Demokratët në çarkun e Shkëlzenit! 

31 Janar 2024, 18:18Editorial Mero Baze

Sali Berishën e lëshuan nervat. Nuk arriti të durojë derisa Gazment Bardhi të kthehej nga Uashingtoni dhe vendosi të plotësojë drejtimin e partisë me rrethin e njerëzve teknik që punojnë me Shkëlzen Berishën, djalin e tij, i cili menaxhon financiarisht partinë. Ka bërë kujdes të jenë qartazi njerëzit e tij, se dhe mund t’i maskonte. Por ka marrë fiks CEO-n e Shkëlzenit.

Ndërsa përpiqej të mbante me shpresë Gazment Bardhin se në javët në vazhdim atij do t’i jepej akses në drejtimin e partisë përmes njerëzve të vet, Berisha i dha fund dilemave. Partinë do ta drejtojë vajza me djalin me dakordësi, pa sherr, duke vendosur njerëzit e tyre.

Të tjerët, ose të shërbejnë, ose të ikin.

Për ta kuptuar këtë, mjafton të kuptoni që pronari formal i Syri.net dhe bizneseve të tjera të Shkëlzenit, Gazmend Spahija, ish- zyrtar i lartë tatimesh, meqë ende nuk është “non grata”, përfundon koordinator i partisë së Berishës. Nuk është as njeri politik, as udhëheqës me begraund politik, as personalitet kulturor, as personalitet i shoqërisë civile, as i lexuar, as orator...

Asgjë! Është thjeshtë një mbajtës lekësh i Shkëlzen Berishës. Ai do të drejtojë partinë. 

Formalisht Shkëlzeni ka të drejtë ta bëjë këtë. Meqë ai po paguan për partinë, duhet së paku të ketë dhe kontroll mbi shpenzimet dhe drejtimin e partisë. Në këtë pike, nuk mund të fajësohet.

Por këta që presin që Berisha t’i afronte dhe t’u jepte një pjesë të drejtimit të partisë, e kanë marrë përgjigjen.

Thatësira e burimeve njerëzore në partinë e tij është aq e thellë, sa ka nxjerrë në dritë të diellit rrënoja të vjetra njerëzish, që tani po i ofrohen partisë së tij si gjetje të reja. Kriteri i vetëm është se janë ushtarë të djalit të tij. 

Kur dëgjon se tani partia do drejtohet nga Gazmnd Spahia, shef i thesarit të Shkëlzenit, Arben Qirjako, ish- menaxher i hipotekave të Shkëlzenit, apo Kleves Balliu e Bylykbashi i Elbasanit, kupton që ëndrra e bashkimit të PD rreth Berishës është zëvendësuar me ëndrrën e bashkimit të partisë rreth fëmijëve të tij. Madje rreth ushtarëve të fëmijëve të tij.

Tani pasi Gazment Bardhi të mbarojë vizitën në Uashington, pasi të shkojë tek “Mëngjesi i Lutjeve” dhe të pijë ndonjë kafe në Departamentin e Shtetit, kur të flasë për bashkimin e opozitës, duhet të ketë parasysh se është duke u bërë thirrje njerëzve të bashkohemi rreth Shkëlzenit dhe Argitës. Natyrisht pasi t’u vdesë babai.

11 Komente

  1. D
    Dinua

    Ke problème te medha me shqipen Mero djali… Kete financierin e Xeni Shkerdhenit e kane ngritur ne detyre se i dha Qimit paret per te shku ne zvicer. Kthimin e Qimit dhe shoqeruesve e ka pagu BenTigri. Gruaja e Tigrit i ka dhene Qimit nje pale breke firmato per mantenuten Armina dhe nje qese me boronica te markes Gerdeci me paketim zvicerjan per Shkerdhenin.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zigur

      Bravo Mero..respekte..

      Përgjigjjuni
      1. M
        Me se merret sypeshkaqeni

        Sypeshkaqenin financon partinë e tjerë,syrin e qimit,analist kudo nëpër tv,Saliu bridhte qytet më qytet me makina e roje e mitingasha,sot mblidhen lloj lloj budallenjësh poshtë ballkonit dhe presin të shpërblehen,vila e pallate pa fund,dhe asnjë nuk jep ose ju kërkon llogari nga del gjithë kjo pare...... Dhe llapaqeni malok del në ballkon si hoxha në maj të Minares,e na thotë që jam i ndershëm,sllobodanka ka punuar vullnetare si në kohën kur Saliu ishte sekretar partie i Enverit,dhëndri boshnjak na del pronar i madh tokash ..

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiperia Etnike

          Fëmijët e Sali Berishës, ashtu si fëmijët e çdo politikani shqiptar në 100 vjet shtet, nuk kanë asnjë intuitë apo talent, për tu marrë me politikë dhe aq më tepër për të shpëtuar PDnë në këtë katrahurë dhe arkivol ku e futi Sali Berisha. Nëse do kishin vetëm pak intuitë politike, kanë pasur mjaft raste që t'a dëshmonin, pa arritur në këtë humnerë. Ju mungoi integriteti, personaliteti dhe gjithçka tjetër që të izolonin Sali Berishën nga autolezionizmi skizofren. U mjaftuan t'ja hidhnin fajin gjithkujt tjetër për masakrën që gatoi Berisha në shtëpinë e tij politike. Mund dhe duhet t'a kishin kontrolluar në dialektikën e tij skizofrenike dhe shkatërrimin total të figurës së vetvetes si burrë shteti. Por fëmijët e Berishës ashtu si më hajvanët midis militantëve, nuk patën kurrë kurajon të mendojnë me kokën e tyre. Tani që PD vdiq, vazhdojnë për inerci të influencohen nga garancia e pasurisë së tyre, nga 100 militantë berishistë, nga një klan financiar dhe nga hija e një të pakalluri me ditë të numëruara. Shumë shpejt edhe kështjella e parasë dhe ajo e pushtetit mediatik do të rrënohet. Janë hapa të pandalshëm që ndjekin njeri tjetrin me shpejtësi. Nëse nuk kanë menduar të fshihen diku në botë, vdekja e Berishës dhe rrokullisja e shpejtë në hije që ju kanë përgatitur, do t'ju sjellë pasoja katastrofike për jetën dhe askush, me ethet e parasë dhe interesit që sjellin lëvizjet e reja politike që do synojnë pushtetin, nuk do verë ujin në zjarr për fatin e trishtë që Sali Berisha ju gatoi fëmijve të tij, duke i përzier në tepsinë e korrupsjonit, duke larë duart me gjak shqiptarësh, duke u shkërdhyer me çdo lloj qeni antishqiptar, duke ju bërë karshillëk dhe poshtëruar drejtësinë dhe amerikanët, duke mos paguar kurrë faturën e krimeve të veta. Nëse ka diçka të zgjuar që mund të bëjnë fëmijët e një skizofreni vrasës, përdhunues dhe delirant, me bythën në çarkun e rrënimit dhe vdekjes, është t'ja mbathin sa pa filluar mirë orteku

          Përgjigjjuni
          1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

            Duke qënë i dënuar nga SHBA, Berisha do shpallë armik çdo demokrat që futet në atje. Ashtu si familja Meta,ai do mbajë të mbërthyer çdo demokrat nën kontrollin e fëmijëve të tij. Pra do drejtojë partinë me dorë të fortë, duket kontrolluar çdo organizëm të saj. Dënimi i Bardhit do shërbejë si dënim me "varje" për të trembur çdo rebelë brenda rradhëve të Rithemelimit.

            Përgjigjjuni
            1. T
              T

              Mero shkrimin e ke bere para se Gaz bythen ta nxjerin nga salla mengjezit te lutjeve,do e shikoj ne tv nga hoteli si gjithe bota. Pa Ne kete moment te Grida Suma ne top leshi po flet llapaqeni i Saliut Lymi nga Spolata.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Baza

                Ke drejt O mero po si Ka ngel njeri tjeter Ke te vej, po doli ne ballkon dhe na nji jav i ikin dhe kta se cdo not QE kalo tu fol mo i rreshqit duket,e cmeni Ed rama e lajthiti ne pleqni mjer familja dhe ata qe i shkojn nga mrapa per not.,QE ti nigjosh Sa E shajn kur Jon vet me njoni tjetrin si beso veshve....!!!! Vazhdo loku me fol vazhdo.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Booo

                  I Shkreti Mero. Me siguri po te beje analizat e gjakut rruazat e kuqe do i kete ne forme S-je. Saliu do ta vdesi kte.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pastori

                    Sali Berisha i ka njerezit dhe mundesi qe Mero Baze te shpjegoje me prova te gjithe shkrimet e tij. Mero Baze duhet te flase vetem mw fakte e prova e jo te justifikohet se eshte opinioni tij. Opinionin e tij tja tregoj Drites e te bisedojne dhe per Xenin

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tirona

                      Trupi i Xhovanit nuk po tretet pa u denuar organizatori qe i mori jeten, ndersa organizatori tani po ben lutjen ne Hotelin me lluksoz ne Uashington DC ,se Shtepia e Bardhe ja mbylli deren , qe ishalla nuk me arrestojne se per kete lutje ka vajtur deri ne Washington DC duke harxhuar ky vrases leket e taxapaguesve , se pak Xhamia, Kisha apo Teqe ka në Shqiperi per tu falur

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Jorgo

                        Mos ja qaj hallin demokrateve o babam se ti ishe zotrote qe shkruaje dhe na e beje saliun hero te kombit . Ap o mbaroi interesi dhe yp- xhixhi

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje