak. Po ashtu, ishin ata të cilët luftuan me çdo mjet për t'na çliruar nga barbaria komuniste. Të ishte për ne, atje do ishim edhe sot, nën rrënojat e atij sistemi barbar që na çoi gati në shfarosje nga uria. Ndaj lëre PS, PD dhe PLeshin, partitë tek ne vetëm sa i kanë vënë gurë nën rrota zhvillimit ekonomik të vëndit. Quan sukses të PS ti zotëri, që bota jep fonde për zhvillimi bujqësor të vëndit, Krifca i zhduk me pa nam e nishan... E mijëra e mijëra raste nga të gjithë ata që kanë qënë në pushtet, që me qëndrimin e tyre kanë deformuar në mënyrë skandaloze qëllimin përse vihet në pushtet.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Milo

              Vazhdo pirdh xhezo se ke moshen.Te falet.

              Përgjigjjuni
              1. m
                mirel

                Xhezo, kontrollo ilacet qe pi se mund te jene te skaduara

                Përgjigjjuni
              2. G
                Gazeta

                I ke thene te gjitha por do te shtoja qe PS nuk eshte Edi Rama dhe gabohen shume ata qe mendojne se nese mallkojne Ramen do ulet PS. Jo 5 mandate por 10. Saliu do ngordh me PS ne pushtet kjo eshte e sigurte njer.

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Odi

                  Shkrim i sakte dhe i vërtete. Te gjitha partite e opozites jane.jashte lojes politike dhe programore.Prandaj duhet nje force e re opozitare jo per te permbysur qeverine legjitime,por per tu perballur me sfidat e kohës.

                  Përgjigjjuni
                  1. f
                    fcb

                    I ke rone nga Kina merroo....ja thoje troc : Angazhoni dhe tim bir ju lutem se lashe leshte per ju.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nje i Moshuar

                      Eh more Mero Djali loje e bukur ne kuris te ketitij populli fakir fukara eshte lozur nga te gjitha “Partickat”deri me sot, te shohim me tutje si do vej: O Gomari o I Zoti nje nga te dy do te mbijetojne ?

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sokol

                        Mero. Si gjithmonë brilant!

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Koli

                          Mero,kur te mbarosh se marruri ne goje Rames, ler gruan te clodhesh e fillo prape...

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            AI

                            Mero cmimet nga 2013 jane rritur 3 fish...te ardhurat 2 fish...pjesa tjeter ne xhep...me mire na rendit investment e huaja....nuk hemi budallenj o Mero

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje