Shkëlzen Berisha u shfaq arrogant pas daljes nga SPAK, ku më shpejt doli se sa hyri. Për aq sa ka cituar shtypi, ai është ndoshta njeriu më i guximshëm që unë kam njohur këto 33 vjet përballë drejtësisë, duke gënjyer para prokurorëve për secilën pyetje, pa ju dridhur syri.
Fjala vjen, ai thotë se ato muaj që përkojnë me hartimin e dosjes së Gërdecit, ka shkuar 42 herë në zyrë të Mediut pasi e ka pas njohur atë që nga viti 1994.
E vetmja gjë e vërtetë këtu është se viti 1994, përkon me ardhjen e Fatmir Mediut nga Fieri në Tiranë. Më 1994 Shkëlzeni ishte 15 vjeç dhe në atë moshë një adoleshent nuk ka ndonjë dëshirë të njihet me Fatmir Mediun, edhe pse mund t’i pëlqente si mashkull simpatik. Ka pas mundësi më të mëdha për të kaluar adoleshencën se sa shoqëria me Mediun.
Kur e pyesin pse e ka marrë në telefon Mediun disa minuta pas tragjedisë së Gërdecit, thotë se e kam marrë ta pyes, pasi familjari i një të afërmi që punonte aty donte të dinte për fatin e tij. Në fakt, Shkëlzeni kishte burrin e tezes që i ishte vrarë aty, si njeriu kyç që drejtonte punët e tij në Gërdec, dhe për këtë nuk kishte nevojë të pyeste Mediun, se ishte vetë pronar aty.
Kur e pyesin po me Delijorgjin pse ke folur 40 herë në telefon para dhe pas tragjedisë, thotë se ka dashur të blejë dikush një banesë tek kompleksi i Delijorgjit, që ndërtohej në Tiranë. Disa vite më parë ka deklaruar se nuk ka folur kurrë me Delijorgjin në telefon. Tani së paku ka ndryshuar mendim.
Këtu është më i sigurtë se sa duhet, pasi Delijorgji ka filluar ta ndërtojë kompleksin në Tiranë, pasi i ndodhi gjëma e Gërdecit. Por problem është se njeriu nuk mund të marrë Delijorgjin 15 minuta pas tragjedisë me 26 të vrarë, për ta pyetur sa e ke metrin katror në Yzberisht. Atë ditë mund ta pyesje vetëm sa kushton një varr.
Kur e pyesin për faksin e nisur nga zyra e Aldo Bumçit me shënimin “Për Shkëlzen Berishën”, vazhdon të bëjë si budalla, duke thënë u vërtetua që faksi nuk është nisur nga adresa ime.
E dimë të gjithë që nuk është nisur nga adresa jote, por nga zyra e Aldos, po puna është pse ka shkuar në një zyrë shteti me porosi për ty. Ai dokument nuk është dorëzuar nga persona të tretë në Prokurori, por është sekuestruar nga Prokuroria në një zyrë të Ministrisë së Mbrojtjes rastësisht. Pra është provë e sigurtë juridike, e paofruar nga të tretë, por e gjetur në zyra shteti. Nuk besoj se do thotë që ja ka bërë Fatmir Mediu për ta implikuar, edhe pse ky i fundit po përpiqet akoma t’i dalë zot, me shpresë se SPAK ka frikë Berishët dhe ai do shpëtojë si paketë bashkë me ta.
Kur e pyesin a e njeh Rrahman Selmanllarin, thotë se e njoh si gjithë të tjerët, ndërkohë që e ka emëruar përfaqësues të kompanisë amerikane që do ishte partnere formale në demontim në Gërdec. Madje këtu ka marrë më qafë dhe Rrahmanin, pasi e ka trimëruar dhe ai ka deklaruar herën e parë në Prokurori, që nuk di fare ku bie Gërdeci dhe nuk kam asnjë lidhje.
Të gjitha këto gënjeshtra i thotë publikisht sapo del nga dera e SPAK dhe i ka përsëritur dhe aty brenda.
Është interesante se si SPAK ka para dosjen e vjetër të Gërdecit, ku ka plot deklarata kundërthënëse për të cilat nuk ka arrestuar askënd. Pra ka lejuar të gjitha palët të gënjejnë çfarë të duan dhe të ikin. Nëse këtyre deklaratave u shton dhe deklarimet e sotme të Shkëlzen Berishës, dhe njerëzit që bëjnë dëshmi false para prokurorëve nuk arrestohen, atëhere ajo dosje bëhet qesharake.
Guximi i Shkëlzen Berishës për të gënjyer para prokurorëve dhe para shtypit për fakte të verifikueshme, duke sajuar gënjeshtra banale, burojnë nga arroganca e mosndëshkimit të tij deri më sot.
Bindja e Berishëve është se arroganca ndaj drejtësisë në Shqipëri funksionon dhe kush i sulmon gjyqtarët dhe prokurorët ja del të mos ndëshkohet. Kështu e përjeton sot Berisha dhe protestën qesharake para Gjykatës së Lartë, duke e interpretuar vendimin e saj si lëshim për të, edhe pse nuk është e vërtetë.
Por atij nuk i duhet e vërteta. I duhet perceptimi popullor që Berishët dalin në rrugë dhe e mposhtin drejtësinë.
Shkëlzen Berisha sot nuk kishte asnjë drojë të thoshte gënjeshtra për çështje që është nën hetim. Edhe sikur të mos kishte bërë asgjë në Gërdec, madje të mos ishte as përfitues, as investitor, por thjesht dëshmitar, me gënjeshtrat e sotme ai nuk duhet të dilte më nga burgu.
I vetmi justifikim që kam për të, është xhelozia që ka për të motrën, që ajo po martirizohet për 17 kullat dhe po i merr PD, dhe ky po vrapon të martirizohet që të mos e konkurrojë në këtë pikë.
Se për të tjerat me thënë të vërtetën, Shkëlzeni ka merita më shumë se Argita për të qenë në krye të PD. Se ndryshe nga ajo, ky vërtet ka vrarë për të vjedhur, por po i prish ca nga ato miliardat që ka vjedhur, duke ndërtuar televizione, portale e duke paguar shpenzimet e babait plak në krye të partisë. Ajo deri tani i ka mbajtur të gjitha për vete. Dhe kjo është e padrejtë, që ajo të marrë dhe paratë qyl, dhe pushtetin qyl. Kurse ky të sakrifikohet.
Faji I ngelet spaku-t qe si fut nje loqe shkelzenit saliut argites , dhe tu kujtoje qe ky shtet ka zot. E degjove mehdi shurakun , zhkelzeni akuzohet kot tha , Ajde spak ajde humor kaps. Humor injorantesh
Mero je pjese e miliona shqiptareve qe jane te pashprese qe Berishat do te paguajne ndonjehere per krimet qe kane bere. Shiko si u tremb gjykatesja Irena Gjoka dhe nuk ka guxim te jape vendim per Berishen,dicka komplet proceduriale qe per njerez te tjere qe nuk quhen Sali Berisha ajo e ka aprovuar pa hezitim.
Me duket se edhe SPAK-u, nuk ka aq shtylle kurrizore sa te vere pikat mbi i, ne vend ta arrestojne kete vrasesin te bitin e Saliut, e lene te tregoje perralla. Ky nuk dinte c’qe Gerdeci, por qe punonte burri i tezes (qe Saliu nuk e njihte) e dinte. Dhe me Mediun e me Delijorgjin paska folur per pune personale, per dashnore
Sa kushtonë një varrë? Faktikë varrë kanë hapur me shumicë, mbi popullin Shqiptarë, dukë filluë që nga Enver Terroristi, e deri më tek Edi Rama.. SPAK na shpëto nga këta bandit horra...
Detyre e tij te genjeje , detyra e SPAK ta ballafaqoje me fakte nese drejtesia per babin e Zenit dhe Zenin nuk funksionoje num eshte faji tyre . Berrisha duhet arrestuar sikur ish ninistri Koka te dy kane te njejten akuze corruption pasive cfare eshte kjo perkedhelje qe i behet ketij njeriu ?
Drejtesi leshi e mbushur me spurdhjake e frikacake qe tremben sapo kercenohen nga nje plak i pjerdhur e i mbaruar.
Genjen i jati genjen i biri dhe e bija,genjejn te gjithe si familje,kur do na zhduket nga syt kjo familje mafioze,ka 30 vjet qe po na can bythen.
Ore Mero akoma beson tek Drejtsia e re?
Shkelzeni eshte tipi me i rrezikshem ne Shqiperi, fuqia e tij vjen nga miliardat qe ka dhe nje mori te pafund lriminelesh qe punojne per te. Po ra shkelzeni, ka rene automatikisht edhe Rama. Prandaj nuk guxojne ta prekin. E harruat Abi bank? Me duket aty punon baxhija e rames, po aty ka aksione edhe zeni. Me thoni nje investim madhor ne Tirane, ku juk i ka futur hundet zeni.
Mire tha Aranit Cela kur polici i burgut, ne kohen e sundimit te Saliut, i tha : Kur te hyje une ne qeli, ti duhet te ngrihesh ne kembe, pasi une jam polic i shtetit. Te dhjefsha ty dhe shtetin tend, ju pergjigj ai. Per ironi, te njejten pergjigje po i japin SPAK-ut keta pjestare te kesaj familje vrasesish!
SPAK eshte ndertuar per katundaret dhe jo per shpellaret.Ky lloj SPAK nuk i lypset askujt qe ka vjedhur dhe vrare nder 3 dekada por eshte i fuqishem per katundaret qe u shket kemba nga pakujdesia.
"Nga buron arroganca e nje njeriu qe ka vrare per te vjedhur ? " ? ? ? Nga "miqte (lobet) " e "miqve" te mikut me te madh te shqiptareve....Ameriqia e "nderlikuar "
Spak duhet te veproje fuqishem mbi kokat e krimit te 33 viteve te Shqipes se lenduar fuqishem ngs shpellare dhe katundare te adoptuar ne qytetare.Rrofte! Amerika.
Ne fakt SPAK, por edhe Gjykatat duhet me mire te bejne kujdes ne vendimet e tyre, sepse keto vendime mund te shkojne deri ne Strasburg, ndaj me mire te marrin pak kohe, por te behen te tilla qe ne cfaredo shkalle te shkojne apo edhe ne Strasburg, mos te jene aq te lehta per t'u rikthyer apo anuluar.
Ky shkrimi vlen vetem per te kthjelluar sadopak trushpelaret qe besojne tek Spak-USA qe leshon rrufe nga qielli dhe zhduk cdo kundershtar. Ne fakt e verteta eshte fare e thjeshte; Spaku eshte nje institucion me ish prokurore te zakonshem qe si dje dhe sot vazhdojne te bejne jeten e tyre njesoj dhe USA e perdorin sipas nevojes por as qe llogarisin fare per ceshtje qe nuk i kane bythe ti cojne ne fund, sic jane Berishet, Lal Fiku, Edi Rama, I Meta. Habitem pse Mero do ti vere ne seder kur e di fare mire qe prokuroret e A-Spakut vetem sedres nuk e dine nga i bie rruga!
Mero perderisa berisha po akuzohet per kokoshka dhe jo per vrasje,perse jo edhe i biri te mos dale i pafajshem duke imunizuar me imunitetin e tij edhe Fatmir Mediun!Te dy jane te pafashem ne kete ngjarrje me 26 viktima dhe qe sot drejtesia eshte vene ne pozicion te veshtire se nuk di si ti ndaje kufomat dhe kujt tia faturoje!Berisha u ka propozuar qe tia faturojne baxhanakut te vet qe nderoi jete bashke me te ndjeret e tjere dhe gjithçka te mbyllet!Shikoni si kercen Fatmir mediu nga gezimi kur perballet me gazetaret (i thençin) ,ku ata e pyesin per vehten e tij e ai u pergjigjet ,Shkelzen Berisha nuk ka asnje lidhje ne kete hetim!Neser me siguri do te shtyhet vendimi per Berishen deri sa te nderohen vitet e pasketaj edhe dosja e "kullave te Berishes" te parashkruhet ,e pasketaj ,te gjithe qytetaret ne shesh te gjithe duke brohoritur "O sa mir me ken Shqiptar,o hej o hej o hej"!
Edhepse në zgrip të 2023, ky padyshim meriton çmimin "Shkrimi Satirik i Vitit" Pergezimet e mia, Mero!
26 viktimat dhe 300 te plagosurit i shkaktori Kosta trebicka qe Zoti i mori mendjen dhe beri aksident.
E mirë e morëm vesh, efekti mediatik u realizua, ama ky këlyshi i Salës i palarë ka për të dalë. Bast. Këtu e tre vjet. Shkallë e parë, apel, gjykatë e lartë. Në 2027 Shkëlzeni do fishkëlllejë i kënaqur. Si dhe ju, zuzarët dhe rrospiet që ka prodhuar fakulteti i drejtësisë. Kjo është e ardhmja që na pret.
Nje njeri qe vret per te vjedhur eshte pak ta quash arogant. Ai quhet kriminel dhe i cmendur. Si kriminel mbylleni ne burg, si i cmendur, mbylleni ne cmendine.
Shkurt dhe sakte.
Gjyqtaret shqiptar nuk jane te afte sepse nuk kane zemer jane te pa ndergjegjshem dmth te korruptuar!
Pa perjashtim te gjithe e kane ngjyer gishtin ne xhepat e miletit. Shihni se ku dhe si jetojne.
Zoti eshte i Madh.Madheria e Tij shikon dhe vigjelon dhe i di te gjitha.Do ti leshoje rufete ketij delenxhiu.
Shkelzeni (si i jati) eshte nje vrases profesionist! Gjakftotesia dhe arroganca jane elemnte kryesore te nje serial Killer qe i duhen per te fshehur krimin! - Nga i buron arragonca ketij vrasesi ? Nga mbeshtetja e Babait! Ai ndihet superior dhe njerzit qe kane nje superioritet qe ja jep pushteti kur vjen puna tek ndeshkimi kthehen ne skizofrene sepse mendojne se jane te pa prekshem! - Goditja kunder krimit do te jete e sukseshme kur te goditet Berisha me familjen e tij! - Nuk eshte vetem Gerdeci krimi i Shkelzen Berishes eshte Ky ka lidhje te forta me "Oligarkun e Shendetsise" eshte kumbari i tij! dmth qendron prapa skandaleve te shumta te spitaleve private! "Inside Story" Pjesa dërrmuese e sektorit të shëndetësisë private në Shqipëri, është në duart e një njeriu të vetëm me lidhje të fuqishme politike… Një perandori ekonomike që nis me ngritjen e Spitalit Amerikan, dhe zgjerohet me monopolizimin e paketave shëndetësore, konçesione dhjetëra milionë euro, tendera të majmë e biznese nga më të ndryshmet. Një strategji që çoi drejt monopolizimit të shërbimeve të mjekësisë private përmes blerjes së spitaleve konkurente deri tek metodat e errëta kontrolluese. Abuzimet në konçesionin e dializës dhe manovrat me ndryshimin e pronarëve, që de fakto mbetën përherë të njëjtë… Transaksionet e dyshimta, marrëveshjet e fshehta dhe lidhjet okulte që i përqendrojnë bizneset e shëndetësisë në 1 dorë.
amerikan, arroganca dhe mendjemadhesia e nipit te Milices dhe birit te Sllobvodankes vjen nga ofensiva serbo-ruse qe ka shperthyer ne Ballkan, ku se shpejti do te perfshihet edhe Shqiperia.
Lidhjet e Shkelzenit me oligarkun e shendetsise , jane aferat e ndyra te keti vampiri https://www.youtube.com/watch?v=oVWM-opYMAU
Pa ju dridhur syri shkojne te Drejtesia ata qe nuk kane asnje mekat mbi shpine (me gjithe zellin mediatik per ti paraqitur si Djalli). Kujt i trembet syri pastaj merr arratine fill pasi e lajmerojne se do shkojne ta arrestojne... !
Ahmetaj eshte pergjegjesi e Rames qe e kooptoi ne PS. Jam i bindur qe Rama e dinte mire kush ishte Ahmetaj. Po te kishte akoma Canin minister finance, Rama do ishte i nderuar sot. Ne vitin 1992 ne te PD e donim Canin te vinte djathtas, por ai kuptoi nderkohe qe me gjigandin tone vetem damken e turpi merr me vehten. Ahmetat pislleqet me te medha i ka bere ne qeverite e nongrates. Rama deshtoi me ngritjen e Ahmetajt, dhe per kete duhet te kerkoje falje publike. Konfiskoni cdo prone e llogari te Ahmetajt, dhe me pas Anglia do ta ktheje ate bicimsez ne Tirane.
Muhabete motërqiri. E ktheu PDnë e intelektualëve dhe studentëve, në parti personale të Fredi Bejlerit dhe Janullatosit.
Edhe ti o Mero po e perdor fjalen MARTIRIZOHET pa dogane. Nese ke dashur te tallesh bubin te pakten vëre ne thonjza qe te mos u ngelet hatri martireve te vertete
I nderuar Mero ! Sa vjet ne gazeten tende ,ne editorialet pa fund po shkruhet e shkruan ne gazeten Tema pa u lekundur ,e pa kursyer ter bagazhin diskretitus te kesaj familje qe noton ne gjak shqiptaresh dhe pasuris se vjedhur te ktyre ,prej asaj familje me ne krye ish kryeministrin dhe ish presidenin e ktij populli i cili vazhdon te sfidoj banalisht me arogancen ,me injorimin dhe kercenime ter sistemin shteteror qe drejtohet nga nje kope "delesh"me ne krye DREJTESIN se ciles nuk i mungon pushteti i vendim marjes por kercenimi i ktij shpellari anormal qenka me i fuqishem nga te gjitha poshtersit e pushtetit te tij edhe kur e kish edhe kur nuk e ka ! Makare nie pjes e vogel e qytetareve ,e nuk po flas per MEDIATte ken kurajon,inisiativen dhe deshiren tende per ti "perplasur" bemat e ktij pebindeshi neper faqet e ksaj gazete qe ti drejton dhe po ju tergon BURRACAKEVE TE DREJTESIS se e verteta esht shum me e fuqishme ,kur gezon respekt Paaftesia ,lekundshmeria e ktij organi frikacakesh nuk perfaqeson aspak deshiren dhe besimin qe ne kte vend do ket drejtesi dhe ky perbindesh me nje tuf hajdutesh si vetja ,diten te shfrytezojn friken e nje populli mbas nje sundimi 50 vjecar te diktatures proletariatit, me filozofin e "art" te luftes klasaveqe,qe i percau shqiptaret deri brenda ne familje Kishat dhe Xhamit qe ju vu kazma dikur ,i dhan mundesin te LARGQOFTURIT tju hedh shqiptareve KELYSHIN E TIJ qe te shkaterroj gjith mundin dhe veprat e gjysem shekulli dhe te shohim sot kte te paftyr te mos i trembet syri ..... Aferim i nderuar Mero respekt per penen e mos u terhiq nga kjo rug e gjat dhe e veshtir e kesaj "lufte",me penen tende
Ja se e arreston taulant balla sali berishen ,po ja do ta shohim ate palo minister rendi qe ka brenda rradheve grupin ciftelia
aha ..berisheve sdo u futet gjemb ne kembe.SPAKU...he sot he neser..as edhe nji arrestim shtepije si jep dot kufomes se vidicolit...shume tym per asgje.kjo eshte drejtesia shqiptare.kta kane bo lek me thes ...si kjo familje mafiozesh..si ai kokembora i cepanit me gruan e vet robokop.po dhe kta te rilindjes i kane duart gjithe andej...kshu qe SPAKU.. sdi kujt tja prishe e kujt tja ndreqe.une habitem dhe me ket t gjatin...na cave bythen per 3 legjislatura per reformen ne drejtesi...thua qe eshte arritje e madhe...po ata qe shkatarrun ket vend ...akoma vazhdojn te vjedhin e te vrasin.shqiptari si largohet dot natyres komuniste...jetojn me sllogane dhe sot...jo me fakte apo ligje.ne te semes vafshi o klasa politike me e ndyre ...historikisht e ktij shteti.ec o sali shpellari se do behesh mbret e do jetosh i lire sa te te ngeci fryma.mos e rruj hic..ti ..ai sypeshkaqeni...ai gangsterri i pazarit te ri...dhe kta hajdutet e rilindjes...JEMI REPUBLIK BANANESH...
Te mjeruar Punonjes Buxhetore, ti "gezoni" edhe kete dhjetor ato shperblimet e fund-vitit te munguara qe nga dhjetori 2012 ne saje te perkushtimit te qeverise Rilindjes "prane shtreses ne nevoje" e personalisht te "varfanjakut" kryeminister me vetem 3000 Euro pasuri te deklaruar...
Nga fuqia e të Atit që asnjë s'ka bythë t'a fusë në burg.
Nuk njihet ndonje rast ne bote, as me pare dhe as tani, qe krimineli te thote qe jam kriminel, qe hajduti te thote qe jam hajdut e keshtu me rradhe. Al Capone deklaronte publikisht se ai ishte personi me i paster, me i drejti, me paqesori ne bote, "te shkretin" e akuzonin pa te drejte, e kishin inat!!! Drejtesia qe funksionon e "gozhdon" kriminelin, hajdutin, keqberesin dke u bazuar tek faktet e grumbulluara, tek bisedat telefonike te regjistruara, tek ADN, gjurmet e gishtave etj. Edhe ne rastin konkret, shpresojme qe drejtesia e re shqiptare, te vendose ne baze te provave qe ka ne dispozicion, tu jape fajtoreve denimin qe meritojne.
VINI RE: -SPAK GJKKO i kan rën POTURRET(fustanet) ndërkëmbë nga TMEERI BERISHIST.Ai të vret dhe thot i vrau F.Nano,E.Rama..Si në 1998 me A.Hajdarin,21 janar 2011,etj.Sb ta bën BABËN BURR.Është i paprecedent në PLANET.Është psiko që nga 1970 i kuruar nga Dr.YLVI VEHBIU.Është agjent i shumfisht 1967,70,80..me gruan Liri(Sllobodanka)me nënën Sërbe UZNO(UDB).Hiena pjell HIENA...! -SPAK GJKKO të shpejtoi IZOLIMIN E TIJ TË SHPËTOI PD,OPOZITA,SHQIPËRIA,BALLKANI E MË GJËRË.
S'me pelqejne shkrimet me pseudonime! Sido qe flasin per nje te vertete, nese censura ne kohen e pare perligjej e denohej 7 vjete e larte, ai qe bente "agjitacion e propagande kunder shtetit", po ne fund dilte i gjalle...! Kurse sot, gjoja lejohet fjala e lire, por kur shkel berishet ne kallo, ata te heqin qafe pa te keq. Valle kur do te na hiqen qafe keta njerez qe na i nxine jeten?! Pale qe flasin dhe "ne emer te popullit" te kujt populli xhanem? Te atyre qe vrane ne Gerrdec, apo atyr te bulevardit? Po s'mundi drejtesia, na i marrte haken zoti!