Ka shumë spekulime rreth asaj se çfarë është gjykuar dhe çfarë jo rreth 21 Janarit. Ata që duan të bëjnë avokatinë e vrasjeve, përpiqen të shpjegojnë rregulloret e Gardës apo dhe gjyqin qesharak dhe poshtërues për drejtësinë ndaj dy gardistëve që janë të lirë.
Të tjerë duan të lartësojnë figurën e Sali Berishës si një kryeministër i fortë, që të vret e nuk pyet. Kult pak a shumë i ngjashëm me atë që ngrihet për Putinin apo udhëheqës të tjerë autoritarë në botë, që nuk pyesin për drejtësinë dhe kur vrasin.
21 Janari nuk është një çështje demonstrate apo më keq akoma një çështje e tipit të demonstratës së dhunshme.
E dhunshme ishte si demonstratë. Dhe nuk është as e para dhe as e fundit demonstratë e dhunshme në Shqipëri. Demonstratat e dhunshme shoqërojnë çdo demokraci në të gjitha kohërat. Ato janë një valvulë që shfryn zemërimin e shoqërisë.
Këto 11 vite të pushtetit të socialistëve ka pasur dhjetëra demonstrata të dhunshme. Është sulmuar Kryeministria, janë sulmuar institucione të tjera me molotov, me thyerje dyersh e xhamash, janë paralizuar nyje të tëra trafiku në kryeqytet, dhe nuk ka është përmbysur bota. Thjeshtë kryeministri nuk ka vrarë askënd.
Problem i 21 Janarit nuk janë as demonstruesit, as gardistët, por Sali Berisha.
Kryeministri i vendit, u ka dalë zot vrasjeve, ka sabotuar hetimet, ka penguar drejtësinë, ka ndaluar prokurorët të dokumentojnë skenën e krimit, ka refuzuar të dorëzojë gardistët për hetime, ka fshirë serverin e Kryeministrisë për të cilin premtoi se do ta dorëzonte për hetime, dhe mbi të gjitha nuk është pyetur kurrë se çfarë ka bërë dhe pse e ka bërë.
I vetmi institucion që ka marrë përsipër përgjegjësinë e vrasjeve dhe ka bërë gjithçka që ato të mos hetohen, është Sali Berisha.
Ndaj i vetmi problem që ka shteti shqiptar dhe drejtësia me 21 Janarin është roli i Sali Berishës.
Gjykata e Strasburgut, ka bërë një pretencë të qartë kundër shtetit shqiptar të 21 Janarit dhe kryeministrit në detyrë në atë kohë.
Gjykatat shqiptare e kanë për detyrë ta lexojnë rresht për resht atë vendim dhe të fillojnë të vendosin drejtësinë.
Drejtësia nis dhe përfundon me marrjen të pandehur të Sali Berishës për 21 Janarin, rrëfimin e tij para prokurorëve, dhe zbardhjen e gjithë skenarit kriminal që vrau katër protestues të padhunshëm, të paarmatosur dhe të parrezikshëm, në momentin që janë vrarë para syve të gjithë shqiptarëve në transmetim televiziv.
I vetmi segment i pahetuar i asaj ngjarje është Sali Berisha dhe roli i tij.
Historia e pallateve të vajzës së tij apo histori të tjera korrupsioni të tij, janë të papërfillshme për nga pesha e përgjegjësisë së një kryeministri përballë asaj që ai ka bërë më 21 Janar.
Për të mbuluar krimin, ai i ka shpallur luftë presidentit të Republikës duke e quajtur puçist, kryeprokurores së vendit duke e quajtur “lavire bulevardi”, kundër gazetarëve në vendngjarje që i klasifikoi si puçistë, dhe kundër çdo zëri brenda dhe jashtë pushtetit të tij që donte që ajo çështje të hetohej.
Pa u zbardhur ky rol, pa u zbardhur dinamika e akteve të kryeministrit që çuan në vrasje dhe më pas përpjekjet e tij zyrtare për të mbuluar krimin dhe për t’i shpallur luftë shtetit shqiptar për të shpëtuar veten, nuk ka dhe nuk do të ketë drejtësi për 21 Janarin.
Për më tepër ajo do të kthehet në një ngjarje që mund të përsëritet, nëse vendosim që kryeministri ka të drejtë të vrasë kur dikush nga opozita proteston.
Shkaqet për rikthimin e çështjes në SPAK, janë të plota tek vendimi i Strasburgut. Hetimi i ri për pistoletën dhe plumbin që ka vrarë Aleks Nikën dhe që po i bëhet ekspertizë e re në Itali nuk mund të shërbejnë si shkak procedural. Por thelbi i gjithë historisë është që ajo dosje nuk mund të mbyllet pa u hetuar dhe gjykuar Sali Berisha.
Pastaj gjykata le të vendosë nëse një kryeministër ka të drejtë të vrasë kur opozita proteston apo jo.
Ai do të jetë një vendim i cili do të ndajë të ardhmen tonë, nëse duam të jetojmë në një vend demokratik, ku kemi të drejtë të protestojmë ndaj kryeministrave apo në një vend ku kryeministrat kanë të drejtë të na vrasin.
Saliu ka vrare dhe i ka dale zot vrasjeve,bile ka thene ne se do vinin perseri do vrase jo kater,por kater qind,atehere pse Spaku nuk e heton kete kriminel???
Nje artikull i shkelqyer. Po nuk u hetua dhe denua Sali Berisha nuk ka drejtesi per ngjarjen makabre te 21 Janarit. Kater vete ne bulevad u vran padrejtesiisht direkt nga Sali Berisha. Saliu ne litar.
Shpjegimet nga papafingua dhe intervista, për SPAK, kishin për qëllim t'i mbyllnin gojën. Thirrja më 23 janar, për të dëshmuar, nuk e përjashton këtë akt kriminal("pa prova").
Ke të drejtë, shumë të drejtë Mero Baze. KryeKrimi i Sali Barishes, është 21 janari. Krimet e tjera të Sali Berishes, janë si numrat e tjerë, mbas njëshit. Dhe kam frikë se, sikur edhe 1.000 vjet të denohet Sali Berisha, janë pak. A thua vallë, do të vijë kjo ditë, të shohim KryeKriminelin Sali Berisha në burg ? Jam skeptik.
Institucioni i Kryeministrise duhet ta gdhende kete shkrim me shkronja te arta mbi murin e nderteses se Kryeministrise.
Eshte turpe per te gjithe ne nese svihet drejtesi per vrasjen e 21 janarit. Ne kte bote dy njerse ureje Enver Hoxhen dhe SaliBerishen ja lerofte nenen Kina o plere dhe ata qe i vene nga mrapa
Mero ti i qan keto analiza. Je konçiz dhe shterues. Te mos ishe ti dhe ca si ti ( te paket vertet por trima si Frok Çupi), Gogol- Nongratën nuk do ta kishim ne papafingo tani . Por boll më me te , pash zotin . Ai mbaroi , eshte i intubuar pa kthim. Beji ca oponence qeverisë, se ai i gjati s’ka asnjë pengese perpara tani. E para po te gremiset biznesi i vogël dhe fasonet asnji s’ka mirë (as ti as ne te gjithë ,qorrolliset e gjithe ekonomia ) dhe e dyta duhet akoma ky i gjati që te bej edhe ca ndryshime ,por do tundur hera herës edhe fort biles, se mos thyen qafen . Do te thuash ti qafë e tij eshtë, po or po por s’kemi tjeter me te mire se . Po s’u be reforma zgjedhore , do të shohim Gaz Bordhin te bejë gojore.
21 Janari nuk është gjykuar dha as që do të gjykohet për aq kohë sa PS do t'i interesojë t'a përdorë politikisht si ngjarje. Berisha justifikohet duke u mbrojtur me klasifikimin e aktit si "vrasje për arsye shtetërore", të njohura këto dëndur në histori. Fajtorë të vërtetë në kësi rastesh janë si maniopulatorët e turmave ashtu dhe pushtetarët. Them për manipulatorët e turmave nisur nga fakti se ditë më vonë u bë përsëri marshim në bulevard ku manipulatori mbante karafila në duar dhe turma qetësisht parakaloi, kur kishte arsye të plotë ti dërrmonte dhëmbët pushtetit vrastar. Por çuditërisht turma u orientua për të mos qënë dhe aq paqësore kur duhet të ishte e tillë dhe po ashtu, u orjentua të ishte paqësore kur dirigjenti duhej t'a orientonte për t'i thyer dhëmbët vrasësit. Sidoqoftë këto janë fjalë tani pa më të voglën vlerë. Mjerë ata fatzesë thuaj që e mbyllën jetën për kauza hajdutësh profesionistë....
Shko merr byrekun tani, se e meritove!
I ke thene te gjitha... pyetja eshte cfare bene drejtesia nese vertete egzistone ? Nuk ka drejtesi non grata po e sfidone cdo dite Nese do kishte drejtesi nuk do lejonte nje pédérast nje debil dhe nje non grata td pengonin punimet ne parlament , statusi deputetit nuk te permetone te djegesh parlamentin
Sali Berisha i shkollës së Enverit tregoi dhe po tregon se sa frikacakë janë delet shqiptare. Dele si ai që i doli për "zot" gruas dhe thoshte se kishte nxjerrë tre herë këmbën nga rrethi që kishte caktuar përdhunuesi i gruas. Prandaj mos hani m.... mbrapa tastaturës së kompjuterit. Po të kishit b.... e kishit varur në mes të Tiranës. Saliu ja arriti qëllimit të vet dhe tani po tall bythën me të gjithë.
Zotrote “boll Mero me ” shko merr byrekun tani, se e meritove!
Ja honksh karin Sali Lexendes.
Të gjithë ne flasim kot.Sali krimineli nuk paraqitet dhe nuk pjerth për SPAK-un ne themi të gjykohet.Asgjë nuk do ndodhë.Ai do vdesë pa u gjykuar...
..bravo komunisti i betuar krimi Sale bajga...Topi berri shurren u dhje si president...ha mut tani)..te vjedh vret ..plackit..ta tana i bani...duhet te denohen prokuroret...gjykatsit...ata qe manipuluan skenen..ose me e mira ..( ligji Lek Dukagjinit)...fuck bastardit berrishjane ..kurva Argite...dhe kopili Zeni Serbja Sllobodanke...
Eshte padyshim çeshtje e drejtesise me kriminelin Sali Ram Shiqere Berisha...por eshte edhe çeshtje e drejtesise me skuthin lolo Lulezim Basha...ka qene krahu i djathte i kriminelit non grata Sali qen Ram Shiqere Verisha dhe mbante pistin e ministrit te brendeshem, apo jo?
Nje krim shteterore qe me ne fund edhe gjykata e Strasburgut e pranoi. Ky krim shtetrore eshte i vetmi ne 110 vjet shtet shqiptare. Ne Amerike populli ka te drejte te mbaj arme pikerisht per te mbrojtur veten nga krimet shteterore. Krimet shteterore jane me te veshtira per te marre vendim nga gjykata sepse kane pasoja te tmerrshme per vendet por edhe me te veshtirat per tu faktuar. Ne shume vende te botes krimet shtetrore kane sjell revolucione e ne disa te tjera lideret qe kryen krimet jane varur me kok poshte. Fjalimi i Rames sot duhet te nisej me nje kerkim falje publike ne emer te shtetit ndaj familjareve. Se dyti me nje plan konkret si do te zbatohet vendimi i gjykate se Strasburgut - cfare ligji do ndryshohet qe kjo mos te ndodhe me? Fakti i voneses se drejtesise eshte deshtim. Thjesht shteti Shqiptare ka deshtuar dhe Rama se bashku me qeverine e vet ka deshtuar te nxise drejtesi. Vendimi i gjykates se Strasburgut eshte turp per kete vende nuk ka asgje per tu lavderuar.
Nuk mund te kete 2 standarte nje per Berishen e nje per Ramen - 21 janari eshte ceshtje e drejtesise ndaj Lulzim Bashes, ministrit te Brendeshem asokohe ne detyre ! Kjo sipas standartit te vendosur prej vete Edi Rames qe pergjegjesia eshte individuale per c'do minister! A mos valle ka mbajtur gje pergjegjesi Edi Rama per vjedhjet e korrupsionin e zevendesit tij ne pushtet Arben Ahmetajt dhe a do mbaje gje pergjegjesi per vjedhjet hapur te ish Ministrit tij Beqja ? JO, pra dhe drejtesia duhet te kete standarte njesoj per te gjithe, jo ca te nenes e ca te njerkes.
Me kete hale drejtesi, nuk perjashtohet mundesija qe krimet shteterore te jene zinxhir. Fati yne i keq
Për mua MALOKU duhej të gjykohej për krimin e 21 Janarit 2011 dhe jo për aferën e klubit Partizani,sepse me urdhër të sali kërbishtjes u qëllua me fishek luftarak mbi protestuesit duke vrarë 4 protestues të pafajshëm kur protesta kish mbaruar e njerzit po largoheshin.Maloku ka përgjegjësi për kundërshtimin e prokurorisë për arrestimin e gardistëve që qëlluan mbi protestuesit.Ai qenbirqeni duhet të hetohet e të mbaj përgjegjësi edhe për fshirjen e serverit të kryeministrisë ku ishin filmime kompromentuese për malokun.Ky maskara ka kryer shumë krime në Shqipëri,që nga 1997 me 3000 të vrarë,më 1998 bëri grusht shteti me malokët e tij shpellar.Plus Gërdeci me 26 të vrarë më 15 mars 2008 ku i biri ishte përfitues i shitjes së fishekëve dhe së fundi ishte 21 janari 2011 me 4 të vrarë,plus korrupsioni i tij dhe familjarëve të tij.