“Me zvarritje drejt objektivit, nisu!” 

28 Dhjetor 2023, 19:02Editorial Mero Baze

Për të gjithë ata që kanë kryer shërbim ushtarak gjatë kohës së komunizmit, mund ta kujtojnë një komandë të oficerëve gjatë stërvitjes: “Me zvarritje drejt objektivit, nisu!”

Pak a shumë kjo është e gjithë fjalia që mund të përmbledhë betejën qesharake të avokatëve të Berishës për të shtyrë disa ditë shqiptimin e masës së arrestit të Berishës, duke shpikur truke proceduriale.

Natyrisht nuk mendoj se e bëjnë që t’i marrin më shumë lekë Berishës, se e bëjnë falas. Dhe kjo e bën dhe më banale situatën.

Nuk e bëjnë as se duan ta shpëtojnë Berishën, se nuk kanë çfarë t’i shpëtojnë, se person nën hetim është. Kur të fillojë të gjykohet duhen avokatët. 

Tani siç ka thënë dhe vet, ai është i kënaqur me këtë masë sigurie, dhe mundimi i tyre për ta shtyrë deri të shtunën apo pas festave vendimin, nuk është se ka ndonjë rëndësi për të.

E gjitha duket më shumë një torturë e Berishës për ta, se sa një torturë e tyre për Berishën.

Berisha ka nevojë të mbahet sa më gjatë në këmbë kjo skena e viktimizimit të tij, që të zgjasë sa më shumë jehona e saj, që njerëzit të flasin sa më shumë për të, dhe mbi të gjitha që të shtrijë në disa ditë viktimizimin e tij.

Frika që ai ka nuk është arresti shtëpiak, pasi nuk ka çfarë i ndodh tani që dhe Flamur Noka do rrijë poshtë pallatit si roje. 

Frika që ai ka është se pasi të merret masa e arrestit, njerëzit do vazhdojnë festat, do merren me gjelin e vitit të ri, me restorantet apo menynë e darkës së vitit të ri, dhe nuk do ta prishin terezinë e tyre.

Kjo është një nga ato dhimbjet e mëdha që e mundon Sali Berishën, i cili do të jetë në qendër të vëmendjes dhe me hallin e tij, ashtu siç ka qenë me pushtetin e tij.

Dhe akoma më e dhimbshme është se edhe pse po përpiqet të shtrijë në kohë procesin e marrjes së vendimit, edhe pse po përpiqet ta dramatizojë, edhe pse po përpiqet të viktimizohet, shoqëria është indiferente ndaj tij. 

E vetmja gjë që u mbetet në mendje atyre është se ai po zvarritet drejt objektivit të pashmangshëm, arrestit shtëpiak. 

Sot njerëzit janë më shumë të shqetësuar për çmimin e një gjeli Baldushku se sa për çmimin që po paguan Sali Berisha për 33 vjet sundim politik në Shqipëri, si minues i demokracisë, shantazhues i sistemit të drejtësisë dhe i përfshirë familjarisht në korrupsion madhor, siç ja kanë vënë epitafin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

18 Komente

  1. G
    Gjyqtar qesharak

    - Zoti L.Koka i arrestuar ka te njejten akuze si Berrisha korrupsion pasive çfare eshte kjo palo drejtesi qe veprone me dy standarte ? - Mos valle zoti L.Koka eshte me i rrezikshem se krimineli Berrisha? Nuk besoje kurre te kjo drejtesi

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shoqja e Argites

      "Aksidenti " i atij gardistit ndaj djalit te gjykateses funksionoi. Gjykatesja nuk ka guxim te jape vendim. Mos u cudit nese te shtunen ajo terhiqet nga gjykimi i ceshtjes.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taulant

        I thua dhe zotni nje hajduti ordiner si lefteri. Turp te kesh! Prit se do i shtohet edhe ca vite burg kur te mbaroj gjyqi per inceneratorin e Tirones.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Myzeqari

        Ore sa vajti gjeli i Baldushkut?.................. Sepse pulat e detit të Kallmit të Vogël shkuan 15 mijë lekë kg peshë e gjallë.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Morricone

          Pse ben krahasime te gjelat o myzeqar. Gjelat njelloj jane gjithandej por shije me te mire e kane ata gjela qe e shesin fshataret fukarenj . Kjo eshte e sigurte dhe pa Hile.

          Përgjigjjuni
        2. a
          alfred

          Keta perëndimorët kane nje te keqe: mekatet i njohin sipas Bibles kurse ndeshkimin e tyre e bejne sipas Ferrit te Dantes. Berisha e kerkoi fatin sipas Perendimit.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vuk Karaxhic baba i Lexhendes

            O voci jem. Ku je nguju bre? Ah sa e ambal ka çen njajo Shiçerja bre kur e çishja. Ma ka knaç karaduzen. Ene ti krej si mu ke dal, me ke ngja krejt, bash si shkije i ke kryt. Eh moj Shiçere tash ktu ne dynjan tjeter po knaqna prap. E do bajm ca lexhenda te tjere vallahi. Ti kena per revolucjonin e vocit tem....

            Përgjigjjuni
          2. z
            zeni

            Derri i bardhe gjokutaj i pelqen leket e berishes, sa me shume te shtyhet procesi me shume han derri. problemi eshte se kete derrin gjokutaj dikush duhet te ja kontrollojne pasurin dhe sa taksa paguan

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mirjana

              Dikur ne kohn e Zogut, nje avokat me emer ne Gjirokaster mbronte nje kriminel! I merrej pak goja dhe i tha, ku te te te ze une i ziuu, tiii je futur koke e kembe ne m....! Keshtu dhe komunisti sali...sado te mundohen avokatet...!

              Përgjigjjuni
              1. c
                ceni

                Ky vendim i sotem Mero per shtyrjen e vendimit tregon se drejtesia eshte e dhjere por krenare!

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Boston

                  Shume e sakte Mero! Urimet me te mira. Gezuar vitit e Ri 2024!

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shpendi

                    Çfardo mundohet te beje derri i eger Gjokutaj , nuk e ndalon dot arrestimin e kriminelit Berishe . Ai vetem sa i zgjat agonizne. Berisha vete e kupton qe eshte i dekun e i pa kallun. E keqja eshte se ate nuk do kete me njeri per ta kallur ne toke .

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      X

                      Ne fakt ke bere detyren per te permbushur ate qe drejtesia po e vonon. Gezuar vitin e ri!

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        kur permend litarin ne shtepine e te varurit

                        "Me zvarritje drejt objektivit, nisu" eshte ky urdheri qe ju dha Bazes nga Pushteti per te hequr shpejt ate "Antenen brenda familjes" qe Mero pati instaluar kaq vite te shtepia e Kunatit te Bashes...sepse tashme Basha eshte bo Personazh Pozitiv me VKM...

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vezhguesi

                          Bravo!

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Treni

                            Hakd gëzuar një herë gjithë stafit të Tema.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sllobodanka

                              Bere, cbere edhe ti Mero e shtyve arrestimin e perbindeshit prej letre Sali Vuk Berishen pas vitit te ri... Po duhet ta dish ti dhe Frrok Cupi, se mali Dajtit do te dridhet, biri dhe dhenderri i Serbise i gjslle nuk lidhet!

                              Përgjigjjuni
                              1. m
                                mezati dhjamosur

                                Edhe keshtu mund te jete Mero, por zvarritjet sikur nuk bien ere te mire. Nuk e di pse nuk i thote ketij avokati sharlatan, prokurori qe arrestoi me urdher politik Fatos Nanon, s egjyqtarja trimereshe Irena Gjoka nuk eshte ne asnje konflikt interesi, sepse pas 6 muajsh po sharlatani Berisha e ka emeruar gjyqtare. A nuk vjen kjo gjyqtare nga koha e Berishes, dhe jo e emeruar nga socialistet.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje