Edhe me “Atë”majë ballkonit, edhe me “Ata” të Uashingtonit

30 Janar 2024, 19:39Editorial Mero Baze

I vetmi lëshim që duhet të bëjë drejtësia shqiptare për Fatmir Mediun, është që dhe nëse dënohet me burg në procesin që është në vazhdim për Gërdecin, të lihet i lirë nga 26 janari deri më 3 shkurt të udhëtojë në SHBA për “Mëngjesin e Lutjeve”, një organizim i një vëllazërie kristiane me ndikim në politikën amerikane, që organizohet çdo fillim shkurti. 

Ajo është e gjithë jeta e tij. Vit pas viti autoriteti i tij brenda vëllazërisë është rritur pasi ky u bie më shumë klientë të ftuar se gjithë të tjerët, madje jo vetëm nga Shqipëria, por gjithë Ballkani. Politikanë me probleme me drejtësinë, politikanë me probleme me SHBA, politikanë që duan të imponohen në vendin e tyre me foto nga SHBA, biznesmenë me probleme, dhe natyrisht dhe të tjerë figurantë pa zarar.

Sivjet kishte kombinuar disa deputetë nga grupi i Gaz Bardhit, me Damian Gjiknurin, me të cilin Bardhi është gati të vritet për postin e Enkelejd Alibeajt në Shqipëri. Aty dukeshin të qetë. I vetmi gjest disidence ndaj Damianit ishte se kishte prere më dysh, një fotografi që kishin bërë bashkë me kongresmenin Pete Sessions, dhe Bardhi e paraqiste si takim më vete me të, ndërsa këta të tjerët si takim të përbashkët.

Edhe vizita tek dera e librarisë së Kongresit ishte interesante, edhe pse ajo e kishte pushim dhe ishte e mbyllur, por aty kishin gjetur një nëpunëse që u kishte treguar oraret kur funksiononte dhe si funksiononte. 

Pastaj vjen ora  e vërtetë e vizitës së Mediut në kafen e Kongresit amerikan. Çdo kongresmen  që “kapet në flagrancë në kafe”, është i detyruar të dalë në foto me të, duke i rënë nga supi dhe duke i thënë a mund të bëjmë një foto se jemi ca deputetë nga Shqipëria. Ndonjërit që është i moshuar, i thonë dhe mos lëviz se  afrohemi ne. Dhe kështu kompletohet dita e parë dhe e dytë e vizitës në Uashington.

Por këtë radhë mund të bëjë dhe pak dëm pa dashje. Meqë ka marrë me vete Gazment Bardhin, ata të Departamentit të Shtetit mund ta marrin seriozisht dhe ta presin për një kafe pune. Përfytyro tani Escobarin përballë Gazment Bardhit, ku pyetja më e vështirë është se si Bardhi ja bën të jetë dakord edhe me SHBA, dhe me SPAK, dhe me Sali Berishën. 

Dhe përgjigja mund ta vërë në pozitë të vështirë Bardhin, ose në Uashington, ose në Tiranë. Mund ta vërë në pozitë të vështirë në Uashington, nëse atyre u thotë se unë nuk ndahem nga Sali Berisha, ose mund ta vërë në pozitë të vështirë në Tiranë kur t’u thotë atyre se unë nuk kam punë me Berishën. 

Por të gjitha palët në të gjitha kohërat nuk i gënjen dot. Mund t’i gënjejë për pak kohë për gjëra të ndryshme, por jo për të gjitha gjërat dhe gjithmonë.

Sidoqoftë dhe nëse Bardhit i hapet ndonjë telash, Mediu është në rregull. Ai në fakt nuk është shumë i shqetësuar për çfarë do bëjë Bardhi apo të tjerët

Atij i duhen fotot, t’i shikojnë këta të SPAK dhe ata të Gjykatës Speciale, që ky shkon në SHBA dhe ata “nuk mund të luajnë me zjarrin duke e dënuar”.

Ai e mendon vërtet kështu.

Nëse do të kuptosh nivelin e politikës apo drejtësisë në Shqipëri, një parametër shumë i rëndësishëm është të shikosh si sillen ata formalisht me Fatmir Mediun dhe këto sharlatanizmat e tij alla amerikane. Duket pak fëminore por nuk është se nuk i ka funksionuar. Ja për shembull Doktori rri pa pasaportë majë ballkonit, ky me 26 të vrarë në mes të Uashingtonit.

11 Komente

  1. L
    Luani

    Dy personazhe qe Mero i njeh ne detaje, imtesisht dhe i pershkruan me nje vertetesi perfekte sic jane ne te vertete, te zhveshur nga aureola e politikanit jane Sali Berisha dhe Fatmir Mediu.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nipi Alushit

      Hëm me vjehrrën, hëm me burrin. Një dorë në revani, një dorë në bakllava. Paradite në xhami, në drekë në kishë, natën me shejtanin në penxhere….

      Përgjigjjuni
      1. S
        Skraparliu

        Nuk ka faje ai o Mero e ka fajin Lindita,se nuk paguan gje nga xhepi i saje se jane paret e Shqiptareve dhe keta mute deputet tallin koqet ne Amerike qe vene per lutje por arojne per cfare luten per gjithe keto pislleqe qe i kane sjelle Shqiperise nga te dy krahet haram i pacin djersen e Shqiptareve.

        Përgjigjjuni
        1. E
          ENTSOE

          Cpoja byth....Mero kryetarit te perhereshem vrases republican! Po I Ben nje sherbim atdhetar vendit dhe popullit tend!

          Përgjigjjuni
          1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

            Mediu ka shpenzuar nga taksat e shqiptarve,jo vetëm për biletën vajtje - ardhje, në tërësi, në këto 30 vite, qindra mijëra $ ! Si deputet i PD, ja di për nder Berishës.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lozhani

              Bravo Mero....bastardet,mbeten bastarde...

              Përgjigjjuni
              1. G
                God bless America

                Per "Ata" te Uashingtonit te vetmin problem per korrupsionin e minimin e te ashtequajtures Demokraci shohin "Ate" maje ballkonit! Nuk shohin as ish-Ministrin e Brendeshem qe diten rrinte ne mbledhje qeverie e naten ne Krevat me Habilajt! Nuk shohin as dhe Vezirin e Larte te arratisur me vjedhjet e Korrupsionin mbi kurriz! Madje as edhe Ministrin e Shendetesise qe vetem ne nje Koncesion i rrjep Buxhetit 100 milion Euro! Eshte pra ky Uashingtoni qe ka pas ne momentet e shpalljes 'non grata" te "Atij" maje ballkonit...nje Shef te FBI te cilit "i jep Borxh 225 mije Dollare" njefare malok tropojan Neza dhe madje e sjellin ne Tropoje per ti dhene edhe titullin "Mirenjohja e Tropojes "(!) nderkohe qe ai nuk e dinte ne ekziston Tropoje ne glob...

                Përgjigjjuni
                1. G
                  God bless Albania

                  Ti Good bless Amerika bravo te qofte per transparencen tende kunder Amerikes! Dukesh njeri i mencem!? Dukesh me i mencem se Bajdeni apo Trampi. Bile dikesh me i mencem se Bajdeni dhe se Trampi te marre se bashku. Ma merr mendja qe patjeter rron ne Amerike, qe je kaq i kthjellume. Nderona bre kapo dhe behu President dhe rregulloje Ameriken sipas qylafit tend. Amerika ka lajthitur dhe nuk di se cben! Behu President ne Amerike dhe vendos drejtesi per Shqiperine. Anullo "non graten" per ate maje ballkonit dhe apliko "Token e Xanum", si simbol te demokracise boterore...etj..etj.. Shiko halene tende or derdimen dhe mos u merr me Ameriken, qe as shejtani nuk e kupton.

                  Përgjigjjuni
                2. R
                  Realpolitika

                  BRAVO MERO ! Vazhdo demaskoi këta sharrlatan politikan që tallin bythën me taksat e popullit .

                  Përgjigjjuni
                  1. Y
                    Yli

                    Pot i nxjerrin non grada dhe këta haaaaaa si i vete puna

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Patriot

                      BEMEME = Berisha Mediu Meta sipas gjatesise!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje