Pas 15 urdhër arresteve për inceneratorin e Tiranës, duket se opozita është e ndarë në dy qëndrime ndaj këtij operacioni të SPAK.
Partia Demokratike dhe disa deputetë të tjerë jashtë tyre ndjehen të kënaqur me operacionin dhe po përpiqen të dëshmojnë dhe rolin e tyre denoncues në këtë histori.
Grupi tjetër, ai i Berishës duken tërësisht të pakënaqur me listën e gjatë të arrestimeve. Nuk është se kanë ndonjë pretendim të qartë, por pakënaqësinë e maskojnë me retorikën e zakonshme se në krye të këtyre punëve janë vetëm dy vetë, Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Në të njëjtën linjë me këta, janë dhe opozitarët e Ilir Metës të grupuar tek Partia e Lirisë. Ligjërimi i tyre politikë rreth këtyre arrestimeve është i njëjtë me atë të Berishës.
Po përse kjo ndarje?
Nuk ka të bëjë me cilësinë e punës së SPAK. Ata kanë bërë maksimumin të hetojnë shpërdorimin e detyrës në këtë histori, dhe për të mbështetur në një farë mënyre arrestimet e mëparshme që kanë bërë, kryesisht janë përpjekur të lidhin arrestimet e djeshme me ato të mëparshmet.
Ndalimet e urdhëruara për inceneratorin e Tiranës plotësojnë mes të tjerash dhe gjeografinë e këtij procesi.
Pakënaqësia nuk ka të bëjë as me sasinë, pasi 15 vetë janë shumë për të qenë i pakënaqur, kur mendon se këtu për vrasje në bulevard janë ndaluar dy vetë dhe janë lëshuar, kurse për Gërdecin asnjë zyrtar i lartë.
Ka vetëm një shpjegim pse opozitarët e Berishës dhe Metës janë të pakënaqur, madje të mërzitur me arrestimet për inceneratorin e Tiranës.
Në mendjen e tyre SPAK vepron si një institucion që balancon proceset politikisht në punën e tij dhe tani mendojnë që meqë ata goditën një listë kaq të gjerë nga qeveria, javën tjetër mund të ketë goditje për Berishën dhe Metën.
Berisha me siguri mendon se SPAK do kërkojë forcimin e masës së sigurisë në arrest shtëpie, ndërsa ata të Metës mendojnë se ndoshta do të hapet procesi i tij, i cili ka nisur me sekuestro konservative dhe hetime telefonash e llogarish.
Nuk është e vërtetë që SPAK ka ndonjë grafik të tillë arrestimesh, se po ta kishte parim balancimin politik me aq shumë qeveritarë sa ka futur në burg, s'do kish ngel asnjë opozitar jashtë.
Por Berisha dhe Meta e dinë se çfarë kanë bërë dhe meqë hetimet i kanë nëpër këmbë, thjesht mendojnë se po u vjen ora ndaj dhe janë agresivë me atë që ka ndodhur me inceneratorin e Tiranës. Nuk e kanë as me hetimin, as me mungesën e shpresës se nuk do zbardhet. Përkundrazi janë të shqetësuar që për atë po arrestohen njerëz dhe për gjëra të vogla. Kështu kur mendojnë se çfarë kanë bërë vetë, mund të vijë radha. Për kaq janë të mërzitur. Thjesht se mendojnë që këtë javë dhe në vazhdim kanë radhën.
Le te mendojme se eshte keshtu si e thuaj ti sepse deri tani karin po e tall saliu me spak dhe jo e kunderta. Dhe cfare e ben me te besueshme kete lemsh eshte se Me shume paskan grabitur expertat e socialisteve sesa shpellaret e saliut . Asnje dosje nga ministrat dhe drejtorat e PD si shpjegohet !
Si rregull, propagandistët partiak të partive kryesore, të keqen e shikojnë tek drejtuesit kryesor të tyre; Partia Socialiste e sheh tek Sali Berisha dhe Ilir Metaj, kurse Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë e shohin tek dyshja Edi Rama, Erjon Veliaj. Përndryshe nga këto SPAK e sheh në personat konkret të përfshirë direkt në krim. Ndaj, personat që përdorin si mash për të kryer vjedhjet të mëdhenjtë e partive, duhet të kenë parasysh se kanë për të qënë ata objekt i sulmit të institucioneve të drejtësisë. Dhe të mos i gënjejë mëndja se mund t'i mbrojë Mero Baze me ndonjë editorial që shkruan në mbrojtje të tyre.
Z. Baze para ca vitesh pate deklaruar qe nuk censuroj komentet i vetmi ne Shqiperi! Tani i filtron 90% Ke filluar t'i bësh fresk qeverisë më vjen keq
O Mero ...SPAK eshte iluzion. - Bejme nje krahssim mbi rrezikshmerin e dy veprave penale ( Gerdeci dhe Incerenatoret ) te Gerdeci konstojme 300 te plagosur 26 te vdekur plus korrupsion i larte shteteror favorizim kontrabande vjedhje paska me pak rrezikshmeri se nje veper penale si incerenatoret ku konstojme ( korrupsion aktive pasive vjedhje ) por mbi te gjitha nuk ka pasur humbje jete.
Kaposhin e Vitit te Ri do e hane ne paraburgim edhe Birisha edhe Meta
Berishën se detyrojnë dot të firmos jo më t'a arrestojnë ai po tall trapin ka 2 muaj
Po përse ky nga Smokthina, si njeri i paemër që është, i duket vetja kaq i zgjuar?!
Ju me habisni Zoteri? Nga niseni qe arrini ne perfundimin qe mua "me duket vehtja kaq i zgjuar"? Apo te eshte krijuar ideja, qe Edi Rama dhe Sali Berisha gjalle dhe nje i marre nga Smokthina guxon dhe thote gjera qe duhet ti thone vetem ata? Zoteri! Marre vesh se kam te beje me nje individ qe nuk i ka lejuar vehtes kurre te mendoj me mendjen e tij. Ju jeni i asaj kategorie qe e keni pasur te mjafte "ushqimin" qe shperndante shoku Enver dhe Partia. Per ty ska ndryshuar asgje, pervec rrokades, Enveri eshte zevendsuar nga Edi dhe Berisha, kurse PPSH eshte zevendesuar nga PD dhe PS. Dhe per kete ke plotesisht te drejte. Vete dy te medhenjte e sotem nuk lene gur dhe kusur te tregojne se del dhe tepron zgjuaresia e tyre ne kete vend, te tjeret, ashtu sic kane bere ngahera, te konsumojne te gatshem ushqimin qe servirin ata. Ajo qe te habit ty ne lidhje me mua qendron ne faktin se une ne gjykimin tim nuk i perkas asnjeres pale. Pa modesti te rreme, ju beje te ditur, se une i besoj vetem Zotit dhe Atdheut, te vertetes dhe asgjeje tjeter. Nuk kam urrejtje per askend ne kete bote, aq me teper per njeriun dhe vellain e rraces time. Per mua si komunisti dhe ballisti jane njesoj, jane vellezer te mij, por qe mendojne ndryshe nga njeri tjetri per rrugen si mund te perparoje atedheu. Por fakti pse mendojne ndryshe, kurre nuk duhet te sherbente dhe sherbej si urrejtje per njeri tjetrin, perkundrazi, kjo duhet ta forconte me shume dashurine per njeri tjetrin. Vetem dashuria ne gjirin e shoqerise eshte e vetmja rruge drejt lumturise. Te medhenjte, qe ti i lejon vehtes te ushqejne me urrejtjen e perjetshme per njeri tjetrin, e bejne qe te jene ne krye te vendit, per ta zhvatur dhe rrjepur deri ne palce kete vend fatkeq. Kurse ty dhe mua na mesojne qe ta shikojme njeri tjetrin si armiq te betuar. Por u zgjata shume. T' me falesh se ndoshta thashe gjera qe ti i di shume me mire se une. Dhe per me teper mund te jesh nje individ shume here me i zgjuar se une, nga ata qe zgjuaresia e dikujt tjeter ju duket dicka e tepert, pasi del dhe tepron ajo e tyre.
Kur i thane Metes qe e hengre tani ti se do pergjigjesh per gjithçka koruptive ne kete vend:Ai duke vene buzen ne gaz me nje shperfytyrim si macja e tyre Sasha,iu pergjigj shkurt:Budallenj po une edhe aferat koruptive edhe vrasjet i kam bere ne emer te familjes Berisha,keshtu qe po nuk e arrestuan edhe Salen un do flas per gjithçka:Kam rrezikuar nje here me te birin Shkerdhenin ,nuk mund te toleroj edhe per Bin La Denin!Mirpo Beri i di mire keto pune dhe kerkon ekstradim nese e kerkojne ,sepse andej ka me imunitet se kendej!
Nga sa kam lexuar deri tani:-Spak nuk eshte asgje tjeter vecse ASPAK.Dmth,drejtesi e deshtuara,qe sherben vetem per te justifikuar padrejtesise e deritanishme,per te mbushur mendojne njerezve se po' punon,eshte shume e ngarkuar por do te veproje Edhe djathtas.Kjo vertetohet Edhe nga kerkesat e Klosit te PS "SPAK te rrahe dhe djathtas".Ne gjuhen e institucionit te se drejtes,po' the djathtas e majtas verteton perdorimin politik te drejtesise sipas interesave te caktuara. A do te veproje SPAK me drejtesi?ASPAK.Jane po' ATA qe Ka vene Saliu dhe Argita.Mundohen te mbulojne mutin me sh urre.
Mero i nderuar, duke njohur karakteret e kryesoreve ne politike dhe gazetari, aman bre shkruaj nje pamflet se cdo benin e flisnin ata; ku do kerkonin strehim politik - ne Rusi apo USA?! Mos harro edhe historianin Butka se ja vlen, eshte nishan nga lufta e dyte boterore.
Ndoshta Media na emocionoi më shumë sa duhej o Mero, se ndryshe, Sali Berisha do ishte në arrest tashmë, por ku di unë.
Shqupisat ndyresira te Salikufomes le te lehin, SPAK do te vazhdoje perpara...
Shqiperia nuk eshte republike e prokuroreve dhe gjyqtareve por republike qeveritare o Mero.Kjo u deklarua ne mavi kongresin nga ai qe po shet cdo pellembe toke.Tashti rreziku anglo amerikan eshte ne plan te pare
Ke te drejte ASPAK do te shkoje perpara