Dilemat e deputetëve që firmosin për Berishën dhe s'duan t'i quash “berishistë” 

16 Dhjetor 2023, 18:55Editorial Mero Baze

Është e paqartë ende përse Gazment Bardhi dhe disa deputetë të tjerë nxituan të përgënjeshtrojnë faktin se i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të pezullojë procedurën ndaj Sali Berishës, nën dyshimet se masa fillestare e marrë nga Gjykata ndaj tij është tejkalim i Kushtetutës.

Është normale që çdokush që mbështet Berishën, madje dhe vet Berisha, mund t’i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretim qysh ditën e parë që u mor masa ndaj tij. Madje këtë i këshilluan të gjithë jo “mos bindjen civile” ndaj gjykatës, duke u fshehur në banjë kur vjen policia.

Sali Berisha nuk e bëri se donte t’u tregonte mbështetësve të tij se nuk e prish traditën e mos respektimit të drejtësisë prej 33 vitesh.

Dhe tani është para masës së arrestit propozuar nga SPAK.

Këta deputetë mund ta kishin bërë këtë qysh në fillim, nëse Berishës i vinte zor.

Fakti që e bënë tani dhe akoma më keq fakti që bëjnë sikur nuk e kanë bërë, tregon dyzimin e personalitetit të tyre dhe mëdyshjet e mëdha që kanë nëse ja vlen ende të sakrifikojnë, ose jo, për Sali Berishën.

Është e qartë se disa deputetëve u është thënë që nuk është për Sali Berishën, por për të interpretuar nenin 72. 

Edhe sikur t’ua thoshin të vërtetën, që do ishte për Berishën, ata do ta kishin shumë të vështirë me aq trimëri sa kanë dëshmuar, që të thoshin nuk e firmos. 

Por ua kanë bërë të lehtë dhe nuk ua kanë përmendur Berishën, ndërkohë që e kanë shtuar në mënyrë eksplicite një paragraph, që tregon se ankesa synon që Gjykata Kushtetuese të pezullojë procedurën ndaj Sali Berishës.

Tani kërkesa është bërë publike bashkë me firmat dhe e vetmja gjë e paqartë ka mbetur përse 24 orë pasi e dorëzoi, Gazment Bardhi dhe disa deputetë sulmonin mediat që e botuan, se kërkesa nuk është për Sali Berishën.

Jo për gjë, po kështu u shkon dhe mundimi kot, pasi dhe Berishës ja bëjnë shërbimin, dhe nuk ua di nderin.

Në raste të tilla siç ka vepruar dhe herë të tjera, Gazment Bardhi dhe lista e tij mund të tërhiqet nga firma. E kanë bërë këtë me Avokatin e Popullit, që pasi firmosën njëherë për Ilir Rusmalin, u bërtiti Berisha dhe i tërhoqën firmat. 

Dhe mirë bënë, se nuk kanë pse prishen me Berishën për një firmë.

Edhe në këtë rast, nëse e kanë hedhur pa dashje apo janë të gënjyer, mund ta tërheqin, se nuk është ndonjë dramë e madhe. Vetë kanë deklaruar se deputeti mund të tërhiet nga nënshkrimi në çḑo kohë.

Nuk është se ua këshilloj ta bëjnë, por thjesht t’ua kujtoj si opsion që mos të fillojnë prapë nesër të sulmojnë mediat, pse u kujtojnë që janë ushtarë të Berishës në betejën e tij personale e familjare kundër drejtësisë, SHBA dhe Perëndimit në tëresi.

13 Komente

  1. t
    tpc

    SHBA duhet ti fuse edhe keta bajga deputete ne listen e zeze. Shpalli te gjithe keta bythq.re nongrata.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Stan me lepura. Pika qe nuk u bje deputeteve dhe saliut bashke. Cfare mund te presesh nga nje peddrast si Gaz Bardhi.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dauti

      Bardhaaaaaa ua mi bardha sa mir i ke lujt bycat.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Carderri

        E ka bycen e mire.

        Përgjigjjuni
      2. Q
        Qeshtja eshte...i moderuari Gjekmarkaj

        Mua nuk me habit Bardha si pédéraste qe eshte shtrihet me te gjithe ( kujdes perdorni préservatif me shoqen Bardha ) por me habite deputeti ( qeshtja eshte ) i moderuari bejtexhiu qe nuk te bene per te qeshur A.Gjekmarkaj haaa tipik malok . - Paradite amerikan mbasdite antiamerikan - Paradite mbeshtesim SPAK mbasdite anti SPAK. - Haaa mo Lulush ku i gjete keta karra gjoze ....

        Përgjigjjuni
        1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

          Nga pozicioni i emrave në fletën e shkruar,ka vend për të thënë se është hedhur firma "në mirëbesim" ,fleta nuk ka vend për kokë. Për të eliminuar këtë torolloksi, duhet të tërheqin firmat, por me sa duket, bythen e kanë për të tjera gjëra.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjirokastriti

            ka firmosur edhe Oturaku i Saliut, Agron Gjekmarkaj ...

            Përgjigjjuni
            1. K
              Komshiu nga Libohova

              Gjirikastriti thote oturaku u Saliut per Gjekun e Markajve ! Oturaku eshte nje vegel qe Gjeku nuk e ka njohur dhe ndoshta nuk e kupton se perse sherben , prandaj i duhet sqaruar ne gjuhen e tij . Atij i duhet thene qe eshte nje grope haleje portative . Me kete shpegim ndoshta e kupton se cfar eshte ai .

              Përgjigjjuni
            2. N
              Niko

              Hipokrit e frikacakë si Bardhi e Gjeku i Markajve ,kurriz thyer ka shumë,por këta marrin "çmim" të parë.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Djeksi

                Ore qe Gjekmarkaj eshte pa shtylle kurizore ate e din te gjithe, majtas dhe djathtas. Dava katunari, se malsoreve ti vij anash. Per djeksat do thuash ndonje gje? Apo ke mar ndonje lek o qerata?

                Përgjigjjuni
                1. Mero Shiko cfare ofendimi bejne Italianet per Shqiptaret: (Min58") https://www.youtube.com/watch?v=65jffcgRS5k

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Më falë, kam një pyetje

                    Mero ti i ke ardhur hakut plehrës Sali dhe mirë bën që edhe bythëlëpirsave të tij, nuk ju lë kusur!

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bedri Islami

                      Ka dhe nje Botues gazete tashme me i zellshmi per ti gelqerosur blozen qeverise Rama, i cili nuk ka qejf fare ti kujtosh te shkuaren si Berishist i thekur...

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje