Në kohë të ndryshme kriteri për të bërë karrierë në partinë e Berishës ka pasur standarde të ndryshme.
Në mandatin e tij të parë, kur ende pa filluar, u përball me humbje të zgjedhjeve lokale në vitin 1992 dhe kritika për mungesë demokracie nga grupi i “mocionistëve”, armiku u gjet shpejt. Gramoz Pashko, Neritan Ceka, Preç Zogaj, Arben Imami dhe gjithë fryma kritike e Aleancës Demokratike, u bë armiku më i rrezikshëm i PD-së së asaj kohe.
Të bëje karrierë brenda PD duhet të hidhej një gurë mbi ta.
Kështu u farkëtua brezi i parë i besnikëve të PD që morën menjëherë poste kyçe në pushtetin e Berishës. Kriteri ishte të godisje fortë ata.
Ata që nuk e ngrinin shumë zërin, veçoheshin si të dyshimtë dhe këtu hynte sidomos grupi i Aleksandër Meksit dhe njerëzit rrotull tj.
Pastaj kriteri vazhdonte me çdo armik të brendshëm, duke vazhduar me Eduard Selamin, e më pas me grupin e ministrave që refuzuan marrëzinë e Berishës më 1997, ku më i shquari ishte Dashamir Shehi, Alfred Sereqi , Maks Konomi, dhe te tjere si Brojka, Kopliku Ruli etj.
Kur Berisha doli në opozitë pas vitit 1997, ju bë fat Genc Pollo.
Duke qenë “besëpreri” i radhës, kriteri për të bërë karrierë brenda PD ishte të godisje fortë atë dhe grupin e tij që vlerësohej se ishte si “gjarpri nën gur” pranë Doktorit.
Kështu Albina Karamitro u largua nga drejtimi i PD pasi ngjante e butë krahasuar me Topallin. Po ashtu një shenjë luajaliteti me Berishën ishte dhe distancimi me grupin e “tiranasve”, kryesisht nga Topi, të cilët as nuk duheshin goditur, as nuk duheshin mbështetur.
Kur Berisha erdhi në pushtet në mandatin e tij të dytë, kriteret u përmbysën.
Nëse deri më 2005 kriteret për të bërë karrierë politike në PD ishin politike dhe kishin të bënin me luftën e brendshme në parti në favor të Berishës, tani ato u bënë familjare.
Të bëje karrierë në PD pas 2005 duhet thjeshtë t'ia bëje të lehtë Argitës dhe Shkëlzenit të bënin para me korrupsion dhe t’u dilje zot kur i kapnin.
Kështu kur nisi zhurma në shtyp ndaj pasurive të Argitës dhe lidhjeve me Fazlliçin, pastrim parash në Qipro dhe blerje tokash në Porto Romano, njerëzit që bashkëpunuan në administratë për këto operacione befas u shfaqën krah Berishës si ndihmësa e pastaj zyrtarë të lartë.
Kur plasi skandali i Gërdecit dhe i biri i tij ishte kokë e këmbë i përfshirë në atë biznes të pistë, ata që i dolën zot bënë karrierë. Aldo Bumçin dhe pse e kishin larguar si budalla nga minister, e rikthyen. Ai që kishte firmosur mbi një faks “Për Shkëlzen Berishën” u bë zëvendësministër dhe më pas deputet, të tjerë njerëz që rasti fatlum i bëri të ishin dëshmitarë besnik ndaj këtij biznesi të pistë, po ashtu bënë përpara.
PD filloi të ndahej në pro dhe kundër Argitës dhe Shkëlzenit, nëse doje të bëje karrierë.
Kjo histori vazhdoi deri më 2013, sa herë shtypi zbulonte toka të Shkëlzenit, firma të Argitës apo histori të pista korruptive të tyre.
Ministrat që nuk i dilnin zot skandaleve të tyre s'postoheshin, ose shikoheshin me dyshim.
Nën këtë prizëm Sokol Olldashi u bë i padurueshëm për Berishët, pikërisht se ishte përleshur me djalin e tij, i cili u kërkonte nga 40 për qind bizneseve që kërkonin koncesione nga qeveria për të qenë investitorë.
Ajo që ndodhi pasi Lulzim Basha erdhi në krye të PD ishte reflektim i koshiencës që kishin Berishët se në krye të PD u duhej një njeri i besuar, që ata të vazhdonin ta komandonin atë.
Dhe ashtu bënë.
Gjithçka u prish më 19 maj 2021, kur SHBA i shpalli ata familjarisht “non grata” për korrupsion madhor, minim të demokracisë dhe shantazhim të sistemit të drejtësise.
Lulzim Basha pati kurajon për t’u distancuar prej tyre dhe u bë kështu kriteri i ri mbi të cilën bazohet e ardhmja në Foltoren e Saliut
Duke qenë se beteja me Lulzm Bashën në fakt maskonte betejën me SHBA, ndryshe nga herët e tjera, Berisha u zvogëlua, u izolua, u bë qesharak dhe në fund përfundoi dhe në rrjetën e drejtësisë.
Tani kriteri për të bërë karrierë në partinë e Berishës, nuk është më as lufta ndaj armiqve të brendshëm, as dyshimet se kush është me SHBA e kush me Greqinë apo Turqinë, as kush është me Bashën apo Bardhin, por kush shkon tek “Rrugica e Salës”.
Ajo është kthyer në “rrugicën ku kërkojnë Diellin” gjithë opozitarët e Berishës.
Por dhe në një vend ku shumë kundërshtarë të tij në vite kanë dëshirë të shkojnë ta shikojnë me sytë e tyre ku ka përfunduar.
Sot pashë që shkoi dhe Genc Pollo, i cili në fakt më shumë se sa donte ta shikonin aty, dukej që ishte shfaqur ta shikonte Berishën pas 7 dritareve të apartamentit qeli.
Është i vetmi gjest hakmarrës që ka fuqi të bëjë.
Epo kshz eshte kjo pune , disa kërkojne diellin neper rrugica , disa i vjedhin Ujin e pijshëm Mezhgoranit per biznes , eshte bërë e veshtirë jeta .
Ti qenke koqe . Duhet te jesh nga bythelepiresit e burgaxhiut qe merresh me histori te sajuar ujrash
...sikurse disa te tjere grabisin toka ne bregdet si psh Gjiri i Lalezit, Porto Palermo e deri poshte ne Dhermi e Ksamil, ose vrasin shqiptare te pafajshem ne fabrikat e tyre ne Gerdec, ose pushkatojne te tjere shqiptare te pafajshem kur ju dalin kundra ne proteste, ose grabisin kompleksin Partizani, ose vendosin gjoba tek biznesmenet qe marin firmen e babit, ose pastrojne para me "leng borronicash"...ose, ose, ose qe vazhdojne e nuk mbarojne.
.... Ha...ha...i duket vetja si...PAPA...kur del ne dritare dhe predikon..."Habemus SALA"... "Tym i zi"...deri ne Qeli Sarvangllavinglla
Gjetje e bukur ajo ( Rrugicat kerkojne diell ) ,keta kane fhe Xhaferin qe do shendridi diellin per naten ,
Nje urra per Gencin! Tani pije e shijoje kafene aty poshte, e mos harro ta ngeshe filxhanin nga dritarja e shkeli syrin. Ashtu te pafsha!
Vajtja tek kjo rrugicë ngjanë me vizitën në një kopësht zoologjik, ku njerëzia shkojnë për të parë majmunin e mbyllur në kafaz.
Shume bukur.Viziita te shtepia e Saliut nga ata 15 veta, eshte bere si vizitat ne kopeshtin zologjik, per te shikuar majmunin (gorillen)
Xheferi do me e cue Sal Nongraten ne Hene! Per ceshtje sigurie! O zot! Ky ish deputeti I Durresit eshte Budalls! Por nuk eshte kriminel! 100 x me I mire se 4 Nongratat. Budalla I sinqerte! Kurse Pollo eshte dhelper e vjeter.
"Evolucioni" Berishist: Nga Çadra e Lirisë te Çadra e Argitës!
Kalova rastësisht rreth orës 17h45' te rrugica Salës dhe pash një turmë njerzish, burra e gra, ca në rrugë e shumica në trotuar me kokën lart për të parë dashnorin e tyre dhe seç mu kujtua rruga Saint Denis në Paris ku njerëz të shumtë kalojnë e ngren kokën për të parë prostitutat në pragje portash apo në dritare me cica përjashta dhe thash me vehte se,kta janë njësoj si njerzit e Saint Denis që mezi presin të shofin kurvat, ndersa kta dashnorin e tyre pa cica por me brek nëpër këmbë.
Shtate penxhere ,Mero,jo dritare
Shtate penxhere,Mero,jo dritare.
???????????????????????? I madh je Mero !
Ky Genc Pollua eshte nje legen i grisur qe nuk shihet me sy.
Majmuni me emrin e bukur Sali,do jete shume kohe i mbyllur ne kafaz,prandaj mos u nxitoni se ka radhe per te gjithe. Po ju kujtojm se biletat jan nga pese euro per person.
Nje artikull posacerisht per Genc Pollon. Dikush e quan dhelper te vjeter. Per mua eshte karandash dhe nje hale me shume nen penxheren e nongradave.
Baton Stanishiqit nuk duhet ti jepet kohë televizive në një TV Opozitar JO e JO por në asnjë kanal televiziv shqiptar. Është një mister i jashtëzakonshëm që një njeriu që njihet tashmë si njeri i Serbisë dhe punon pareshtur kundër interesave kombëtare shqiptare jo fshehtas apo i maskuar por krejt hapur dhe bile me arrogancë të jetë pjesë e debateve televizive në orët me audiencën më të madhe. Eshtë akuzuar si bashkëpunëtor i Serbisë: 1. Nga Sllobodan Milosheviçi në sallën e gjyqit të Hagës, 2. Nga Veton Surroi i cili e ka përzënë nga mediumi KOHA pêr këtë arësye pra si spiun i Serbisë! 3. Eshtë akuzuar nga Albin Kurti si njeri i Serbisë në intervistë me Adi Krastën në mos gaboj në vitin 2019 kur akoma nuk ishte në pushtet! 4. Sipas të gjitha gjasave dhe çfare kemi parë publikisht është kumbara i lidhjes vëllazërore Rama-Vuçiç. 5. Është njeriu që para të gjithëve paralajmëroi ndarjen e Kosovës apo të ashtquajturin shkëmbim të territoreve! 6. Vazhdon një luftë të paepur ndaj liderit të Opozitës Sali Berisha që ditën që Aleksandar Vuçiç u shpreh kundër Sali Berishës para zgjedhjeve të Prillit 2021! 7. Vazhdon sot e kësaj dite të deklarojë se shkelen të drejtat e serbëve në veri të Kosovës dhe ndarja e Kosovës është akoma në tavolinë. Dhe ky akoma qaset në studiot që mbahen si opozitare!? Ka ardhur koha të na tregoni si dhe pse i jepet hapësirë Batob udbashit?
Genc Pollo sot ferkoi barkun duke e pare Salen mbrapa dritares qeli. Qofsh keshtu i gezuar Genco. Shko cdo dite te mos te te mbaroje gezimi.
O Sali, o hor-o, Gjith Shqipria, Ty S'te do.
Po çfarë mollois o njeri. Mos bëj sikur nuk di që kriteri për të bëre karjerë ishte të kishe qenë spiunë e agjent Sigurimi. Po i bëri agjentet e spiunat ministra more Sali Beu i Viçipordhit. Po kishte dosjen si agjent Prenç Poeti Zogaj e bëri minister kulture. 3000 faqe spiunime kishte i shuari Teodor Laço si spiun sigurimi dhe fap fup e bëri Sali Beu minister. Po ambasadoret? Po deputetët...po dhe vetë Hajdari që e vranë ka qenë spiun sigurimi. Pse i anashkalon këto lëtyra dhe kinse bëhej karierë duku luftuar nkeri jatrin. Këlysh bushtrash ishin të gjithë...
Resume brilante Mero. Tipike e prerjes së vjetër me gjet gjithmonë diçka kundër. Veçvse tani u ka bo si DonKishoti do me bë luftë me të gjithë botën nga ballkoni.... Por titullin e shkrimit Mero: "Rrugicat që kërkonin diell" na kujton karrocierin Nivde Surrelin personazhin e filmit. Dhe pastaj na bën të mendojmë se mos vallë ky ishte nga Surreli, mqs keshtu merrej mbiemri. Dhe pastaj kjo na bën të mendojmë , mos është komshi me Ramën. Dmth "shokët të një ideali" Ndoshta do ishte më mirë t'ja vendosje. "Çunat e Rrugës (Pal) Pallë - Sal !
Ai Qyno duhet te futet ne burg pasi ka korruptur ndonje ne spak ose ne polici se nuk te jep njeri informacione falas.ai eshte korruptues dhe i korruptuar nga Sala. Edhe fjala e lire ka nje kufi
Qe shkon poshte dritares se Saliut tregon se sa poshte ka rene Pollo dhe sa pa shprese eshte e ardhmja e tij. Tregon gjithashtu edhe nje frike te thelle e te larget qe ka droje tia pohoje vetvetes; Po sikur t'emen e s'emes t'i ngjitet Spaku edhe atij vete per vjedhjet qe ka bere si minister? Ja pse me kembet zvarre shkon poshte penxheres se Saliut sepse intuita i thote me mire te shkoje se sa... te mos shkoje.
Rritja e TVSH per tere produktet ushqimore e jo vetem nga kjo qeveri Rama do rrise teresisht cmimet per konsumatoret e drobitur shqiptare - ky eshte sihariqi i ketij Janari te viti te ri 2024...tani o Mero vazhdo me serine e dyte te "Rrugicat qe kerkonin diell" !
Bukur...
Kur nje gazetar perserit veten sa here shkruan si puna e Meros tregon se ka rjedhur Mero di te shkruaje vetem Sali Berisha.Ai do te mbetet si Mero Berisha.
Bravo