Ka diçka të pazakontë në gjithë mënyrën se si Berisha po e pret vendimin e Gjykatës për arrest me burg në shtëpi, deri 24 orë para marrjes së vendimit.
E gjithë retorika e tij dhe inskenimi i dialogut që bën me publikun, përqendrohet tek fakti që “ai nuk e lëshon PD”, që “ai do ta drejtojë atë dhe nga qelia më e thellë”, që “ai do të jetë deri në vdekje kryetari i partisë”, që “familja e tij ka të drejtë të jetë trashëgimtare e partisë”, që “asgjë nuk e ndal atë nga të qenit kryetar” etj.
Pra 24 orë para një vendimi të rëndësishëm në jetën e tij fizike dhe politike, shqetësimi i tij, madje përbetimi i tij, është që nuk do ta lëshojë karrigen.
Zakonisht një politikan i rëndësishëm, por dhe një njeri i zakonshëm, para vendimesh të tilla ka një qasje më normale për të ardhmen. Është normale të kundërshtojë vendimin, është normale madje dhe ta refuzojë zbatimin e tij, është normale ta pranojë dhe të reflektojë mbi çfarë ka ndodhur, por është anormale që të vetmin hall që ka, është se mos i merr njeri karrigen e pushtetit që mban me dhunë prej 33 vjetësh.
Do të mjaftonte vetëm kjo fotografi e Sali Berishës 24 orë para arrestimit të tij, për të kuptuar se çfarë ka qenë motiv i jetës së tij dhe çfarë ka të shtrenjtë në këtë jetë ai njeri.
Sot ai tregon në të vërtetë se përse ka qenë në politikë, përse ka zaptuar PD qysh më 1991, duke zbuar fillimisht Azem Hajdajrin e më pas të gjithë me radhë nga Neritan Ceka i pari e tek Lulzim Basha i fundit.
Kjo qasje e tij tregon pse ai për atë karrige dogji Shqipërinë më 1997, ju kundërvu instiucioneve të shtetit më 2008 kur i biri varrosi 26 vetë të gjallë për të vjedhur në Gërdec dhe pse ishte gati të shkatërronte Shqipërinë vetëm për të mbrojtur krimin e 21 janarit, i cili ia afroi makthin e rrëmbimit të karriges tek dritarja e zyrës.
Kjo qasje e tij tregon pse ai u bë armik i madh i SHBA, Britanisë së Madhe dhe botës perëndimore për hallin e tij.
Mënyra se si ai po mbrohet dhe po përbetohet 24 orë para arrestimit, është një koncentrat i jetës së tij 33 vjeçare në politikë, është një fotografi reale, një autoportret i tij, për çfarë ideali ka hyrë në politikë dhe përse këmbëngul të rrijë deri në vdekje.
Për atë karrige!
Ndaj mos pyesni se çdo të ndodhë kur të arrestohet ai. Bashkë me të do të jetë në arrest shtëpie dhe partia e tij. E pastaj në varr bashkë me të.
Shpresa për një opozitë të re, nuk është brenda atyre mureve apo varrit të tij të ardhshëm. Aty do të mbetet “mumja” e balsamosur e ish- PD.
“Krishti” i ri i opozitës nuk do të lindë kurrë brenda atyre mureve. Nëse do të lindë!
E vërteta pa doreza! Kjo është analizë: nuk mund të ndërtohen mure mbi themele të minuara!
Bravo zot Mero. Ke noten 10 per kete shkrm. Vertete, Saliu shkaterroi shqiperine dhe vrau shqipetar sa desh per ate karrige.
Bravo Mero je shum i sakte Te lumte Vetem se ke harruar Pronat fajdet.etj.etj Por duhet shum e shume faqe per te shkruar Respekte
Mos ia prish endrat Lulezimes dhe Bardhylkes Mero se i çorienton keq kur te lexojne!Partiçka ne fjale krye.arin e saj do ta zgjedhe po nga ajo tufe ujqerrish,ku mezi pret nje fare Markagjoni i trajnuar apostafat si kandidati i tyte pas Lulezimes! Ndaj ajo partiçke ka vetem nje rruge te shkoje nga ka dale ,ndryshe gjithçka do te perseritet me apo pa Saliun ,me apo pa Argiten,me apo pa Shkerdhenin!
Ky do vdeso nga frika eshte shume frikacak . I dalin viktimat naten ka kryere shume krime . O Sali komunisti futu si gjithmone ne WC dhe fillo jep lajmet : Te neruem vllazn e motra shiptar e shiptaree Edi Rama narko shteti i ka hy tmerri ne do fitujme liri demokraci poshte kumunizmi Nano ik misbindje civile te nerum demukrat dham emisioni lajmeve direkt nga wc opozitari lideri historike shoku ssli ram sheqere birrisha nga katundi vici doli lopa hyni
Kolltugofagut ja ka thene Fanoli,lexoheni e do te kuptoni futyren e vertet te Sali Berishes.
Mero Baze lufta qe bere me kete oktapod per 33 vjet i erdhi fundi, fund i tmerrshem per vete kete kriminel,familjen dhe te gjith ata qe e ndjekin pas, neser gezon shqiperia GEZUAR
te lumte goja . te shpetoj shqiperia nga nje njeri qe vetem pushtet kerkon . dhe ligjin se zbaton . po paguan populli per te taksat qe te merret spaku me hajdutet e shqiperise te gjitha keyo para duhet te shkonin per popullin dhe te benim gjera te mrekullullushme per venfin tone . cborxh ja ka ky popuull Saliut pet bemat e ti ....pa fund....
Eshte e vertet Krishti smund te lindi brenda atyre mureve
Ne 97-ten Saliu beri ate qe asnje politikan ne bote nuk e ka bere, shtrengoi parlamentaret e kohes dhe u rizgjodh president ne shtetrrethim!!! Kete as Pinocheti nuk e ka bere. Eshte turp dhe faqja e zeze per te ne rradhe te pare, politikani qe duhej te fuste nocionet e demokracise dhe shtetit ligjor ne Shqiperi dhe qe ai pretendonte se po e bente. Eshte turp dhe faqja e zeze edhe per te gjithe ata parlamentare te asaj kohe qe e votuan nje gje te tille, ne nje kohe kur e gjithe bota demokratike i bente thirrje Saliut te dorehiqej per te miren e vendit.
Respect!
Kryetar opozite do ta leme deri sa te ngordhi hallall ta kete. Shpellllar hesapi!
Correct! Nje person qe gjate gjithe periudhes te sundimit te vet ne politike, ka perdorur vecse fyerje dhe violence per te ruajtur karrigen, ndaj kujdo brenda dhe jashte grupimit politic qe uzurpoi per 33 vite me radhe! Me ne fund Fund! Drejtesia mund te vonoj , por asnjehere nuk do harroje!
Tani qè po lexoja 24 orèt e fundit tè Nerishès mè erdhi nè mèndje A.Pinochet diktatori i madh i Kilit i cili vdiq nè spitalin ushtarak tè Santiagos nga jè krizè nè zemèr. Si mund tè ndodhè qè njè kafshè njerèzore tè ketè njè fund tè lehtè.....Njè fund tè lehtè pa dhimbje, po i ofrohet Nerishès, a thua qè Ai po mbyllet nè "Arrest shtèpie" pèr gjèra ende tè pa qarta qè pritet tè kthjellohen, tè vèrtetohen..nè mènyrè qè tè tregohet njè prudencè e jashtèzakonshme pèr njè person tè jashtèzakonshèm e delikat?! Natyrisht pèr tè kapur "King cobra" pèr koke duhet kujdes, por pèr krimet e tijè ndèr vite e nè dritè tè Diellit, kanè domozdoshmèrinè tè dènohen dhe pèrkujdesja ndaj tyre ka qènè Gabim Fatal pèr çdo gjè shqipètare dhe europiane. Besoj qè SPAK do tè pèrmbushè detyrat por turpi do t'ju mbetet gjithmonè atyre qè e toleruan Nerishèn qè nga Miqtè e deri tek soxialistèt!
Po kush beson se do te linde Krishti brenda atyre mureve? Vetem djalli Sali mund te linde, qe te shkoje direkt ne fer.... neser.
" Ne koke e ne grope " eshte urimi me sublim, qe ne i japim vehtes dhe njerezve tane me te dashur, kur instikti human kerkon te lehtesoje vuajtjen fatale. I vetmi person, i botes shqiptare, qe nuk i uron vehtes kete fat, quhet Sali Berisha. Pse ndodh keshtu me te? Pse ai nuk i uron vehtes " ne koke e ne grope" , por ka vendosur te hiqet zvare pafundesisht? Per te gjithe Ju , miq te mij, po pergjigjem: ESHTE MALLKIMI IM.
Vertet i takon te vuaje perjetesisht , por edhe pervdektesisht, domethene , edhe ne boten tjeter. E dini pse? ESHTE MALLKIMI YNE.
Ja rrushi karin Sali Berishës
Je Sali Berisha ti, mos ju dorzo pendimit. Mos prano " ne koke dhe ne grope". Trim si zvaraniket. Vazhdo hiqu zvare. Dhe keshtu do te ndodhe. SEPSE KE MALLKIMIN TONE.
Bye bye qoftrlargu i foltores.
I madh Mero Baze.
Qenke gdhirë mbrapsht o votues! Saliu është enverist dhe imitues deri në detaj i tij.Çdo gjë që sot quhet PD nuk ka asnjë lidhje me atë që u krijua më 1991 po është një strukturë që njësohet me udhëheqësin e saj Sali malokun. PD vdiq...që në lindje! Mos u fiqiros kaq fort bre!
Mero pordha vetem he per doktorin nuk kan ci bejne ju vjen inat se ay eshte i paster nme korupsjonin nuk gjen dot as gje po Ramsidote shkoj si qeni ne hale
ßo mero katrani ha se te ben mire doktorit nuk ke cfar i ben eshte i paster ja si ranovici hajdut dhe dhelparrak po dote shkoje siqeni ne vresht
eh mero more hijenë e kuqe që mendon se po kafshon luanin ….duke u shkruar e duke lëshuar klithma gërvishtëse me shpresen për edveret, për të vënë nën vete rracën e Luanëve, duke i përçarë e vecuar nga njëri tjetri,… Luani padyshim edhe në situatat ma të vështira nuk dorëzohet dhe lufton deri në fund dhe gjithmonë për fitore…
I rruni bolet .
kur te rre mendja se mund te besh si horr me ameriken duke pas mbas vetes injorante tropojane ,America te ben qe te kesh kunder kusurin e popullit
33 vjet krimi ka nje emer...Sali berrisha...i pasuroj femijet per 3300 vjet...bastardi...
O Mero Baze! Fajin nuk e ka Berisha,por ata shqiptare qe e votuan dhe e mbajten ne ate karrige per 33 vjet.Mire ne 1992,1996,po me vone si ka mundesi qe nje komunist anarkist qe e larguan shqiptaret me arme,po shqiptaret e hipen ne ate karrige te lyer me gjak.Po si ka mundesi qe te mos gjindej nje burre a grua nga Tirana,Durresi,Shkodra,Korça,Lezha,Vlora,Elbasani,Berati,Gjirokastra,Permeti?Po si eshte e mundur qe te hipesh ne karrige nje bandit enverist i cili me nje grup paramilitaresh nga Tropoja,Kukesi,Laçi,Mirdita,Vadejsi,Nikla,Fushekuqe,FushekrujeThumane,Kamez,Bathore dhe çeshte me e renda tere dukagjinsit dhe postrribsit t’i perdorte si falanga paramilitare per te djegur Shqiperine dhe ky horr te qendronte kaq gjate ne politike duke i bere deme te pariparueshme Shqiperise dhe demokracise?Ndoshta ka ardhur fundi i tij!!!
Z. Baze, Kam bërë një koment tek shkrimi i zotit Papagjoni dhe nuk e keni nxjerrë... Kaq për zemër e keni ligjin 7501...
Krishti ka Rilindur! Kush ka dyshime mos kerkoje gjetke, por te shkoje e ta shohe se e ka atje ne Surrel...
33 vjet të Saliut, në pushtet edhe në opozitë, sa i kanë kushtuar Shqipërisë? Shto edhe 46 vitet e diktaturës pa luftërat botërore dhe ballkanike. A e kuptoni përfundimin në se e keni gjetur cili është?