Ka dy momente nga reagimi i “Foltores” për vizitën e sekretarit Blinken, që në fakt janë të dyja qesharake. E para, është ai gëzimi i papërshkrueshëm kur u tha se sekretari Blinken nuk do të vizitojë Shqipërinë, pasi u dha lajmi nga Top Channel se do ta vizitojë.
Aty u “rreshtuan” të gjitha argumentet përse ai nuk mund të vinte në Shqipëri. Thelbi ishte se po të vinte ai, do të legalizonte pushtetin e Edi Ramës të cilin “Foltorja” do ta rrëzojë më 20 shkurt, pra katër ditë pasi të iki sekretari Blinken. Dhe aty sikur të ishin në mendjen e sekretarit Blinken, çdo frustrim të tyre e kishin kthyer në argument të sekretarit Blinken, çdo sukses të Shqipërisë e kishin kthyer në krim dhe mbi të gjitha, çḑo përpjekje të SHBA për të ruajtur aleancën me Shqipërinë e kishin përkthyer si aleancë me Edi Ramën.
Tani që sekretari Blinken e konfirmoi zyrtarisht vizitën, merreni shkrimin e zëdhënësit të Foltores dhe hiqjani atë frazën “sikur Blinken të vizitonte Tiranën” dhe e kuptoni se çfarë nderi i kanë bërë Edi Ramës me dorën e tyre.
Por deri tek gëzimi që sekretari Blinken nuk do vizitojë Shqipërinë, ka një kuptim, se në fund të fundit parti anti-amerikane janë.
Më qesharak është momenti i dytë, pasi vizita u konfirmua. Zëdhënësit e tjerë të “Foltores” që shfaqen në ekrane, po përpiqen të thonë se sekretari Blinken po vjen për situatën në Ukrainë, për sigurinë në rajon etj. Pra jo për ato që thoshte zëdhënësi i “Foltores” para konfirmimit.
Aq të gëzuar duken kur e thonë këtë të dytën, sa të mbushet mendja se këta e përfytyrojnë sekretarin Blinken, “një xhandar ndërkombëtar” që vjen këtu me pranga në duar dhe kërkon të arrestojë kë të gjejë nga opozita rrugëve.
Gëzimi që ai nuk vjen për “punë të brendshme”, është e vetmja kënaqësi që kanë shpikur pas hidhërimit të konfirmimit të ftesës.
Natyrisht sekretari Blinken nuk vjen me axhenda ditore politike. Ndoshta as nuk e di që “Foltorja” e Berishës ka lënë më 20 shkurt një miting, që si gjithë 200 mitingjet e tjerë do përmbysë Edi Ramën.
Por ai vjen në një vend aleat për t’i shprehur mbështetjen e SHBA dhe për qëndrimet që ka mbajtur ndaj sigurisë në rajon, konfliktit në Ukrainë dhe ruajtjen e kursit perëndimor të Shqipërisë.
Gëzimi i parë është i arsyeshëm, se kur thuhet që sekretari i Shtetit nuk do të vizitojë Shqipërinë, pas një lajmi se do ta vizitonte, ka kuptim të gëzohesh mos ta kesh nëpër këmbë një “armik” të rëndësishëm.
Por ky gëzimi i dytë, që me pak fjalë përkthehet “shyqyr që nuk vjen për ne”, i kalon kufijtë e të qenit qesharak. Dhe tragji-komikja është se në fakt, duke ardhur për sigurinë rajonale, për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë Perëndimit në konfliktet rajonale, vjen dhe për “Foltoren” që është në një linjë me gjithë rrymat që forcojnë praninë e Rusisë në rajon, dhe partitë që po përpiqen të minojnë standardet e demokracisë në rajon.
Se vetëm për këta të “Foltores” sonë nuk ka pse të vijë, se këta nuk kanë më nevojë për ndonjë armik të rëndësishëm për t’u shpartalluar. Armiku më i rëndësishëm i tyre është Sali Berisha, dhe ai e ka bërë punën e vet deri në fund.
Askush nuk do ta bënte kaq qesharake opozitën në një vend, sa e bëri ai. Dhe mbi të gjitha, askush nuk do ta bënte kaq anti-amerikane, kaq anti-evropiane dhe kaq banale. Vetëm ai mund ta bënte.
Por për këtë sekretari i Shtetit nuk është i gëzuar. Ai nuk ka qëllim të shkatërrojë opozitën, por ta forcojë atë. Për këtë arsye ua ka hequr qafe Sali Berishën duke e shpallur “non grata”.
Problemi është se një pjesë e opozitës ka mbetur peng i një njeriu dhe ai nuk ka ardhur të lirojë pengje.
Bukur e ke thënë. Sali Berisha do bënte aleancë edhe me djallin (me Putinin po e po), nëse do e vendosnin sërish në pushtet. Kjo familje anti-demokratike për fat të keq, merr akoma shumë vota nga njerëz me mendje të ngushtë, që janë po aq vjedharak sa vetë familja në fjalë.
Blinken vjen me Robert papën për të arrestuar Ramën,vjen edhe me Genc burimin dhe avokatin Francez për t'i kërkuar falje Sali kriminelit dhe për t'a shpallur sulltan Saliu tretë
Tani do duken trimat e opozitës po ta anullojnë protestën e datës 20 shkurt e të dalin ditën që vjen Blinken që ai të kuptojë se Berisha është udhëheqës i madh dhe është shpallur kot "non grata"...Të dalë Noka me miell,Paloka duke djegur regulloren,Sula si karagjos,Bardhi si bandit etj etj.
Ndonjehere kur ne te mos jemi gjalle, kur breast e ardhshem te njihen me aventurat e opozites sone, mund tu duken te cuditshme. Por pastaj do kuptojne se ka pat te tilla arsye qesharake qe demokracia jone humbi kohen e vlefshme. Keto jane shkrime qe do i sherbejne se ardhmes per te kuptuar me qarte paradokset e kohes sone
Neser "Foltorja" ka per te shkruar qe zoti Blinken do te shkoje nje mbremje tek rruga e Berishes,ku,do degjoje me veshet e tij "filozofite" qe u tregon Saliu cdo nate nga dritarja,si per shembull: "A e dini te dashur demokrate?... Ketu eshte kati i 8 - te!"...
Lajmi keq për Saliun e Mulin e pedo Bardhin,është se vjen edhe Juri kim
Padyshim ardhja e sek.te shtetit Amerikan vjen me nje axhende te qarte pas akuzave i jane bere Serbise ne KBashkuara si shtet qe ka bere gjenocid ne Kosove!Pra ardhja e tij ne Shqiperi eshte pikerisht per ti dhene dhe forcuar me tej faktorin Shqipetar ne Ballkan si nje aks te domosdoshem ekuilibri midis Perendimit dhe Lindjes!Dje ne Kombet e Bashkuara per here tye pare Serbia eshte akuzuar si vend qe ka udhtruar gjenocid ndaj popullsise Kosovare duke i bere thirrje indirekte kryeministrit Kurti qe te jete me i qarte e mos te notoje ne ujra te trubullta ,por te veproje sa me shpejt drejt qendrimeve e veprimeve te tij ne lidhe me obligimet qe ka ndaj faktorit nderkombetar.Kohet e tuburllta qe po jeton sot globi kerkojne me shume se kurre qe ballkani duhet te jete i qete e ne paqe e faktori Shqipetar duhet te jete ne rrolin e saj kryesor!Ndaj ai vjen pikerisht ne kete mesmuaji per ti dhene njekohesisht politikes se Tiranes nje mesazh te qarte dhe detyrues per hapat e metejshme qe duhet te ndjeki si nje çels kyç ne zhvillimin dhe konsolidimin e demokracise ne kete vend dhe rajon,ku stabiliteti eshte prosperiteti eshte primar!
Rithemelimi dhe shumë partiçka bija shpëtojnë vetëm kur të largohet Berisha,nga kjo botë! Politika amerikane nuk e ka kohën e tepër të merret me Non Gratën, një mbeturinë komuniste.
Rrofte Amerika...fuck berrishjanve serbomalazeze
Sali Berisha dhe Ilir Meta tani janë veçse dy copa muti në brekët e fëlliqura të Janullatosit. Në ditët që jetojmë opozita shqiptare është Edi Rama dhe gjithçka i vjen prapa ( korrupsjoni galopant, oportunizmi, servilizmi, sharlatanizmi shtetformues, emotiviteti infantil dhe deliranti), ndërsa pozita shqiptare nga e cila varet egzistenca, mbijetesa, lufta, dhe e nesërmja e shqiptarëve, është Albin Kurti dhe, Kosova. Kurti është një problem i madh si për Serbinë dhe Rusinë ashtu edhe për Perëndimin, pasi nuk është frikacak që i shmanget konfrontimit. Është gjakftohtë. Nuk është kukull si çdo politikan shqiptar në këto 30 vjet. Dhe mbi të gjitha nuk punon për humorin e të tjerëve, por guxon të mendojë me kokën e tij, duke hedhur themelet e një Kosove sovrane dhe një bote shqiptare sovrane, aq irrituese për këdo. Për Kurtin, tërbimi Ruso serbomadh, duhet shfrytëzuar nga shqiptarët si një moment epokal që shqiptarët të krijojnë atë që ju kanë mohuar dhe mohojnë prej shekujsh