Strukturat e partisë së Berishës janë mobilizuar sonte përmes sms për çdo anëtar, që nesër të shkojnë të protestojnë tek “Rrugica e SPAK-ut”, meqë Berisha do shkojë për herë të parë në jetën e tij të dëshmojë para drejtësisë.
Urdhri ka anën e tij pozitive dhe nuk duhet parë vetëm si karshillëk i Berishës ndaj SPAK. Një grumbullim para SPAK, i heq emocionet Berishës dhe ai krijon siguri që po shkon në mitingun e radhës dhe njerëzit po e presin aty.
Do zbresë nga makina, do t’i përshëndesë ata, pastaj do hyjë brenda.
Ata do presin jashtë me shpresë që ai do dalë pas dhjetë minutash, por ai do të vonojë dhe ata do presin mes të ftohtit. Berisha nga aty brenda do sqarojë gjithë firmat që ka hedhur që vajza e tij të bëhet me 19 kulla, dhe sa herë të japë shpjegime, do të ndjehet i sigurtë se ata jashtë do t'ia marrin hakun SPAK-ut, që i kërkon atij llogari për pronat e vajzës, fituar me firmë të tij.
Por vendimi ka dhe anën e tij negative. Tek “Rrugica e Salës” nuk është keq. Rrugica është e ngushtë dhe ata zënë gjithsej 20 metra, ku teorikisht mund të ngjeshen 30 deri 40 vetë. Po të shtosh dhe faktin që ata mblidhen kur errësohet, është mirë se nuk bien në sy që janë pak.
Aty dhe fjalimet janë më të lehta për t’u mbajtur, se Berisha është në tarracë dhe nuk i dëgjon mirë çfarë thonë, kështu që nuk kanë emocione.
Tek “Rrugica e SPAK-ut është më problem. Sheshi është më i gjerë, është paradite dhe duken sa vetë janë. Mbi të gjitha dhe fjalimet mund të dëgjohen nga më shumë vetë dhe mund t’i hapin më shumë telashe Berishës, se sa ta ndihmojnë.
Aq më tepër, që ata mendojnë se ai do të hyjë dhe do të dalë. Ai mund të rrijë disa orë aty brenda dhe atyre do t’u duhet ta presin në të ftohtë, ndryshe quhet dezertim. Duke marrë parasysh moshën e gjysmës së tyre, kjo mund të përbëjë një rrezik për shëndetin fizik të tyre se nga shëndeti mendor duket që nuk do kenë më të papritura.
Por dhe ta presësh atë derisa të dalë është një stres më vete. Se ai kur të dalë do të mbajë fjalim dhe do t’u tregojë se si i akuzoi prokurorët e SPAK si të korruptuar, si grup kriminal, si shërbëtorë të Edi Ramës, Sorosit dhe Vuçiqit. Dhe ata duhet të jenë aty doemos. Një zgjidhje mund të jetë ta bëjnë me turne. Një palë ta përcjellë dhe pastaj të ndërrohen që një palë tjetër ta presë.
Por dhe kjo është e vështirë pasi Altin Dumani mund t’i sabotojë planet duke e mbajtur gjatë.
Për gjithë këto telashe do të ishte më mirë ta prisnin tek “Rrugica e Salës”. Aty është më e sigurtë që nuk i kap kamera të gjithë me fytyra dhe nuk bien në sy sa janë.
Në fund të fundit mezi arritën t’i ndërrojnë emrin rrugës nga “Rrugica e Salës” siç i thonë me gallatë të rinjtë e klubeve, tek “Rrugica e Shpresës”.
Tani këtë tabelën “Rrugica e Shpresës” nuk e merrni dot me vete ta vini para SPAK-ut, se e vetmja shpresë që vjen nga SPAK-u është arrestimi i Berishës. Por kjo është “tmerr për ata e shpresë për armikun”.
Ndaj është mirë të mos lëvizin nga “Rrugica e Shpresës”. Tek “Rrugica e SPAK-ut”, nuk kaq shpresë për ata. Se ndoshta më vonë duhet të shkoni dhe tek "Rrugica e Burgut" dhe aty do t'iu dalë teper kjo tabela "Rrugica e Shpresës”.
Hahahaha lot
“Berisha nga aty brenda do sqarojë gjithë firmat që ka hedhur që vajza e tij të bëhet me 19 kulla, dhe sa herë të japë shpjegime, do të ndjehet i sigurtë se ata jashtë do t'ia marrin hakun SPAK-ut, që i kërkon atij llogari për pronat e vajzës, fituar me firmë të tij. “ Editorjal me nuanca nga rubrika “anténa” e lexon me kenaqsi haha
Neser Berisha do vishet me bebeliina qe te mos turperohet kur do t'i shpetoi shurra. Pra i ka marre masat. Ka mundesi qe Liria do i kete qepur ndonje pale brek hermetike. Nuk na e merte mendja qe Saliu te katandise keshtu sa po tallet e gjithe shqiperia,te gjithe shqipetare qe jane jashte. Vete e beri veten e tij per krimet dhe gjynahet qe ka bere.
O Mero, Po tall torovilen, me toroMulhanët e Salushllkëkut. Shënim: Me toro, dikur, në Tiranë, nënkuptoheshin pederastët, mbasi një të tillë që kishte Tirana atëhere, i thoshin Tore bytha.
Haha si tall bolet Merua me debilat e Saleh serbit..
O Mero, ty faleminderit që i shkruan këto bukur si duhet, por me sa duken vathët, asnjë ditë burg nuk do bëjë malukati. Edhe po u gjend fajtor, do bëhet si këta që i jap gjykata gjithë ato vite burg, e pas pak kohësh i shikon sërish në rrugë sikurse s'ka ndodhur gjë. Krimi paguan, dhe paguan mirë. Megjithatë, shfaqje e bukur deri tani.
Jo Toro,por Tore.Emri Viktor ,per shkurt Tore.Rrinte shume te rruga e Barikadave,te reklamat e kino 17 Nentorit,Aty ku Kane qene WC publike nentokesore."Te folurit?Si Gaz Bardhi i foltores,njesoj ,asnje ndryshim.
Tej humorit brilant qe krijon ke sharlatan, mbetet te shohim a do kete bythe gjykata ta zbertheje, apo do e pyes sic pyet Abileka Arxhiten?
Edhe sikur ta fusin Lexhendën në burg, ay do jetë Burgu i Shpresës!
Dil mor qyqar nga Rrugicat ne Rruget e medha te Shqiperise te shohesh fukarallek-maskarallekun qe e ka mbytur kete vend dhe po e shpopullon perdite. Sa fshihet minarje ne thes aq fshihet dhe qeverisja bloze Rama pas ca shkrimeve bajate me Sali.
O Mero mos u perpiq kot se nuk ja merr dot ne kthese humorit brilnant te pedagogut loqe nga trute,Gjekmarkajt
Hahaha! Tani kete parullen :”Rruga e Shpreses” a mund ta merrni e ta vendosni te SPAK…? Fantastike o Mero flm
Mjafton kaq qe sot i pandehuri Berisha para trupit gjykues deklaroj se eshte i biri rames dhe sheqeres lindur ne tropoj dhe ndjehem fajtor tha per genocidin kundera shqipetarve, jame absolutisht fajtor dhe kerkoj varje ne litar
Qente leh e ulku pirdh!
Plaku Mero, bo c'qelbesire qe na paske qene, boo.