Vazhdimi i berishizmit pa Berishën 

14 Janar 2024, 20:28Editorial Mero Baze

Të hënën kemi shansin të shijojmë berishizmin pa Berishën. Është një eksperiment social i rrallë, që tregon se si reagojnë qënie të skllavëruara prej tij, pa atë prezent, por të qartë që po i vëzhgon. Një lloj big brother, ku vëllai i madh është në ballkon dhe aktorët në sallë të parlamentit, apo rrugicë. 

Secili ka atë mënyrën e vet për ta shprehur berishizmin e vet. 

Flamuri e ka seancën e vazhdimësisë, që do të thotë se ai do të vazhdojë të zbatojë metodat e Berishës pa Berishën prezent. Do të fusë flakadanët, do t'ia japë një prej grave deputete të grupit të Berishës, do përmbysë karriget dhe pastaj do ndez flakadanin. Në momentin që do të lexohet emri i Blend Gonxhes do ndezë një tymuese të fortë, për të bërë diferencën. 

Gazmend Bardhi po ashtu do tu kujtojë të gjithëve se nuk ka lëvizur sërish po vazhdon të jetë me Berishën kundër Lulit, derisa Edi Rama ta njohë si kryetar grupi parlamentar të opozitës. Pastaj flasim. 

Tabaku Gjekmarkaj, Shehu, etj, do vazhdojnë të rrijnë “as me Pashën as me Beun”, për t'i treguar Berishës se nuk ndikon mungesa e tij në ndryshimin e qëndrimit. 

Deputetët e Partisë së Lirisë do të vazhdojnë të heshtin, si për të shtuar enigmën e mesazheve të koduar të Ilir Metës, që sot postoi një video me rosa tek liqeni. 

20 demokratët që kanë dezhurnin në darkë tek Rrugica e Pallatit, do ti shikojnë të gjitha këto dhe do shkojnë aty krenar që ëndrra e Doktorit është e gjallë dhe nuk vdes kurrë edhe pse ai është i izoluar. 

Dhe kjo do të vazhdojë gjatë deri në 30 qershor, kur Berisha humbet mandatin e deputetit. Pastaj do të fillojë një periudhë e re edhe më besnike ndaj tij nga deputetët, pasi ai do të fillojë të mendojë të bëjë listat e vitit 2025, ku vetë nuk do të jetë as deputet dhe do t'i duhen më besnikët. Dhe ata duhen zgjedhur në varësi të sjelljeve të tyre këto kohë që ai mungon por vëzhgon. 

Ndaj më 2025, ne do kemi ajkën e berishizmit të opozitës në listat për deputetë. Nga ata që nuk do ta tradhtojnë Doktorin dhe nëse ai përfundon fizikisht në burg apo varr.  

Koha për të dhënë prova për këtë fillon prej nesër. Është epoka e berishizmit pa Berishën. Siç ishte epoka e Enverizmit pa Enverin, e cila brenda 5 viteve, bëri qesharak diktatorin më të egër të Evropes.  

Berishës do t'i duhet shumë herë më pak për tu bërë qesharak. Por në fillim do bëj qesharak këta që i shkojnë pas. 
 

27 Komente

  1. D
    Dinua

    Mero, shkruhet; nje qesharak, disa qesharake…

    Përgjigjjuni
    1. x
      xheJ.eN.Bi

      O Dino...e para nuk e shkruan Merua dhe e dyta ,i bën vrejtje për gabime Meros ,Dino ,nuk shkruhet qesharake ,po qesharakë.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Byrektore SHQUP-i

        Sa bukur e ke thënë Dinua, disa qesharake..., mbasi të gjithë ata dhe ato që i shkojnë pas kurva janë.

        Përgjigjjuni
        1. .
          ..........

          Dino, për vrejtjen që bënë shkonë shumë thënia:"Plaç moj bythë e plasur, ç'halle paske pasur."

          Përgjigjjuni
        2. X
          Xhoni vlore

          Bravo Mero gjgandi o ne burg o ne varr Sali vicidoli

          Përgjigjjuni
          1. i
            i drejti

            Bravi xhoni e more rrogen per sot haaaaaaaa

            Përgjigjjuni
          2. X
            Xhoni vlore

            Bravo o ne burg o ne varr Sali kerma

            Përgjigjjuni
            1. T
              T

              Shqipja ka nje fjale te qelluar per keta koqet e Saliut. Teveqel,eshte turke por ne shqip i thot te gjitha.

              Përgjigjjuni
              1. D
                D

                Pas disa vitesh keta budallenj do ndihen te turperuar njesoj si enveristat e 1991, qe pas disa viteve ju vinte turp nga vetja qe kishin qene antar te shoqatave vullnetare te Enverit.

                Përgjigjjuni
                1. Y
                  Y

                  U telendisen,po shyqyr qe nuk kan turp,keshtu qe jan reheat.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    K

                    PD u krijua si shprese per ndryshim,por krimineli Sali Berisha shume shpejt e mbushi me llumin e shoqerise,duke e kthyer kete parti ne nje detashment fashist,qe po na dukej demokraci diktatura e Enver Hoxhes.

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      U

                      Saliu i kishte dhene Shqiperise fytyren e tij,nje rrumpall urbanistike dhe shemti estetike sic ishte vet.Edi Rama ja ndryshoj pamjen e Shqiperise duke e bere nje atraksion turizmi me mbi dhjete milion ne 2023.

                      Përgjigjjuni
                      1. Y
                        Y

                        Berishizmi=shemti morale dhe estetike!

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Labi

                          Mero,pashe ne ytube sonte te opinion ne 2006 12 janar.Je tmerr Mero...Rama vetem,ju lukuni kundra tij.Shihe.Bravo Rames ca ka vuajt,duruar,luftuar e mundur me merite kundra hordhive tuaja shtazarake

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gibson

                            Bravo Luli Bashës! 10 vjet më parë ngriti çadrat në mes të Tiranës dhe futi gjithë kullufët berishistë, 10 vjet më pas ngriti kafazin në mes të Tiranës dhe futi kryekullufin. Vetë jep konferenca, si intelektual i klasit të parë dhe del shëtitje i patrazuar, pasi krijesën politike më hajvane dhe halabake të historisë e çoi për dhjam qeni, duke dalë vetë i larë dhe i papërlyer. Dhe ne thonim që është idjot që e mban për hunde gërdalla plakë

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              ENTSOE

                              Ne 12 ke goditur!

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dergojeni ne spitale se eshte i semure

                                Kenaqesia eshte kur i shikone mjerrabet me koken larte nga qielli haaaaaaa te mbaruar dhe me njehere nga dritare e wc çfaqet komunisti Berrisha i semure menderisht fotalisht i abandonuar nga femijet dhe fillone faljen e mbremjes . Policia duhet te nderhyje per ta hostipalizuar nuk duhet te lejoje nje funksionare te PPSH me vone kryeminister te katandiset ne ate fsre derexheje nuk ka nje raste bote qe nje ish kryeminister qe berrtet nga kati tete dhe shteti qendrone indifférent . E kuptoje qe gjykates i interesone qe ky mjerran te behet qesharak ridicule por nga ana humane eshte e pa pranueshme qe nuk e dergojne ne spitalin psqiatrike per kurrim Institucionet sociale duhet te nderhyjne pasi neser ky munde te hidhet nga kati tete i duket sikur eshte det dhe familja ka te drejte te padisi shtetin . Dergojeni ne spitalin psqiatrike se gjynah

                                Përgjigjjuni
                                1. q
                                  qazim

                                  Lana e kasolleve dhe kioskave ne kohen e rrumpalles kishte zaptuar gjith sheshin e Tiranes.Don Zoti rrumpalla me valixhe druri u braktis shpejt nga shqiptaret me 1milion vota dhe Tirana dhe Shqiperia po kthehen si motrat e saje Evropiane.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    SHQIPTAR

                                    Une, do thosha ndryshe, z. Mero Baze! Vazhdimi i BISHIZMIT pa BISHEN! Neper shpellat e Viçidolit, duke u ndjekur e tebuar me Fazlliçin!... SHQIPTAR

                                    Përgjigjjuni
                                    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                      Berishizmi do vazhdoj, është "enverizëm demokratik " !

                                      Përgjigjjuni
                                      1. n
                                        nje qytetar

                                        Vazhdimi i berishizmit pa Berishen - ky eshte dhe sllogani aq kohe i programuar per te sulmuar opoziten reale ndaj ketij Pushteti Rama! Dhe eshte sajuar nga ata qe duan te paraqesin per opozite pikerisht ate qe ky Regjim (Rama pra) ka mandatuar Vule PD ne qafe, qesharakun Basha me Kullurin nga pas.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. i
                                          i drejti

                                          Po perseri o mero kurva 19 komente akoa nuk e ke kuptuar se dhjet vec mut nga goja nuk te beson me njeri se te gjitha i ke mashtrime haaaaaaaaa po ik o mero bieri me dore te majte si sallksi ke me shume perfitme flet kot shkruan kot nuk te beson njeri me ik futi nje tase me groshe e pirdh je mjeran pa sali berishen ti nuk jetom dot do vrasesh vehten prandaj thuaj atij qe i lepine bythen qe ta liroje saliun se po vdes e nuk kam se cfare te them aman thuaji ma beje kete ndere haaaaaaaaaaa jurgavitu se ndashta ta ploteson deshrien haaaaaaaaaaaaa po ik kar bole injorant fshatar i pa rikuperueshem haaaaaa do mbetesh fshatar gjithe jeten bashke me faniljen haaaaaa.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Buda

                                            "Berishizmi" pa Sali Berishen do te vazhdoje, sepse truri dhe kolona vertebrale ideologjike e politike e tij kauzes se tij do te vazhdoje te ushqehet nga milionat e parave te agjenturave serbe e greke ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe Mal te Zi. Detyra e shqiptareve te vertete eshte t'i rezistojne agresiviteti dhe te vazhdojne pa nderprerje t'i presin koken dhe kembet e tij.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Shijoje

                                              E hena erdhi mero dhe .. si gjithe ditet e tjera ti me gjuhen e lubrifikuar i gatshem per te lepire bythen e Rilindasit. Asgje e veçante apo e paparishikueshme nuk ndodhi.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Alban Rama

                                                Te me falesh z Mero qe po te them qe je shume gabim per mendimin tim se ti je gazetar dhe duhet te meresh se cpo ndodh ne vendin tend dhe jo te shkruash gjithmone per Berishen,kjo tregon qe je i paguar

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Tepelensi

                                                  Lufta vazhdon. Ishe kunder Saliut, tani je kundra opozites. Tu shtofte pasuria.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. p
                                                    per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri

                                                    Gjejini ketij Meros ne keto 30 vite vetem nje shkrim ku te kete perkrahur ndonjehere opozitat e do besohet dhe ky shkrimi i sotem...

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje