Frika se mos respektohet opozita, tani që iku Berisha 

15 Janar 2024, 20:12Editorial Mero Baze

Frika e re e grupit të Berishës tani më nuk është mosrespektimi i opozitës në Kuvend, por frika se mos opozita respektohet tani që iku Berisha dhe ngelet pa zgjidhur vetëm halli i Berishës. Kjo u pa qartë sot në ditën e hapjes së seancës së re të Kuvendit të Shqipërisë. Mungesa e Berishës solli aty ambasadorët e Perëndimit në Shqipëri dhe presidentin Begaj, i cili do t'i adresohej Kuvendit me një fjalim.

Grupi i deputetëve të Berishës, ishin përgatitur për të dy llojet e mysafirëve për t'i penguar.

Presidentin Begaj e penguan me bilbilë, ndërsa ambasadorët e Perëndimit me parrulla anglisht, një prej të cilave pati guximin ta mbante dhe vet Flamuri në gjoks.

Askush nuk e dinte se përse ambasadorët e Perëndimit po vinin në Kuvend dhe çfarë do thoshte në fjalën e tij presidenti Begaj. Ambasadorët ishin aty për të mbështetur kërkesat e opozitës për komisione parlamentare dhe presidenti Begaj për të theksuar rolin e rëndësishëm të opozitës në Kuvend.

Ishte thuajse një protokoll i koordinuar jo aq në favor të qeverisë, se sa në mbështetje dhe qetësim të opozitës.

Por grupi i Berishës, ishte i shqetësuar pikërisht nga kjo. Pra ata ishin të shqetësuar pse dy institucione të rëndësishme, ai i presidentit dhe i trupit diplomatik në Tiranë duan t’i zgjidhin problemet e opozitës tani që Berisha nuk është në Kuvend. Pra gjithë halli i tyre është mënjanimi, izolomi dhe ndoshta dënimi i Berishës, dhe jo problemet e opozitës.

Problemet e opozitës sot kishin në Kuvend mbështetje të presidentit dhe ambasadorëve të huaj dhe pikërisht pse ata e dinin atë, bllokuan fjalimin e presidentit dhe sulmuan me parulla diplomatët e Perëndimit në lozhat e Kuvendit.

E thënë më shkurt, frika që ka tani grupi i Berishës, është se mos opozitës ja zgjidhin kërkesat që ka dhe pastaj zbulohet qëllimi i vërtetë i “betejave” të tyre që kanë të bëjnë me Berishën. Kjo do ta fragmentonte më shumë opozitën dhe do të krijonte një shumicë opozitare që nuk ndiqte pas Flamurin dhe Gazin, por t’u përmbaheshin kërkesave të opozitës për një jetë parlamentare normale.

Edhe sot kishte shenja të tilla. Gati gjysma e deputetëve të opozitës nuk lëvizën nga vendi për të shkuar pas Flamurit, por sidoqoftë grupi Berishës i doli të “keqes” përpara, se mos normalizohej jeta e opozitës.

Vërtet lanë mënjanë flakadanët, por me bilbila dhe fletërrufe, ata duke bërë si trima dhe shumica duke bërë si “frikacake”, vazhduan punën e tyre, nga frika se mos ngeleshin pa zgjidhur vetëm hallet e Doktorit. Të cilat në fakt do t’i zgjidhë gjykata, jo Kuvendi. Kuvendin ai nuk e shikon më.

12 Komente

  1. P
    Posi

    Tani qe iku Berisha -thote mjero ziu? Po ku IKU Berisha o mero. Kujt ja thua apo Bashes se edhe ai qyqari tha -me vjen keq qe PERFUNDOI keshtu. Kjo qe SPAK i beri , vetem sa e forcoi Doktorin ashtu siq e ringjalli Kimetja me budallekun e saj politik.

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      Ore rilindja , do ndryshoni melodi??? Se teoria qe berisha ka frike se arestojne ate dhe familiaret ka rene. E KENI ARESTUAR TASHME!!! Duhet ti bini ndonje melodie te re. Berisha ka frike se e pushkatojne psh. Se nuk ju ka ngele gje tjeter. Ps: mbasi bete gonxhen minister dhe Ndrecen deputet, 2 leksh ne xhepat e shqiptareve nuk do ngelet me. Kushedi sa te gezuar do jene delenxhinjte?????

      Përgjigjjuni
      1. K
        KARIII

        Po.

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pershendetje nga Kukesi Mero

        Mero djali, Muli e de qe po i vjen rrotull nje nongrata prandaj proteston angisht qe te justifikohet me vone. Sot isha ne Kukes, atje thone se Muli i ka ofenduar me ato qe ben ne Kuvend. Pas zgjedhjeve ne 2025, Mulin do ta mare si ekspert opozite ne Serbi per ti keshilluar si ta djegin Kuvendin atje. Mund ta marin e Bardhin se eshte figure premtuese.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Ladi

          Si gjithmane: i sakte...

          Përgjigjjuni
          1. P
            Profesori kampion i bilbilit

            Të sjell vërdall një parlament të tërë një Beqir kavaje 50kg burrë ,është fatkeqësi për këtë vënd. Ky me pamje dhe veprime terroristi duhet kalbur në burgë bashkë me hajvanin që mbillte patate, Muli që na është bër milioner

            Përgjigjjuni
            1. P
              Populli

              Edhe popullin, edhe gazetarët, edhe ambasadorët, nuk duhet t’i gënjejë mendja: Vetë PD ishte një pjellë artificiale. Ishte organizatore dhe ekzekutore e genocidit ndaj popullit shqiptar në 1997. Ishte ekzekutore në shtypjen me gjakun e 4 demonstruesve të protestës masive më 21 Janar 2011. Ishte ekzekutore në pushkatimin që i bëri parlamentarizmit në 2019. Të tria PD-rat e sotme janë pjellë e PD-së mëmë dhe njësoj mëkatare. Është detyrim që, në vend të këtyre pjellave, të formësohet e djathta natyrale të Shqipërië.

              Përgjigjjuni
              1. Analist

                Shume sakt Mero.Kuvendin nuk e shikon dot me krimineli hajdugti shkateruesi i demokracuse drejtesise non grata sali .Ai tani eshte i destinuar i percaktuar nga perendia vetdm per tedhene llogar per gjithe krimet qe ka bere.Turp me keta k.... qe shkojne tek rruga e sales por kane shume probleme jam te perluer sidomos me pastrim parazh si muli gje qe bota 90perparimtaee e ka te paren.Me besim pak vobe por me mire vone se kurre.Edhe keta te tjeret si sala do perfundojne.

                Përgjigjjuni
                1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                  Kuvendi ka mbaruar punë me Berishën, i hoqi imunitetin, SPAK gjithashtu. Vendimi i gjykatës është përfundimtar.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dad

                    E vërteta është pak sa më ndryshe. Bythë.irat si bardhi nuk i respektojnë as ambasadorët

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mjeku

                      Opozita paska frike se mos e respekton ky Pushteti aq i respektuar i Rames me zevendes-kryeminister ne arrati...(!) Mero, te duhen ca dite relax qe te kthellohesh ca...

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Treni

                        E drejtë. Po ia aprovuan kërkesat si do ja bëjnë të varfrit e gjorë :)

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje