33 vitet e “Enverit tonë” 

11 Dhjetor 2023, 20:02Editorial TEMA
33 vitet e “Enverit tonë” 

33 vjet pasi kishte marrë pushtetin, pra në vitin 1977, Enver Hoxha kishte bërë gjithçka çfarë mund të bënte një diktaturë komuniste në Shqipëri. Kishte vendosur raporte me tre shtetet më të fuqishme të Lindjes komuniste, në fillim Jugosllavinë, më pas Bashkimin Sovjetik, dhe në fund me Kinën. 

Po ashtu pas 33 vitesh ishte prishur me to.

33 vjet më pas ai ishte vetëm dhe nisi të shkruante librin “Dy popuj miq” për të rregulluar raportet me Greqinë, nga frika e ndonjë agresioni të mundshëm.

Ndërkohë vendi përtej diktaturës, kishte pësuar disa revolucione sociale, kishte ngritur një sistem arsimor cilësor, falë ndihmës nga aleatët lindorë, kishte ngritur industrinë energjetike dhe atë minerare dhe kishte modernizuar bujqësinë.

33 vite pas marrjes së pushtetit nga Sali Berisha, ai ka një bilanc të ngjashëm politik, por jo të njëjtë për nga cilësia me Enver Hoxhën. 

Enveri me grupet armiqësore kishte mbaruar punë pas 33 vitesh. Shumicën e tyre i kishte pushkatuar.

Edhe Berisha pas 33 vitesh i ka zbuar të gjithë nga partia. Natyrisht nuk i pushkaton dot. Por ka bërë aq sa ka mundur që disave t’ua bëjë vdekjen të lehtë.

Ai ngjan me të, pasi 33 vite më pas, ai ishte promotori i lidhjes së Shqipërisë me SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe 33 vite më parë, dhe sot, pas 33 vitesh, njësoj si Enver Hoxha me superfuqitë e tij aleate, është prishur me ta, madje është armiku i tyre.

Për ironi të fatit kur është prishur me të gjithë në Perëndim, ka kapur Belerin dhe po bëhet mik dhe idhull i nacionalistëve grekë, atyre që akuzoi se i vunë flakën Shqipërisë më 1997 për shkak të tij. Njësoj si Enver Hoxha në fundin e tij.

Enver Hoxha u prish me ta, jo për interesa të Shqipërisë por për interesa të tij personale, pasi në fillim Titua, pastaj Hrushovi dhe në fund reformatorët kinezë, donin ndryshimin e lidershipit të Shqipërisë, duke vendosur njerëz të rinj reformatorë. Dhe Enver Hoxha zgjodhi të prishej me ta, për të ruajtur pushtetin.

Njësoj dhe Sali Berisha. Kur SHBA, Britania e Madhe dhe BE e sanksionuan atë dhe e futën në izolim, ai tentoi të fusë në luftë PD me ato. Ndryshe nga Enver Hoxha, ky nuk e ka fuqinë të ketë në dorë Shqipërinë e ta fusë në luftë me superfuqitë. 

Shqipërinë e kishte në dorë më 1997 dhe sapo i rrezikuan karrigen ai e futi në luftë me SHBA dhe BE, derisa vendi u destabilizua dhe Perëndimi u detyrua të dërgojë forca ndërkombëtare në Shqipëri, duke na hequr sovranitetin dhe flamurin, nga prilli i 1997 deri në korrik 1997.

Në fund Enver Hoxha vdiq, duke lënë një Shqipëri të izoluar, të varfër dhe një udhëheqje të degraduar.

Sali Berisha njësoj po ikën nga kjo botë duke na lënë një PD në dorë të Flamur Nokës, Tritanit dhe Mond Spahos, dhe një opozitë të përçarë për shkak të tij.

Ndryshe nga Sali Berisha, Enver Hoxha nuk i futi fëmijët e tij në listën e pasardhësve të pushtetit. Nuk i kishte më budallenj se fëmijët e Saliut, por nuk e bëri. Në këtë pikë, ky po ja kalon, se atyre idiotëve në PD po u lë dhe pasardhësen që të mos kenë shpresa të ngrenë kokë.

Tani të gjithë ata që sot mendojnë se 33 vite më parë rrëzuan Enver Hoxhën, duhet të shikojnë se Enver Hoxha i tyre, atë që ata vazhdojnë t'i shkojnë pas, është më i paaftë se Enver Hoxha i parë, më hajdut, dhe natyrisht më tribal. 

Edhe si diktator me qejf ja kishte kaluar, por nuk e lë sistemi i demokracisë. Sistemi nuk i la në dorë Shqipërinë, por PD. Dhe aty e ka treguar talentin si diktator, duke i zbuar të gjithë dhe duke mbetur me Flamurin dhe vajzën e tij.

43 Komente

  1. H
    Hoxha dhe Berrisha nuk krahasoen.

    - Enver Hoxha pa dyshim diktator por nuk munde te krahasohet te semurin mendor skizofrenin Berrisha. Enver Hoxha krahas krimeve ka merita ne ndertimin e shtetit . - Lufta nacional- clirimtare nuk ka lidhje me komunizmin - Enveri i mori token pronarit por nuk ja dha fshatarit si Berrisha - Universiteti pare Enver Hoxha - Hekurudha e pare Enver Hoxha - Transport detar urban Enver Hoxha ' Elektrifikimi vendit edhe sot po fitohet me hidrocentralin e Fierzes nga Enver Hoxha - Zhdukja e analfabetizmit nga Enver Hoxha . - Ndertimi uzina fabrika kombinate rentable jo rentable nga Enver Hoxha . - Rende e qehtesi zero gjakmarje nga Enver Hoxha . - Sali Ram Sheqere Berrisha . Token e pronarit ja dha fshatarit. I shkateroje te gjitha me shkolla fabrika peme male fusha lumenje det liqene futi vllavrasje 1997 ja kalone diktatures se Hoxhes Firmat piramidale ja kalojne diktatures se Hoxhes . - Femijet e diktatoritte kulturuar jo te korruptuar jo vrases si ata te Berrishes Enver hoxha diktator por sali Berrisha me i keq se diktatori Hoxha

    Përgjigjjuni
    1. A
      Argita bin babi abu Abi , e shemtuar

      Salehu i biri i partizanit serb Karaxhiq qe mbarsoi Shiqerren kur i ati ruante dhite e vrimen e deres, eshte nje derdimen qe i ka shkaktuar Shqiperise sone vuajtje dhe kob. E tmerrshme si ka mundesi qe pinjolli i familjes se mallkuar dhe zbuar nga fshati Berishe e madhe ( si hajdute e vrases), te kete qene në postet me te larta te Shqiperise tone??!! Sa ke vuajtur moj Shqiperia ime

      Përgjigjjuni
      1. D
        D. Pavli i shastisur nga habia

        Ymeri I ka fjalen per Edvin Ramën o kaqol, jo per Salihun. 33 vjet Edver Rama !! Rripjellesit me E Hoxhen krahasojne vetem Edvinin, askend tjeter. Enveri ishte penisi, Edvini eshte vagina e neokomunizmit. Çensura na rrofsh bolet!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Paradoksi - lumpenët e djathtë të Saliut

          Ti D.Pavli. A ke kohe keshtu i semure, apo tani të ka filluar? Gjynah. Uroj të sherohesh shpejt vëlla, se qenke rende. Dhe mos harro ilaçet. Se pastaj vetëm familja e di ç'heqin me ty.

          Përgjigjjuni
          1. W
            W

            Merr ilacet shpejt

            Përgjigjjuni
          2. u
            u shofte rraca e zagareve te Bishes

            respakte . coment me mend ne koke .

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shumë e vertet

              Shumë e vertet Mero, por edhe sot klyshët islamo-komunista të lindjes, u turrën të gjith intelektualve dhe patrijotve Shqiptare.. Për shkatë të Fesë islamë dhe mentaliteti komunist... Po nuke ndryshum mentaliteti nevë për her do na dalin njerze si Saliu dhe Enver Terroristi.

              Përgjigjjuni
              1. W
                W

                Shume e vertete

                Përgjigjjuni
              2. T
                Taulant

                E vetmja ngjashmeri qe ka Berisha me Enverin eshte ne stilin diktatorial. Jo ne aspektin ekonomik,kulturor,ushtarak ku Enveri e le ne balte Saliun. Enveri veproi ne nje terren shume te rrezikshem ndaj Shqiperise sepse aleanca Greko-Serbe donte ta copetonte bashke me Anglezet dhe deri diku Amerikanet. Enveri e gjeti Shqiperin nje mozaik kulturor e fetar 1 mije copash dhe e beri nje. Sistemi komunist ishte brutal por ndertoi 600 fabrika e uzina. Sot kemi fasade moderniteti por s'kemi fabrika e uzina kane mbetur vetem hidrocentralet e asaj kohe. Sa per Greket ai u tregoi vendin qysh ne gushtin e 1949 ne malet e Gramozit. Nuk pati frike nga Ruset e Jugosllavet qe kishin ushtrin e 4 ne Evrope do frikesohej prej Grekerve ....

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Une

                  Enveri ne fakt nuk beri asgje vete, ai ishte nje vegel ne duart e gjithe ketyre "rreziqeve" qe prrmend ti, prandaj mbetet edhe me i poshtri......Saliu ne anen tjeter, nuk e ka qartesine intelektuale ne ate pike sa t'i kuptoje keto situata, keshtu qe ne nje fare menyre mbetet i mundur...

                  Përgjigjjuni
                  1. u
                    u shofte rraca e zagareve te Birishes

                    qofsh Ti.

                    Përgjigjjuni
                2. N
                  Nazi

                  Mero nuk krahasohet Luani me Jenen pavaresisht se te dy jane kafshe mishngrenese!Ndaj ngrie nivelin e editorialeve se kane ndryshim te madh me njeri tjetrin,ku ç'ka ndertoi Enveri per 40 vite i shkateroi dhe i dogji Saliu per 4 vite!

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    G

                    Saliu ne vend te Enverit do kishte bere dhjete fishin e krimeve te tij. Saliu eshte i ngjashem vetem me Hitlerin,vetem se vepron ne nje kohe tjeter,plus Shqiperia eshte vend i Vogel dhe kushtezohet nga fuqit e medha.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      K

                      Enveri drejtoj Shqiperine ne kohen kur gjysma e botes ishin diktatoria,dhe afer gjysma diktatura komuniste. Imagjinoni Saliun ne pozitat e Enverit,ai me siguri do ja kishte kaluar atij me disa here ne krime. Enveri krimet i justifikonte me kushtetute,po Saliu qe i beri krimet me nje kushtetute democratike???...

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Verllapa

                        Ndoshta Mero e ka bere inxhinjerine ne kohen e Saliut dhe jo ne ate te Enverit,ku nje nga gabimet e tij ishte sepse privoi qytetaret e civilizuar ne Fakultete dhe sillte Salinje me oke dhe Mark Market deri sa u katandis vendi ne kete derexhe! Ndaj nuk shkon ky krahasim bajat ku njeri ndertoi Shqiperine dhe tjetri e dogji dhe e pervehtesoi! Me thuaj Mero ç'fare pasurie vodhi apo pronesoi Enveri apo familja Hoxha dhe ç'fare pasurie ka sot familja e Sali Karaxhiçit!Ju mendoni se kane vdekur deshimtaret e para 90 dhe mund ti krahasosh shume te bardhen me te zezen,ku kete precepsion e mbartin vetem ata qe edhe pse kane 32vite shkerdhatokraci akoma dallohen nga e ecura ne asfaltin e bulevardit ,ku nuk eshte nevoja ti studiosh fare apo te hysh ne debat per ti dalluar!

                        Përgjigjjuni
                      2. C
                        Cubel B

                        Ky llojè krahasimi èshtè i shkruar me njè stil prej "tregtari"pèr qèllimin e vetèm tè misionit tè tijè. Njè krahasim i tillè èshtè bèrè i mundur midis dy qènjeve ku njèri fluturonte lart me krahèt e tijè e tjetri vazhdon e zvaritet si njè boa.....Perse nuk bèhet njè krahasim midis tè njèjtès racè ?! Berisha duhet tè vihet nè balancè me tè njgjashmit e tijè siç janè Esati Pashai e Ahmeti i Mutit Matit. Shqipèrinè e ndriti vetèm AI gjirokastriti...

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Rorirota

                          Vërtetë ja ke ul nivelin editorialit duke bërë krahasim të tillë. Diktator e quani ju në Shqipëri Enver Hoxhën, po të lexosh ata që e kanë njohur Shqipërinë, nuk nxjerrin të njëjtin përfundim, përsëriten ato që thonë shqiptarët e demokratizuar… Po pse mohoni arritjet e popullit duke ja dhënë meritat të huajve? Thirrini mëndjes se do vijë një kohë që të fshini gjithshka dhe as emri s’do ju ngelet. Falë Enver Hoxhës u arsimua populli, prandaj as nuk krahasohet me Arturo Ui shqiptar, kriminelin Sali Berisha

                          Përgjigjjuni
                          1. X
                            Xhezo Smokthina

                            Shoqëria njerëzore ka kaluar nëpërmjet një numri sistemesh shoqërore, por, besoj, shëmti më të madhe se ndërtimi i shoqërisë demokratike nga një komunist regresiv (kushdo qoftë ky) zor se mund të ketë.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              MARLUX

                              Ka nje ndryshim te madh. Enveri krenohej dhe thoshte 'Jemi diktature e proletariatit", dhe tjetra ndertoi nje shtet te asaj kohe te dalur nga prapambetja totale qe e mori. Saliu e mori te pakten gjysma te ndertuar Shqiperine dhe e shkaterroi krejt dhe sot si ai edhe ata qe i shkojne nga mbas kerkojne llogari perse Serbia( e cila pagoi tipat si Saliu per te shkaterruar gjithcka) qe ka infrastrukturen e mbajtur qe nga koha e Titos i shkojne investime per prodhime makinash, ndersa ne qe Saliu na la vetem plehrat nuk na afrohet asnje, sepse nuk duan te vijne te ndertojne kete infrastrukture nga e para, duan te nxjerrin fitime te menjehershme. Saliu shkermoqi edhe PD'ne.

                              Përgjigjjuni
                              1. Z
                                Zoti qofte me ne shqiptaret udhembare drejt Perend

                                Mos harroni se Enveri ishte plak simpatik dhe i hijshem, ndersa nongrata ..... e kuptoni vete. Vetem shkaterrimit qe ka udhehequr ne cdo aspekt i gezohet ky i dyti.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Shkodrani

                                  Për mua Sali Berisha është fatkeqsia më e madhe e kombit Shqiptar mbas pushtimit Turk që na mbajti 500 vjet , i paskemi mbet në qaf Enver Hoxhes se Enveri e kishte të shkruar në Kushtetut ku thodhte Diktatura e Proletariatit , pra mos më shaj mos më lufto dhe jeto me rregullat e mia , por ky KAVIA E NDYRË , njeriu ynë i ri shoku Sali përveçse noton në gjak Shqiptarësh por është dhe i pa besë të vret naten e të qan diten , ishte zhgënjimi më i madh që kam provu në jetën time sepse në vitin 91 - 92 do i jepja gjak nga trupi im për të sepse na u shfaq si shpres për gjith Shqiptaret , por shumë shpejt brenda një viti njerzit e kuptuan se ran nga shiu në breshër , ktu në Shkoder istaloi junten me bandat kriminale të cilat komandoheshin nga Mir Koçia i cili ishte killeri përsonal i Jozefina Topallit , vriste dhe gjobiste për dhogari të Jozefinës e ktë që po them e din gjith Shkodra , të njëjtën filozofi ndoqi dhe Likja me Monen në Shkoder , Shkodra ishte qyteti i marr peng Fatkeqsisht , por tashma shpresoj shumë se do lind dielli dhe për Shkodren , horrat e të pabeset që notuan në gjakun e Shkodranve , që e varfnun dhe e plaçkiten e përdhunun pa mëshir për 33 vjet , e kthyen nga një qytet Elit në Shqipri , në qytetin e bandave , dhe në qytetin më të mbrapambetur të Shqiprisë . Zoti paft e paguft për të gjitha dhimbjet e vuajtjet që i shkaktuan qytetit tim kjo far e keqe , kto njerz të pashpirt , Zoti ua qoft në fëmijët e tyre , e pugufshin aty ku ju dhëmb më shumë !

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dakord

                                    Amen!

                                    Përgjigjjuni
                                  2. l
                                    lojtari shahut

                                    Nje krahesim artificial qe ne fakt per Meron eshte harakiri.Me shume Salihu pas talljes me Non Graten nga euro atllantiket duket qe Berisha ngjan me shume me Pinocetin e Kilit dhe Papadhopullin e Greqise te dy Diktatore ne lidhje me sherbimet sekrete amerikane..Kam mendimin se Salihu dhe pse ka kryer krime ka kartabjanke paprekshmerie..qe con uje ne mullirin e Enverin..Greket hodhen ne plehra Papadhopulin dhe Pinicetin e burgosen Kilianet por per Berishen eshte turp per aleatet tane qe mbrojne kete monster...Me kete hipokrizi te miqve tane ja kam falur te tera Enverit.. Na fal Enver !

                                    Përgjigjjuni
                                    1. U
                                      U

                                      Shume sakt z.Shkodran,ne se ju ne Shkodre keni pas bandat e Jozefines,ne Fier sundonin bandat e njefare horri nga Mali i Zi,Viktor Margilaj i biri i nje ish spiuni te sigurimit.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Pike Pytja.

                                        Shume shume krahasim mund te besh midis Saliut dhe Ramizit sepse te dy ndoqen rrugen e hileve. Enveri nuk bente hile por te vriste po te beje hile….

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Saliqiu

                                          Po çfare thua mo Mero, ku Enveri e ku Saliu. Enveri ish tjeter lloj stofi e daj, Sala kur takonte Enverin e mbante doren 1 jave pa e lare e pa taku ndonje rob me ate dore.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Muhamed Nikollfrrokaj

                                            Mirmengjesi Shqipetare ku jeni ne 4 anet e Globit!! Ky fateziu monstrumi Naim Murseli ka qene i lidhun ngushte me Cristaqovicin ne Shqiperi dhe opoziten ne Kosove!! Ky sipas gjitha gjasav eshte nen komanden e kryenarkomanit tradhetarir Edvin shkjaut dhe Bexhet Pacollit dhe liderve opozitare per pastrim parash dhe nje bartes hamall «  FURGON » i drogave Ameriko Latine nga Shqiperia per Veri te Kosoves - Serbise- Hungarise- Europes - Anglise!! Shteti Gjykatat prekuroret policia e Kosove - Kriminalistka ne PROVIM te MADHE - A te egzistosh o mos te ehzistosh!!! Ne qoftese gjindet fija nyja e kesaj vrasje makabre do te dridhet Kosova Shqiperia Serbia !! Ktu rrenjet jane shuume felle.. ktu mundet me qene 4/5 aktore peshqe te medhenje Edi Rama, Ramush Haraqdinaj, Bexhet Pacovi, Fatmir Limuci, Lubomir Abdixhiku Radojcici, Vulini, Vicici!!! Endjera keto gjera i ka ditun vezhguare!! Qofsha e gabuare.. Zote ruaje popullin Shqipetare Femit Vajzat Femrat Grate Nenat tona nga DEMONET Kshtare Sllave Cergare Vllehe Qifute Ruse Serbe Greke !!!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. O
                                              Olta

                                              Mjesi shoke e ma shume shoqe u pershnes kudo qi jeni pej katunit LluKar te Kosoves herojike. Nji burr i mequm mka theee: Shyptart e Shypnis gjithqka jon vetem shqiptar nuke jon. Kta pere Lek e shesin edhe nanen e vete kurr mos u beso se jon te pa bes.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. U
                                                Ushtaraku

                                                O Mero rrone Luani ne xhungel por rrone edhe miza ne bythe te kalit. Te dy rrojne! Kaq mjafton te kuptosh krahasimin qe i ben Enverit me Saliun por edhe me te gjithe keta te pas 90 me ne krye Ramen.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  T

                                                  Pse rama.seshte enver? Berisha I debon armiqte NGA partial,ndersa Rama mbasi I perdor ja hedh Spakut

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. B
                                                    Bejkush

                                                    Përpjekja më e fortë e komunistëve ishte ajo për t'a nxjerrë botën shqiptare nga Mesjeta. Këtë përpjekje titanike ata e fituan në pjesën më të madhe të vendit Ky doktori qytetar - autodidakt,kur mori pushtetin nga shoku Ramiz e humbi toruan: Mendoi se do mbante pushtetin aq sa idhulli i tij,po qe nevoja edhe duke vrarë, nga mbas ferrave sigurisht! Mendoi se do t'u hynte në zemër shqiptarëve po aq sa idhulli i tij, duke mos u parë në pasqyrë me atë kokën e hundën si shpatë! Ky as nuk e kuptonte fare këtë revolucion anti - mesjetar që bëri Komunizmi,po e ktheu menjëherë vendin në tribalitet ( malësorë pa plang e shtëpi që u sulën nëpër qytete e fshatra e vunë tabelat " tokë e xanun",sollën pas vrasjet ,pabesitë, ferexhetë,trajtimin shtazarak të gruas,pasigurinë. pisllëkun,inçestin,pedofilinë vjedhjen ,shkatërrimet, dhunën ndaj institucioneve etj). Ky shejtan budalla po e kthen në Mesjetë edhe politikën, madje deri te lënia trashëgim partinë të bijës. Shqiptarët duan të shkojnë në Europën e shekullit 22 me shoqëri mesjetare!????? Sa më larg Saliut dhe salinjve o njerëz! Për ata që shohin vetëm Bardh e Zi : Edi Rama është po aq diktator sa Saliu ,madje Saliu e mban në pushtet,por deri tani nuk është treguar aq tribal,dhe nuk ka ndonjë zell të matet me Enver Hoxhën. Ai po shkon për inerci te Hoxha se e duan kështu Spiropalët,po gjithësesi është më qytetar . Populli ynë e urren Sali Berishën!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. D
                                                      Durrsak lale

                                                      Mero Enveri e mori popullin analfabet dhe e boni me universitet kurse ky plena e la popullin analfabet,Mero Enveri boni ushtri kurse ky plena e la pa ushtri,Mero Enveri ngrti uzina fabrika kurse ky plena i shkatroj,etj,etj ,tung

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. K
                                                        Kufitari

                                                        komandantit i merr te keqen ai...ska njeri me te poshter se komunisti antikomunist..dhe komunist me te keq se ai sbohet

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. n
                                                          nga Enveri tek Edveri

                                                          Ne ka sot te ngjashem te Hoxhe Enverit, ky eshte atje ne nje Kulle te Surrelit / Vetem nje ndryshim mes tyre e kane, se per tjera krejt te ngjashem jane : Hoxha dikur i vriste shqiptaret qe iknin ne kufi, ky Surrelsi i perze tej kufirit shqiptaret me Varferi /

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. K
                                                            Kripa

                                                            Enver nuk lind ma mero për rend e shkoll dhe shëndetësi

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. B
                                                              Buda

                                                              Me vjen keq, i nderuar Mero Baze, krahasimi nuk shkon fare: Enveri ndertoi, Saliu shkaterroi; Enveri ishte burre i shtetit te Diktatures se Proletariatit, me te mirat dhe te keqijat e saj; Saliu eshte nje sociopat e skizofren i semure, nuk ka spital apo burg qe e sheron.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. C
                                                                Cufe

                                                                Mero nuk krahasohet Enver Hoxha me kete sketerren Sali kriminel Bèrrishèn

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. K
                                                                  Kujdes

                                                                  Ore ju nostalgjiket e Enver xhelatit, e keni jetuar ate kohe apo e keni me te degjuar nga baballaret nostalgjike ? Apo e keni nga filmat e kinostudios se famshme “Shqiperia e re” ? Late NAM o njerez te shperlare nga trute.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. X
                                                                    Xhaxhi

                                                                    Kujdes, eshte e sigurte qe ti se ke jetuar prandaj shkruan traplleqe te tilla. Trushplaret e pishtareve te demokracise ende mendojne se jane te lire dhe jetojne ne demokraci. Nuk ka sistem te persosur por nje gje eshte provuar keto 33 vjet, keta jane me keq se xhaxhi.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                  2. U
                                                                    Ushtaraku

                                                                    Xhaxhi te kepuste koken per parimet dhe per atdheun. Ndersa Saliu dhe Rama te vrasin, vjedhin apo te shkatrrojne jeten per familjen, fisin, shoket, milioneret apo dashnoret. Ne kohen e xhaxhit kishte Drejtesi per njeriun e thjesht e te pa fuqishem. Doktorit, gjykatsi, polici, drejtori ne pune apo zyrtari ne bashki e qeveri nuk guxonte te tallej, te vidhte, te poshteronte njeriun e thjesht se xhaxhi te varte me kok poshte. Tani, krahasime bej ti o Mero se bashku me piktorin qe mendon se eshte i vetmi qe ka jetuar nen komunizem dhe i di ai te gjitha.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. S
                                                                      SHKODRANI

                                                                      Eh sa poshte ke ra or Mero Baze, te mbledhesh lot e qyrre per ate Satrap-Enver tani ne fund te 2023...

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. F
                                                                        Frat

                                                                        Enver Hoxha te pakten e thoshte me vule e firme, se ishte udheheqes i diktatures se proletariatit. Ky Neveri i Dyte memendon se na ben akoma per budallenj

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. B
                                                                          Bjeroni

                                                                          B Vazhdo Mero xhani. Po 25 vite i ke me Ramen, apo harrove. Nuk je i besushem. Je armik i Berishes dhe jo analist. Vazhdo me artikullin per udheheqsin boteror Ramsin. Apo nuk ta mban. Kumentusit jane patronazhiste, qe kenaqen kur sulmon Berishen, por me barkun bosh.

                                                                          Përgjigjjuni

                                                                          Lini një Përgjigje