Nuk po bashkohen, po rreshtohen! 

12 Shkurt 2024, 18:10Editorial Mero Baze

Gazment Bardhi e ka emocionuar dy herë Foltoren. Hera e parë ishte sapo u kthye nga SHBA dhe shkoi tek “Rrugica e Berishës”. Si asnjëherë më parë banorët e “Rrugicës” shpërthyen në duartrokitje, “Gazi, Gazi”. Madje të xhelozuar nga pritja e Gazit, të nesërmen shkoi dhe Topalli dhe disa të tjerë, por ato emocione nuk u përsëriten.

Ishte një shpërthim i pavedijshëm i stresit që ia ka shkaktuar “Foltores” izolimi, aq sa vizita e Gazit i sapo kthyer nga një shëtitje në SHBA, u dukej si vizita e Blinkenit tek Edi Rama.

E dyta, ishte dita e sotme kur ai pranoi të shkelte dhe në selinë e PD në SHQUP. Me letra, selia në fakt është ende e Gazment Bardhit si sekretar i Përgjithshëm i PD-së Lulit, ndaj dhe kthimi aty u prit po ashtu me një gëzim të madh.

Dhe këtu ata kanë ekspozuar pa dashje pikën e tyre të dobët. Ata në të vërtetë janë një parti reale, pasi kanë një udhëheqës si Berisha me një axhendë të qartë politike, për t’u organizuar kundër SPAK, kundër drejtësisë dhe mbi të gjitha kundër Perëndimit në Shqipëri.

Ata nuk e ndryshojnë axhendën e tyre, pasi e kanë axhendë mbijetese. Berisha nuk e ka për gallatë betejën që po bën. E ka betejë për kokë. E ka betejë që po i merr pasuritë e vajzës, pasuritë e djalit, pasurit e veta dhe disa vite burg.

Ndaj është i qartë në axhendën e tij politike, edhe pse është qesharak. 

Edhe sikur grupi i Gazment Bardhit të mos i bashkoheshin, ata do ta vazhdonin betejën e tyre pasi ajo është një betejë me identitet të qartë dhe mbi të gjitha një betejë ku ata kanë nevojë të duken të fortë përballë kundërshtarit.

Gëzimi që tregojnë se tani betejës së tyre kundër SPAK, kundër drejtësisë së re dhe kundër SHBA po i bashkohet dhe Gazment Bardhi, në të vërtetë i dobëson ata më shumë se sa i forcon. Do të ishte mirë ta fshihnin këtë dobësi, pasi tregon stresin që i ka kapur nga izolimi dhe mospërfillja, sa i emocionon dhe shkuarja e Bardhit me shokë pranë tyre. Por ky është keqkuptim që ata krijojnë tek ne. Ata janë të gëzuar jo se po bashkohen, por se po rreshtohen.

Ata që besojnë Berishën, janë përgjithësisht njerëz që nuk kanë logjikë dhe që besojnë se Blinken do vijë në Tiranë, do futet natën nëpër shkallë e do shkojë të takojë Berishën t'i kërkojë të falur tek ballkoni. Nuk janë njerëz që hanë debat të tipit: A ka faj Berisha, a ka të ardhme opozita me Berishën, apo dokrra të tjera. Ata mendojnë që as SHBA nuk ka të ardhme, po qe se Berisha mbetet në ballkon.

Ndaj t’u bashkohesh atyre nuk është se u bën ndonjë nder, pasi ata me mendjen e tyre e kanë mundur dhe SHBA, dhe Blinkenin, dhe Edi Ramën.

Kështu që nuk bëhet fjalë për bashkim, por për rreshtim të Gazment Bardhit me shokë në kampin e Berishës. Fakti që ata po gëzohen mund të keqkuptohet si dobësi, por ata në fakt besojnë se u janë shtuar ushtarët, pasi komandantin e kanë. 

Dhe në një vend ku nuk ka nevojë për komandant apo për ide e program, pasi janë të gjitha të qarta, ka nevojë vetëm për ushtarë. 

Ndaj është dita që ata po gëzohen se u shtuan ushtarët, jo se “po bashkohen në diversitet”, siç pretendon Bardhi. Ai është slogan i LGBT, ku mendohet që shoqëria i pranon të gjithë, pavarësisht orientimit seksual. Por nuk është parim i “Foltores”. “Foltorja” është një zë, një qëndrim, një stil, një udhëheqës. Të tjerët janë ushtarë.

21 Komente

  1. S
    Sul Pekmezi

    Me duket se Bardhi e rrasi bythen perfundimisht tek Berisha. E ndjeu mosperfilljen e SHB dhe para vetvrasjes eshte me mire te trimerohet ca kohe ne krah te Nokes, e Palokes. Kjo levizje nuk eshte asgje e re por ne vazhden e deshtimeve qe ka pesuar gjithmone ky legen politikan. nga

    Përgjigjjuni
    1. L
      Ladi

      Bo bo bo! Cfar ju bon ktyne ti Mero. Je i papam. Jom ala tu qesh me mylljen. Je shume i modh.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kukuleci

        Ju te lini pa fjale i nderuar Mero.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nipi Alushit

          Krimineli, këthehet në vendin e krimit….gjë që njihet në teorinë dhe praktikën e kriminologjisë.

          Përgjigjjuni
          1. v
            valon

            Kjo eshte e verteta....NUK PO BASHKOHEN POR PO RESHTOHEN me Sali NON GRATEN.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Veri

              Fix fare mero, Gaz by..... me falni Bardha i mungonte PD do E knoqi paloken tani .....!¡! Che salen po e la Floriana...

              Përgjigjjuni
              1. T
                Treni

                Gozhdë ia ke futur Gazit me këtë shkrim. Gati tu, hajd në rresht aty o Gaz m...

                Përgjigjjuni
                1. T
                  T

                  Bashkim ne diversitet eshte slogan i LGBT-es tho Mero,po pse Bardhi Gey nuk eshte antar i tyre?

                  Përgjigjjuni
                  1. Y
                    Y

                    Ky Gazi doli me koqe sec u mendua ne fillimet e tij.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lgbt

                      Do behet bytha e Gazit shoshe ke rithemelimi jane te etur ata per cik byth.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        E ku do shkojnë tjetër ?!!!

                        “ Një derr që e kam ritur vetë , e di sa peshon “, thotë populli , këtë Dr Berisha e di mirë sepse janë të gjithë derra që i ka ritur vetë dhe e di sa peshojnë , prandaj këta përveçse atje , s’kanë ku shkojnë !

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vezhguesi

                          I ke rënë në të Mero me kete artikull, bravo!

                          Përgjigjjuni
                          1. o
                            opozitari i opozites eshte rrogetari i qeverise

                            Mero ne sikletin e tij maksimal nga bashkimi i opozites (pa dordolecin Lyli brenda me vule te PD varur ne qafe nga pushteti i Rames)...si anti-opozitari me konseguent i ketyre 30 e ca viteve ne publicistike!

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Spinoza

                              Kandili i Saliut Pyetjet që shtrohen për përgjigje janë: 1. Si do t’i fiket kandili i Berishës? 2. Kur do t’i fiket? 3. A ka të dhëna se edhe sa vajguri i ka mbetur kandilit të tij ? 4. Si do të vijë fikja : e ngadalë, e menjëhershme, do do të fiket vetë,apo do ta gjejnë të fikur ?! 5. A mund të vijë fikja nga një erë e fortë që mund të fryjë në ballkonin e katit të tetë? 6. A mund të vijë fikja nga dikush që mund të afrohet e të guxojë t’i fryjë kandilit? 7. A mund të vijë fikja nga dikush që mund të ulet në terracë me dron e t’ia fik kandilin? 8. Në fund:”Si do të merret vesh që kandili është fikur?” 9. E fundit, por jo pak më e rëndësishme:Po testsmenti si do gjendet pas fikjes? Listat e deputetve për zgjedhjet e 2025? 10. Po ata që rrinë poshtë si do ta marrin vesh se kandili u fik? 11. Kush do të jetë i pari që do t’u thotë që kandili u fik? 12. Kush do ta mbajë fjalën e rastit? 13. Kush do të njoftojë se tash e tutje nuk duhet të mblidhen më poshtë? 14. Kush do të njoftoj për të shtatat,apo të 40-at? 15. E fundit, por jo më pak e rëndësishme:Po testsmenti si do gjendet pas fikjes? Si do gjenden Listat e deputetve për zgjedhjet e 2025 ? 16. Në fund të fundit: Me kë do martohet Penelopë- partia pasi të fiket kandili?!… Ja këto pyetje përbëjnë hallin e madh të shoqërisë shqiptare ?! Ja për këto pyetje s’duhet t’i zërë gjumi analistët, studiot e TV , portalet! Bo bo si do venë hallet ?! Dhe fshati qeshet dhe bota tallet…

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sllobodanka

                                Grupi i G. Bardhit nuk e fsheh kryetarin. Zedhenesi i tij, Gjekmarkaj, i pyetur nga Mirela Milori se si e konsideron Sali Berishën tha se ai është shef i opozitës, që është mëe madhe se Partia Demokratike.

                                Përgjigjjuni
                                1. f
                                  fuat

                                  U reshtuan anti amerikanet,shpellare te pa gdhendur,komuniste te ndyre.

                                      1. e
                                        eli-tiv

                                        ....Berisha e ka beteje per koke....cdo diskutim me te nuk ka kuptim..si Pd..demokraci ..e cdo gje.Ai nuk ka ka me komoditetin ..qe "pas meje qameti"....ate familjarisht e ka zene qameti .....shqiptaret kane te perditshmen e tyre...

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          DEMOKRAT STARJE ERSEKË KOLONJË.

                                          MIRË E KE O MERO.PO AS PËR RRESHT,NUK JANË,SIÇ JANË KATANDISUR KËTA.UNË VETË,JAM IDJATHTË,PO E MAJTA AEDI SI NA KA NE TË DJATHTËT?TA THEM UNË: SI UJKU GOMARIN, QË PASI E KAPËRCEN,EDHE LUAN DISA HERË FILLON EDHE E HA!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Bedri Islami

                                            ...kurse ketej nga Partia Socialiste nuk ka kurrfare rrjeshti, por vetem Demokraci, Demokraci, Demokraci...qe buron nga gjeneza e kesaj partie si ish PPSH e ne lindje si Parti Komuniste e ngjizur nga vullneti suprem i Dushanit e Miladinit ne ate 8 nentor 1941!

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje