Kryeprokurori Altin Dumani dhe deputeti Eduard Shalsi janë përfshirë në një debat në distancë, rreth lajmeve se qeveria po mendon për nisma që e mbrojnë atë më shumë nga hetimet e SPAK.
Të dy palët, në të vërtetë bëjnë sikur janë aleate me njëra- tjetrën dhe gjithë debati është i panatyrshëm, pasi as SPAK nuk thotë që qeveria po përpiqet të na pengojë, dhe as qeveria nuk thotë që kemi ndërmend t’i kufizojmë me ligj, veprimet e tyre.
Por pavarësisht kësaj, të gjithë mendojnë se fakti që debatohet për këtë çështje, nuk është pa gjë.
Është shumë e qartë që qeveria është vënë në pozitë të vështirë nga veprimtaria e SPAK. Si asnjëherë në historinë e Shqipërisë janë nën hetim apo procedim penal, zëvendëskryeministra, ministra, deputetë, kryetarë bashkie dhe dhjetëra zyrtarë të tjerë të nivelit më të lartë. Në një farë mënyre telendisja publike që drejtësia i ka bërë zyrtarëve të lartë të qeverisë është e paprecedentë në historinë e Shqipërisë.
E gjithë kjo nuk ka se si ta bëjë qeverinë të ndjehet e lumtur, edhe pse reforma në drejtësi është një vepër e saj. Për këtë arsye ekzistojnë të gjitha premisat që qeveria të jetë e mërzitur nga bilanci i SPAK, por ky nuk është lajm i keq as për SPAK, as për shqiptarët.
Madje nuk është lajm i keq as për qeverisjen. Fakti që ata kanë tani SPAK një kundërshtar të betuar të tyre, është një shenjë e fortë se një pushtet i pavarur nga qeveria në Shqipëri e ka nën kontroll qeverinë. Kjo e bën Shqipërinë një vend më normal, dhe një shtet më perëndimor.
Nga ana tjetër, mëdyshjet e SPAK se qeveria mund të ndërmarrë nisma ligjore kundër tyre, vlejnë vetëm për t’u ndjerë të pakënaqur politikisht, por për asgjë më tepër. Kuadri ligjor që rregullon veprimtarinë e SPAK, është miratuar nën mbikëqyrjen e drejtëpërdrejtë të SHBA dhe BE, dhe është një nga standardet që ne kemi plotësuar për të shkuar drejt Bashkimit Evropian. Çdo regres në këtë drejtim, natyrisht që do të kundërshtohej me forcë nga aleatët perëndimorë, kështu që nuk ka për të ndodhur.
Politikisht SPAK ka humbur vetëm mbështetjen e grupimit të Berishës dhe Ilir Metës, por kjo vjen për shkak të konfliktit të interesit që ata kanë me drejtësinë, dhe jo për shkak të SPAK. Qeveria e ka përmbajtur veten përballë ndëshkimeve nga SPAK dhe ka respektuar ligjin për secilin që i është dorëzuar drejtësisë.
SPAK, si një prokurori speciale antikorrupsion, edhe pse po godet klasën politike, atë në pushtet dhe opozitë, nuk ka shfaqur deri më sot shenja të protagonizmit politik, apo keqpërdorimit politik. Fakti që qeveria është e shqetësuar prej tij, është lajm i mirë edhe për qeverinë, edhe për SPAK. Lajm i keq do të ishte t’i shikonim si dikur prokurorët që dënonin Fatos Nanon si kryetar opozite, se si përqafoheshin me Sali Berishën, që ishte prokurori real.
Madje vazhdojmë t’i shikojmë pas tij, por tani si avokatë. Fal SPAK-ut!
Në një prononcim për mardhëniet e qeverisë me SPAK, Shalsi i PS shqetësimin që ka ngjallur në mbarë opinionin publik përpjekja e qeverisë për futjen në kontrollin e saj të SPAK, e konsideronte " një tymnajë...".Për çfarë tymnajë e ka fjalën ky hipokrit, kur thotë se është "një tymnaje pikërisht nga ata aktorë që i tremben SPAK-ut”? Si mundet mor vagabond dhe shërbëtor i fëlliqur politik, të kërkojnë pavarësi të SPAK-ut ata që i temben këtij institucioni? Janë ata që i trëmben që duan t'a kontrollojnë dhe hedhin idera shantazhuese, pra jeni ju, kupola tmerrësisht e korruptuar e PS që doni t'a vini nën thundrën. Dhe po ashtu, jeni ju që keni vendos altoparlantin në majë të minares (dritares) duke nxitur një të marrë t'a fyej mbarë e prapsht të vetmin institucion shprese në Shqipëri. Mos kujtoni ju zgjyra të fëlliqur, hajdut xhepash, se ka budallenj në këtë vënd që nuk e ka të qartë se pas Berishës dhe llumit verbal që ai lëshon kundër SPAK qëndroni ju kupola e PS me Edi Ramën në krye. Sharjet e Berishës për Edi Ramën janë vetëm për të mbuluar bashkëpunimin ndërmjet të dyve në errësirën e natës, një sjellje 30 vjeçare e tij e njohur sot edhe prej fëmijve.
SPAK jemi me ju, na shpetoni nga Ed Ram Turk hajdut Erdogani, Sali Gerdeci dhe ilir spiun hajduti.
Ju që komentoni ...qenka me tiparet e atij ...deputetit QEROS që kurë ka pas flokë femrave u jepte WHISKI... -A do keshë KURAJON ti shkosh në BURG Sali Berishës...se të paska USHQYER mirë...?!.. Sa për PS-n e EDI RAMËN lajë e hudh pak Kolonjë...të dizefekyohesh...se vjellë GJAK nga 1997-a...o këlysh kriminelësh....
“Mos e vet se te kallxon vet”. Dmth prandaj u grinden sot, a? Qe ta fshehin dashnin? Kaq dele eshte populli!
Gabohesh Mero ...SPAK ka mbeshtetje te vetme nga grupimi Berrisha- Meta dhe aspak nga mazhoranca. Shiko foton ne SPAK te Alma Gojores dhendrit te Saliut dhe te Saliut dhe gjyko . Nje komision per kontrollin e SPAK eshte i domosdoshem nuk me interesone personi Dumani por funksioni qe ai mbane .Te dali nje i akuzuar te dera e SPAK duke shkelur ligjin dhe akuzone institucionin si bande grupe kriminal ky Dumani duhet te largohet nuk e mbrone dot ky lloje njeriu institucionin . Ne nje shtete normale Berrisha duhesh arrestuar per thyerje te ligjit dhe te ngrihesh nje padi me akuzen perdhosje figures se prokurorit shtetit... per perdhosje te figures se prokurorit arrestuar
Lexoje Zoti Shalsi këtë brilant kryeartikull dhe dërdëllit pastaj sa të duash për tymnajë.
Mero mos ngatero organin me individet qe bejne pjese ne kete organizem te drejtesise!Enigem eshte nese drejtuesit e ketij dikasteri te rendesishem ,marrin apo jo urdhera nga pertaj Oqeanit per individe te caktuar ku fare theshte nisur edhe nga pervoja e deritanishme ,na ka treguar se me urdhera "nga larte"(pertej Atlantikut) ata kane pershpejtuar apo renduar dosje jo shume te nxehta per individe te caktuar politikanesh ,kuptohet sipas midese se "Perandorise" nga e cila edhe varen direkt!Ndaj ky organ i domosdoshem duhet te eci me kembet e veta per te treguar qe vertet ka emrin qe meriton duke ngritur larte besimin se vertet ne kete vend ka drejtesi!Fjala vjen kur nje kriminel vetdeklaron live se kam vrare dhe do te vrisnja edhe 300 e akuzohet per pirre kafesh me dhendrin e tij kjo le shume per te deshiruar ! Me njerez te afte dhe te fokusuar ne drejtesi te vertete dhe te barabarte per te gjithe drejtesia ne Shqiperi vihet shume shpejt sepse ne fund te fundit jemi sa nje qytet i ç'do shteti me nje popullsi relativisht te njejte ,ndaj kjo drejtesi do njerez te perkushtuar dhe te dedikuar ne profesionin e larte te tyre dhe jo nje here Isai e pasketaj Musai per tu mos gjendur kurr faji!Apo çeshte bere eshte mbyllur ,duke na thene te shikojme nga e ardhmja se tani pas 32 vitesh demo-kra-ci ka ardhur momenti Mos ndoshta behen perzgjedheje te tilla ne menyre qe te mos vij kurr drejtesia qe kerkon ky popull e barabarte per te gjithe ,si per ata qe kane bekimin e "perendise"dhe per ata qe jane viktima te te kesaj perendie!
Ekzistojnë dy versione 1- SPAK grup kriminal Duhet të japë dorëheqjen i gjithë grupi. 2-- Në qoftë se nuk ka fakte, Berisha duhet të dënohet për shpifje.
Ne parim une jam dakord me analizen e z.Mero,por ne praktik me duket se puna e Spakut ¢alon. Une jetoj ne Gjermani qe nga 1990 dhe nuk me lidh asgje me politike shqiptare,por nje gje bie ne sy nga puna e Spakut. Mendoj se Spaku kerkon gjelperen ne kashte te qeveria,dhe nuk shikon traret te Saliu dhe Meta. Per nje arke peshk z/v ministria e brendshme u arrestua megjithese ishte femer.Kryebashkiaku i Lushnjes u arrestua per nje kanal,si dhe shume funksionar te tjer. Dhendri i Saliut u dergua ne shtepi,Saliu vazhdon propoganden politike kunder Spakut dhe qeverise megjithese eshte ne arrest shtepije. Pra kemi dy standarte.
Pse , se doli e tha ? Dhe stha asgje?! Per se e tha dhe kush i tha te thoje ? Po provat pse i largohen ne kohe per disa (E.Rama) e per disa i afrohet ?! Kur eshte atdheu ne rrezik ?! Nga klubi Partizani apo kullat qe por lartesohen cdo dite ?! Life is Now! Ty Rama te kam lene kohe deri kur te mbaroje 5-vjecari me Veliaj,Gonxhe etc… ju te tjeret ruhuni ne cdo moment (mesazhi i “jodashurise”) Vazhdo bej leke shkretoje , humbja shpresen ,shit cfare ska gje se le pasoja tani po ja se jam cik i zene me keta kulaket
Te rente pika/pikat/ o shumepikesh absurd!
Ti duhet të jesh grua, ose transgjinore, sepse një burrë kurrë nuk mallkon si gratë!
Mos ja fut kot Mero,Shqiperia nuk ka per tu bere ndonjehere vend normal apo perendimor per sa kohe Rama,Saliu dhe Meta do jene ne qarkullim ne politike.Kjo nuk ka diskutim,hiqini qafe ata njeher masanej flasim per perendimin,nese ata jane te lire te lozin ping pong me njeri tjetrin ta harrosh se Shqiperia futet ne EU
Dumania i SPAK e Shalsi i Rames (ai qe pati premtuar solemnisht se "Rilindja do te vidhte me lezet") kane bere nje Show mediatik sikur po debatojne e kaq i duhet Canakut mediatik kryeministror per te trumpetuar ate qe vetem koka-rrase e Tauland Balles mund ta besoje - se qeveria e Rames dhe SPAK nuk flene aSPAK bashke ne nje Jatak...por kete e dekonspiron "hetimi" ne gjendje te lire i Lilo Beqes me 100 milion Euro vjedhje vetem ne nje koncesion ate te Sterilizimit mbi kurriz...
Ah kjo anije piratesh me emrin :Shqiperi!
BANDAT CUBAT E STRELLCIT -GLLOGJANITRAMUTE RADOJKO SIMIQO PALE LEKOVICE PAGANE SLLAVE ME NE FUNDE PO ME DUKET DO TA MARRIN HAKUN...PALE LEKOVICI...TURIRI I POSHTER..53 MILJON I VODHI ..ZOTI FTYREN E POSHTER TE DERRIT JA NXIFTE...ME ATO MILJONA KISHEM NDERTUARE 30 SHKOLLA E 23 AMBULANCA NEPER FASHTRA E QYTETE...DHE 100 JAVELINA AMERIKAN!!! KETEO LE QE DUHET DENUARE SE PAKU 20 VITE BURGE..PORE 53 MILJON DUHET ME I PJELLE KU I KANE QUE...ME I KTHY NE THESARE TE SHTETIT"""
Spakut ti haj.mun babloku, e ndjen friken bythqiri. Spaku do ti tredhi te gjithe , bablokun, liken, salehun sapo e coi per lesh. RROFTE SPAK Gjithe shqiptaret e paperlyer aty e kan shpresen.
Për sa kohë është SHBA mbrapa SPAK, ok. Iku SHBA ose tërhoqi mbështetjen, ajo që mbetet është një strukturë me më shumë kompetenca sa duhet, që po u bë pis, hajde çrrënjose pastaj. Por sa kohë e ka SHBA është mirë.
Me siguri e keni pare Filmin PERBALLIMI se gjithsesi shumica e komentuesve ketu te Tema jeni nostalgjike te Enverit. Ka nje parulle aty “Plani 5 vjeçar do na sjelle lumturine”. Dhe sekretari i partise ju heq verejtjen qe te mos shkruajne budallalleqe te tilla….. Per çudi pas 80 vjetesh perseri i njejti mentalitet. “ SPAK-u do na shpetoje e do na sjelle lumturine”. Ne fakt shumica e miletit e shikon Spak si nje instrument qe do JU JAPE KENAQESI , duke ndeshkuar ate apo kete , ate apo keta. Ne burg maskarenjte, u shofte soji i tyre , na masakruan, ne litar e varje ne shesh. Nuk e rruan kush per DREJTESI . Populli kerkon NDESHKIM. Dhe qe populli te masturbohet SPAK duhet te ndeshkoje, duke harruar se jane aty per te bere DREJTESI. Ky eshte gabimi i madh i Spak dhe nen trysnine e drejtesise popullore , po vazhdon te gaboje. Se dyti prokuroret e spak po fillojne te ndjejne efektin e SKENES, sidomos Dumani, duke harruar se nuk jane shou man, por perfaqesues te akuzes qe duhet te punojne pa u ndikuar nga askush dhe asgje per te mbledh PROVA dhe jo per te shit prova ne media. Sa per pavaresine e tyre , veshtire te mendohet se nje Kraje , millonai , apo ajo gjyqtarja te kene BOLE qe te marrin vendime ne koke te tyre. Eshte njesoj sikur te besoje se Arta marku qe u mor nga fushe arresi dhe u katapultua Kryeprokurore te kishte Bole per te hetuar kryeministrin. Kush do ta besoje “Sweet dreams”. Ne ato pozicione duheshin gjetur jater pese njerez me integritet profesional dhe moral te padiskutueshem qe kane treguar qe nuk pyesin as per kryeminister as per kriminele, jo hetues e mbetirina te komunizmit.
Epo Reformen ne drejtesi na ka bere hetuesi DVORANI.
Shumë drejtë e ke, reformën duhet t'a bënte Ivi Kaso, djali i hetuesit dhe prokurorit të komunizmit, sepse ai është me Berishën. Kur je me Berishën s'ka gjë nëse ke qënë komunist, hetues, prokuror në atë kohë, por nëse je me Edi Ramën kjo është shumë e keqe. Ky Dvorani, si klasifikohet, është me Berishën apo Edin? Sepse, kuptohet, i pavarur nuk mund të jetë sipas shokut Shaqo Bregu.
SPAK do jete vertet ne krye te detyres nese ve pranga ne duar te atyre qe po e rrjepin kete vend - ministrave ne pushtet! Sa kohe qe SPAK nuk ka as leje, as vullnet per te kryer detyren per te cilen eshte sajuar, eshte vetem nje Dordolec qe i sherben Pushtetit per te trembur ata qe i denoncojne vjedhjet qe behen me VKM.