Përse prokuroria e lë të gënjej Fatmir Mediun? 

13 Janar 2024, 19:01Editorial Mero Baze

Kam vënë re që i vetmi kujdes që bën Fatmir Mediu kur flet për Gërdecin, ndërkohë që ka hetimet nëpër këmbë, është të krijojë alibi për Shkëlzen Berishën. Në intervistën e fundit që ka dhënë, ndërsa gazetari e ka pyetur se ka folur në telefon me Shkëlzen Berishën para dhe pas shpërthimit, thotë se ka folur pas shpërthimit nja 3 orë më pas “për një çështje të interesit tim, që nuk e përballoja dot në Shqipëri”.

Tabulatet e telefonit të Fatmir Mediut me Shkëlzen Berishën janë bërë publike. Më 15 mars 2008, menjëherë pas shpërthimit, ata kanë folur katër herë në telefon.

Tani përfytyroni një moment gjithë atë tragjedi me 26 të vrarë, një fshat i hedhur në erë dhe një tronditje mbarë botërore, ndërsa Fatmir Mediu me Shkëlzenin paskan folur për një çështje familjare të Mediut, që nuk e zgjidhte dot në Shqipëri dhe do t'ia zgjidhte Shkëlzeni jashtë Shqipërisë.

Përgjigjia e tij prej kapadaiu se përse do fliste me Shkëlzenin kur kishte kryeministrin, vlen edhe për kët gënjeshtër. Pse do fliste me Shkëlzenin për hallin e tij kur mund të fliste me kryeministrin, siç thotë?

Në fakt, gënjeshtra është banale dhe në përputhje me inteligjencën e Mediut për të llomotitur pa ditur se çfarë thotë.

Nëse ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, ditën që ka hedhur në erë një fshatë të tërë, ditën kur ka vrarë 26 vetë, në dy orët në vijim paska fol katër herë me djalin e kryeministrit për një hall të tij privat, që ja zgjidhte djali i kryeministrit, dhe jo kryeministri, jashtë Shqipërisë, ai duhet të dënohet si i papërgjegjshëm, që paska pas hallin e tij prioritet, ditën kur i ka bërë gjëmën Shqipërisë.

Në fakt halli i tij privat ka qenë një sëmundje e djalit të tij, e cila ka nisur më 2005 dhe vazhdon ende, dhe jo më 2008. Dhe nëse atë hall e zgjidh Shkëlzeni dhe nuk e zgjidh babi i Shkëlzenit, atëherë është një akuzë dhe më e rëndë se në dorë të kujt paska qenë pushteti në Shqipëri, ku djali i kryeministrit paska pas më shumë gjëra në dorë se kryeministri.

Por të gjithë e dimë përse mund të fliste Shkëlzeni me Fatmirin, katër herë brenda dy orëve pas shpërthimit.  Dhe është më pak e rëndë që kanë folur për shpërthimin dhe hallin e të dyve në atë histori, se sa të kenë folur për këto gënjeshtrat e Mediut.

Por sidoqoftë së paku Prokuroria nuk duhet ta lejë të gënjejë publikisht. 

Javën e shkuar një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes përdori të drejtën për të heshtur në gjykatë dhe kjo u kalua pa shumë vëmendje, ndërkohë që bëhet fjalë për personin që i është gjetur në dosje faksi i dërguar me shënimin “Për Shkëlzen Berishën”, nga paradhoma e Aldo Bumçit tek një zyrë private e Shkëlzenit në Ministri të Mbrojtjes. 

Kështu nëse Shkëlzeni, dikë e detyron të heshtë dhe tjetrin të thotë budallallëqe, ngaqë nuk ja vë re njeri, kjo nuk do të thotë që Prokuroria të mos i ballafaqojë këta me faktet dhe Mediun ta dënojë, ose si bashkëpunëtor të Shkëlzenit në atë tragjedi, ose si njeri të papërgjegjshëm që ditën e tragjedisë diskton me djalin e kryeministrit për halle private që zgjidhen jashtë Shqipërisë.

Edhe pse në këtë rast të paktën na tregon që ka fol me kryeministrin e vërtetë.

22 Komente

  1. F
    Fevziu sherbetor i Saliut

    Nuk eshte faji i Fatmir Gerdecit po i pa aftesise se drejtesise .

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nul Moka

      Prokuroria ndjek këtë rrugë me Berishën dhe shërbëtorët e tij : - Zoti filan, e ke bërë këtë gjë?...... Jo, për kokën e plakës...... . Nuk e paska bërë, thotë prokuroria, pra nuk është fajtor....... . Çështja pushohet për mungesë provash.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkopi pa flamur

        Pyetje të tilla i bënte Fevziu Fazlliiçit kur i thoshte shumë i prekur...A keni vjedh ju zoti Fazlliç.No,no never(kurrë) përgjigjej Fazlliçi.Epo qekan thashetheme thoshte Fantomasi....

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shkembi

        Kjo gjykate nuk eshte e afte per te ndeshkuar shkaktaret e tragjedise nel te madhe shqiptare te vite e te fundit. Gerdeci dhe 21 Janari duhen gjykuar nga gjykata nderkombetare.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gerdeci pret drejtesi

          O Mero ti e une e tere populli shqiptar e di shume mire qe Salmutit , Medi halese e tere bandes qe ishte ne pushtet nga 2005 e deri ne 2013 kishin mision sipas urdherit te kriminelit Sali vetem hallet e tyre , as nuk ja u ndiente fare po fare per hallet e vendit . Po une nuk e besoj qe SPAKU ti haje keto genjeshta te Shkelzenit , Mediut apo te Aldos qe i poqen te gjalle 26 njerez plus Trebicken plus nja 300 e ca te plagosur kushedi sa invalite te perhershem pa kush e di sa qindra miliona euro te shpenzuara per te mbyllur tere ate plage . Tani Mediu na eshte bere edhe ekspert per te formuar konfederate opodhite te besushme per popullin , keta kriminela qe duhen varur mu ne mes te sheshi Skenderbej . Mero po nuk e botove komentin je i share .

          Përgjigjjuni
          1. L
            Li

            Po të kishte ndertuar ndonjë kotec pulash pa lejë edhe mund ta denonte SPAK por jo per Gerdecin dhe per 26 viktimat e qindra të plagosur . Eshte nje gje fare e vogel nuk perben krim. Drejtesi m.ti

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dani USA

              Prokuroria e leshit dhe gjykatat e preshit i ka bere Saliu me Shkollen e plepave te gjithe jane ushtaret e Sali maskarait sdo koment.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nikita

                Nuk eshte pafajesi, eshte frika e drejtesise nga Berisha. Pyeteni ate gjykatesen Hajdari pse ja mbylli gojen deshmitarit roje ne Gerdec kur ne gjyqin e asaj kohe u nis te fliste per Shkelzenin. E di ai prokurori kete histori, e di shume mire. A ja mban?

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kushteruta

                  E drejta per te mos u shprehur ne gjykate eshte e shenjte dhe e sanksionuar ne kushterute. Para se te shkruani te tilla editoriale beni mire te keshilloheni me nje jurist. Prokuroria nuk mund te detyroje dike te shprehet kunder vullnetit te tij, pasi kjo gje eshte persekutim dhe e kemi pare me bollek ne regjimin komunist.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Trotski

                    Ka deshmitare Okulare qe vertetojne takimet e pernatshme ne shtepine e Fatke Trafikantit me Zen Sy_Peshkaqenin ,ku perditesonin zhvillimet e ngjarjes Makabre.per Mbulimin qe i bente Fatke Trafikantit Zenit te Sali Kermes u blatua si Minister i Mjedisit e te tjera e te Tjera...

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      saliu duhet te shpallet terrorist

                      Ky servil klasik qe po ha qyl ne keto 30 vjet,vetem nje genjeshter nuk po thote qe gerdecin e hodhi ne ere EDI RAMA,ashtu sic ben krimineli sali qe per cdo krim te tij e ka fajin EDI RAMA,keta plehra duan Rustem gjaten e co qe ne vend ti luten per te treguar,i hynte me dru,per keto torturat e rustemit pyesni saliun ose te birin clirim gjaten qe po lufton pef clirimin e Shqiperis nga diktatura

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sqepari

                        Jane te tredhur

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bureto

                          Kurrësesi nuk e mendoj se prokurorët janë të paaftë (!). Më e pakta që mund të mendoj është se e kanë ndarë mendjen që t'i japin ndonjë dënim minimal Mediut për akuzën që i kanë ngritur dhe ta mbyllin këtë histori, siç u bë me gjyqin e parë, ku tragjedia u quajt thjesht një "aksident nga pakujdesia" dhe për këtë u dënua Delijorgji (!). Mesa dujet qëllimi është që hetimet dhe më pas faji mos shkojë te Berisha, autori i vërtetë i asaj tragjidie, që ndihmonte të birin të bënte parâ. Po tani jemi në gjyq dhe aty palë janë dhe avokatët e viktimave të asaj tragjedie. Pyetjet që bën me të drejtë Mero, të tilla mund të bëhen me dhjetra, a nuk duhet t'i bëjnë avokatët dhe familiarët e viktimave, që mesa dimë janë prezent në gjyq? Pyetja, tek e cila duhetntë këmëngulet, duhet të jetë: Pse u caktua Gërdeci? Mediu e ka përgjigjen (gënjeshtrën) dhe për këtë, e zgjodhi firma (?!). Dakord! Po shteti, në këtë rast Saliu e Mediu pse nuk e ndaluan, për më tepër që në mbledhjen e qeverisë, u ngrit pikërisht ky shqetësim? Etj, etj pyetje që kanë 15 vjet që lakohen gjithandej nga "letra higjenie New York Times", sipas Saliut , e deri tek gërdecarët që u përvëluan e u hodhën në erë.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Landi

                            Asnje gjemb nuk do ti hyje ne kembe Shkelzen Berishes per Gerdecin. Arsyeja eshte Delijorgji sepse Shkelzeni perfitimet i ka nxjerre nepermjet Delijorgjit. Delijorgjit nuk i bejne dot presion te thote te verteten.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              SPAK ,BOLL U TALLE ME POPULLIN .

                              BURG , SE NA U SOS DURIMI.

                              Përgjigjjuni
                              1. I
                                Ilir

                                Z.Mero tregon cfare njeriu eshte Mediu qe eshte pergjegjesi kryesor por ne ate falkeqesi ka dhe te tjere qe ben para me kete afere kriminale dhe sot vazhdojne jeten pa u hyre gjemb ne kembe.Drejtesia duhet ti gjykoje te gjithe dhe Mero Baze i di kush jane dhe duhen denoncuar

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Asd

                                  Mediu duhet mbajtur ne burg, dhe pastaj le te vonoje procesin me cfare genjeshtrash te doje.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. H
                                    Henri Girard

                                    Kishte një shpërthim tjetër në jetën e Fatimirit, dhe kjo ishte kur New York Times i zunë pritë për t'i bërë pyetje rreth marrëveshjes së armëve AEY. nëse të dhënat e telefonit celular të Fatimirit rishikohen nga orët menjëherë pasi ai u befasua nga New York Times, do të isha i gatshëm të vë bast një Rolex se ka pasur biseda me Shkëlzenin…

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sllobodanka

                                      Cami Fatmir Medihoxha ka mbrojtjen e sigurt te Greqise, Serbise dhe Rusise; mos harxhoni frymen kot!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Nje i Moshuar

                                        Per ke e ke drejtesine o SPAK kur nuk e jep per keta kriminela ,te prehen te qete viktimat e shkrete me radhe eshte kjo pune i paguani ju qe mbroni keta kriminela dhe Saliu behet PASHA

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          Nje i Moshuar

                                          Per ke e ke drejtesine o SPAK kur nuk e jep per keta kriminela ,te prehen te qete viktimat e shkrete me radhe eshte kjo pune i paguani ju qe mbroni keta kriminela dhe Saliu behet PASHA

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            Emigranti

                                            Turp qe shani .Jepni mendimin tuaj per c’do shkrim .Kjo eshte demokraci se po shave tregon qe je pa edukate

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje