Berisha kishte një mënyrë ta maskonte copëzimin e mëtejshëm të fraksionit të tij pas urdhërit të arrestit. Dhe e vetmja mënyrë ishte të mos i vinte në provë demokratët nëse ishin me të, apo kundër tij, duke u bërë apel tek rrugica e pallatit.
Nëse ai do të kishte pranuar masën e parë të sigurisë, që ishte thjesht detyrim paraqitje, situata do ishte dhe më e mirë. Ai do të vazhdonte të shkonte në selinë e partisë dhe do të vazhdonte retorikën e tij politike pa i vënë ata në provë dhe pa u kuptuar nëse ishin pro apo kundër tij.
Më të lehtë do t’ua bënte dhe grupeve të tjera që as kanë guximin t’i bashkohen, as kanë lirinë të ndahen prej tij.
Por ai vendosi të provokonte deri në fund SPAK dhe Gjykatën, duke thyer masën e arrestit me qëllim që ta mbyllnin në arrest shtëpie. Kjo gjë i jepte atij disa privilegje për moshën që ka, pasi në këtë dimër do të rrinte brenda, do të ishte më ngrohtë dhe nuk do të torturohej në takime të dilte rrugëve. Plus është dhe gripi sheshit.
Nga ana tjetër është dhe një justifikim për shuarjen e revolucionit, pasi udhëheqësi është në arrest shtëpie.
Por Berisha i shkelmoi dhe këto “privilegje” që ja jepte arresti në shtëpi.
Ai urdhëroi që çdo ditë të grumbulloheshin tek rrugica e pallatit.
Kjo në fakt i futi në krizë të gjithë, përfshi dhe vet Berishën.
Maksimumi i njerëzve që mblidhen tek pallati i tij në ditën më të mirë ka qenë 44 vetë dhe në ditë të këqija 7 deri 10 vetë. Të gjithë janë rrogëtarë të partisë, ose funksionarë partie në rrethe, që vijnë sipas një grafiku që ua cakton Flamuri.
Thuajse 90 për qind e personaliteteve të opozitës, grupeve parlamentare dhe figurave të njohur kanë refuzuar të shkojnë tek seanca e lutjeve në rrugicën e pallatit.
Kjo gjë e rrudhi dhe më tepër fraksionin e Berishës. Kjo skemë e Berishës shkatërroi gjithë mundin e tij për t’i tërhequr nën një sigël, deputetët që u larguan nga Basha nën drejtimin e Gazmend Bardhit, si dhe deputetë të tjerë që nuk janë me Bashën.
Por duket se po rrudh dhe grupin e besnikëve të tij, të cilëve u është kthyer në një torturë psikologjike shkuarja tek rrugica.
Rituali i shkuarjes tek rrugica, nxorri në shesh mbështetjen minimale të të gjithë kohërave për Sali Berishën, një rekord i zi, të cilin ai mund t'ia kursente vetes sikur të ishte treguar pak i zgjuar në pranimin e masës së sigurisë në fillim, ose në shmangien e ritualit të mbledhjes në rrugicë çdo ditë.
Kështu të paktën të gjithë do bashkoheshin në deklarata pro tij, dhe do të dukeshin sikur ishin bashkë.
Por duke i detyruar t’i vijnë poshtë pallatit, ai i detyroi ta braktisnin dhe ta kthenin ritualin e rrugicës, në një torturë psikologjike për Sali Berishën, dhe ata që shpresonin se burgosja e tij në shtëpi, do varroste pushtetin.
Ai i kishte të gjitha shanset që duke u burgosur vetë, të çlironte opozitën dhe ta linte të bashkohej jashtë tij. Por ai zgjodhi që përmes ritualit të rrugicës t’i mbante besnikët e tij të fundit aty, për t’u varrosur bashkë me të. Duke u treguar çdo mbasdite kufomën e tij politike, gjithë atyre që mendonin se ai është i gjallë dhe i fortë.
Pse eshte kaq i zgjuar sala? Sa te vepronte si thoteMero Ai thjeshtdo te beje si i forte dhe tani qe i kane rene breket
( Après moi le déluge ) ky eshte sllogani komunistit Berrisha
Na cau kolektorin, po na tromaksen kalamajte, cdo nate nje muhabet: ham-ham, ham-ham.
Thuhet se QËNIT, Kur i vjen gordhja, shkon e dhjet në derë të foltores…. Qënka e vërtetë.
Te rrije maje plehut !
Berisha nuk ka asnje shans per ta ndihmuar opoziten, sepse te gjitha keto PD-rat e sotme jane njesoj te kriminalizuara. T'i quash "opozite" keto PD-rat e sotme, do te thote te ushqesh mungesen e opozites se vertete edhe per 34 vjet te tjera.
EKZAKT,Populli. Eshte fatkeqesi e madhe qe Shqiperise sone i mungon e Djathta patriotike;qysh nga 1990-a kur nisi rrugetimin pluralizmi i ligjeruar politik.
Hahahaha... me mire do te ishte te kishte vajtur ne p....te semes
Hera e pare qe ju Z. Mero duket sikur nuk e njihni Berishen. Berisha e ka dashur dhe e do “opoziten” per qellimet e tij personale dhe as i vete mendja te ndihmojne “opoziten”. Asnjehere ai nuk ka menduar per opoziten por per vehten e tij si njeri primitiv dhe i vogel ne shpirtin. Eshte aq i vogel ne shpirt sa per vehte eshte gati te hedhi ne ere tere Shqiperine …
Keto qe thoni ju zoti Mero une i kame thene ne nje koment me pare ne nje shkrim tjeter. Arestin ne shtepi,Sali Berisha e donte vete dhe qellimisht shante e ofendonte SPAK-un. Ai nuk kiishte me fuqi te bridhte bashk me deputetet e tjere neper protesta apo ne djegien e parlamentit. Sot ne arest shtepie ai eshte me komode dhe e justifikon veten se une Saliu nuk po vij dot me ju se me kane arestuar dhe nuk dal dot nga shtepia.
Zbulohet ‘strofulla’ në Surrel ku turistët kryejnë seks me kafshët. Shumë turistë të huaj nga vendet e Evropës udhëtojnë drejt Shqipërisë për të kryer marrëdhënie seksuale me kafshët, zbulon RTL. Thuhet se Surreli, paralagje e Tiranës, është një vatër për manjakët seksualë të kafshëve. Reklamat në internet ofrojnë seks me kafshët që varion nga 70 deri në 150 Euro, ndërsa ka vizitorë që paguajnë 550 Euro shtesë për të filmuar veten. Një hetim për këtë çështje u realizua nga televizioni gjerman “RTL”. Gazetarët që shkuan në Surrel filmuan skena të tmerrshme, një qen të veshur me geta dhe taka të larta. Pranë tij një burrë gjatosh nudo me mjekër fine dhe i thinjur. Numri më i madh i turistëve që shkojnë në Surrel për të kryer marrëdhënie me kafshët janë nga Serbia, Greqia, Rusia, Hungaria, Bjellorusia, Kina, Rumania, Qipro, Sllovakia etj.
Po njerëzve ju vdesin edhe më të dashurit e shpirtit, deri edhe prindit fëmija, e nuk shkojnë përditë në varreza, ç'të jetë kjo dashuri kaq e madhe për një të vdekur të pavarrosur, që duhet t'i shkohet përditë poshtë ballkonit për të parë nëse është gjallë apo i ka "dorzuar çelsat"? Se shpresë për ndonjë gjë tjetër as që mund të presësh nga kjo kufomë politike......
Rrugica "Mustafa Matohiti" se shpejti do ta ndryshoje emerin . Aty do te ndertohet qe tyrbe me emrin e "Dervish Saliut" e cila do te perjetesoje famen dhe bemat qe i ka bere ketij vendi ish presidenti dhe ish kryemininstri kriminel Sali Berisha. Per kete arsye rrugica do te quhet "Dervish Saliu i Viçidolit". Dervish Luzha i Tropojes ka lane emer te mire ne malesine e Gjakoves edhe sot e gjithe diten , se ka qene besimtar dhe njeri i mire , njekohesisht dhe luftetar i lirise ne lufte kunder okupatorit fashist . Ndersa ne tyrbene e Saliut , do falen gjithe gjynafqaret e demokracise , ata qe Berisha nga çobenj e bujq i ktheu ne pronare me pronat e ish pronareve te vjeter. Shoket e vet si Tritani preshit e co , i beri te pasur me parate dhe djersen e vjedhur ketij populli i cili enderonte qe Saliu ta bente Shqiperine si gjithe Europa .
Ka padurimin e madh te opozita se nuk po e duron dot me kete qeverisje, apo ka hallin e madh se nuk ja del dot pa lepire kete qeveri Rama-Ballukja...kjo eshte ceshtja !
O Mero meqe je ca afer kesaj Qeverie e ketij Pushteti...cap e pyet andej se kur kane ndermend te jepen ato te shkreta Rroga te Dhjetorit per Punonjesit Buxhetore...
Je bere i neveritshem o Mero duke shkruar per maskarain Sali. Po per hapjen e gjyqit per krimet e Izraelit ne gaza, qe udhehiqet nga South Africa, pse nuk shkruan o Maskarai Mero
Ti i dashur komentues(MBBC) jo vetem qe kritikon por jep edhe zgjidhjen. I propozon Meros te shkruaje per krimet e izraelit, kur e gjithe bota flet per krimet e Hamasit. Me nejrez si ty e kemi te sigurte Evropen dhe Ameriken. Te na rroje South Afrika! Me siguri je ndonje pianec!
Nuk me lejohet me pi se jam shofer! Emrin e paske te bukur ne anglisht. Nuk po jap zgjidhje, Thjesht i shkruajta ne artikullin e meros, se menova qe dhe po se botoi, te pakten ta lexoje. Te uroj fat per evropen! Vete kam 24 vjet ne North America sma ndje shume ku pret te hysh zoterote. Turp te kete kjo gazete qe jep lajme idjote pa asnje lloj interesi dhe nuk jep per gjyqin qe po i bohet Izraelit per genocid! Nuk ta uroj te ndodhi ty, edhe pse te dhembin 1400 cifut po nga ana tjeter 23000 te vrare 70 perqind gra dhe femije ska problem. Te te rroj evropa ty dhe meros! Nese do hysh nai dite
E bukur kjo.