Debati mbi ndëshkimet e deputetëve që po prishin rregullisht seancat e Kuvendit, ka kuptim vetëm si debat politik. Juridikisht ka një ligj që e rregullon sjelljen e deputetit në seancë, por politikisht natyrisht mund të debatohet. Dhe ajo që mund të debatohet është nëse ka ndonjë qëllim apo prapavijë politike përjashtimi i tyre nga seanca.
Perceptimi publik është se grupi i deputetëve zhurmues, janë aty për të vazhduar betejën e Sali Berishës për bllokimin e Kuvendit, përmes të ashtuquajturës “mosbindje civile”, e cila nisi bashkë me procedurën hetimore ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të vet.
Meqë u banalizua shumë dhe humbi çdo shpresë për mbështetje ndërkombëtare, rrugës grupi i deputetëve që drejtohen nga Gazment Bardhi, shtuan disa kërkesa politike lidhur me komisionet hetimore, të cilat po ashtu morën një përgjigje brutale nga ligji i ri i ndryshuar për komisonet hetimore, për të cilin ata nuk bien dakord.
Të ndëshkuarit për zhurmues në fakt janë pjesë e të dy nëngrupeve, dhe atij të Berishës, dhe atij të Bardhit, të cilët kanë formalisht aspirata të ndryshme në betejën e tyre.
Ata të Berishës duan bllokimin e Parlamenti dhe madje dhe revolucion, para se Berisha të shkojë në Gjykatë.
Pjesa e Gazment Bardhit, kanë vetëm kërkesa për bashkëkryetarin e Komisionit të reformës zgjedhore, se në Komision janë të përfaqësuar dhe mund të marrin pjesë nëse duan.
Në këto kushte debati politik rreth rolit të Edi Ramës në këtë ngërç, është qesharak.
Nëse Edi Rama do hyjë në këtë debat, atëherë ai do të akuzohet për diversionist, pasi mund t’i plotësojë kërkesat e Gazment Bardhit dhe do krijojë përçarje mes tij dhe deputetëve të Berishës, që duan në finale një revolucion për të shpëtuar Berishën.
Duke mos u përfshirë në këtë diversion, ai po ashtu po akuzohet nga Lulzim Basha se po mban të bashkuar dy nëngrupe artificiale për të dobësuar opozitën dhe për të mos i dhënë zgjidhje reformës zgjedhore.
Pra çfarëdo që të bëjë Edi Rama në këtë situatë, ai është “nën akuzë” si diversionist i opozitës. Aktualisht është nën akuzë nga Basha se po mban të bashkuar Gaz Bardhin me Berishën, dhe nëse ndërhyn për të plotësuar kërkesat e Bardhit, do jetë nën akuzë se po përçan grupin e Berishës.
Duke i përjashtuar të gjithë palët e “mosbindjes civile”, ai po përpiqet ta zgjidhë teknikisht çështjen, se po të jetë për zgjidhje politike, duhet doemos të ndërhyjë mes Berishës dhe Bardhit. Dhe Berisha e ndjen këtë. Pranë tij po shtohen zërat që deputetët ose të vijnë të gjithë tek rrugica, ose të ikin.
Myslim Murrizi ja përsëriti përsëri sot poshtë ballkonit, Berishës. Pra dhe pa ndërhyrë Rama, këta deputetët e Gazment Bardhit janë të dyshuar për “tradhtarë të Berishës”. Nëse ndërhyn dhe i ndan kërkesat e tyre nga ato të Berishës, edhe pse është e pandershme politikisht, përsëri do kemi revoltë për joshje të opozitës apo përçarje të saj.
Kjo ndodh pasi problem i opozitës apo fati i saj nuk duhet diskutuar nga mënyra se si e “respekton” qeveria, por çfarë bën ajo kundër qeverisë. Deri tani agresiviteti i opozitës është i motivuar vetëm me përpjekjen për të mbrojtur Sali Berishën. Kauzat e tjera duken artificiale dhe alibira të pasinqerta. Beteja për të mbrojtur Berishën është më e sinqertë.
Është e qartë se jo të gjithë ata që janë deputetë të opozitës duan ta mbrojnë Sali Berishën, por ky është perceptimi i betejës së tyre, përderisa ata kanë të përbashkët me deputetët e Berishës, sebepet për sherr në Kuvend.
Sherret në Kuvend nuk janë fundi i botës dhe as fundi i parlamentarizmit. Ato janë histori që shoqërojnë çdo Parlament.
Motivet e sherrit bëjnë diferencën. Dhe problem është se opozitarët “sherxhinj” duan që të mos qartësohen motivet përse luftojnë.
Ata duan të duken edhe sikur janë pak për Berishën, edhe sikur kanë betejën e tyre të pavarur prej Berishës. Dhe ky dualitet i tyre, në fakt i bën ata të padobishëm edhe për Berishën, edhe për vete. Vetëm Edi Ramës i bëjnë punë kështu.
Si e do ujin gomari ? Është kjo punë e opozileshëve tanë.
Një gazetar ka guxuar që të hyjë në margjinat e prapaskenës së ceremonisë së ngritjes së Talat Xhaferit në postin e kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Jo vetëm kaq! Ai ka guxuar edhe t’u dalë përballë katër propagandistëve më të mëdhenj të vijës serbe në medien shqiptare, përkatësisht Baton Haxhiut, Blendi Fevziut, Berat Buzhalës dhe Adriatik Kelmendit. Të katër këta ishin të ftuar specialë në ceremoninë e kurorëzimit të zotit Xhaferi si kryeministër edhe në sallën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, në llozhën VIP. Për herë të parë katër gazetarë shqiptarë zunë vend në këtë llozhë, krahas trupit diplomatik. Të katër gazetarët e promovuar edhe në Beograd, u përcollën sipas videos së gazetarit të guximshëm shqiptar, nga veturat e ministrave shqiptarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe duket se në krye të protokollit të kësaj maskarade ishte vetë zëvendëskryeministri, Artan Grubi! Pyetjes së nëse këta gazetarë janë paguar për këtë shërbim propagandistik, të cilën e adresoi gazetari I PortalX, Blendi Fevziu iu përgjigj në stilin e Edi Ramës “Çfarë është kjo pyetje”? Por e gjitha kjo nuk më bën përshtypje. Gazetarët të llastuar nga sistemi politik e sidomos nga pushteti ka në të gjithë botën, do të thoshte Spiropali. Por nuk e di nëse në të gjithë botën ka gazetarë që i shërbejnë edhe armiqve të Shqipërisë, të Kosovës e të shqiptarëve, përkatësisht Serbisë, si këta katër opinionistë dhe moderatorë programesh në Shqipëri e në Kosovë. Është e natyrshme se të propagandosh zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër, nuk është shërbim ndaj Serbisë. Po si është e mundur që pikërisht këta katër, të cilët përhapin dhe mashtrojnë opinionin me “të mirat” që sjell ndarja e Kosovës, Open Balkan, Jugosllavia e Re e të tjera si këto, janë gjithashtu protagoinistë në propagandën politike edhe në rastin e dhënë në Shkup?! Kjo pyetje kërkon një përgjigje. Unë do të doja që Ali Ahmeti dhe Talat Xhaferi ta jepnin këtë përgjigje. Të përcaktohen qartë, nëse ata do të vazhdojnë të përkrahin politikat e Zaevit dhe Kovaçevskit për Ballkanin e Hapur, apo ka një ndryshim politikash në rastin konkret. Nëse do të vazhdohet politika e përkrahjes së “Serbisë së Madhe” në Ballkan, atëherë nuk ka ndryshuar asgjë në qeverisjen dhe në qeverinë e re të Talat Xhaferit. Atëherë edhe unë do ta arsyetoj pikërisht me këto politika ftesën protokollare me status të veçantë për Blendin, Batonin, Beratin e Adriatikun. Gjynah që edhe Blendi e Batoni nuk kanë ndonjë emër si p.sh Tarabosh apo Tomorr, sepse do të ishin maskuar më mirë në këto aventura idioteske dhe haliçionistësh. Kjo rrëmujë propagandistike e ndërtuar keq dhe pa kujdes nga Artan Grubi nuk i bën nder Talat Xhaferit, i cili njihet si politikan serioz, rreket pas thelbësores dhe nuk joshet pas aventurave si këto. Unë besoj se zoti Xhaferi turpërohet nga kjo maskaradë propagandistike e njerëzve të lidhur me regjimet e Beogradit, nga Milosheviçi e deri te Aleksandër Vuçiq.
Me fal or mik se ke shkruar nje carcaf, por pa kuptim. Flet per faktin se Baton Haxhiu, Blendi Fevziu, Berat Buzhala dhe Adriatik Kelmendit kane qene te ftuar ne ceremoni dhe ti me nje te rene te lapsit ,"me rregullin e treshit", gati na nxjerre se kjo pune eshte pune e Vuciqit. Ne presim te na japesh ndonje informacion per zotin Xhaferi, ti flet per "koqet e celo Mezanit".
Kështu ka ndodhur dhe ka për të ndodhur, përsa kohë deputetët janë produkt i kryetarëve të partive. Ata thërrasin për deputet njerëz krejtsisht pa vlera, për të nxjerrë më në pah hendekun midis vlerave të tyre dhe deputetëve që pranojnë të përdoren si gurë shahu. Nisur nga kjo, as që mund të pritet ndonjë gjë e mirë nga njerëz të vegjël dhe të ligj.
Këto kafshë që u mungon bishti përfitojnë nga dhjerokracis dhe duan të bëjnë çfarë të duan.... Meqenëse këta janë opozitarë,mund të vrasin,të vjedhin,të bëjnë rrëmujë,të djegin parlamentin,të shajnë ose të lehin,dhe të mos dënohen se vendoset diktatura..., Fshatar Salianji që akoma mban era lopë si Saliu era cjap,ka të drejtë të shkëmbej mesazhe seksi me gridën dhe ti duket demokraci,të dënohet me burg dhe të mos futet në burg,e quan diktaturë,Muli të djegin parlamentin dhe të bëj shurrën te gardhi po të dënohet na qënka diktaturë.... Baba zenit siç thotë bardhoshja ka kryer krime në këto 30vjet dhe të mos dënohet se është lexhenda....
Edi eshte ne pozicionin "çfare uji i ke dhene gomarit"po ti kete dhene te ngrohet e ka djegut,po ti kete dhene te ftohet e ka ftohur!Ndaj dhe bene sehir me kete fare gomari te veshur me imunitet.
Sa te kete te tille koqe kandari dhe gjeldetrash prej Peqini, Edi Rama do beje qejf. Keshtu e lente! Do perendia! Pas 2025 nuk do kete te tille surretesh ne parlament.
Medemek pune halesh qe na e shelling cdo dite ne maje te hundes, me besimin se keshtu do fitojne davane, ndersa e verteta eshte se Keto jane perpelitjet e fundit te jetes se tyre parlamentare.
Keta te katerte e bene pis Telat Xhaferin! Kjo pasi respekti I qytetareve shqiptar per kete 4 she eshte ne vlera minimale drejte 0. Ishte nje vajtje mistrece dhe egoiste, turperuese. Kete duhet ta benin 4 gazetar maqedon dhe shqiptar.
Qyyymer !! Ka plas keq çensura o bujkrob! Po ti sikur ske komplekse as nga EDrama apo bujkroberia po te shkerdhen brimat ... eh ske pare gje akoma. Ti je kurban I preferuar I Ramazonit. Ske faj te djeg brima qe çensuron
Edi Rama me qeverinë e tij të kish punuar më mirë këto vite do të kish fituar më thellë dhe do të na i largonte nga parlamenti këto plehra. Por me këtë qeverisje jo serioze dhe me abuzime financiare nuk mund të bëhet i besueshëm. Në fillim kishte rezultate në menaxhimin e energjisë elektrike dhe kështu të vazhdonte serioz dhe kërkues në menaxhimin e qeverisjes, por na zhgënjeu, tani kemi mbetur si peshku pa ujë. Zoti e bëftë mirë!