Të gjithë paskan pritur të fliste Luli! 

12 Janar 2024, 17:44Editorial Mero Baze

Nuk më kishte shkuar mendja që Lulzim Basha do ngjallte kaq shumë interes me një konferencë shtypi. Opozita e cila duket e dërrmuar, e përgjumur dhe mbi të gjitha e poshtëruar nga një plak që del në majë të ballkonit dhe i detyron gjithë besnikët e tij, ta shikojnë nga poshtë lart, paskësh ende energji për luftë. Dhe befas i shpalosi ato.

Nuk i shpalosi ndaj Edi Ramës, as ndaj plakut që kakaris si gjeli majë ballkonit, por ndaj Lulzim Bashës, që minimumi është një prej tyre në opozitë.

Këta besnikët e Saliut që rrinë poshtë ballkonit, reaguan keq se ai (Luli) paskësh thënë që nga ana njerëzore më vjen keq për Berishën që u katandis kështu. 

Kjo i kishte tërbuar dhe i kishin lëshuar Luçianon që Luli të pranonte jo vetëm që nuk i ka ardhur keq, por është gëzuar. Madje ka të dhëna që ai ka festuar dhe Vitin e Ri duke qeshur, ndërkohë që Berisha është në arrest shtëpie.

Flamur Noka ishte tërbuar pse ai u zgjua nga gjumi një ditë pasi tha Rama që ai po fle gjumë. D.m.th Muli e donte të vazhdonte gjumin, që mos të ngatërrohej nëpër këmbë.

Gazmend Bardhi njësoj si Muli ishte i shqetësuar se Lulin dikush e kishte nxjerrë të fliste, se nuk ka mundësi që s’ka folur gjashtë muaj. 

Dhe tre- katër nuanca të tjera opozitare brenda grupit të deputetëve, duken të shqetësuar pse ky foli.

Dhe të gjithë këta të alarmuarit, janë këta që flasin për nevojën e bashkimit të opozitës. 

Sapo njëri prej tyre, po e quaj minimalisht kështu Luzlim Bashën, bëri thirrje të bashkohen rreth qëndrimeve parimore për të mbështetur drejtësinë dhe për të bërë reformën zgjedhore, të gjithë ju turrën për ta vrarë.

Kjo të lë të kuptosh se heshtja e Lulit paksa qenë pasuria e vetme e tyre. Fakti që ai foli, ata i ka çrregulluar sikur u ka prishur të ardhmen e jetës.

E gjithë kjo tregon se heshtja e Lulit paska qenë pak e dyshimtë pasi i ka shërbyer shkuarjes së tyre në oborrin e Berishës (por jo deri tek rrugica), ndërsa fakti që ai foli qenka më keq se sa që ka marrë vulën dhe siglën e PD.

Por më e dyshimtë është gjithë ky shpërthim vreri ndaj një njeriu që drejton së paku një fraksion opozitar, të mos e quajmë të gjithën. 

Si do bashkohen këta, kur janë të gjithë vigjilentë mos i bën dikush hije Sali Berishës dhe mbi të gjitha, si do krijojnë klimë bashkimi, kur vjellin vrer ndaj një kolegu të tyre vetëm pse foli.

Vërtet Luli e ka kthyer në ngjarje të folurin dhe kjo është ana problematike e tij, por më problem për këta kolegët e tij qenka të folurit.  Kjo i shqetëson shumë, nderkohë që të gjithe mendonim se problemi i Lulit ishte të mosfolurit.

Me dukshëm kjo shfaqet tek Gazmend Bardhi i cili po përgjon vdekjen politike te Saliut, si Beria që përgjonte në shtratin e vdekjes Stalinin në minutat e fundit të jetës, dhe e mallkonte kur bindej se kishte vdekur, dhe i kërkonte ndjesë kur e shikonte që ishte ende gjallë. Ky befas është bërë trim me Lulin. Dhe madje e akuzon se bashkëpunon me Edi Ramën. 

Është e qartë që Lulzim Basha nuk e mund dot i vetëm Edi Ramën. Nga ana tjetër Ramës i duhet që Lulzim Basha të jetë me sa më pak aleatë në opozitë. Dhe sikur Rama t’i paguante të gjithë këta që ju turrën përsipër sapo foli, nuk do ta kishin bërë kaq mirë punën e tij.

16 Komente

  1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

    Luli i shqetësoi kur foli, të gjithë ishin në ankth, me veshët përpjetë, bo bo do flasë për 21 Janarin. Ankthi kaloi, por përsëri janë të kërcënuara nga Luli. Luli është kasaforta e Berishës, por kodin nuk e zotëron.

    Përgjigjjuni
    1. s
      saliu duhet te shpallet terrorist

      sa te jete gjalle luli,eshte rrezik per berishen per 21 janarin,por lulit sja mban sumcja te flas se e nxjer saliu per gjah dhe muli e vret per kaproll

      Përgjigjjuni
      1. L
        L.Xh

        E drejtë KËNDO…… Kodin e sekreteve të LulSalës (binomi sekreteve të tyre të herëshme që fillon para VEFËS…..), e ka vetëm…… USA-ambasadë dhe me urdhër (autorizim të sajë) mund të kalojë tek SPAK-u….. Deri tani, Saliu është i privilegjuar. Luli, si gjithmonë “një çimkë” bythe që i shkon kujtdo që i jep parà….

        Përgjigjjuni
        1. P
          Prishtine

          Gazeta Tema ka kohe qe po kryen diverzion ne Shqiperi. Qe nga dje Serbai ka arrestuar nje shqiptar gjija si agjent te Sherbimit sekret Shqiptar(Shqiperise) dhe Tema asnje fjalelidhur me kete ngjarje akoma nuk e shkruan dot. Tema e bastardve greiqire eshte kthyer te behet edhe tabloid i serboqirve. Vazhdoni ju thikat mes vete per plaqkitjen e vendit, gjetsa setbet vellezerit e Ramoviqit bejne lojerat e tyre te pista ne kurriz te shqiptarve.

          Përgjigjjuni
        2. A
          Aron

          Ne fakt Lulashi nuk e mundi dot Ramen as kur kishte te gjithe opoziten e bashkuar deri ne 2021, qe tregon se sado te "bashkohen", prape nje vrime ne uje do te bejne, sepse jane te njejtat fytyra. I kane dhene provat dhe sado te thone se e "mbeshtesin" drejtesine, jane te njejtet me ne krye Bashen qe i jane shmangur drejtesise me procedura, por edhe tani e dime shume mire pse Basha e la Saliun, sepse i mbyllen dosjet e tij perkohesisht qe ia dime, ndaj mos u mundoni te na e beni Bashen sikur nuk e njohim. Basha dhe gjithe opozita jane nje cope muti i ndare ne shume cope qe leshojne te njejten ere qe kundermon Shqiperine dhe boten sa here jo vetem veprojne, por edhe kur flasin.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dde

            Luli berrishes ja nguli....ka vrare ne 21 janar...

            Përgjigjjuni
            1. B
              Berti

              U shqetesuan perse foli Luli pasi duhet te flasë vetëm babai i tyre shpirteror nga dritarja e banjos se katit te tete. Kjo shqetesoi treshen e bythlëpiresave të plakut kriminel Muli, budallai elbasonit ( Luciano) dhe llapazoni Bardhi.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Berti

                U shqetesuan perse foli Luli pasi duhet te flasë vetëm babai i tyre shpirteror nga dritarja e banjos se katit te tete. Kjo shqetesoi treshen e bythlëpiresave të plakut kriminel Muli, budallai elbasonit ( Luciano) dhe llapazoni Bardhi.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luli - Berrisha apo Berrisha - Luli ...

                  Me e shqehtesuar ishte Bardha nje lloje xhelozie tipike homosexuelle Luli nuk foli por vetem i shprehi mbeshtetje Sali Berrisha per ti kujtuar 21 Janarin qe ta mbajme njeri tjetrin , perfundimisht Luli tregoje qe eshte i lidhur ne krime me Berrishen dhe nuk largohet nga ai . Luli tregoje qe eshte anti SPAK

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    teleshikuesi

                    Lulezimja Mero eshte po aq fajtor sa edhe Saliu per ngjarjet e 21 Janarit dhe per idiotesine e tij kur therri ne shkallet e bashkise dashin si Sali Protopapa dhe kur beri torten me te madhe duke menduar qe do hynte ne librIn GUINNESS WORLD RECORDSi,por ne fakt hyri si shperndares i tortes me legena!!Ndaj mos na hap barkun me nje njeri qe shikon vehten ne pasqyte dhe si besohet qe eshte ai!Ai pret ndonje lajm nga pertej Oqeanit !

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lul pordha

                      Luli eshte vecse nje pidh i shqyer qe Rama e qin sa here ti teket kari

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        kirurg

                        Prej kohësh nuk është dora e Meros në komentet... kushedi me se merret ndërkohë...

                        Përgjigjjuni
                        1. o
                          opozitat e sajuara jane te Deshtuara

                          Lulin nuk e kane pritur me te fliste, por e kane urdheruar me komanden ''Zgjohu"...pikerisht ata qe per shume vite per te kane thene "Luli fle gjume" (perfshi edhe artikullshkruesin qe i pati montuar edhe nje Antene brenda familjes te cilen tashme me urdher nga lart, ja ka cmontuar ngaqe Luli eshte bere Personazh Pozitiv me VKM)

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Ministria e Vaginokulturës "Gonxhe Pistili"

                            Vetëm shokut Ymer nuk I bëri pershtypje dalja e Lul..qimit. Zgjohet perdite me Lulin, ne te njejtin jastek, ndajne medysh te njejten rreze dielli, hera heres hyn ne nes tyre duke u perkedhelur Tualeti, sidomos te shune apo te djele. Per treshe Luli Tualeti dhe Ymeri .. Keshtu qe dalja e Lulit ishte nje DeJa Vue per katund- Ymerin. Eh te tjeret qe Lulin me liste pritje egzaltohen nga cdo dalje e tij....ne muajt e fundit te vitit Janar Shkurt kur Luli publikon edhe listen e atyre qe kane ndruar jete nga rradhet e te djathtes. Ymeri eshte juria kooperative. Ndaj ka te drejte. Asnjeri nuk duhet te egzaltohet nga dalja e Lulqimit. Vetem Ymeri e di kur duhet ose jo. Big tima

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Një anti-Komunist dhe anti pseudo-Demokrat

                              z.Mero Baze, mos e mbro kaq shumë e hapur Lulzim Bashën, sepse Ai është një ndër "pjellat" më të deformuara të Sali Berishës, që edhe kur del në Konf. Shtypi 1 herë për "stinë" vetëm *mufka këput* dhe është OUT totalisht me realitetin e Opozitës. Sa për Edi Ramën gabon përsëri z.Mero Baze, sepse Rama dhe PS nuk kanë nevojë për asnjërin si në PD pa-vulë dhe si në PD me-vulë, sepse e ka shtruar "rrugën" e Mandatit të 4_ërt, megjithse me disa "gropa" që kanë dalë e do të dalin, por që nuk e dëmtojnë aq shumë makinën në këtë "rrugë". Mos harrojmë thënien e mënçur: PYLL PA DERRA NUK KA

                              Përgjigjjuni
                              1. n
                                nje punonjes buxhetor

                                Jo te gjithe kane pritur ate...Lulin! Punonjesit Buxhetore p.sh. jane ne pritje kaq dite te rrogave te dhjetorit qe Keshilli i Ndrikullave ministresha me Ramen ne balle kane "harruar" tua japin...

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje