Një konflikt artificial, që mund të sanksionojë Kosovën, në vend të Albin Kurtit

4 Shkurt 2024, 18:34Editorial Mero Baze

Reagimi amerikan ndaj Kosovës pasi kryeministri Albin Kurti nuk përfilli kërkesën e tyre për të shtyrë konfliktin e panevojshëm rreth ndalimit të përdorimit të dinarit serb në territor të Kosovës është tejet i ashpër. Ashtu siç e perifrazoi qëndrimin amerikan ambasadori Hovenier, duket që Departamenti i Shtetit nuk po bën më dallim mes qëndrimeve të Albin Kurtit dhe Kosovës si shtet, dhe po flitet për sanksione ndaj Kosovës duke përshirë dhe mundësinë e ndaljes së armatimit të rëndë që pritet të realizohej në muajt në vazhdim.

Acarimi pasoi një periudhë të dukshme përmirësimi të raporteve të tij dhe ashtu të tendosura me SHBA, pas provokacioneve serbe në Banjskë në vjeshtën e vitit që shkoi që e kaloi peshën e presionit perëndimor në fushën serbe.

Tanimë, kur gjithçka u duk se u normalizua, Albin Kurti befas po provokon një nga krizat më të forta me aleatin kryesor të Kosovës, në një kohë që bota zien nga konflikte të mëdha dhe një tension i ri në Kosovë është një lodhje e re për perëndimin dhe raportet e tij me Kosovën.

Është e qartë që nuk bëhet fjalë thjesht për dinarin serb që përdoret në territor të Kosovës. Sovraniteti i monedhave klasike, në epokën e që jetojmë është një debat pa pik kuptimi. Ky është thjesht sebepi për një konflikt.

Konflikti real qëndron tek detyrimet e Albin Kurtit ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe radhës së tij për të plotësuar detyrimet që burojnë për krijimin e asosacionit të komunave e shumicë serbe në Kosovë.

Neni 6 i kësaj marrëveshje parashikon dhe një marrëveshje për financime në periudhën tranzitore ku Serbia duhet të financojë sistemin e arsimit, shëndetësisë si dhe pensionet. Dhe natyrisht ajo duhet të paguajë me dinarë në veri.

Albin Kurti me sa duket po kërkon ta Vuçiqizojë procesin dhe ta kthejë atë në një rivalitet personal, duke krijuar një konflikt artificial që pengon zbatimin e marrëveshjes. Qëllimi është të fusë vendin  në zgjedhje, përmes një konflikti populist për të siguruar një shumicë të re që do ta interpretojë atë si një mandat të ri për të zgjatur krizën me perëndimin.

Por ndërkohë që Albin Kurti bën planet e veta se si të rrijë në pushtet duke u faktorizuar përmes konflikteve, Kosova po vë në rrezik raportet e saj afatgjata me SHBA, dhe mund t'i kushtojë shtrenjte në një botë e cila po hyn e gjitha në konflikt dhe ku nuk ka më asnjë ngjashmëri me 25 vite më parë, kur Kosova fitoi lirinë me ndihmën e një Perëndimi të unifikuar.

Në këto kushte dhe SHBA duhet të ketë një politikë të matur ndëshkimi ndaj Kosovës. Ajo nuk duhet të ngatërrojë Kosovën me Albin Kurtin dhe as popullin e Kosovës me popullin e Albin Kurtit.

Natyrisht ata nuk mund t'i ndajë, por nëse vjen puna tek sanksionet, SHBA nuk ka pse sanksionon Kosovën, por le të sanksionojë Albin Kurtin.

Pastaj ai le të vazhdojë të bëhet popullor si Dodiku për shkak të sanksioneve. Por Kosova nuk ka fuqi për sanksione edhe nga SHBA, në një kohë kur ka konfliktin tek dera, ndërsa të vetmin mik që i rri roje tek dera, SHBA,  ka vendosur ta bëjë armik për shkak të një politikani.

 

 

 

24 Komente

  1. K
    Kosova e ka shume keq punen...

    Usa dhe Norvegjia duhet ta shpallin nongrata Kurtin. Pastaj ai do kete mundesi te marre strehim politik ne Rusi, me lejen e Serbise kuptohet.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mballoma Hajdarmata

      Mirë e ke ti o Mero, por çi duhet Amerikës të merret me Albin Koqen. Ja pret rriskun të gjithëve, dhe u lamë. Me Albinin, kanë punë kosovarët. Ata e vunë, Ata ta heqin. Sipas kokës, edhe festen. Kosovarët, Kanë qejfë tu qish nënat, që të të thonë Baba. Kosovarëve, ja u kishte gjetur ilaçin, Josif Broz Tito. Thjesht u qinte nënën.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Serbia eshte shtete leshi

      Amerika dhe Europa kane bere nje gabim te rende me kosoven dhe tani nuk dalin dot . Milloshevici beri masaker dhe duhesh ndeshkuar por pa cenuar territorialin e shtetit Serbe . Serbia eshte multi-etnike atje kemi dhe Vojvodinen si behet nese dhe ata kerkojne bashkim me Hungarin ? . Kufijte jane ndare keq ne pjesen me te madhe te europes kemi sot nje nomeslalde 64 km midis Espagne - Portugal kemi Pays Basque Espagnol - Français kemi Corse , Moldavie e tjere por nuk do te thote te krijojme destabilitet , kosova eshte territore Serbe e banuar me Shqiptar mbas renies se diktatorit Milloshevic kosova duhesh te integrohesh ne jeten e brendeshme te Serbis sikurse Vojvodina dhe te kerkonin referendum per bashkime me Shqiperine por asnjehere te lihesh ne statusko pasi per te qene shtete ka nje rregulla . - Nese i thua je shtete atehere lere te veproje si shtete te ndaloje devizen e huaje dinarin Serbe mire apo keq eshte ne responsabilitetin e te zgjedhurit nese nuk e trajtone si shtete por si pjese e territorit Serbe nen rrezoluten 1244 duhet ti thoshe zoteri nuk je shtete.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pinoku

        Albini dhe Kosova duhet ta kuptojnë se ata janë, "quazi- shtet", por jo shtet i vërtetë. Serbët që jetojnë aty praktikisht kanë dhe duhet të kenë Beogradin për kryeqytet. Dhe Albini duhet t'i lëjë të qetë. Me targa serbe, me dinar serb dhe me president të "Zajednicës", për të mbajtur lidhje me Prishtinën, Beogradin dhe botën. Në rast se Albini nuk e ka kuptuar kaq pak gjë, ai nuk ka kuptuar asgjë. Kosova duhet të kthehet kështu në një lloj konfederate e përbërë nga "Zajednica" serbe me një politikë të saj të pavarur nga Prishtina si dhe nga qeveria e Kosovës për pjesën tjetër.

        Përgjigjjuni
        1. X
          X

          Pra dmth ju kerkoni nje Bosnje tjeter ne Ballkan?

          Përgjigjjuni
          1. A
            Albi

            Ja si dalin avash avash trollet ruse... shume origjinale

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiptari i Ilirisë

              O Pinok,na hëngësh atë që s'thuhet me këto mendimet e tua të dhjera. Yt cop m... sërb!

              Përgjigjjuni
            2. S
              Shteti i pavarur

              Po si keni guxim e i bini po Kosoves, O Mero!.Sa leshime ka bere Kurti dhe cfare mbeshtetje i ka dhene bota atij? Perkundrazi ka perkedhelur Serbine. SHBA te mos luaj me dy porta, por ti tregoje kufirin tek thana Serbise, qe ka shekuj qe i bie ne qafe Kosoves. Nese e ka frike Serbine , me mire te heshte e te mos i bej presion me te dobtit, sic e ka zakon.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shtete leshi

                Nese ato dy fshatra nga jugu qe flasin te themi greqisht se greqishte tyre eshte varri trapin kerkojne shkeputje nga Shqiperia cili eshte mendimi jot ? . Hidhe syte nga Nagorni karadak te kuptoshe kosoven . Kosova nuk eshte dhe s'ka se si te jet i tille por te ulen me Serbotrapet dhe ta zgjidhin te marin Serbet ate qe u takon , koqevaret ate cfare u takone se per lufte te rruajne trapi ikin te gjithe me traktore karroca qerre Serbia eshte shtete nacionalist me 8 milione banore dhe me aleate ne Europe ku investimet e perendimoreve jane kolosale vetem 2022 investimet Gjermane hapen 92 mije vende pune . Koqevaret te ulen ti japin Karrucave Serbe nje pjese koqevarie nje referendume dhe mbarone filmi se me statusko me filmat e bolshevikut Kurti rrezik Amerika me nje shkelje syri i thote Serbeve futuni dhe per 30 minuta mbarone dokumentari . Dhe i ke ne Shqiperi koqevaret marin malet

                Përgjigjjuni
              2. D
                Doktor Mortja

                Sot mero kazani, neser kimete buzekuqi, pas neser milaim zeka! Te keqen e qim pekes e sonila meçes!

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Celo Mezani

                  Te keqen e Çim Pekes dhe Sonila Meçes, perpara atyre qe perkrahin Albinin, serbo-islamiku me i madh qe ka nxjerr Kosova dhe qe konkurron denjesisht me serbo-islamiket qe ka nxjerr Shqiperia duke fillu qe nga Esat Pashe e me tej.

                  Përgjigjjuni
                2. 1
                  123

                  Ta shohim...po kam frike se pikerisht Kosoven duan kurse Albini thjesht po ua ben me te lehte planet duke u dhene justifikimin e rradhes...

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lexuesi

                    Fatkeqësisht, Kosova do të paguajë një çmim të lartë për kotësinë personale të Albinit, si dhe përkushtimin e tij të fortë ndaj ndryshkut ideologjik që po shkatërron demokracinë në Kosovë. Albini ka nevojë për anmiq të huaj për të mbijetuar, në vend që të paktën të përpiqet të tregojë një lloj qëndrimi bashkëpunues, ai vazhdon të izolojë veten dhe rrjedhimisht Kosovën në komunitetin euroatlantik... Ky ka arritur të bindë militantët e tij të besojnë atë që ai vetë nuk beson...

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Svetllana

                      Ushtria Clirimtare e Kosoves (UCK) luftoi per clirimin e Kosoves dhe bashkimin e saj me trungun ame-Shqiperine, mirepo politikanet e saj qe u rehatuan neper kolltuqe presidenciale e kryeministrore e duan Kosoven te jete Pashallek i Pavarur . Kete kenaqesi nuk do t'ua japin kurre serbet qe jetojne ne veri te Kosoves, te cilet duan te bashkohen me Serbine. Albini eshte nje sociopat i lindur, nuk degjon diplomacine e SHBA-se dhe do ta fuse Kosoven ne lufte me Serbine. Po filloi lufta e re Serbi-Kosove , kesaj here luften do ta fitoje Serbia.

                      Përgjigjjuni
                      1. p
                        populli

                        Amerika po e perdor Kosoven si gozhda e nastradinit dhe jo se iu dogj barku per te!Ne kete kuader Mero nuk pajtohem me ty ku ç'te keqe ka ndalimi i dinarit nese edhe vete Serbia eshte kandidate per te hyre ne Europe? Pare ne kete sens ,Albin Kurti ka te drejte qe duke mos lejuar dinarin Serb i tregon Serbise qe ne kete shtepi jam une zot dhe ti mysafir e kushtet e qendrimit i percaktoj une dhe jo ti!Ndryshe kjo loje qe kerkon si Serbia dhe "Miqte tane" jane pak a shume ne kete perkufizim ku shtepia eshte e jona por çelsat dhe menyren e jeteses i ke te kushtezuara.Ndaj mos e ngatero djathin me hiren sepse ishte tjeter burre ne krye te atij shteti me i zgjuar se ky i sotmi dhe po te ishte se duheshin keto kushte i kishte vene qysh ne fillim!Jam kundra Albinit per shume gjera por ama ne kete pike ka te drejten e zotit qe nese e ke futur ne shtepi te re dhe nese i ke thene ta gezosh çelsat mos i mbaje me ti por jepja ne dore qe te ndihet si ne shtepine e tij jo si qiraxhi !

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nje djal kosovar

                          Lexoji komentet dhe e sheh se si po ja qajne hallin Kosoves mbetjet greke dhe komuniste! O te mjere, nuk perkuler Kosova o te mjere! 100 vjet ka derdh gjak per flamur e Shqiperi! O te mjere nuk e njihni ju vendosmerine e popullit te Kosoves!

                          Përgjigjjuni
                          1. C
                            Celo Mezani

                            I mjere eshte ai qe 150 vjet gjak te derdhur nga populli i Kosoves do qe ta derdhi ne lume per shkak te nje serbo-islamiku me turbulenca psiqike.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tamam

                              Bravo Celo.

                              Përgjigjjuni
                            2. D
                              Djaloshi shqiptar

                              O djalë i mjerë i Kosovës. Njih më parë veten. Pordhët e trimërisë tuaj i kanë treguar gjermanët kur ishit ushtarë të divizionit SS Skënderbeg. Mbase ke moshën që të kesh dëgjuar se pasi u sulmua një postë policie, sulmuesit brenda orës kishin kapur majat e Çiçavicës. Lëri pordhët e Bibinit me bibelina!

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Djaloshi shqiptar

                                O djalë i mjerë i Kosovës. Njih më parë veten. Pordhët e trimërisë tuaj i kanë treguar gjermanët kur ishit ushtarë të divizionit SS Skënderbeg. Mbase ke moshën që të kesh dëgjuar se pasi u sulmua një postë policie, sulmuesit brenda orës kishin kapur majat e Çiçavicës. Lëri pordhët e Bibinit me bibelina!

                                Përgjigjjuni
                              2. Y
                                Ymer Abazi

                                Meron edhe nje dite te vetme kur e le pushim ky Pushtet nga angazhimet e perditshme me Saliun...e ngarkon qe te ktheje timonin e te hedhe ca shashka kunder Albinit!

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Keq o Celo

                                  Nuk e ka keq Merua u Celo. Kosova po e ka keq fort, ne lufte me Ameriken...... cudi se do kishte edhe kaq te cmendur.

                                  Përgjigjjuni
                                2. K
                                  Kris

                                  Deri tani perendimi I ka ruajtur koqet Serbise dhe krimineleve serbe. Amerika Po mbeshteti aspiratat e Serbise ne kosove duhet te mbeshtese dhe Putinin ne Ukraine.Meron ta dergoje te zevendesoje Zelenskin dhe vendoset paqja ne Europe

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Perseri une.

                                    Ne pamje duket sikur Kurti artificialisht po krijon nje konflikt me Ameriken, por e verteta eshte se ky konflikt eshte pjese e strategjise ruse dhe serbe per ta bere Ballkanin rrumpalle. Une e kuptoj qe ju Z. Mero nuk mund ti thoni gjerat me emrin qe kane, por praktikisht ne kete artikull ju keni thene: "Albin Kurti me sa duket po kërkon ta Vuçiqizojë procesin dhe ta kthejë atë në një rivalitet personal, duke krijuar një konflikt artificial që pengon zbatimin e marrëveshjes"... Eshte nje fjali e gjate plote kontradita. Vucizimi i procesit eshte "A"-ja dhe "B"-ja e punes armiqesore te Kurtit dhe jo kethimi i ketij procesi ne nje rivalitet personal me Vuciqin. As Kurti dhe as Vuciqi nuk e kane personale me njeri tjetrin. Ata se bashku sipas platformes "vucizim" i procesit ndjekin te njejten platforme te rusit qe eshte acarimi i sitautave ne Evrope me qellim qe problemi i Serbise te marre permasa nderkombetare dhe ceshtja te kaloje ne Keshillin e Sigurimit, qe gjithmone ka qene qellimi i Putinit dhe Vuciqit. Eshte pikerisht qe "vucizimi" i ketij procesi po relaizohet dhe Kosoven nen udheheqjen e Kurtit e presin dite te veshtira. Nepermjet ketij procesi, Kurti po zbaton pike per pike platformen ruse dhe veshtireson ate amerikane....ETJ...etj...Me sa duket edhe perendimi eshte lodhur me popullin e Kosoves qe po tregohet naiv dhe shprehja e Makronit ne Tirane per Kurtin si "beseprere" eshte kulmi i thirrjes qe nje udheheqes perendimor ka bere ndonjehere popullit te Kosoves. Fatkeqesisht ai popull nuk degjon....

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje