Ai u shfaq para shqiptarëve duke u treguar botën e madhe. Në vitin 1990, kur komunizmi u rrëzua, ai arriti të marrë kontrollin mbi gërmadhat e Partisë së Punës dhe të fusë nën kontroll opozitën e re të Shqipërisë, duke ju premtuar botën e madhe perëndimore, SHBA dhe Evropën perëndimore.
Nën parullat “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” dhe me “Zoti e bekoftë SHBA”, ai dukej si simboli i botës së madhe që hapej për shqiptarët në emër të demokracisë.
Sapo arriti të marrë pushtetin në vitin 1992 me votë plebishitare nga shqiptarët kundër komunizmit, puna e parë që ai bëri ishte ngushtimi i kufijve të demokracisë.
Katër muaj pasi erdhi në pushtet me vota plebishitare në mars të vitit 1992, ai humbi zgjedhjet lokale në korrik të vitit 1992, duke u thyer keqas nga ish- Partia Komuniste e Shqipërisë, e cila pas humbjes së thellë më 1992, nuk kishte vajtuar as për Enver Hoxhën, as për Ramiz Alinë, por kishte zgjedhur një lider reformator dhe kishte ndryshuar tërësisht udhëheqjen e partisë më të vjetër shqiptare, duke e kompletuar me figura të reja të shkolluara në Perëndim dhe me mendje të hapur.
Dhe pikërisht ky është momenti, kur Sali Berishës, premtimi i parë për shqiptarët, që ishte demokracia, ju duk si demon, dhe vendosi ta vriste.
Dhe e nisi me rivalin e tij Fatos Nano.
Nuk ja fali fitoren në zgjedhje katër muaj pasi kishte ardhur në pushtet dhe e burgosi në vitin pasardhës. Një vit pas fitores së zgjedhjeve Fatos Nano ishte tek qelia e burgut 313, me arrest paraprak, me prokuror, avokatët e sotëm të Sali Berishës.
Prej atij momenti historia e demokracisë shqiptare, njohu gjymtimin e saj të madh, dhe të gjithë energjitë e Sali Berishës u përqendruan se si të shkatërronte Partinë Socialiste përmes krijimit të klaneve brenda saj, në shërbim të tij dhe eliminimit të Fatos Nanos.
Ai përgjoi dhe kontrolloi çdo ditë burgu të Fatos Nanos, çdo ditë jete të tij, çdo njeri të lidhur me të, çdo prokuror apo gjykatës që kishte në dorë fatin e tij, duke u kthyer në një linçues të përbindshëm.
Por fatkeqësia për të vazhdoi.
Në vitin 1994, edhe pse lideri i opozitës ishte në burg, e mundi sërish Sali Berishën. Referendumi popullor për Kushtetutën, i kthyer në një manifestim kundër kultit të individit për Sali Berishën, ishte një disfatë e re për të.
Dhe kjo ishte hera e fundit që Sali Berisha lejoi të bëheshin zgjedhje në këtë vend.
U betua pas kësaj se nuk do t’i linte më ish- komunistët të fitonin.
Ndërsa mbante në burg liderin e opozitës dhe flirtonte me Ilir Metën dhe një grup socialistësh brenda partisë me qëllim që të eliminonin Fatos Nanon, ai shkoi drejt zgjedhjeve të vitit 1996, duke përjashtuar me ligj gjithë kryesinë e Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Një ligj gjoja për dekomunistizimin e shoqërisë, u bë që të prekte çdo anëtar kryesie të Partisë Socialiste dhe çdo kryetar partie opozitare.
Dhe kështu hyri në zgjedhje pa rivalë, me rivalin kryesor në burg, me SHIK në çdo qendër votimi dhe banditët në rrugë, dhe e kapi paniku qysh orët e para të zgjedhjeve, duke i hedhur ato në erë dhe duke shkaktuar bojkotin e tyre në mesditë nga opozita.
Pas asaj nuk bëhej më fjalë për zgjedhje.
Nën peshën e rëndë të një fitore të falsifikuar dhe të papranuar nga SHBA dhe BE, Sali Berisha hyri në konflikt me Perëndimin për pushtetin e tij. SHBA e quajtën një hap mbrapa për demokracinë shqiptare, ndërsa BE ndërpreu procesin e associm stabilizimit.
Gazeta “Independent” në Londër, e quajti atë një gangster politik, duke i numëruar të gjithë të zezat për demokracinë shqiptare, plus kontrabandën e naftës me Milosheviçin.
I futur në një spirale lufte me Perëndimin, me problemet e grekëve nëpër këmbë, dhe nën paranojën se do ta rrëzonin nga pushteti, ai tentoi të mbijetojë përmes firmave piramidale, të cilat ju kthyen në një arsye për të rrëzuar me dhunë nga pushteti në vitin 1997, pas një destabilizimi total të Shqipërisë.
Ai u shpall armik botëror i lirisë së shtypit, armik i demokracisë dhe u izolura tërësisht nga Perëndimi.
Shqipëria u vu nën kontrollin e forcave ndërkombëtare deri në korrik të 1997.
Pra brenda pesë vitesh nga premtimi i demokracisë, Sali Berisha u kthye në një minues të madh të demokracisë, siç e përshkruajnë SHBA në epitafin që i kanë dhënë me rastin e shpalljes “non grata”.
Dështimi i socialistëve për të ndërtuar një shtet ligjor dhe inferioriteti i tyre ndaj Berishës, bëri që ai të mbijetonte në një opozite agresive dhe pastaj të hynte në pazare herë me Ilir Metën, herë me Fatos Nanon, herë me të dy, dhe të krijonte një politikë tre polare, falë së cilës u rikthye në pushtet matematikisht, edhe pse humbi politikisht.
Mandati i tij i dytë ishte një përsëritje e shëmtuar dhe më e tmerrshme se sa mandati i parë.
Nëse në mandatin e parë ai arriti të krijonte një portret ndërkombëtar si “Minues i Demokracisë”, në mandatin e dytë ai u portretizua si një hajdut i përfshirë familjarisht në korrupsion madhor dhe shantazhues i drejtësisë.
Djali dhe vajza e tij, ishin në krye të çdo pune publike në Shqipëri, të çdo tenderi, koncesioni apo projektesh zhvillimi nga privatët, që kërkonin lejen e babait kryeministër.
I biri i tij përmes shokëve të ngushtë u shfaq pronar tokash nga Shkodra në Ksamil, ndërsa e bija, siç shihet dhe nga hetimet e fundit, ka vënë shtetin në dispozicion të 17 kullave të saj.
Kulmi ishte aksidenti tragjik i Gërdecit që zbuloi biznesin vdekjeprurës të djalit të tij, që kushtoi 26 të vrarë dhe 300 shtëpi të hedhura në erë, që Sali Berisha nuk e la të hetohej apo gjykohej.
I biri i tij nuk u thirr kurrë në Prokurori dhe bashkëpunëtorët e tij gënjenin në mes të ditës para prokurorëve pa i hyrë gjemb në këmbë.
Sali Berisha ishte garant i familjes së tij kundër shtetit shqiptar.
Kjo u bë dhe më e dukshme më 21 janar, kur ai pushkatoi katër qytetarë të paarmatosur, të parrezikshëm dhe të pafuqishëm për t’i bërë dëm askujt, në mes të bulevardit.
Sali Berisha bllokoi mbledhjen e provave në vendngjarje duke zbuar dy prokurorët e gatshëm. Ai u përpoq fillimisht të devijonte dhe pistën e vrasjeve, duke fajësuar opozitën, por pastaj kur faktet dolën sheshit, filloi sulmin ndaj institucioneve shtetërore, presidentit, kryeprokurores dhe gazetarëve.
Nuk ju dorëzoi atyre gardistët dhe serverin e Kryeministrisë dhe pas 24 orësh u konstatua se provat ishin zhdukur dhe serveri ishte hequr dhe fizikisht. Gardistët e tij ndërruan tytat e pistoletave me të cilat vranë dhe salla e gjyqit e dy prej tyre ishte një shfaqje e hapur e fashizmit të Berishës kundër drejtësisë, ku gjyqtarët dridheshin sikur kishin vrarë dhe vrasësit kërcënonin sikur ishin në të drejtën e tyre.
Ai u largua nga pushteti më 2013, me 1 milion vota kundër dhe kur të gjithë menduan se ai do ikte në shtëpi, ai vendosi të qëndronte duke deleguar pushtetin tek Lulzim Basha.
Kjo gjë i vrau të dy. Edhe Lulzim Bashën që e konsideronin të deleguar të Berishës, dhe Berishën që e konsideronin si një fosil i cili donte të ndillte gjahun me njerëz të tjerë.
Ai praktikisht udhëhoqi aksionin opozitar në çdo palë zgjedhje, diktoi listat e kandidatëve dhe veprimet politike.
Ai ishte autor i bojkotit të Parlamentit përmes deklaratave publike dhe bojkotimit të zgjedhjeve të 2019.
Ai ishte aq i vendosur të vazhdonte lojën duke mbajtur Lulzim Bashën si kukull, sa që dhe pas humbjes së zgjedhjeve më 2021, madje dhe pas shpalljes “non grata” në maj 2021, ai e mbështeti përsëri Lulzim Bash në në korrik të vitit 2021 për kryetar, pasi nuk e quante si të tillë, por e quante të deleguarin e tij.
Vetëm kur Lulzim Basha ju kundërvu më 9 shtator 2021, duke e përjashtuar nga grupi parlamentar, ai e shpalli atë armik të projektit të tij personal, për të kontrolluar PD me një të deleguar dhe vendosi të rikthehej vetë.
Ky është fundi politik dhe historik i Sali Berishës dhe këtë fund për fatin e keq të tij ja kumtoi ai përmes të cilit Berisha donte të na gënjente sikur kishte ikur.
Prej asaj dite, njeriu që na premtoi të hapte para nesh botën e madhe të Perëndimit, filloi të shikonte me sytë e vet se si nisi të zvogëlohej bota e tij.
Në maj 2021 humbi SHBA dhe natyrisht bota e tij u gjymtua.
Pastaj humbi Britaninë e Madhe, duke u gjymtuar dhe më tepër. Më pas humbi gjithë Bashkimin Evropian duke e izoluar dhe mos e kontaktuar njeri. Pastaj as nga Lindja nuk po trokisnin më në derën e rij, përveçse ndonjë ftese seminari në Azerbaxhian.
Ndërkohë që tentoi të ringrihej duke e marrë vet një pjesë të opozitës, ai filloi të humbiste dhe Shqipërinë.
Në zgjedhjet e fundit ai humbi thuajse gjithë Shqipërinë, por kryehumbja e tij ishte Shkodra, qyteti i fundit që kishte rezistuar këto tridhjetë e dy vjet me të.
Në protestat e fundit humbi dhe Tiranën.
Javën e fundit humbi dhe partinë e tij, e cila nuk e ndoqi as tek gjykata ku po merrje vendimi për të.
Sot humbi dhe lirinë për të dalë në rrugë.
Është hakmarrja e zotit ndaj një njeriu, që u premtoi shqiptarëve botën e madhe demokratike, dhe për 33 vjet ua shkatërroi gjithë ëndrrat, ëndrrat për demokraci, ëndrrat për Perëndimin dhe në fund dhe ëndrrën për një shtet ligjor dhe drejtësi.
Sot ai humbi vet të gjitha liritë, sikur e zuri mallkimi i një brezi shqiptarësh, që ua dogji gjithë ëndrrat e jetës që lindën në vitin 1990.
Berisha mori kontrollin e PD me bekimin e ambasadorit Rajerson nen ndikimin e fuqishem te lobit serb tek Kissinger qe kishte akoma miqte e tij ne Departamentin e Shtetit. Kemi pasur dhe vazhdojme te kemi ne politike sherbetoret e Serbise. Berisha,Basha,Noka etj.
Bravo zoti Mero. Analize e shkeqyer. Eshte mire,kete artikull brilant t'a lexojn,Jozefina Topalli,Perçim Peka,Gjekmarkaj,Flamur kokepreshi,Bardh pederasti,e shume te tjere deputet horra dhe budallenj e te binden se kush eshte Sali Berisha,krimet e tij dhe puna minuese kundra demokracis,kundra jetes se shqipetareve qe i ropi,i vrau dhe i persekutoi. Me ne fund shkaterroi dhe persekutoi PD-ke te cielen e beri t'i humbas vula e nuk ka me PD.ke.
Ymer duket qarte qe sot ske arritur te besh shurrën. Prostat issues. Ore shushunja e Pështanit qe tall bythën me Edvinin, si guxon te pyesesh liderin e Surrelit - pse su hapen negociatat !!??? E per me teper I ve ne duke arritjet e Albin Kurtit per nje kohe rekord- kosoves ju hoqen vizat !!. Kurse Ramazonit I thua qe ka 13 vjet qe I bie me dore si Sokol Palla . Jo shoku Ymer nuk duhet te merresh me ceshtje te rendesishme. Aspak. Duhet te merresh me sa police do tja rruajne pallen Salihut, sa here, me shkume apo pa shkume. Keto po jane vitale. Dhe mos tall bythen me shokun Edver. Pale ti vesh ne duke sukseset spektakolare te Albinit. Ncuk ncuk ncuk. Rrofte PPSh me ne krye shokun EDvin
Ky shkrim i shkelqyer i Meros eshte tamam nje nekrologji qe,demokratet t'a ruajn dhe t'a lexojn diten e varrimit te Saliut.
Mero Baze të uroj gëzuar vitin e ri. Besoj se me kartolinën nga SPAK, në këtë fund viti, u plotesuan gjithë mundi e lodhja juaj, bashkë me shokët e tu. Të përshëndes e uroj me zëmër gëzuar vitin e ri, ty e me gjithë çke ti për shpirt.
dhe s'kemi pare asgje akoma....
Kjo ishte..
E zuri mallkimi i të gjithë shqiptareve..!!
Mero!!! Përkryeshëm!!! ????????????????????????????
Fix para 5 minutave saliu po lexonte shkrimin e Mero Bazes qe dikur dhe cdo dite ja ka kujtuar se rruga per sali berishen eshte mbyllur, e mbylli keq e filloi si kamikaz i thjeshte dhe e mbylli si terrorist i sofistikuar, te pakten nuk e shikojme me. Mero bravo gezuar
mos shkruaj me o mero, ky iste epitafi ne varrin e cberist te shqiperise
OHOOOHOOOO!!! Çu kenaqa .
Gjysma e jetes qenka shkruar ketu Shpresoj qe si shqiptare ta kuptojme me shoejt qe politikane te tille te mos i votojme me ndryshe cdo brez do humbe gjysmen e jetes
Cdo shkrim joti eshte analize e shkelqyer! Sot shqiptaret marin fryme lirisht, por fundi i tij dhe i gjithe hajduteve qe e rropen kete popull per 33 vjet, duhet te jete vec burgut edhe cveshja nga cdo pasuri. Saliu dhe shpura e gjithe te babeziturve qe drejtuan kete vend, kane qene pervec te pangopur edhe budallenj. Ndryshe do kishin pak frike e do kujtonin se per cdo gje duhet karar. Pena TOP Mero Baze! Rrofte USA!
Tani u fut ne VRIMEN E MIJUT
Ne litar, vrau nje brez te tere
“ shkëlqimi” dhe rënia e një sharlatani … Hyri si cub komunist me lëkurën e shagrenit (lëkurën si antikomunist), rrëmbeu pushtetin me luftën e bërrylave ,frymëzoi dhe udhëhoqi antidemokracinë duke i shantazhuar me krimin e vrasjeve, kundërshtarët dhe tani që i janë prerë gjymtyrët e hidrës përpëlitet duke pështyrë cilindo përreth deri sa t’i dalë shpirti i izoluar, i braktisur , në rrugën e plehrave të historisë , në harrim total si shkatërrues i përparimit… Por ashtu si Arturo Ui i Brehtit , barku që e polli nuk shterpohet kollaj. Gjithsesi populli ka nxjerr mësimin e duhur: Dielli lind nga perëndon… Mirënjohje z Baze! Me qindra artikuj ,Tuajat ,kanë bërë efektin e duhur tek një opinion realist. Shkrime që kanë ndriçuar të vërtetën. Mirënjoje edhe njëherë. Pena të tilla bëjnë diferencën e gazetarisë së vërtetë.
Perle!!!! Bravo Mero!
Ja ke qëndis, ky shkrim ështe per ata qe dine te lexojnë...
Demet qe Berrisha i ka shkaktuar vendit jane kolosale kur e krahasone kete vemje me diktatorin Hoxha te duket Enveri lule . Ky eshte i semure Sociopathe pasi njeriu hyne ne politike per te bere diçka shpeshe nuk arrine ate qe ka menduar por largohet shikone jeten ky i semure mendor ka kenaqesi shkaterimi djegjen pergojimin vrasjet vjedhjet ky nuk ka asgje poziti e ne ndergjegjen e tij . Rrugaç ne komunikim frikacak manipulator ky ka gjithe te kqijat . Ja mori token pronarit ja dha fshatarit thote punojme per te djathten Nuk la uzina fabrika ferma bujqesore lumenje pa shkateruar . Nuk beri njehere zgjedhje te lira . Vrau kundershtar. Vodhi popullin Shiti detin Te gjithe ata qe i shkojne pase ose jane pjese e krimit ose jane te çmendur (per mua po ti analizoshe jane pjese e krimit ) se nuk ke se si ti gjykosh . Saliu hetohet foltore-nevojtore terrbohet haaa jeni zgjedhur nga votuesi jo per te mare ne mbrojtje familjen kriminale Berrisha por per te bere ligje ne parlament . Megjithste jam i pa kenaqur me drejtesine ky duhet te vuaje ne birruce ...
Më në fund, Sali Shiqerja, po e shikon derën e Lemes, apo Gopin e Së ëmës, apo pidhin e së ëmës. Shkoftë në efsel të gomerëve. Burgu është fare pak për këtë mut muti…….
Në protestat e fundit nuk humbi Tiranën?! Tiranën nuk e ka patur asnjëherë. Humbi Kamzën dhe Paskuqanin thuaj.
Mero djali,për hir të së vērtetës: "AI" sinonimi i së keqes, ēshtë si puna e gjarprit,koka e prerë e të cilit është në gjendje të helmojē edhe disa orë më vonë pasi është ndarë nga trupi. Fakt është,më i keq se "AI" vetë është sistemi që "AI" krijoi, berishizmi pasojat e të cilit do ti vuajmë edhe dekada më vonë pas vdekjes natyrale të "doktor mortjes" Megjithatë më duhet të pranojë se kjo ditë duhet shēnuar në kalendar si fillimi i fundit të tranzicionit. PS:Dënimin më të madh kuçedrës së Viçidolit nuk ja dha SPAK-u por populli shqiptar që e la vetëm,si mu....i në shi,në ditēn më të vështirë të jetës. Kurse poshtërimin më të madh të jetës,ja bëri Gert Shehu,djali nga Tepelena,që e bëri Avni Rustemin të harrohet me aktin e tij heroik. Ai grusht në fytyrën e mallkimit të Shqipërisë,është akt historik.
Në burg ku e ka patur vendin qeni sërb!
Të lumtë pena! Një brez 33 vjet që priste, më në fund shpresojmë që ligji të vazhdojë të veprojë dhe drejtësia t’i nënshtrohet vetëm ligjit! Gëzuar Gazeta Tema për rolin që luan në media, mot edhe më mirë! Urime familjarisht Mero Baze!
Me ne fund iku,LAJM nuk eshte shaka eshte e vertet i pandehuri sali ram berisha arrestohet. ILIR META arrestohet o neser o pas vitit te ri, dy nga xhelatet qe kane vrar per te vjedhur
Kjo eshte DNA e pershkruar ne menyre kirurgjikale…
Nje pretence e plote per te gjitha krimet, sepse Klubi Partizani eshte lule perpara krimeve te tjera.
Të gjitha janë të vërteta! Nuk duhet të dënohet si Nexhmije Hoxha, për kafe . Fjala e fundit i takon organeve të drejtësisë, të gjithë ne ti mbështesim në veprimet e tyre. Fjalët më të mira për gjyqtaren që i rezistoi presionit berishjan, dorëheqjen.
Mero ka meritë që për 20 vjet çmontoi perandorinë berishiane, si fillim duke çmontuar familjen e tij në të gjitha pikat lidhëse të tij e më pas duke e veçuar nga të vetët, e nga bota që e rrethonte me një durim titanësh. Nuk pati një gazetar në Shqipëri dhe jashtë saj me atë guxim të tij të rendisë një nga një me rregulla e ligje krimet e paudhësitë e tij, duke i thënë e stërthënë në çdo shkrim dhe editorial. Bravo Mero.
ProShi-t dhe Këndvështrimi tjetër, si “vëllezër siamezë” që janë, i uroj vitin e Ri, në pamundesi të komunikoj vetë direkt me të.
Eshte hakmarrja e loteve dhe 'ah' - eve te njerezve te perndjekur ne te dy kohet nga Saliu, Iliri edhe Fatosi bashke me entouragin e tyre... Levizja 'sllavokomuniste' e mirenjohur nga njerezit inteligjent shqiptar si 'Katovica' akoma po merr fryme me shpirt nder dhembe... Lufta do te vazhdoje deri tek personi me i fundit pjesemarres ne kete levizje gjakatare...
Nuk mund të shkruhet me bukur nekrologjia e Baltës që mbulon Baltën!
Ndërsa unë mendoj se fundi i tij dhe i familjes së tij është afër. Shpejt ai do shkoj atje ku duhet. Në p.... të Sugarbabes!
Ishalla i plas zemra qenit njeriu me i poshter .bravo Mero vetem ti do ja plasesh shpirtin kti krimineli .
Kujdes!!!! Nuk ka vrare e vjedhur vetem..
Sot I vure vulen me mir skishe cfar shkruaje per mortjen .do zoti mos e pafte me diellin shpellari..
Te lumte Mero Nuk ke cfar ti shtosh analizes Je shum i sakte !
Te lumte dora!
Kish filluar te qante si femije kur mori vesh lajmin.
Gezuar te gjithe Shqiptareve brenda atdheut dhe kudo qe jane! Dhurata me e bukur qe morem nga Viti qe po iken, dhe qartazi nje vit me i begate po na vjen.. Gezuar Mero, me kete finale brilante, ty dhe gjithe gazetareve "jo te blere" kudo qe na informojne. Respekte, nga NY - Dhjetor 31,2023
Fajet I ka Saliu...tani do hani me shume e pensionet do rriten
Bukur e ke qendisur o Mero. Hajd gëzuar Vitin e Ri. I pafshim këta banditë prapa hekurave si e meritojnë.
Analize e shkurter , e sakte, nuk mbarojme cudirat i atij maskarai, qe kaq thjeshte e pershkruan gazetari Mero Baze. Duhet te shkruash nje liber o Mero , per ket’ njeri Harbut te Shtetit te tij, qe ju dha mundesia qe te bente mrekullira per Shqiperine me gjithe at’ ndihme nderkomtare qe ju dha. Aj maskara me nje harbuteri te pa pare shkaterroi endrra e nje kombi tere , pafte Zoti mbi te’ e mbi femijet e tij , o Zot!
Nuk ka asnjë shqiptar apo shqiptare personazh publik, brenda e jashtë kufijve, që të mos jetë sharë apo fyer, që të mos jetë spërkatur me helmin dhe baltën e këtij njeriu, qe pretendon se bën detyrën si gazetar, kur shpif për ta, si perfundim Sandri e Rezarti kishin te drejte ky njeri meriton me shume
Bravo mero je i madh Artikull brilant i trojton vertet me vertetesi
Mero i ke bër një radiografi gjithë krimeve të këtij zagari që quhet sali Maloku.Editorialet e tua i lexoj me kënaqësi,sepse janë si shërim për çdo shqiptar që e do vëndin e tij të prosperoj,të jetë një vënd normal demokratik.Krimet e atij korbi të zi që ndjell vetëm kob e vdekje nuk ja ke numëruar të gjitha,sepse ka edhe shumë të tjera.Nuk ka shqiptar që mos të jet i kënaqur me arrestin që i dha GJKKO në prag të vitit të ri këtij maloku gjakësor.Mbase ka hequr këmbën zvarr saliu e të marrë me vete edhe mutin e çobanit like mutin.Mero djali të uroj Gëzuar vitin e ri 2024 nga Londra.
Nje analize e koncize dhe shume e sakte, qe krahas te tjerave le tu sherbeje per reflektim truthareve, qe me nje fanatizem te dhimshem vazhdojne t’i shkojne mbas avazit kesaj qenie te neveriteshme. Formimi i tij si nje bajraktar e coje ate ne nje fund te tille te turpshem!
Bukur Mero ja ke qendisur!
Amin! Ke harruar vetëm të listosh që do humbi edhe varrin e tij...se jam i sigurtë që do ketë të njëjtin fund me atë varrin e Enverit tjetër...
Mero, Berisha ma te paren pune anti europiane bani mbylljen e shkolles europiane te baletit tue e zavendesue ate me shkollen turke Mehmet Akif,se dyti mbylli te gjithe shkollat e muzikes ne Shqipni (pranimet e reja ne deget e muzikes) sepse muzika ishte e papranueshme ne mentalitetin islamik te saliut,mbylli shkollat sportive dhe mbas pak futi Shqipnine ne Konferencen Islamike per ti tregue Europes dhe shqiptarve dashurine qe Saliu kishte per Dervish Hatixhene iraniane.Keto ishin mesazhet e para qe percolli Saliu shqiptarve dhe botes lindore! Te tjerat ,ato qe shkrueni Ju jane si rezultat i ketij mentaliteti qe ai kishte per "zhvillimin dhe emancipimin" e shoqnise shqiptare. Keshtu do te shprehej i ndjeri Teodor Keko per Salen:Per Saliun thone se shkon -Te Dervish Hatixheja-Bythen lart per paqen ngre- E te tjera e te tjera.
.....ku gjyqtarët dridheshin sikur kishin vrarë dhe vrasësit kërcënonin sikur ishin në të drejtën e tyre.....
mendoj se sali bytha keto 33 vjet jetoi si mbret dhe prape do jetoje se ka qene i pergatitur . nuk e dime pasurine e tij nuk e dime sa fabrika ka qe punojne per te me pronare fallco. me shqiptaret syleshe qe nuk dine te drejtat e tyre.nuk dime sa punonjes te sigurimit te shtetit punojne per te.keshtu te dashur lexues te gazetes TEMA dhe bashke me ju edhe mero baze nxirni mellefin por nuk i beni gje ai duhet te meret si familje dhe te torturohen. gjersa te vdesin
Shktim i sakte.Krimineli hahduti nongrata eshte i denuar i perendise pak ne vonese po shyqyr te shpetojme nga kjo faee e keqe sale kriminelit.
Shqiptare te shumeduruar! Pregatituni per shtrengimin e rripit me shume akoma fale "zemergjeresise" se qeverise Rama qe do ngreje TVSH e tere produkteve duke ju ngritur tere cmimet e artikujve ushqimore e jo vetem! Eshte ky "sihariqi" i fillimit te 2024 ne vazhden e postulatit "s'keni pare gje akoma" qe sinqerisht ua ka thene vete Rama kur hipi ne fronin e Pushtetit. Me hajer!