Ka dy muaj që del përditë e bën shpjegime publike rreth dosjes së Klubit Partizani, të cilin e privatizoi në favor të vajzës së vet. Del e shpjegon me hollësi sa metra katrorë kishte dhëndri, si i shtoi duka ua blerë kushërinjve, si ju rrit fitimi nga operacionet administrative, dhe pse u bë milioner i ligjshëm në fund të gjithë operacionit. Madje del e shpjegon se si Edi Rama ka bërë veprime të paligjshme në favor të vajzës së tij, për të cilën duhet dënuar, por jo ai vetë.
Mënyra si ai shpjegon, vëmendja që i kushton çdo akuze dhe mbi të gjitha dijenia që ai shfaq për çdo hap të asaj grabitje shtetërore të pronës, në të vërtetë dëshmon se ai është pronari real dhe përfituesi real i asaj zhvatje.
Nga ana tjetër kanë dy muaj që akuzojnë SPAK si organizatë kriminale pse ka kërkuar arrestin shtëpiak të tyre, pa i pyetur asnjëherë. Madje këtë kanë si pretendim kryesor dhe sfidë kryesore ndaj SPAK.
Por sot, kur SPAK u çoi fletëthirrjen në shtëpi, si Sali Berishës, ashtu dhe dhëndrit, befas avokatët kërkuan të shtyhet marrja në pyetje, se paskan që të dy halle familjare dhe nuk janë gati.
Pra këta që për dy muaj po ankohen pse nuk po merren në pyetje, dhe mbi të gjitha po dërdëllisin çdo ditë fakte kundër hetimit të tyre, sapo ju dha rasti t’i ballafaqojnë ato me Prokurorinë, kërkojnë shtyrje të takimit.
Dhe për të ruajtur nderin e tyre, shtyrjen e kërkojnë avokatët, se kanë halle të përbashkëta familjare.
Në të vërtetë, halle të përbashkëta familjare kanë të akuzuarit, Jamarbëri me Saliun, pasi ata janë dhe familjarë dhe të akuzuar për hajdutë, kurse dy avokatët duket qartë që e vetmja gjë e përbashkët që kanë, është se janë avokatë të Berishës.
Aq më tepër që kompetenca me të cilën Berisha ka shpjeguar publikisht dosjen, të lë idenë që ai njeri nuk ka nevojë për avokat se mbrohet vetë.
Në fund të fundit avokati në një seancë pyetjesh nuk ka ndonjë rol kryesor, por thjesht procedurial, se përgjigjet do t’i japë vet i akuzuari. Dhe të dy të akuzuarit nuk pushojnë së dhëni përgjigje nga maja e ballkonit, kur nuk i pyet njeri, por sapo i thërrasin në SPAK, frikësohen dhe sajojnë raporte mjekësore apo halle avokatësh.
Nuk besoj se kanë shpresuar vërtet që me revolucionin e rrugicës, ata do trembnin SPAK dhe nuk do t’i merrte kurrë në pyetje. Do të ishte po ashtu e guximshme të mendojnë se tani që ka hipur në kat të tetë, në majë të ballkonit, dhe u flet çdo pasdite 30 vetëve, SPAK nuk do guxonte të afrohej në rrugicë.
Kërkesa e tyre për shtyrje të datës së marrjes në pyetje, është thjesht makthi i marrjes në pyetje për herë të parë. Ata nuk duan ta besojnë që erdhi dita.
Nuk është se do të shpëtojnë nga marrja në pyetje, se një ditë do mbarojnë dhe hallet familjare të avokatëve, por të paktën të shpëtonin fytyrën nga dërdëllitjet dy mujore që presin të hetohen nga SPAK se po mbahen në arrest shtëpie pa u pyetur.
Por me sa duket kur vjen ai momenti që do pyeten vërtet ngaqë e dinë se çfarë kanë bërë, ju priten gjunjët, ju thahet pështyma dhe fillojnë e fshihen pas pantallonave të avokatëve.
Mbi të gjitha, Berisha e ka për herë të parë në jetë që merret në pyetje se çfarë ka bërë dhe hera e parë është gjithmonë e vështirë. Sidomos kur humbet virgjërinë e njeriut të ndershëm në moshën 80- vjeçare
Mirë do ishte ta kishin ruajtur burrërinë deri në fund. Por me sa duket burrëria është mall që shitet vetëm tek ballkoni ku gënjen sokakun. Por jo dhe SPAK-un.
kur te veje ne SKAP apo SPAK te veri edhe nje bebelino se mos dhitet ne brekushe.
SPAK jemi me ju.... Na shpetoni nga Ed Ram Turk hajdut Erdogani,,Sali Gerdeci dhe ilir spiun hajduti...
Enver jemi me ty - Na çliro nga vargonjte e zgjedhes , nga Kulaket dhe Pronaret qe po i pijne gjakut VEGJELISE. Tradhetaret ne litar, rrofte pushteti popullor.
Rrofte sali haleja, biri besnik i Edhjerit.
E verteta e hidhur eshte se Spak po sillet shume konfidencial me keta bandite, gje qe hap dyshime te medha per procesin. Madje, rekursi i non grates qe do shqyrtohet nga Olldashi, mund te sjelle te papritura
Bravo Mero je i madh.
Po lerini te rrihen si qente keta plehra se ndryshe nuk behet ky vende. Sala nese do kishte nje fije dinjitet do hudhej me kok nga ballkoni e jo te tallet me ata pak njerez qe rrine ne rruge si qente qe dhjesin tek xhamia kur ju vjen fundi. Te vjen keq se ka edhe njerez qe jane me familje dhe mund te bejne nje jet normale e jo te jene peng te Sales gjithe jetes.
Vallai or Mero e ke qare. Ne tere kete mesele dhe zollomahi qe ben Sali Berisha, nuk ka llogjike. Hiqet trim, por eshte llafazan. Hiqet i mencur dhe ben te mencur edhe vajzen e tij qe eshte mesuesja e burrit te saj. Dhenderi i tij eshte hajdut sipas leksioneve te Sales. Dita e llogarise erdhi dhe ne kesi rastesh duket edhe cfare burre je. Sali Berisha trimerine e tij e ka devalvuar ne dredhi. Dredhite jane simbol i frikacakut. Ne rastin e Saliut cilesia e dredharakut bie ne nivelet me te ulta sepse shfrytezon te tjeret te bejne dredhi per te. Saliu, zoti Mero me mire preferon nje tmerr pa fund se sa nje fund me tmerr. Te tjeret qe vrau dhe goditi i denoi me nje fund me tmerr. Per vehte kerkon nje tmerr pa fund. Njeri i poshter dhe i peshtire qe nuk ka asnje cilesi njerezore! Nuk do ja vlente te flitej per te, por ai te detyron te mos heshtesh....Thone se nuk i afrohesh dot nga era e qelbur qe i del nga pantallonat sepse i vene pordhet vrishkull! Turp per nje burre!
Non grata eshte frikacak llafazan peshtire shpifes pathologique , diten qe do jet para prokurorit do mbushi breket do shurrosi zyren e prokurorit eshte shume frikacak dhe ka shume mundesi ti bjeri infarctus .
Bravo te penes dhe mendimit qe hedh ne gazete o Mero. Ketij pordhacit po i vjen fundi ( me shume vonese), se ndryshe do qelbe gjithe Shqiperine sic e ka bere per gjithe keto vite.
Ti ua fut llapen brenda ketyre ti i bere te cmenden dhe mos dine cfare te bejne, ti I masakrove me fakte dhe deshmi i degjenerove Sa keto shkrimet duhet te ruhen ne Muzeumin e Non Gratave
Mjeshter i hedhjes se kripes mbi plagen e Salehut
Fan Noli ka thënë shumë postulate. Por njëri prej tyre është më domethënësi. Ai shkruan se “Këtu (në Shqipëri) tradhtari bëhet brenda natës si me magji patriot dhe patrioti shpallet tradhtar”! Duke e arsyetuar dhe analizuar në thelbin e vet këtë fenomen, më shkoi mendja në dy shembuj nga qeverisja e pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Njëri ka të bëjë me metamorfozën e ish-diktatorit shqiptar, Enver Hoxha, pas prishjes së Jugosllavisë me Stalinin dhe Bashkimin Sovjetik. Dhe tjetra lidhet me një lloj metamorfoze të kujdesshme e më të ngadaltë të Edi Ramës në marrëdhëniet e tij me të njëjtin aktor, Serbinë, pas krisjes së marrëdhënieve të Aleksandër Vuçiq me faktorin euro-amerikan. Vini re: Hoxha i prish me jugosllavët pas denoncimit të Stalinit kundër tyre! Rama ka filluar të mbajë formalisht distancë me serbët pas ftohjes së marrëdhënieve Perendim-Vuçiq. A ka një përqasje me atë që thoshte Fan Stilian Noli të sjelljes së këtyre dy personazheve politike të Shqipërisë në dy kohë të ndryshme? Le të shpjegohemi: Ish- kryeministri, njëkohësisht ministër i Jashtëm dhe ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë i periudhës 1944-1948 ndërtoi një marrëdhënie vasaliteti me Jugosllavinë dhe me Josip Broz Titon. Kjo marrëdhënie shkoi deri atje se udhëheqësi komunist shqiptar të propozonte Titon si kryetar të Partisë Komuniste Shqiptare, të nënshkruante marrëveshje skllavëruese me Beogradin e në fund, në mars të vitit 1948 t’i kërkonte me shkrim liderit komunist jugosllav, duke shtruar pyetjen se “kur do të kryhej procesi i bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë”. Pra se kur Shqipëria do të bëhej Republikë e 7-të e Federatës Jugosllave të AVNOJ-it. close volume_off Më 28 qershor 1948 diktatori sovjetik, Josif Visarionoviç Stalin, dërgoi letrën e ashtuquajtur të Informbyrosë së kampit socialist, në të cilën dënonte udhëheqjen komuniste të Jugosllavisë për “tradhti ndaj marksizëm-leninizmit” dhe me akuzën për “bashkëpunim me imperializmin”! Kjo letër u dërgua nga Stalini në ditën serbe të Shën Vidovdanit, pra të Betejës së Fushë Kosovës dhe atentatit serb kundër princit austro-hungarez të kurorës në Sarajevë, Franz Ferdinand dhe gruas së tij, Sofisë. Qëllimi i diktatorit sovjetik ishte që të nxiste serbët kundër Titos. Enver Hoxha e shfrytëzoi këtë letër dhe si me magji “hoqi dorë” nga tradhtia me jugosllavët dhe u shfaq si “patriot i klasit të parë”! Për hir të së vërtetës, shumica e shqiptarëve e besuan. Ai akuzoi Koçi Xoxen dhe bashkëpunëtorët e tij për tradhti në bashkëpunimin me Titon. Mjaftoi ky akt metamorfoze, që shqiptarët jo vetëm ta besojnë, por edhe ta mëshirojnë diktatorin shqiptar, për “rrezikun që ai paska përballuar”! Kjo metodë u përdor deri në muajt e fundit të jetës së tij. Vrasje, krime, eliminim fizik i bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij, nga Liri Belishova e deri te Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu. Një tipologji metodike e “suksesshme” e tij për t’u heq si “shpëtimtar” i Shqipërisë dhe si viktimë e “armikut të brendshëm”! Si për çudi, e njëjta tipologji politike u ndoq nga viti 2013 e deri më sot nga kryeministri i sotëm, Edi Rama. Ai e nisi qeverisjen në mënyrë të ngjajshme si ajo e diktatorit Hoxha. Më 1 prill 2013 nënshkroi në Shkodër në prani të ish-presidentit serb, Boris Tadiq, marrëveshjen e koalicionit me LSI-në e Ilir Metës. Dhe bashkëqeverisën katër vite së bashku. Ndërkaq politikën e nënshtrimit ndaj Beogradit e vijoi në modelin e viteve 1941-1948. Në tetor 2013 u luajt në Beograd një ndeshje midis kombëtares së Shqipërisë dhe kombëtares se Serbisë. Stadiumi i shndërrua në një arenë dueli politik. Qeveria dhe mediet serbe e promovuan Olsi Ramën si nacionalistin shqiptar që ideoi dhe organizoi ngritjen e dronit të Ballist Morinës mbi stadium. Për këtë shkak Rama fërkonte duart në Tiranë. Po fitonte kapital politik nacionalist. Po bëhej jo vetëm “patriot”, por “heroi i nacionalizmit”! Mbas një muaji, nëntor 2013, Rama shkoi për vizitë zyrtare në Beograd. Edhe kjo vizitë u propagandua si vazhdim i vizitës së fundit të një kryeministri shqiptar, asaj të Enver Hoxhës në vitin 1946. Bisedoi me kryeministrin Vuçiq për dy orë kokë më kokë. Ndërsa kur doli në konferencë shtypi kërkoi që Serbia ta njohë shtetin e Kosovës. Kryeministri serb thirri publikisht “Provokacija, provokacija”! Ndërkaq një gazetar i afërt me Ramën e mori këtë dhe e bëri logo të emisionit të tij televiziv. Për këtë shërbim Rama atë e dërgoi ambasador të Shqipërisë në Zvicër. Te shumë shqiptarë e sidomos në Kosovë kjo deklaratë e Edi Ramës në Beograd u prit me duartrokitje e brohoritje. “Rama u bë papritmas patriot i madh”, “më i madhi ndër të gjithë kryeministrat e mëparshëm”! “Më i madh edhe se Ismail Qemali”! Priti madje që njerëzit të mblidheshin në sheshe dhe të thërrisnin "Rama është babai i kombit". Por çfarë ndodhi më pas?! Kur Rama mendoi se mori përfundimisht medaljen e patriotit u rikthye në origjinë. Në origjinën e vet si individ, por edhe në origjinën e të parëve të tij. Ata që e njohin mendësinë e Edi Ramës e thanë që ditën e dytë të vizitës së tij në Beograd, se gjithçka qe inskenuar qëllimisht pët t’i dhënë njëri-tjetrit (Rama dhe Vuçiq) kredite nacionaliste në vendet e tyre. Unë pata shkruar dhe pata thënë se ky akt është pjesë e një skenari që do t’i kthehet në bumerang Kosovës. Fatkeqësisht ndodhi ajo që prisja. Por nuk vazhdoi gjatë “patriotizmi” i Ramës. Fillimisht nisi retorika e marrëdhënieve të mira midis Tiranës zyrtare dhe Serbisë. Këto marrëdhënie të mira u motivuan “për nevojën për paqe në rajon”! U tha se fqinjësia e mirë (pa qenë fqinjë) më Serbinë garanton jo vetëm paqen në Ballkan, por edhe normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë. Skeptikët, ku bëj pjesë edhe unë, reaguan. Megjithatë Edi Rama nuk u ndal. Fillimsht përkrahu idenë e Vuçiq për ta krijuar Jugosllavinë e Re, me projekt si republikë të saj edhe Shqipërinë. Por Vuçiq-it kjo iu duk pak. Pa se me Ramën mund të zbatonte projekte më të mira! Në nëntor 2016 ai i propozoi kryeministrit të Shqipërisë idenë e “shkëmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës”, në fakt të ndarjes së shtetit më të ri në Europë. Kësaj radhe në Nish. Prej aty shkuan në Beograd dhe promovuan librin e kryeministrit shqiptar të titulluar “Kurbani”, të përkthyer në gjuhën serbe. Nuk u mor vesh kush e botoi dhe kush ishte përkthyesi. Por serbët u shërbyen me një libër që predikon përçarjen e shqiptarëve. Ky ishte qëllimi i përkthimit dhe botimit. Enver Hoxhaj dhe Hashim Thaçi u thartuan. Thanë se “nuk pranojmë paternalizëm nga qeveria e Tiranës për çështjen e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë”! Por nuk vonoi shumë dhe pas dy muajsh, diku nga shkurti 2017, këshilltari i Thaçit, Bekim Çollaku, njoftoi publikun që të bëhej gati për “kompromis të dhimbshëm”! Pas kësaj u bë e njohur se Thaçi kishte rënë dakord t’ia jepte Serbisë veriun e Kosovës. Reaguan forca të shumta politike e jo politike në Kosovë e në Shqipëri. Sali Berisha ishte në pararojë të kundërshtimit të këtij projekti të Serbisë së Madhe. Debati u zhvillua i ashpër. Rama kaloi ylberin e “patriotit” dhe u bë “tradhtar”. Në këtë rol mori në Berlin hartën e dy shteteve, Serbisë e Kosovës, dhe në prezencë të Merkelit e Macronit tregonte me gisht bashkë me Thaçin e Vuçiq-in se cilat do të ishin territoret që do t’i jepeshin Serbisë. Kur ky projekt dështoi, Rama vazhdoi “tradhtinë” e tij me akordin midis tij, Vuçiq dhe Zaev për të krijuar Minishengenin e tranfsormuar më vonë në Open Balkan. Thelloi aq shumë marrëdhëniet e tij me Beogradin, sa në çdo rast, madje edhe në samitet ndërkombëtare, kritikonte Prishtinën dhe Albin Kurtin dhe e bëri Kosovën fajtore për diversionet serbe kundër Kosovës. Aq shumë u ngjiz me presidentin e Serbisë, sa kur fliste Rama nuk dallohej nëse po fliste kryeministri i Shqipërisë, apo presidenti i Serbisë, gjithnjë në mbrojtje të Serbisë. “Tradhtia” vijoi me entuziazëm. Shkoi deri atje sa zoti Rama t’i akuzonte kundërshtarët e projektit të tij me Vuçiq të ndarjes së Kosovës e të Open Ballkan, si “tradhtarë” dhe veten ta quajë “mesia kumbarë” midis shqiptarëve dhe serbëve e madje edhe midis Beogradit nga njëra anë dhe Brukselit e Uashingtonit nga ana tjetër. “Ne tradhtarët” u ndjemë keq, sepse po na akuzonte për të tillë një person që mori në mbrojtje Serbinë dhe presidentin e saj kur ai përgatiste plane për akte terroriste në Kosovë dhe vazhdonte aleancën e ngushtë me Rusinë. Po na akuzonte ai që quhet kryeministër i Shqipërisë. Ndërkohë do të ndjehemi akoma më keq, kur Edi Rama të bëjë metamorfozën tjetër, por jo edhe të fundit. Tani që Perendimi po sheh se Aleksandër Vuçiq është problemi dhe zjarrvënësi i Kosovës dhe Ballkanit, Rama ka nisur të distancohet me të. Natyrisht jo menjëhershëm siç Enver Hoxha u distancua nga Tito. Rama po largohet me shumë kujdes. Përmend Reçakun, por nuk ia mban të bëjë përgjegjës për të as Milosheviçin, jo më ministrin e kasapit të Ballkanit, Aleksandër Vuçiq-in! Përmend nevojën për pajtim dhe kritikon Beogradin pse mbajti zi për terroristët, por nuk pranon të hartojë dhe miratojë një rezolutë në parlament për genocidin serb në Kosovë! Thotë se ngjarja në Banjskë ishte akt kriminal, por nuk do të pranojë se ishte edhe akt terrorist. Rama vazhdon të bëjë shërbime më të kamufluara për Beogradin, siç ishte rasti i projektit të Asosacionit, të cilin pa u konsultuar me autoritetet e Prishtinës ia dërgoi kancelarit Scholz dhe presidentit Macron. Në fakt as Enver Hoxha nuk qe distancuar plotësisht nga Jugosllavia e Titos. Shërbimet sekrete të të dy vendeve bashkëpunuan deri në fund. Të njëjtën gjë bën edhe sërbimi sekret i Edi Ramës me atë të Aleksandër Vulin. Tregtia midis Shqipërisë e jugosllavisë vazhdoi pa ndërprerje. Kjo po ndodh masivisht me Edi Ramën. Pas ngjarjeve të Pragës në gusht 1968 Enver Hoxha bëri thirrje për aleancë ushtarake me Jugosllavinë, si pretekst se ndoshta sulmon Bashkimi Sovjetik. Ndërsa Rama nuk ka heq dorë ende nga aleanca politike me Beogradin! Ngjashmëritë dhe përdorimi i të njëjtave metoda janë karakteristika themelore midis Enver Hoxhës dhe Edi Ramës. Publikisht edhe Enver Hoxha hidhte akuza dhe kritika kundër Jugosllavisë. Sidomos pas vdekjes së Titos. Fjalimi i tij në Kongresin e 8-të të PPSH-së shihet prej enveristëve si “patriotizëm i pastër” i ish-diktatorit shqiptar. Por ama as atij nuk ia mbajti të mbajë fjalime të tilla sa kohë ishte gjallë bashkëpunëtori i tij i viteve 1940, Josip Tito. Edi Rama ka filluar të bëjë deklarata “patriotizmi” dhe mund ta thellojë këtë retorikë në kërkim të rolit të “patriotit”! Ai e di se ne shqiptarët kemi një kujtesë vetëvrasëse dhe mbajmë mend vetëm fundin e filmit. Pra do të shënojmë në memorie retorikën “patriotike” të “patriotit të madh”, Edi Rama! Kjo do ta motivojë atë që të “bëhet patriot”, si me magji e brenda natës! Mos u çuditni kur ne të tjerëve të na shpallë “tradhtarë”! Por ama sa kohë të jetë në jetë Aleksandër Vuçiq, ai do ta ruajë vijën e kuqe! Sepse presidenti serb është dëshmitar i keq për kryeministrin e Shqipërisë! Ky është një nga shembujt më të spikatur të asaj çfarë na ka lënë si trashëgimi Fan Noli. Mesa duket kjo është arsyeja pse Rama kur ishte në opozitë shfaqej si fanolist i thekur, ndërsa gjatë qeverisjes së tij gati 11 vjeçare, thuajse nuk e ka përmend asnjëherë atë.
Sa shumë je lodhur për të thurur budallallëqe Elisë!
Qenke lodhe duke shkruar budallalleqe, po pse i lexova une edhe une si ti hajvan.
Ka ironi me te madhe per nje kryeminister,terrorist,dhe president kure derri Gjokutaj thote para mediave klienti im sali berisha dhe kjo eshte mjaft, por kur te vi puna e gjeneraliteteve atehere trimi i tropojes do dhjesin breket
Hem,Saliu na eshte hequr trim i madh keto 33 vjet,por faktet po tregojn se i mbushi breket qe ne sproven e pare,po sajon lloj lloj marifetesh per mos u perballur me ligjin. Do shkoj ne Spak,po i dhjer dhe i permjer.
Kërkesat e Berishës janë në duart e gjyqtares së famshme Iliriana Olldashi, e cila do t'i mbroje deri ne vdekje si Sali Berishen qe i ka dhene emerimin, ashtu edhe Ani Malltezin qe në vititn 2015 ia fali apartamentin (ne dok. eshte shenuar gjoja çmimi preferencial 712 euro m2) tek ish-kompleksi Partizani. Pyetja eshte: kur burrnesha Olldashi e liroi Malltezin nga paraburgimi, pse anetaret e Gjykates se Larte te Shqiperise shkuan ne keneten e Karavastase per gjahun e laraskave?! Nuk e merrni dot me mend? Me vjen keq per gazetaret me integeritet profesional te Temes, por ne mbrojtje te Berishes dhe malltezit ka dale tigri i Europes dhe Azise, Vladimir Putini, i cili e do te birin e serbit Vuk dhe dhenderrin e serbes Milica, si edhe te birin e boshnjakut Malltezi te vazhdojne jeten normale ne liri dhe te vazhdojne me bizneset dhe jeten e tyre politike Ndryeshe Aljosha i Luftes se Dyte Boterore do te zbrese ne Shqiperi dhe do t'i beje pushimet e veres 24 ne Ksamil.
...humbet virgjerine e njeriut te ndershem ne moshen 80 vjecare... ...sepse erdhi haku tek i zoti...ti mbylle syte keshtu: PA NDER.
Behu gazetar dhe jo urrejtes familjar. Merru me qeverine, qe po shpopullon vendin dhe kam frike se do mbeteni pa pune ju miloneret gazetare. Ne pensionistet e hengrem cairin.
RAMUSH HARAQDINAJ...NJE GJOKO GJOKOVICI NDERTIMTARE MAJSTORE I PLEMEVE SHTALLAVE PAGANE TE STRELLCIT "gjeneral" i "luftes"KRRIMINELI QE VODHI PLAQKITI KOSOVEN ME SE SHUMETI!! FATZIU LIMAJ- NJE " ushtare" STURRAN. KRRIMINEL BANDITE HAJNE E DILNGJI .QE SA HERE FILLONTE ONFANZIVA KUNDER SHKJAUT THOSHTE" ME RROGI BARKU KAME NEVOJE ME DERDHE SHOK...NUK PO NDIHEM DIQKA MIRE"!!! NJE KARUC CION (KUALICION) "RA MUSHKA NE KA.. TE LIMES " PER BIG BIG PORDHE ANITA SHOOWW !!!!!
Eshte FAKT qe tjetersimi nga shesh sportiv ne publik i truallit Sportklub Partizanit mba firmen e Kryetarit te Bashkise asokohe e Kryeminister i tanishem - Edi Rama. Kete FAKT nuk ka as Zot ne qiell as Mero ne toke ta mbuloje dot
Po o Adriana Kalaja po.....ka dhe emra te tjere te rrugica qe mund te mendoja se ishe po nje emer kurve te shkon me shume me kete koment.
Perfect! Mos i shto asnjë fjalë më.
Të më japin vetëm një provë, tani që i thonë hajde të ballafaqohesh me prova, i shmanget
Ah çme kujtove Mero ziu , parullat e viteve 50 , KUJT JA MIRRTE MENDJA se nje dite pushtetin do ta merrte POPULLI.
Lil Beqja ben nje xhiro ne SPAK dhe i merr ne pyetje ata atje se ku jane me ato "hetimet" ndaj tij per ato 100 milion Euro qe kane avulluar vetem ne koncesionin e Sterilizimit...(nderkohe qe punonjesit e Shendetesise se ketij vendi akoma sot me 18 janar nuk u eshte dhene rroga e dhjetorit)
Kalova sot në orën 18.30 posht pallatit te Berishes .Ulerinte nje femer dhe me pas turma prej pak dhjetra njerëzish filloi : Rama ik . Mirë per aq pak sa ishin , oshetima ishte ok. Zura nje cep dhe po rrija me syte drejt xhamave . Dritarja ishte e ndriçuar por NONGRATA nuk dukej ne sfond . S’di tju them ç’ndjeva?! Që një dite mund ta fusnin ne proçese gjyqësore pa fund ,edhe mund ta kem imagjinuar ose dëshiruar mbase. Që mund edhe ta braktisnin dhe te mbetej me 100 petrita…, po them mbase . Që perendimi ta shperfillte , PO !. Qe ta fusnin ne burg ??? do te ishte me shume deshirë se sa realitet per mendimin tim. POR, QE TA MBYLLNIN NE PAPAFINGO DHE TI THOSHIN : SUS MOS LUAJ QË ATY , KJO DO TE ISHTE DHE ESHTE JASHTE ÇDO IMAGJINATE PER MUA. Nga sot unë nuk do ta zë më ne gojë emrin e tij . Ka marre fund me te verte. E pash me sytë e mi .
Tabaku eshte jo pak e rrezikshme. Rama po e pergatit per udheheqese te nje partie te grave trubosh te lluksit, meburra biznesmene qe marin leje ndertmi tek bashkia. Tabaku e egersuar i ben llogarite ne arithmetike gabim boll, kujton se i hame ne ato, ha ha ha.