Të gjitha palët bashkohen tek ideja që nuk duhet të bashkohen 

6 Shkurt 2024, 19:18Editorial Mero Baze

Mbledhja për bashkimin e opozitës u krye. Të gjitha palët brenda opozitës dhanë mendimet e tyre të cilat mund të përmblidhen si më poshtë vijon. 

Flamur Noka i bëri thirrje opozitës të bashkohen tek “Rrugica e Shpresës” që është toponimi politik i “Rrugicës së Salës”. Sipas Nokës, ata që nuk vijnë tek “Rrugica e Shpresës” nuk kanë asgjë të përbashkët me opozitën.  

Gazmend Bardhi ka dhënë si ide bashkimin tek dhuna parlamentare. Duhet të perfeksionohet më mirë hedhja e palltos nga distanca mbi karrige, për të fituar kohë në përleshje, dhe duhet të stërvitemi më shumë në hapjen e dyerve me forcë. Kush nuk është dakord me këtë nuk ka pse i bashkohet opozitës. 

Agron Gjekmarkaj, ka dhënë si ide bashkimin, heqjen dorë nga të qenit gladiator dhe mbushjen e mendjes Berishës që të heqë dorë nga posti i kryetarit qoftë dhe sikur tu gjejë ai një të ri konsesual. 

Ervin Salianji, ka idenë që opozita duhet të bashkohet ose në grevë urie, ose në akt ngujimi, ose me diversifikim. Kjo e fundit nuk është kuptuar qartë, por shumica e kanë nënkuptuar që 2 ditë grevë urie, dy ditë ngujim, pasi kështu kanë mundësi ta shtyjnë një vit. 

Fatmir Mediu, ka propozuar që opozita duhet të bashkohet edhe rreth Berishës edhe rreth ndërkombëtarëve. Se si, le ta gjejë vetë opozita pasi ai nuk mban përgjegjësi për rrugëzgjidhjet, pasi ai ka vetëm ide. 

Lindita Metalia ka propozuar që opozita të bashkohet në bazë, të bëhen bashkë aty, dhe pastaj kandidatët për kryetar s’kanë ku të shkojnë do dorëzohen tek populli. 

Dashnor Sula ka idenë se bashkimin e sabotoi Flamur Noka që i tha Doktorit kundërshto vendimin e SPAK dhe e la Doktorin në majë të Ballkonit,. Po të ishte i lirë Doktori tani, do ishte ndryshe situata. Ndaj bën thirrje të bashkohen rreth SPAK. 

Dashamir Shehi ka propozuar në bashkimin në një federatë opozitare, me sa më shumë parti brenda tyre . 

Lulzim Basha ka thënë se opozita është e bashkuar rreth PD, në aleancë me SHBA dhe Bashkimin Evropian, në mbështetje të SPAK kundër korrupsionit në Shqipëri. Disa individë që janë në konflikt me perëndimin dhe drejtësinë nuk prishin punë. 

Në përfundim të gjithë këtyre “ideve” për bashkim, është e qartë se ka një ide të bashkohemi rreth Berishës, një ide tjetër të bashkohemi kundër halleve të Berishës një ide tjetër dhe me Berishën dhe me SHBA. 

Sa i përket metodave të luftës ka një ide ta zgjidhin me metoda të dhunshme, një ide me grevë urie dhe një ide me rrugë paqësore. 
Tani e vetmja ide që mungon është se kush do zgjedh  idenë fituese. Për këtë pritet një takim i ri ku të bien gjithë palët dakord, që nuk janë dakord me asnjë ide për bashkimin. 

Po të paktën të regjistrojnë ndonjë parti mos të ngelen rrugëve në zgjedhje, se erdhi fushata.  
  
  
 
 

7 Komente

  1. Çobani me 5 cangadhe

    Atëhere të gjithë do të jenë dakord që nuk bien dakort dhe fillon kënga pa iso Dallandysheee bisht gërshërë Si t'ja them oooo xha Saliiiii Bënl m.tin biri Salëës Se dhe salaa nuk e diiiiiii Refreni Bënl m.tin biri Salëës Se dhe lalua nuk e diiiiiii Dhe fillon me të qarë Saliu . VUUUUU,,, vuuuuu kush m'a vu (zjarrin) Se Gaz Bardhi s'ish këtu Nuk më morën në Amerikë Se nga unë kishin frkë

    Përgjigjjuni
    1. D
      Doli Sala n'penxhere po pellet si nje gomar haaa

      Jane dakorde per mos tu dakordesuar , jane te bashkuar copa copa copa , jane ne opozite por opozite nuk dine te bejne , jane parlamentar por rolin e parlamentit nuk e njohin , jane parti por sillen si sindikare me protesta , as vete nuk dine cfare jane por nje gje e dine mire te jene kunder amerikes shqiperis dhe me shokun Sali.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Këta janë krriçat e saliut

        Le të vazhdojnë kështu deri në 2025 se do fitojnë atë të fishkurin e Salës dhe nga një uturak që do ja dhuroj Muli me Vokshin

        Përgjigjjuni
        1. T
          Treni

          Përmbledhje perfekte.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aleanca për mbrojtjen e tallashit

            Mero djali, këta të ashtuquajturit "opozikar" janë të tredhur,si eunukët që mbante Sulltani në oborrin e tij. Një tufë e çorientuar,që nuk kanë për qëllim tē vijnë në pushtet(jo se uk duan por se e dinë që nuk i zgjedh njeri),por tē ruajnë gjë ë e vjedhur, Opozita është në rënie të lirë,si ai muti që shpërbëhet në ajër pa arrit tokën,nga një lartësi e madhe Të kthehemi në seriozitet,problemi i opozitës është lokalizuar,si kanceri në laborator,ai del në ballkon çdo mbasdite dhe mastrubohet përpara atyre që e ndjekin nga mbrapa,si mizat pas bythës kalit,që presin me padurim bajgën. Ai është problemi i vërtet,dhe paramilitarët e tij që për atë japin edhe jetën. Ky është një rrezik që nuk duhet nënvleftësuar. Po nuk u netutralizua "AI" S. B.-ja , dhe Korpusi "Azem Hajkari" mos prisni normalitet. Pse si kujtoni ju,Gazmenda vajti me dëshirë posht ballkonit? Joooo,ishte i detyruar të veproj sipas skenarit të Dokor Mortjes,ashtu si dhe Lulja e Bashajve që bën sikur shan doktorin. Doktori lëviz të gjitha fijet poshtë skenës këta të tjerët janë vetëm kuklla. Ah ja se për pak harrova ,po Rama,ça bën?Sa më shumë zgjat agonia e o-bo- o-zitës,aq më shumë i zgjatet jeta atij. PS:Të shofim ça do na sjelli Andoni nga Ameriqia në 16 të shkurtit.

            Përgjigjjuni
            1. m
              meshirojeni ushtarucin Mero

              Nje bashkim i opozites do ta dergonte direkt e Reanimacion me Infarkt Mero Bazen...opozitarin me te thekur te tere opozitave ne 30 vite.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Foltorja si nevojtorja.

                Tufa e pd perbehet nga kusare ose hajdute nie pjese dhe normal nje pjese.Qe te provohet dashuria e madhe e popullit ne zgjedhje nuk duhet te egzistojne me lista por te votohen e kush meriton te vazhdoje.Per momentin le te vijne bashke dhe zgjedhjet i seleksonojne.Kush ishin me dinaket u pasuruan dhe nuk ndihen si Ruli Bode Imami Pollo Bregu kurse gomaret vazhdojne si Salih,Luli,Noka,Boci,Vokshi,kurse si konet qe bejne ham ham jane Salianji Kerrici i Fariut,Balua qe donte te behej kryekar, etj. Me e mira u befte se ka inelektual por jo si kopeja e Sali edepsezit.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje