Ka një problem serioz tek mënyra se si opozita e Berishës po e përjeton arrestimin e tij. Po përpiqen ta përjetojnë si diçka kalimtare, që nuk do ta përfillin dhe do të vazhdojnë të udhëhiqen nga njeriu që do të jetë në arrest shtëpie.
Ndryshe nga socialistët, që çdo subjekt të drejtësisë e nxjerrin nga radhët e tyre dhe e lënë të përballet vetëm me drejtësinë, opozita e Berishës po përpiqet të lidhë fatin e saj edhe më fort me Berishën, ndërkohë që atij i është prerë fleta e arrestit.
Nuk dua të hedh fall se çfarë do t’i ndodhë atij në të ardhmen, a do rrije gjatë në arrest shtëpie, a do të përfundojë në burg, por ditët e lirisë për Sali Berishën si politikanë kanë përfunduar.
Në këto pak vite që i kanë mbetur, ai do të jetë në një betejë të gjatë me drejtësinë shqiptare, jo vetëm për historinë e truallit të klubit Partizani që favorizoi vajzën e vet, por sidomos për ngjarjen e 21 janarit, për të cilën tani drejtësia shqiptare ka një vendim prej 40 faqesh shkruar nga Gjykata e Strasburgut, dhe detyra e gjykatave tona, është vetëm të njehësojnë qëndrimin e tyre me gjykatën më të lartë evropiane.
Sali Berisha është i akuzuari kryesor në atë vendim. Në emër të pushtetit ai ka përdorur shtetin kundër katër qytetarëve dhe më pas ka prishur provat dhe ka sabotuar hetimin dhe gjykimin e asaj çështje. Kjo është e shkruar në vendim dhe ai do të përballet me atë vendim.
Edhe sikur të mos i taks ndonjë çështje tjetër, 21 janari dhe kjo për të cilën është nën hetim do të mjaftojnë që ai për aq vite jetë sa i kanë mbetur, të dergjet në dyert e gjykatave dhe të kthejë në axhendë politike hallet e tij.
Pra siç e shikoni dhe tani, çdo ditë ai do të shfaqet në Facebook dhe do të na shpjegojë sa metër katror truall kishte tek Partizani, sa ishte shpronësuar nga Italia, sa nuk ishte shpronësuar, sa mori Jamarbëri, si ua bleu kushërinjve, si fitoi pjesën e tyre për shkak të ndereve të qeverisë dhe ne do të përfundojmë që për disa vjet, të mësojmë përmendësh dhe planimetritë e 17 kullave të vajzë së Sali Berishës.
Nuk është se na bezdis kjo gjë, por opozita ka nevojë për axhendën e saj dhe jo për hallet e Sali Berishës për 17 kullat e vajzës.
Pastaj do nisë çështja e 21 janarit.
Do të fillojë të shpjegojë kush ishin puçistët, si u mbrojt garda, kush ishte zinxhiri komandues, i tha apo nuk i tha komandantit të Gardës qëllo, do na shpjegojë pse ishte gati të na jepte serverin e kamerave, pastaj do na shpjegojë pse nuk ishte gati se atë ja kishin fshirë, do na shpjegojë pse nuk i la prokurorët të dokumentonin skenën e ngjarjes, pse i zboi, pse nuk i la të arrestonin gardistët, pastaj do na shpjegojë pse i la, pastaj do na shpjegojë pse kërcënoi Edi Ramën ta vriste më snajper po t’i vinte përsëri para Kryeministrisë, pastaj do na shpjegojë pse nuk e vrau, pastaj do na thotë pse tha që “jo tre, por dhe tre mijë do vrisja”, pastaj do na thotë pse nuk vrau tre mijë etj. Broçkulla. Pra do vazhdojmë të dëgjojmë një plak të rrjedhur që flet me vete për krimet që ka bërë.
Por krimet i ka bërë Sali Berisha, jo opozita. Çfarë kusuri ka opozita të identifikohet çdo ditë me krimet dhe vjedhjet e Sali Berishës. Pse demokratët që ndjehen të braktisur dhe të zemëruar që janë të përçarë për shkak të Berishës, tani duhet të kthejnë në axhendë të tyre logorenë e një plaku në hall, që nuk di kë të shpëtojë më pare, vajzën, djalin apo vetën.
Drejtësia shqiptare nuk ka në target të saj opozitën, por një familje që ka marrë peng opozitën për t’i shpëtuar drejtësisë. Por nuk po i shpëton dot.
Thjeshtë opozita duhet të kuptojë se nuk e ndihmon dot Sali Berishën, as fëmijët e tij, në hallet me drejtësinë. Ata mund ta ndihmonin opozitën duke e lënë të qetë dhe duke u mbrojtur vetë para drejtësisë. Ata po sillen si një i mbytur që kapet pas shpëtimtarit, për ta mbytur dhe atë.
Dhe në këtë rast po mbysin opozitën.
Për këtë shkak, është mirë që opozita të çlirohet nga iluzioni i pandëshkueshmërisë së Berishës dhe ta kuptojë se arrestimi i Berishës nuk është një gjë që do të zgjasë një javë, dy javë e pastaj ai do të kthehet triumfator. Ai nuk do dalë më nga ajo derë.
Ndaj nuk është mirë që të mbyllen dy dyer njëkohësisht, dhe ajo e familjes Berisha, dhe e opozitës. Secili në hall të vet.
Ne qofte se e ke fjalen per opoziten e lul mangalles dhe gaz bythbardhit qe nuk votuan Pro arestimit te sali kurves , atehere e kemi mire kete skenderbeun e elises edhe tre mandate te tjera. Mo na ze me ne goje opozite se na bete per ilace tensioni
Pse ke pare ndonje opozite tjeter ti ne shqiperi o morricone.Ne shqiperi opozitaret pa perjashtim jane ose kriminele,ose hajduter ose mashtrues ose injorante ose bashke nga dy tre kater ose te gjitha.Opozitaret e vertete ,te ndershem nuk kane shance te bejne gje atje se nuk I afron kush ne kupole.Shiko ilir ismajlin.Te tjeret ia mbathen nga frika e plumbit te krimineleve te partise se Sali kurves.Sa per skenderbeun ,fute iron one aty ku e di ti vete.Ia ka kaluar skenderbeut madje.Skenderbeu kishte vetem hamzane prapa shpine kurse Rama kishte dhe ka mafien me te rrezikshme te europes meta-berisha-kryemadhi me anetare brenda dhe jashte vendit duke filluar me median.Mos te ishte per Ramen dhe ameriken nje zot e di ne do kishte shqiperi apo jo.
Mondi o loqe zhgaravitur Po ti ironine time gjete difekt o bakterie nje qelizore
Ai nuk po mbyt Opoziten, por besniket e tij, te cilet duhen vene ne seder pse nuk e mbeshtetin ne keto dite te veshtira per te. Besniket e tij beseprere tashme me Berishen, nuk duhen lene te largohen prej tij e te bejne sikur nuk kane bere deme proporcionalisht sipas afersise me te. Sepse infektijne dhe opoziten e shendoshe. Duhen ekspozuar, qe kur te shkojne te opozita e shendoshe pro-perendimore, te jene ushtare rreshti e jo kolonele si tek Berisha.
Mendoj se Mero me nje grup analistesh te ndershem dhe objektive do beje mire te pergatisni gazerare te rinj te te ardhmes. USA financon OJQ kudo per kete fushe. Jo e dini me mire, por te paraqesni nje projekt tek USAID ne Tirane do te ishte fillim i mbare. Per humor, mos harro te perfshish Bushatin, Shkullaken dhe Qim Peken te cilet jane te dashuruar pas Ameriken por buken dhe corben e thartuar e hane diku tjeter, e di vete ti.
Berisha, prandaj kembengul qe te mos ndeshkohet se e di qe nuk ka hesape por nje: PD, CDO PJELLE E SAJ, ESHTE E KRIMINALIZUAR.. Per shembull, Luli eshte me pak i kriminalizuar per 21 Janarin??????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????
Fati i Opozitës është i lidhur përjetësisht me Sali Berishën , pa Berishën nuk ka Opozitë dhe këtë e di i madh dhe i vogël .
Perbindeshi Sali Berisha duhet te gjykohet ne radhe te pare per Krimet e tij kunder njerezimit ne vitin 1997.
Po per 97 edhe per 98 , per Gerdecin, nuk do te pergjigjet Mero?!..
Ketu u be bolshevizem. Vetem nese i kruan koo..et Rames sic ben gazeta Tema atehere fiton ndonje ujesjelles.U deshen 30 vjet te riinstalohej diktatura dhe populli yne sylesh e liridashes fle gjume si ariu.
Mero, e ka thene vete, ja tha Lulit: pas meje , qameti. Mos ju jep mend te ndrojne mendje, le te shkojne tek qameti, sic do Berisha. Asnje prej tyre nuk eshte i hajrit, le pastaj qe Berisha i ka paguar me kohe. Se nuk do ti quaj budallenj qe shkojne pas tij per badjava. Rama nuk ka nevoje per opozite, spse eshte vete dhe pozite dhe opozite njekohesisht. Nuk bej shaka.
Berisha nje jashtqitje eshte
Nuk mushi men ju ramutista jo. Jau shkerdheft femnimin Albin King Kurti.
Si duket je kënaqur Sa të pagoi
Sali Ziu Loqe Miu po zgerlaqet i menderosur .I blini ca pampers se eshte keq fare, nuk e mban dot as te voglin e as te madhin.
sali MALOKU është një tribal.Në të sëmës vafshin bythëlëpirësit e saliut dhe opozita në përgjithësi.Dua që ajo parti të shkërrmoqet më keq se ç’është dhe të lind një opozitë e re. saliu turimiu SPAK-u në bythë të q.u.
“Shah -Mat ”- Berishës , nga DASH dhe SPAK Figurat i janë ngrënë.Shehu ( non grata)është bërë kurban me kohë Dy kalatë i kanë rënë, kuajt kanë ikur në drejtim të paditur I ka mbetur betëm një oficer( pak teleshmën, që lëviz e përplaset më të kotë me karriget, bën ca tym që më shumë i del nga koka) Ca ushtarë që s’lëvizin dot, të trullosurb se u dhëmb koka … E ç’të të themi?! Kaq nga kronika e lojës pa lavdi: SHAH dhe …. duket MAT nga DASH dhe SKAP-i që doli SPAK ( me “S” dhe “ K” të madhe
PD-ja s'ka qene ndonjehere parti, por bande mafiozesh, hajduterish, killer-ash, funderrinash, rratash! Edhe Lule Basha nje cope bastardi eshte. Ka bere me vicidolat 1001 krime. Kur e pa s'e vicidolave po u vjen fundi, i beri daljen, per te shpetuar bythen e vet. Kjo 'parti' duhet shfarosur, dhe duhet ndertuar nje opozite serioze normale!
“dhe ne do të përfundojmë që për disa vjet, të mësojmë përmendësh dhe planimetritë e 17 kullave të vajzë së Sali Berishës.” Vetem me kete fraze- dhe Je i madh Mero
Presidentin Sarkozy e plasen ne ( garde a vue) birruce me breke siç deklaroi ai vete por une nuk degjova asnje exponent te UMP sot LR les républicains ta merte ne mbrojtje apo emisione tv te tipit Fevziu Duma Mehilli Peka Rakipi Vasili sic behet aty apo denimi i Patrick Balkany denimi i prémier ministre dhe ministrit brendeshem asnje koment asnje debat televiziv thjesht nje lajme i shkurter . Aty po shqyhen kazanet per Berrishen sikur te jete Jésus Christie i zbritur ne toke ku ky njeri ju ka vrare vjedhur djegur paskenibqene popull primitiv . Berrisha e ka me drejtsine nuk ka pune politika te perfshihet ne nje afere private i fajshem i pa fajshem nuk e vendose Flamur Noka e Babale, Mond bilbili apo Tritan preshi Vokshi apo Bardha e Kavajes.
Po kujt ju jep mend , o Mero. Leri te pesojne fatin e tij, te shuhen njehere e mire dhe te shpetoje Shqiperia. Nuk thua shyqyr qe po i shkojne pas...... ne fer.
O gazetar, o njerez trushpelar, po eshte pushteti, qe hajdutos si Ahmetaj dhe Tahiri, eshte pushteti qe pallon populating si Gjici dhe Shukriu, eshte pushteti qe varferon dhe shpopullon si Rama. Ju qelloni opoziten qe eshte shtrir ne toke dhe zor se grihet me. Jazek!
Bravo Mero