Protesta e së hënës, Sali Berishës nuk i duhet as për të bllokuar Kuvendin, as për të rrëzuar qeverinë. Jo se nuk dëshiron ta bëjë atë, por e di që nuk e bën dot.
Nëse e shikon mënyrën se si ai lajmëron protestën e së hënës, e kupton qartë se është një thirrje për protestë që ka lënë dhe një derë hapur nëse nuk ndodh siç do ai.
Pra në një farë mënyre është një protestë që kërkon të testojë nëse ka ende njerëz me vete në opozitë apo jo.
Deri tani është përpjekur të fshihet në Kuvend, duke thënë se nuk po i shtrijmë protestat në popull se duam të demonstrojmë mosbindjen civile në parlament.
Të hënën ka vendosur të bëjë një test, se kush nga të vetët do t'i dalë në krah. Me firma i kanë dalë rreth 30 deputetë që i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese të mos e burgosë. Në terren ende nuk dihet.
Nuk e duron dot këtë situatën që një grup opozitar është dakord me arrestimin, të tjerë deputetë janë dakord por nuk flasin, të tjerë janë kundër arrestimit, por prape nuk flasin dhe vetëm një grusht besnikësh janë gati ta thonë më zë të lartë që janë kundër. Nuk e duron dot këtë gjendjen e paverifikueshme se kë ka me vete, ndaj i kërkon të gjithë aty në apel t'i shikojë me sy kë ka pas e kë ka kundër.
Ky është dhe kurioziteti më i madh I Berishës për protestën e së hënës.
Është një protestë ku njerëzit nuk kanë me kë të përballen, pasi Komisioni mblidhet në një sallë dhe në fund bën një komunikatë shtypi. Berisha as i pengon dot, as nuk ka ndërmend ta bëjë me të. Është thjeshtë një apel që ai të shikoj kë ka me vete.
Ai thjesht do të shikojë kush është në oborr përballë parlamentit dhe jo kush është brenda në parlament.
Ditën që ju njoftua masa e arrestit, ai u braktis dhe nga militantët e thjeshtë dhe pas tre orësh njoftimi nuk arriti të mbledhë as 50 vetë në selinë e SHQUP.
Nesër ai do të bëjë testin nëse njerëzit e opozitës janë gati të shkojnë të përleshen me të apo jo. Është një protestë e tij personale, kundër atyre që nuk duan të protestojnë për të.
Edhe pse është një test i sforcuar, degët kanë marrë masa që së paku Durrësi, Elbasani, Kurbini e Shkodra të çojnë njerëz. Kjo i duhet që të përsëritet ditën e enjte, kur t'i hiqet realisht mburoja ligjore në Kuvend, e akoma më shumë kur policia t'i mbërrijë në shtëpi e t'i tregojë detyrimet që ka për arrestin e shtëpisë, nëse e lënë në arrest shtëpie.
Por nuk është se i do për luftë ata njerëz ditën e hënë. Ata janë thjeshtë mbulesa që ai të kuptojë kush i ka mbetur ende.
Prandaj mos u shqetësoni se çdo të ndodhë. Asgjë nuk do të ndodhë. I vetmi që ka punë është Flamuri që duhet të mbajë shënim kush ka ardhur dhe kë kanë kundër nga opozita.
Është në thelb një protestë që verifikon kush është me Bashën dhe kush me Berishën, nga opozita. Për të tjerat flasim të enjte. Nëse ka fat të arrestohet atëherue ka dhe justifikim për dështimin e revolucionit.
Ne qofte se ka ngelur nonji rrotkari qe del ne proteste per ket plehre apo per cdo plehre tjeter te politikes shqiptare ne rrot te semes vafshin
Mero po Paloqja qe ka deklarue se neser "O ne burg ose me Salen"!Apo thuthuqin ti nuk e llogarit fare! Na ngelet ta thikojme nether the tha trim ethte Palothia!
Eshte loja e ktyre te treve sala meta rama bejne gjoja sikur do vrasin njeri tjetrin por ne darke bejne tel me njeri tjetrin .
DASH me nxjerjen non grata si personne dhe familje e padeshirueshme ka souligne : - Korrupsion madhor .Kjo u vertetua me 19 kullat. - Minues i demokracise dhe pengues i drejtesise. Kjo po vertetohet me luften qe i ka shpallur SPAK. - Bashkpuntor ne grupe kriminale . . Kjo vertetohet lehtesisht te gjithe kriminelet nga E.Martini te lidhur me familjen kriminale Berrisha. - Çfare fakte kerkone ky i semure psiqik kur ato jane se sy te gjithe shqiptareve. - Organizone proteste diten dhe oren kur mbahet sesnca per terheqjen e imunitetit ky njeri i paskrupullt i konsideron shqiptaret te majte te djathte pa parti sikur te jane ( bête) kafshe dhe nuk kuptojne . - Ky frikacak i pamoralshem neprmjet mbetjeve homosexuelle , krimineleve te korruptuareve me babale e paloqe te gjithe te inkriminuar kujtojne se do t'ja dalin me inskenime banale qesharake . - Nje ane pozitive e ka ky grumbullim plehrash qe nxori ne pah fytyren e vertete te Bardhes , Gjekmarkajt me shoke ku diten hiqeshin pro amerikan pro SPAK dhe ne mbremje anti amerikane e anti SPAK loja e tyre mori funde si dhe karriera politike . - PD dhe grupimi Basha ka nje shance te arte por nuk po shfrytezojne siç duket bashkpunimi i Bashes me familjen kriminale Berrisha e bene ate ( timide ) te heshtur duke i kujtuar ligjin e mafies MOS FOL SE NDRYSHE UNE FLASE ....
Nuk i funksionon struktura. PD në bazë nuk urdhërohet nga ai,as nga deputetët. Grupi i zjarrit kërkon të paguhet, për " punën" që do bëjë, dhe të tjerët duan pagesë,e morrën vesh që është miljoner.
Mero duhet zgjuar nga letargjia...se per opozite ka akoma ne mendje imazhin e Lyl Bashes e Kunatit tij te cilit i pati instaluar dhe ate "Antenen brenda familjes" por qe tashme me urdher nga lart e ka hequr qe atje meqe si Lyli si Kunati jane bo "Personazh pozitiv" me VKM
Te henen, 18 dhjetor 2023, dhe te enjten, 21 dhjetor 2023, stalinistit te fundit ne Shqiperi do t'i hidhen prangat.
sali MALOKU është një jashtqitje e kombit.Të gjithë të këqiat e botës janë koncentruar në personin e tij.