Përpjekje për pazar me burgun e Berishës 

13 Dhjetor 2023, 18:34Editorial Mero Baze

Opozita nuk ka ndonjë shans teorik ta mbrojë me vota imunitetin e Sali Berishës në Kuvend, ndaj e vetmja gjë që mund të bëjë, ose të dëshmojë lojalitet politik me të, ose të distancohet prej tij.

Partia Demokratike e Lulzim Bashës është distancuar publikisht me të dhe ka dhënë mbështetje për vendimin e SPAK. E ka bërë këtë jo vetëm për rastin e Berishës, por si një fushatë qëndrimesh të saj muajt e fundit, ku mbështetja ndaj SPAK është një pikë kryesore.

Deputetët e tjerë të partive të vogla, si Shehi, Duka apo Dule nuk janë shprehur, por deri tani po sillen si dikush që nuk ka si ta mbrojë Berishën. Pra po shkojnë në heshtje drejt votës pro shkarkimit të tij.

Dilemat më të mëdha po ndeshen në grupin e deputetëve të Gazmend Bardhit, dhe në deputetët që mbështesin Foltoren e Berishës.

Duke qenë se Berisha e di që nuk ka rrugëdalje, nuk po shprehet qartazi, se çfarë duhet të bëjnë deputetë e tij apo ata që janë në grupin e Gazmend Bardhit.

Madje edhe kur thotë se ai vet do ta votojë heqjen e imunitetit, shton se do të nxisë revolta nga ana tjetër para Parlamentit.

D.m.th në një farë mënyre do të tregojë, se ai vet nuk ka problem, por nuk e lë populli vetëm.

Por më në siklet janë deputetët e Gazmend Bardhit. Ky i fundit, i qartë që shumë prej deputetëve të tij, mund ta votojnë heqjen e imunitetit të Berishës, shpiku disa kushtëzime për qeverinë. Sipas tij, nëse qeveria miraton kërkesat e tij për komisione parlamentare, ata votojnë heqjen e imunitetit të Berishës.

Në një farë mënyre i kanë dhënë një pazar Edi Ramës, për kërkesat e tyre.

Në fakt Edi Rama nuk ka nevojë për vota nga askush. Nuk është në ndonjë fushatë për mbledhje votash. Përkundrazi, dëshira e tij është të shikojë se sa integritet ka opozita përballë Berishës, a janë ata në gjendje ta mbrojnë atë politikisht apo jo, dhe për këtë arsye nuk ka pse bën pazar me kërkesat e Bardhit. 

Por për Berishën pazari i Bardhit është më i rëndë se vendimi i SPAK, pasi i vendos Berishës një çmim që ka të bëjë me interesat politike të një grupi deputetësh, që duan të krijojnë një hapësirë mes tij e Bashës.

Berisha në këto momente ka nevojë ose për njerëz që janë me të, ose për kundërshtarë si SPAK. Nuk ka nevojë për ndërmjetës që shfrytëzojnë vendimin e SPAK dhe i vënë kushte qeverisë për të shitur Berishën.

Ndaj Bardhi e ka më lehtë të thotë ne do votojmë kundër Berishës, ose kundër SPAK, dhe të jetë i nderuar me Berishën. Kurse kjo që kërkon pazar nga Rama për të shitur Berishën, e armiqëson dhe me Berishën, dhe me parimet e një opozitari, që nga një anë kërkon të luftohet korrupsioni, dhe nga ana tjetër ka opsion mbrojtjen me votë të hajdutëve në shkëmbim të një pazari.

16 Komente

  1. V
    Vranakonti

    O Gazmend Bardhi,o idiot! Opo çfare pune ka SPAKU me komisionet hetimore. Ato jane objekt legjislativit,(kuvendit) dhe jo i SPAK-ut. Kaq i trashe je qe nuk e kupton? Spaku kerkon nga kuvendi heqjen e imunitetit te Sali Kermes dhe jo per komisionet hetimore. Ato,po deshe shko kerkoi ne gjykaten kushtetuese dhe jo te SPAK. Pastaj,Rama dhe mazhoranca nuk t'a ka nevojen,se i ka votat,por ketu behet fjale per untetin e deputeteve per nje problem kushtetues,heqja e iminitetit.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gaz Bardhi

      Ik o peder

      Përgjigjjuni
      1. B
        Benet Beci

        Pirdh o Ymer pirdh se nuk lirohesh dot. Provo njehere gryken e Mezhgoranit se mbase pjerdh nga veshet e lirohesh. Merr nje brisk dhe rruaji bolet Salihut . Me shkumë o qeder jo thatë.

        Përgjigjjuni
    2. R
      Roçka pe korçe

      Je I madh Mero, pazar si ne tregun e gjese se gjalle me jep nje cjap me zile, te te jap nje gomar peqini

      Përgjigjjuni
      1. T
        The Exctasy of Gold

        Pas sali gruqirit hapni nje dosje per nul moken dhe thuthuqin per cdo dem ekonomik politik korrupsion etc , cojeni Deri ne fund reformen ne drejtesi pastroni dhe minjte e haleve qe jetojne afer banesave te tyre. Pa keta 2 moterqirat reforma ne drejtesi eshte negative.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlora 97

          "...dëshira e tij është të shikojë se sa integritet ka opozita përballë Berishës, a janë ata në gjendje ta mbrojnë atë politikisht apo jo, dhe për këtë arsye nuk ka pse bën pazar me kërkesat e Bardhit..." M fal o mero po hala nuk e ka kuptu Rama "a jan ne gjendje ta mbrojn politikisht" ata t Bardhit Berishen sa.po pret ket voten?? Po ata i vun flaken kuvendit per te, a thua jan kamuflu ata dhe do dalin tashi n drit. Cja fut pordhes dhe ti Shif mos pazarin e ka bo Saliu me Rameb si perher leje bardhin

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fcb

            Pirdh...Merrooo pirdh...siç t'a kom thonë , Berishës i rrini bolet . Po me ujin e Mezhgoranit ca bohet Merrooo.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Historiani

              Shqiperia ka nxjerre gjithmone trushkulur. Keta qe mbeshtesin Sali Vuko Karaxhiqin (SVK) - ARMIKUT me te MADH te SHQIPERISE jane jo vetem pa tru por edhe pa FAMILJE, nuk punojne per te ardhmen e FEMIJVE te tyre. Si mund te behesh mbeshtetes i nje hajduti dhe vrasesi si SVK !!! Ndyresira shekullore e atdheut. Atje ne burg e pret ai shqiptari i tredhur FB, miku i "fuqishem" i grekut te ndyre Micosumakapucit.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Liri

                Aman ore se Ke nje jete qe meresh me berishen. Po je gazetar be gazetari , fatmiresisht ka miliona probleme ai vend dhe fstkeqesisht sulltani qe eshte ne krye po i ben gjemen atij vendi po aq sa Berisha. I bere bejate !

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Genta

                  Fatbardhët na për këtë ,,Nënën” Shqiperi……111 vjet ,,shtet” e nuk janë në gjendje as një shërbim të zjarrëfiksave mi kriju e le ma një ushtrri serioze …..,( krejt me qëllim nuk investojnë në ushtrri, tradhtarët, laramanët, bastardët nuk e kanë dashtë kurr që Shqiperia mu ba Shtet serioz solid dhe i fortë — kështu kanë dëshiruar dhe vepruar tanaherët që edhe Kosova të jetë si një shtet mahallë e gabelve … vjedhe e shkatërroje sa të mundesh … Tradhtarët, mercenarët, shërbëtorët e armikut, bastardët dhe laramanët e shumtë të cilët nuk e ndiejnë veten shqiptarë dhe nuk e dojnë Shqipërinë e aq ma pak Kosovën punojnë dhe veprojnë nat e dit për ta lanë Shqipëeinë të dobët, të varfër e mbrapambetur, pa fabrika industrri e ekonomi … dhe të dobët pa ushtrri dhe armatim————— auuu shqiptarët nuk e kanë idenë,nuk ka mbet ma kush me iu tregu realitetin se në çfar gracke, në çfar komploti, në çfar tradhtie, në dorë të kujt janë ka jetojnë …. o boboboboboooo

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rita

                    Po Shqipëria ma mos koft kush po e udhëheq me qfar qeverie jonë mjer Shqiptarët e Shqipërisë sa për Kosovën veq përpara një vend i vogël por plot diamante ky është fillimi i ksaj qeverisë të Kosovës janë në hall me Serbinë e disa kriminelë por do tju vjen fundi tash po vie era Shtetet ka pun shumë për të bër deri aty ku duhet arritur...

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dursakja

                      Politikanët tanë kanë qenë njerëzit më të papërgjegjshëm prandaj vendi gjendet në këtë humbëtirë. Probleme tërësisht të pazgjidhura në të gjithë fushat, arësim, shëndetësi etj. Ky popull nuk ka lluksin të humbi kohë duke u marrë me Berishën se boll prapa ka mbetur prej tij. Ne duhet të shpejtojmë të zgjedhim një elitë që të na prijë drejt progresit, se Berisha i përket të kaluarës së hidhur e të prapambetur.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shpendi

                        Bardhi eshte nje beqir profesional dhe kerkon te dale ne krye te Foltores . Kur mori vesh qe ai vend eshte i xanun nga Argita e beqirit Jamserb , kerkon te beje tregeti me shumicen parlamentare , duke vene ne loje interesat e Sali Berishes . Per Bardhin , Saliu eshte bere si mall tregu . Ku e katandise vehten o shoku Sali , te tallet nje legen qe ti jo vetem nuk e llogarisje fare si politikan , po nuk i hidhje as syte nga ajo vemje . Lul brava te pakten ka nje fije respekti , nuk te shet ne tregun vendas por vetem ne export , ndersa Gazmendja e Kavajes po te trajton si placke ne tregun me shumice te Gabit .

                        Përgjigjjuni
                        1. p
                          populli

                          Problemi nuk qendron tek pazari z.baze se ata kete loje kane bere gjithnje,por se ku eshte katandisur kjo force desgtruktive qe duhet te kishte dale e paligjeshme qysh me 2 Prill te 1991 me vrasjen e kater djemeve qe saliu u marrosi syte dhe i perdori mish per top.

                          Përgjigjjuni
                          1. t
                            tom

                            Pazaret qe bente Rama me Berishen per listat e kryetareve ne kohen e Gerdecit nuk i pelqejne ti permendi zoti Merro.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Demokrati idealist

                              sali MALOKU dhe ilir metaj janë dy zagarët të cilët e kandiduan surratmutin grekofil Dhionis Belerin për kryetar bashkie në Himarë.Dhe jo pa qëllim e shkaktuan këtë precedent me monarkot grek.Ata kanë punuar e punojnë për të keqen e Atdheut.sali kaka i shiti detin Gërqis dhe spiuni i korruptuar IM i dha nënshtetësinë shqiptare kolonelit të zi Janullatos,kur gjithë presidentët e mëparshëm nuk ja kishin dhënë.Turpi i mbuloftë këto kërma që punojnë kundër kombit të tyre!

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje