Burrat nga Flamuri, gratë nga Argita 

6 Janar 2024, 20:14Editorial Mero Baze

Mbyllja në shtëpi e Sali Berishës, i përngjan tanimë një eksperimenti social, që tregon se si funksionon partia pa atë.

Zakonisht, kur një udhëheqës i fortë largohet, është e natyrshme që lë pas një boshllëk, i cili mbushet ose nga personalitete të forta, të bashkuara, ose nga një i vetëm i tillë, por që është lider i pranuar.

Mbyllja e Berishës në shtëpi dhe sidomos shfaqja e tij në ballkon, si “babi i Argitës në majë të Thanës”, ka prodhuar një situatë tragjikomike për partinë e tij.

E braktisur nga çdo figurë politike opozitare, madje dhe nga ata që dukeshin kot, dhe çdo opozitar normal, ai mbledh rreth 30 vetë tek rrugica e pallatit, të cilëve çdo darkë del u flet Argita.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, që del ajo, se siç e kemi thënë, ajo është grua e “martirizuar”, pasi korrupsioni i ka marrë brenda dhe burrin, dhe babain, madje mund t’i marrë dhe vëllain.

Problemi që ka është se ajo del jashtë, i mblidhen tre katër gra të çmendura të rrugicës dhe shajnë bashkë Lul Bravën.

Gjuha e saj, varfëria e leksikut të saj, shëmtia e fjalëve të kopjuara keq nga babai i saj, mungesa e një sqime njerëzore kur flet, edhe sikur të ishte yll hollivudi, prapë do bënte një figurë të shëmtuar. 

Pala tjetër, ajo e burrave që i ka zënë ky hall, e kanë të detyrueshme të mblidhen me Mulin në një dhomë tjetër, në selinë e SHQUP. Ata imitojnë mbledhjet e Kryesisë së Berishës, flasin për revolucion deri në përmbysje të diktaturës, madje Flamuri guxon të hedhë dhe teza politike të tipit “ne jemi konservatorë...”, që shumica e atyre që janë tek “Rrugica e Salës”, u kujton konservat që u duhen për të luftuar.

Pak a shumë vakia që ka gjetur partinë e Berishës, i ngjan një ceremonie funerale “konservatore”, siç thotë Flamuri, ku gratë mblidhen tek Argita, burrat tek Flamuri.

Mbyllja brenda e Doktorti sigurisht që ka arsye madhore dhe fakte juridike që do ta lënë atë gjatë brenda shtëpisë, por për të kuptuar përse i duhet partia atij njeriu, mjafton të shikoni se në dorë të kujt ka mbetur funerali i tij. Në dorë të Argitës dhe Flamurit!

20 Komente

  1. G
    Great Mero

    E merove nongraten Mero, mos iu nda.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Telendare Hajdarmata

      Shejtani kur vdiq, la amanet që kur ta varrosnin, ti linin jashtë varrit, një litar të bërë LAK. Ky kodosh LAKU, u ka lidhur këmbët djallushëve dhe shejtanucëve përjashta, sa janë bërë lëmsh me njëri tjetrin, e nuk ka krohën lope për morra që i kreh. Vijnë era bajgë, era mut, era morra dhe era vajguri, gati për të djegur vehten dhe Shqipërinë.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Byrektore SHQUP-i

      Mero, titulli më i përshtatshëm do të ishte: Burrat nga Flamuri, Gratë nga Huri.

      Përgjigjjuni
      1. B
        B

        Ndoshta do të ishte më mirë: Burrat nga Flamuri, Argita nga Huri.

        Përgjigjjuni
      2. R
        Rezi

        Funeral si në shekullin e kaluar… por Muli s’është fare i besuar, ish ministër i brëndshëm, merre me mënd kush përfaqson foltoren. Kaq poshtë kanë rënë intelektualët e vërtetë demokratë? Se demokratikët janë ata tek rruga dhe Muli. E vërteta është kjo.

        Përgjigjjuni
        1. T
          T

          Lap i qut sarkazem je fare ????????????????????????????

          Përgjigjjuni
          1. T
            Treni

            Mos u tall o z. Mero me idenë "konservator". Është e rëndësishme që z. Berisha të konservojë pasuritë që i ka vjedhur shqiptarëve gjithë këto vite.

            Përgjigjjuni
            1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

              PD nuk prodhon më lajm, simpatizantët nuk kanë interes të ofrohen pranë Mulit. Premtimi i tij është t'i vesh polic. Ajo ka kohë që është në gjendje kome, doktori është pa instrumente dhe mjete mbrojtëse. Argita është juriste partiake e dënuar nga SHBA për korupsion, nuk ngjall shpresë, pozitiviteti i saj është besnikëria ndaj të katit. Shkëlzeni është i distancuar nga të gjithë,pas paraqitjes në SPAK. Bëmat e tij i dinë antarsia e PD. Liria ka mbetur brenda akuzës korupsion madhor familjar. Vetëm Muli i "beson" broçkllat" e opinionistëve të paguar nga të ardhurat e korrupsionit.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Noci

                ....si "babi i Argites ne maje te thanes ".... no comment

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Titi

                  KY shkrim me kujtoj ate historine me gajdexhiun ne dasem . Pasi mbaroj melodite me gajde ne dhomen e burave , dikush I tha : - E ke qe e ke te fryre o gajdexhi hidhu dhe nje here andeja nga dhoma engrave !( Behej fjale per gajden , mos u keqkuptoni ) .

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Hana

                    Lajmi i fundit: – Vëllai vret vëllanë, pastaj dhe veten. Lajme të tjera të mëparshme: – Djali vret nënën! Burri vret gruan! Vëllai ther motrën! Plagosje të kushërinjve për pronën! Dhe të gjitha këto duken si përditshmëri e lajmeve në mediet shqiptare. Nëse një gazetar pyet kryeministrin apo anëtarët e kabinetit të tij, përgjigja është hazërxhevap: “Këto ndodhin kudo në botë”! Por ama në asnjë vend të botës nuk promovohen e anonçohen në medie lajme të tilla në përditshmëri. Përjashto rastet kur krimi konsiderohet masakër ose terror. Pse këtu në Shqipëri jepen edhe lajme kur dikush divorcohet, kur dikush grindet, e jo më kur ndodhin krime në familje?! Ka një strategji të studiuar dhe të ndërtuar me shumë kujdes, finesë dhe djallëzi: – Të krijohet përshtypja se familja është në krizë dhe njerëzit të gjenden para fatalitetit, të pamundur për të reaguar dhe për të mbajtur një familje të shëndoshë. Ndërkaq shteti kujdeset që të rritet varfëria, me qëllim rrënimin e mëtejshëm të familjes. Situata dramatizohet shumëfish nëpërmjet medieve që përhapin lajme të tilla. Ndërkohë kjo nxit emigracionin, i cili e godet përfundimisht familjen shqiptare. Edhe kaq sa shqiptarë kanë emigruar në dekadën e fundit janë të mjaftueshëm të dëmtojnë familjet shqiptare. Nga 12 qarqe në tetë prej tyre, sipas studimit të ditëve të fundit, jetojnë më shumë banorë të moshës së tretë, sesa të rinj. Qeveria e Rilindjes ndryshoi ekuilibrat e shoqërisë shqiptare në favor të armiqve të kombit tonë. Dhe formula e kësaj qeverie është të rrënojë familjen si qeliza bazë e shoqërisë sonë. Nga ana tjetër këtij qëllimi i shërbëjnë edhe politikat e zhbërjes së shtresës së mesme. Edhe në këtë rast ka një strategji të qëllimshme. Një komb pa një shtresë në rritje me të ardhura të garantuara për jetën e familjes dhe kjo është shtresa e mesme, është i destinuar të dobësohet dhe të shkatërrohet. Në periudhën e Mbretërisë shqiptare kishte vajtur në fshatin tim të lindjes kryetari i Komunës së Kukësit dhe i kishte kërkuar gjyshit tim 3-4 djem për t’i dërguar për shkollim në internatin Kosova të Krumës në Has. Ndërkohë ai vuri një kusht: – Nuk i dua as të varfër, as të pasur shumë. I dua nga shtresa e mesme, thote administratori i Mbretit. Gjyshi e pyet se pse duhen këta? Dhe ai përgjigjet: “I varfëri ta shet atdheun për një copë bukë, ndërsa e pasuri ta shet atdheun për më shumë pasuri”! A ka një filozofi të tillë qeverisja e Rilindjes? Ajo nuk ka as nuk do ta ketë këtë mission e këtë vizion! Qëllimi e përpjekjet e saj janë të përçajë, sepse kësisoj mund e sundon më llehtë këtë vend e këtë popull. Qeveria shqiptare punon që ta varfërojë qytetarin shqiptar, sepse në këtë mënyrë e manipulon dhe i imponohet më me sukses. Ka si destinacion ta shkatërrojë familjen, me qëllim që kjo strukturë e shoqërisë të mos ndikojë te anëtrët e saj për të përzgjedhur alternativën më të mirë të qeverisjes në zgjedhje. Lufta kundër shtresës së mesme është objektiv edhe i ligjit të tatimit për profesionet e lira, i cili hyri në fuqi më 1 janar 2024. Rrënimi i kësaj shtrese është interes politik i Rilindjes, sepse vetëm shtresa e mesme nuk manipulohet dhe nuk gënjehet me një thes miell në këmbim të votës. Gjthçka që ndodh me shtresën e mesme dhe me familjen lidhet me pushtetin, zgjedhjet, manipulimin dhe imponimin e vullnetit të një oligarkie të caktuar, ku bëjnë pjesë politikanët e mazhorancës dhe ata të shiturit nga opozita, pronarë mediesh dhe më të pasurit në biznes.

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gimi

                      Koment i sakt per kete shal gjatin e PS po Salushi se Zure ne goj fare gjithato zollume vrasje nga Azemi Deri 21 janari kush i beri Bajram Curri Ismail Qemali Ik mor te pa fytyra

                      Përgjigjjuni
                    2. o
                      o popull dele

                      I nderuar Mero Kam ndjekur kta gazet shum vite dhe ato shkrimet kunder ktij shpellari qe na ra per hise e spo don ti shkulet ketij Kombi ,le ta quaj fatkeq me nje popull te pa zot te bashkohet e te heq qafe kte "tumor te madh" politikanesh qe po ju pin gjakun per mbi 33 vjet rjesht dhe prandaj dal ne kte forum me kte "nuck" , qe sperjashtoj as veten Kam respektuar rolin dhe kembnguljen tende ,per ti hapur syt ktij populli dhe rezikun e kesaj kucedre ne krye te politikes dhe pushtetit Kjo qe ndodh ne Shqiperi nuk gjej shembull krahasimi ,Nuk ka turp e sfid me te madhe antishqiptare ,te kur shoh nje cet te semur simpatizantesh,posht foles se KUCEDRES te nderin duart lart te ngazellyer, per te par dy gishtat e te dy atyre duarve vrastare ,qe drejtohen nga nje mendje ,vrastare, krimi ,pabesie , tradhetie e megahajnie te pakrahasushme historike ! HAJNIA, ky motiv qe stimuloj e beri pasanik te medhej gjith politikanet ,ne kuriz te ktij populli qe ju privua liria e ne varferi ndertoi ,erdhi e vulosi katastrofen e tij kjo KUCEDRA me emrin SALI BERISHA qe krijoi dhe filozofin e tij "BERISHIZMI " ku pam "fyshekzjaret" e cetes brenda ne Parlament per ti shpetuar ndeshkimit Pyetja qe me lind vjen nga cudia qe shoh guximin dhe paftyrsin e cetes se tij te demonstrojn e ti falen katastrofes popullore ..... @Hana ,shum drejt komenton dhe mendoj qe te denosh Berishen e te "harosh" berishizmin ,pak shpresa ka per ndryshim Hitleri vrau veten por gjygji ju be gjtih mbeshtetesve te tij per te mos perseritet historia ,dhe mendoj e shikoj qe nuk mjafton te denohet KUCEDRA e te lihen jasht liste ter "kelyshet e saj" ata qe duken e ata qe nuk duken ! SPAK duhet te coj cka nisur deri ne fund ,te vjeter e terij , per te nxjer Shqiperin nga kjo baltovin ku e kan futur politikanet e etur per pasuri , sepse me pasurin qe kan realizuar do vazhdojn te udheheqin e te mbajn pushtetin

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vezhguesi

                        Te lumte Mero

                        Përgjigjjuni
                        1. e
                          enter””

                          Ndonje llaf per incerenatoret? Si thu? Mendon se dikush duhet te futet brenda? Ahhhh jeni shit tek Rama

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lina

                            U çu kenaqaaa...Kenaqesi te lexoj shkrimet e tua Mero !

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bero Maze

                              Monologu i rradhes me vehten i Meros para pasqyres e nje grusht militantesh me disa pseudonime i thurin lavde "...sa bukur krihet Mero..."

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Psikopati

                                Edhe vet nuk kuptoj pse fjaline: babai i Argites maje thanes ka prodhuar nje situate tragjikomike … e lexoj sikur ke thene qe babai i Argites maje thanes ka pordhuar nje situate….ndersa per cudi babai i Argites maje thanes me duket sikur thua majmuni shipanze maje pemes se bananes.

                                Përgjigjjuni
                                1. a
                                  antipatrea

                                  Ky është racizëm i pastër ... Po Paloka që është burë , d.m.th. nga ata burra që vesh string rozë , nga të vejë o Mero ?????

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mimi I Hekuran militantit

                                    Konservim I prishur( kane fshire, daten e skadences)dhe populli i...shperfytyroi , plotesisht ! Shihni , fytyrat, qe vetem, femijet e vegjel , trembin! Te dhjere, por ,"krenare" , ama !!!!!

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje