Si “luan” me fjalë, si dhelpër me vepra 

15 Dhjetor 2023, 17:46Editorial Mero Baze

 

Qyshkur ka nisur procesi i hetimit nga SPAK ndaj Sali Berishës, ai po shfaq për publikun dy personalitet të tij. Publikisht shfaqet si “luan” që nuk pyet nga drejtësia dhe është gati të ballafaqohet me të, ndërsa nën rrogoz bën gjithçka që të sabotojë procesin, ta bllokojë me procedura, me gjykatë apo protesta.

E nisi fillimisht me lajmërimin për t’u paraqitur në Gjykatë si pjesë e masës së sigurisë.

Publikisht thoshte është masë antikushtetuese dhe nuk e pranoj, ndërsa procedurialisht fshihej në tualet sa herë trokiste dera, që të mos merrte njoftimin.

Nëse je i bindur se ajo është antikushtetuese, atëherë nuk ke pse fshihesh në banjë kur vjen policia. Thua është antikushtetuese, nuk e pranoj dhe e çon në Gjykatë Kushtetuese. 

Por nga një anë është nevoja të paraqitet si trim para demokratëve, nga ana tjetër shikon si të shpëtojë kokën e vet me procedura dhe fshihet si lepur sa herë troket dera.

Pastaj e vazhdoi me masën e thelluar të SPAK, që kërkon leje nga Kuvendi për arrestimin e tij. Sapo u bë publike masa e re e SPAK, tha se është gati ta pranojë arrestin e shtëpisë. Në fakt SPAK nuk është shprehur për arrest shtëpie, por për leje që të vendoset masa e arrestit. Se çfarë arresti do të jetë, shprehet Gjykata.

Ndërkohë që nga një anë bën sikur tani është në rregull me SPAK dhe e pranon masën e arrestit, madje dhe e voton atë, nga ana tjetër e dërgon në Gjykatë Kushtetuese si të paligjshme, për të shpëtuar prej saj.

Pra demokratëve u bën trimin që nuk i trembet syri nga burgu, kurse realisht do si të shpëtojë nga kjo histori.

Dyfytyrësia e tij shfaqet më tej, kur caktohet dita që do t’i hiqet imuniteti në Kuvend. 

Të hënën është dita që vendos Komisioni i Mandateve dhe të enjte dita që vendos Kuvendi. 

Ky “luani” që e pranon këtë dënimin me “arrest shtëpie”, siç ka qejf ta ketë, lajmëron popullin opozitar të mblidhet para Kuvendit të hënën dhe të enjten, që të shpëtojnë këtë nga heqja e imunitetit.

Së fundmi,  ky njeri që mendon se ka popllin opozitar me vete, dhe u bën thirrje për protestë para Kuvendit, në fakt nuk ka siguri që ka me vete as deputetët e tij, të cilëve ua ka marrë firmën për në Gjykatë Kushtetuese duke i gënjyer Albana, duke u thënë se do ankimojmë nenin 72 të Kushtetutës, pa u thënë që po ankimonin ndëshkimin e Berishës.

Pra ky që nuk bën dot as 28 deputetë bashkë për të firmosur që ta mbrojnë në Gjykatë Kushtetuese, pretendon se populli do ngrihet në këmbë e do ta mbrojë këtë duke djegur Parlamentin.

Edhe në këtë rast “luani” që do udhëheqë popullin në revolucion, në fakt sillet si dhelpër për t’u marrë 28 firma deputetëve të vet se ka frikë se ja refuzojnë.

Ndaj kur të nisni revolucionin kini parasysh dhe këtë “luanin” që do t’u bëjë thirrje përpara mbi Parlament, edhe atë dhelprën që vet do kthejë rrugë e do iki në SHQUP, t’u shikojë nga televizori si do t’u arrestojë policia. Siç bëri me funeralin e Azemit më 14 shtator.

 

19 Komente

  1. J
    Jugu

    Eshte fatkeqesi per politikanet e vendit, si Sala, Meta, se fundmi hajduti me cizme Rama, qe e kan cuar vendin ne kete derexhe. Por po ashtu fat miresi qe eshte nje Berishe, se pa ate, Mero me Ramen do krijonin monarkine. I vetmi qe ata kan frike nga hajdutizmat 10 vjecare eshte vetem ky gogoli Berisha. Se per Basha e te tjere, tallin menderen. Sic bejne dhe per pensionistet dhe popullin qe po iken nga syte kembet.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tpc

      Psikopatet si ti nuk kane shpetim as nga ilacet. Jep nje fakt te vetem qe Rama ka vjedhur.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironci

        Sidoqofte po te jete per shqiptaret ne te gjithe e duam ne burg qenin Sali, nuk e duam as ne arrest shtepie ose ndonje gje tjeter.

        Përgjigjjuni
      2. E
        Erdhi ....polici ku eshte Fevziu

        Berrisha eshte frikacak llafazan vetem burreri ky njeri nuk ka ...i zhveshur

        Përgjigjjuni
        1. T
          Treni

          Reformës në drejtësi i lypsej edhe një reformë legjislative në procedura. Procedurat duhet të thjeshtëzohen sa më shumë të jetë e mundur, në të kundërt, kriminelët do fshihen pas tyre.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Miku i Jugut

            Ky/kjo Jugu duket plot mend. Dergojeni diku ambasador se na nderon, nese nuk mendon se meriton me shume.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nikoll Kamshi

              Mero i shkroj epikrizen pacientit,ndersa "treni" arsyetim per ligjvensit!

              Përgjigjjuni
              1. K
                Ky vënd ka marë rrugën e mutit

                Kur ja hodhi lulja e co pse të mos ja hedh edhe krimineli Sali!!!!!! Kështu i kanë bërë ligjet këta maskarenj,populli për pak gjë rraset brënda këta maskarenj,kanë vrarë,djegur,shkatrruar e vjedhur fshihen pas imunitetit,pas politikës,i mbron partia e mbrojnë njëri tjetrin. Kur nuk futet në burg rrugaçi fshatari me shkop salianji i dënuar,si do futet Saliu.... Një gjë të mirë e bëri Saliu,i hoqi lepurin nga barku deputet shalqinit,e i bëri trima ca Bardhi,gjelin e detit e ca trapa që ngjiten nëpër kangjella... Me atë dhjeputetin që goditi soc,ça u bë,po me ato hetimet pas zjarrvënies...... Ha ha ha në Albanistan ka gallatë për komedi e tragjedi..... Edhe një gjë të mirë e ka thënë krimineli Sali i hamasit,spak org kriminale,dhe po vërtetohet që është frikacak dhe në shërbim të krimit të foltores

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Maloku

                  Salehu eshte per ti qi robt ku I ka.

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    pesimisti

                    dyfytyresi,me mire do ishte pafytyresi. Sidoqofte Sala eshte simbol i tragji-komikes, me mbeshtetjen e shume prej nesh gjate ketyre viteve na shkaktoje nje tragjedi te padegjuar dhe te papare ne gjithe historine,jo vetem tonen por boterore. Tani po jetojme komedine. Uroj qe mos te arrestohet dhe as mos na vdesi,(tani per tani te pakten)dua ta shikoj ashtu rrugeve duke u c^jerre se do ja tregoje vendin EDI RAMES. Sali Birisha na rrofsh sa pallatet ,na rrufsh allatet.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Konfiskim, deri ne qindarken e fundit.

                      Berisha eshte mafjozi me i madh qe njeh toka jonë.Do kalbet ne burg.

                      Përgjigjjuni
                      1. x
                        xhoxhi

                        Shqiptarët po vriten me njëri tjetrin për disa si Berisha.Megjithse deklarojnë dhe djegin parlamentin prokuroria ska çi bën se kanë imunitet.Ata duhet të përgjigjen dhe garda mos ketë frikë nga qelbësirat por ti shtrojë në dru.Si guxon flamur noka ta zërë për qafe gardistin?Si mundet deputetët të thyejnë kariket ti venë zjarin?Populli duhet të reagojë kundër tyre dhe jo të rijë në shtëpi.Është kjo arsyeja që ata bëjnë çtë duan..Ditën e hënë që do vijnë ca gansterë kjo nuk diskutohet por policia mos lërë këmbë të afrohet tek parlamenti.Një psikopat kërkon ti verë zjarin Shqipërisë.Sulmoi zyrat e PD dhe u pa që ai dha urdhër dhe prokuroia nuk bërë asgjë.Ky njeri duhet asgjesuar me çdo mënyrë se do vriten njerëz..

                        Përgjigjjuni
                        1. J
                          Jimi

                          Sali ! Te pakten nje here ne jete behu burre e dorezo mandatin e deputetit, pa kaluar fare ne procerdure parlamentare. Te pakten bej ate qe beri Sajmir Tahiri, i cili vullnetarisht dorezoi nmandatin kur prekuroria e akuzoi.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dikush

                            Çfarë vlere ka tani, që për më shumë se 30 vjet ka djegur pa mëshirë të gjitha jetët e shqipëtarëve. Madje edhe të atyre që vazhdojnë t'i venë nga pas. Edhe vet emërin njeri e ka përdhosur me dëshirë të zjartë.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Emigranti U S A

                              Saliu kurre nuk ka qene trim por frikacak i felliqur . I vrau 4 njerez ne 21 janar megjithse kishte garden e tere policine po i vrau nga frika . Ndersa tani qe ben luanin atij po tja presish koken pike gjaku nuk i del , vetem breket i ka tere shurre e mut e 100% i sigurte qe tere naten a e ben nje ore gjume se i del Rama ne enderr nga frika , ashtu trimi eshte Sali krimi .

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vrenosi

                                Po c'luan e cfare dhelper. Ky eshte kryemaskarai i historise. Po te isha une xhelati, do ti prisja gjuhen. Mendoni sa do vuante po te ish memec!

                                Përgjigjjuni
                                1. F
                                  Fcb

                                  Lepur me vepra per një njeri qe nuk e rruan trapin as per shtet e as per SPAK nuk kisha degju , veprat do ja shikosh shumë shpejt. Nejse kur i lexon këto nga një njeri që Berishës i ka lëpirë prapanicen për shumë vjet nuk ka si të merret seriozisht.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Demokrati idealist

                                    Çdo politikan i demokracive perëndimore që akuzohet për korrupsion ose krim e lë mandatin dhe përballet me drejtësinë e nuk fshihet si saliu në hale.I till “trim” është maloku kriminel.Shpresoj kësaj here nuk do ketë shpëtim.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      SKAPI

                                      Rruga e vetme qe te shpetoje nga burgu familjarisht eshte te vriten njerez neper mitingjet qe po organizon. Kete i thote mendja dhe kete deshiron me gjithe shpirt te ndodhe. O ju pak njerez trushplare, akoma do ti shkoni prapa te beheni mish per top per nje hajdut te cmendur?

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje