Seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën ku mori pjesë kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq pati një profil ulët publik, edhe pse Rusia ishte sponsore e takimit. Edhe qëndrimet diametralisht të kundërta për gjendjen në Kosovë në fjalimet e Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiq, nuk është se përbëjnë ndonjë lajm të ri për botën, pasi rëndom klasifikohen si propagandë.
E vetmja gjë e rëndë për Kosovën në këtë seancë, për fat pa shumë vëmendje ndërkombëtare, ishte se seanca ekspozoi problemin e Kosovës me Perëndimin, i cili është sponsori i themelimit të shtetit të Kosovës nën mbikëqyrjen e OKB.
Sekretarja e Përgjithshme e OKB mbajti qëndrim kritik ndaj qeverisë së Kosovës për masat e marra në mënyrë të njëanshme dhe të pakoordinuara me aleatët e Kosovës.
Fakti më i rëndë kundër Kosovës është se nëntë vende anëtare të Këshillit të Sigurimit që e njohin Kosovën, kanë mbajtur qëndrim kritik ndaj saj, duke përmendur mungesën e koordinimit dhe veprime të nxituara ndaj komunitetit serb në Kosovë.
Vendet që e njohin Kosovën dhe janë pranë saj, u detyruan pra të jenë kritike për hapat e njëanshme të qeverisë së Kosovës pa u koordinuar me Perëndimin. Edhe pse ata tentuan të ekuilibrojnë qëndrimet e tyre duke dënuar agresionin në Banjskë dhe llogaridhënien e Serbisë për këtë rast, seanca e bëri fakt të kryer ekzistencën e një problemi politik me serbët në Kosovë, duke ju referuar akteve të qeverisë Kurti.
Kjo në fund të seancës la për serbët perceptimin se ata janë viktima të vendime të qeverisë së Kosovës për shkak të moskordinimit të saj me vendet aleate perëndimore.
E kuptoj që shumë njerëz mendojnë se hartimet e Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit janë ngjarje për Këshillin e Sigurimit, por në fakt ato as merren në konsideratë. Ajo që mbetet është perceptimi se Kosova po ndërmerr hapa të pakoordinuar me Perëndimin, ose e thënë më thjesht, Albin Kurti i ka vënë në pozitë të vështirë vendet aleate të Kosovës në Perëndim, të cilat janë të detyruara të ekspozojnë problemet që kanë me qeverinë e Kosovës. Një prej tyre, më i rëndësishmi, është moskordinimi i qeverisë së Kosovës me to.
Pra nëse për asgjë, edhe nëse i injorojmë shpikjet e serbëve për persekutim nga shqiptarët, seanca në Këshill të Sigurimit ka shërbyer për të kuptuar se Kosova nuk i ka aq mirë punët me Perëndimin, falë akteve të kryeministrit Kurti.
Është një perceptim që serbët kanë 25 vjet që e presin dita ditës. Ëndrra e tyre finale është futja e Kosovës në konflikt me Perëndimin dhe shfaqja e tyre si viktimë e shqiptarëve në Kosovë.
Këtë ëndërr 25 vjeçare të serbëve, Albin Kurti po e realizon si perceptim, pasi e vërteta është se serbët nuk janë viktima të shqiptarëve në Kosovë. Por Kosova në seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit e humbi këtë betejë, derisa vendet aleate të Kosovës, ato që e kanë njohur dhe e mbështesin Kosovën, u detyruan të jenë kritike ndaj saj.
Tani për të krijuar perceptimin e një vendi të drejtë dhe aleat të Perëndimit, Albin Kurtit do t’i duhet shumë herë më tepër punë, dhe fatkeqësisht më shumë lëshime për serbët, për ta hequr këtë imazh të rëndë për Kosovën.
Dhe ky imazh nuk hiqet me lajme sensacionale se Albin Kurtin duan ta vrasin serbët. Nuk balancohet imazhi i Kosovës me viktimizimin e Albinit, meqë janë viktimizuar në mënyrë të padrejtë dhe serbët.
Nuk është në pyetje viktimizimi i Albinit, por Kosova si viktimë e politikave të tij kundër Perëndimit. Dhe kjo nuk zgjidhet duke u ngritur alarmi se po na vrasin Albinin, por duke u ngritur alarmi real, se politikat e tij mund të vrasin Kosovën.
Pyetje: PSE POLITIKAT E KURTIT QUHEN KUNDËR PERËNDIMIT DHE JO KUNDËR SERBISË? Me kë është Perëndimi: ME ALBININ APO ME ARIUN (serbo-rus)?
Bravo kirurg. Me një fjali ia hodhe poshtë Meros gjithë paçavuren që ka shkruar.
E hidhur por e vertete kjo qe thote Mero.
o kirurg, o idiot i foltores, albini eshte komunist ,ai ishte kunder rambujese, kunder bombardimit te serbise nga nato, kuptohet qe eshte nje idiot kunder perendimit, kunder uck, kunder kosoves dhe padashur pro rusise, poshte idiotet komuiste si albini dhe berishizmi.
Ide te tilla t'kthjellta vec nje mendje e holle komuniste-sllavo-mongole ja ben lidhjen..t'pakten n'drro epitetin se turpnon gjakun tone t'shprishun
O Mero na hengsh mune, meru me problemet brenda vendit. Shqiptaret eKosoves e dine vete ku u pikon catia.
Pse është kaq e pamundur që në Shqipëri të kuptohet Kurti dhe të pranohet mënyra e tij e të bërit politikë?! Fatkeqësisht mendoj se gjithë klasa drejtuese post komuniste në Shqipëri, manifestoi të njejtin mentalitet. Oportunizëm, servilizëm, sodomi, inferioritet, nënshtrim total me të huajt dhe korrupsjon, harbutëri, delir, histeri, asgjesim të industrisë, prodhimit të bukës dhe aftësive vetmbrojtëse në politikën e brendshme. E gjithë klasa politike në Shqipëri dëshmoi mungesë totale shtetformuese dhe përveç luftës të paskrupullt për privilegje personale, asnjë gadishmëri për të sakrifikuar, rezistuar dhe për t'u ndeshur me sfidat që haste Shqipëria me fqinjët, duke ja lënë vendin sodomisë më të madhe në 100 e ca vjet shtet. Është fakt që mes Kosovës dhe Serbisë nuk është zgjidhur asgjë nga ndërmjetësimi, që dështoi turpshëm. Dështoi sepse Serbia me mjeshtëri përdori sabotimin që BE dhe pesë vende të saj i bënë Kosovës. Një BE që nuk arrin të bindë veten, nuk i ngelet asnjë lloj autoriteti. Kosova është në udhëkryq sepse BE dhe Perëndimi dështuan. Kokëfortësia e Kurtit më parë, me Banjskën, dëshmoi se pati të drejtë në qëndrimet e tij të forta dhe politika perëndimore dështoi. Çdo lëshim i Kurtit do të ishte veçse një humbje e madhe pa asnjë lloj rezultati minimal. Lëshimet e Kurtit veçse do të ushqenin propagandën e "suksesit" të ndërmjetësimit të perëndimorëve dhe forconin rrezikun ushtarak të Serbisë. Kurti asnjëherë nuk i është fshehur përgjegjësisë për forcimin me çdo kusht të sovranitetit të Kosovës"Sukseset" e lëshimeve të Thaçit, veçse e çuan në një birucë të errët, në një nga gjyqet e sajuara më të turpshme dhe rraciste të historisë. Sot Shqipëria duket e fortë dhe e patrazuar mbi Kosovën, Kurtin dhe histerisë e Perëndimit, por është veçse një paqe iluzore përpara fortunës. Bythlëpirja dhe oportunizmi që vjen nga mungesa e çdo parimi, skrupull i dhe guximi për të menduar me kokën tonë, edhe pse tmerrësisht e përdorshme për Greqinë, Serbinë, Perëndimin dhe këdo tjetër dhe e shitur si sukses, është sodomi e destinuar të dështojë turpshëm dhe dhunshëm. Enverizmi i Albin Kurtit është pa dyshim një kokçarje e madhe për të gjithë, përfshirë prostitutat e Shqipërisë, por jo për kombin shqiptar. Dhe enverizmi pa dogmën e komunizmit, që synon një komb laik pa kancerin e klerit mesjetar, një komb të aftë të prodhojë dhe sigurojë egzistencës përmes vetmbrojtjes ushtarake dhe sovranitetit teknologjik dhe alimentar, një komb i emancipuar që di të gjykojë me kokën e tij dhe të respektohet nga aleatët dhe fqinjët, një komb që e di se kush janë objektivat dhe prioritetet e veta pa pritur t'ja diktojnë gjithmonë interesat e të tjerëve, është rruga e duhur. Kontributi i shqiptarëve ndaj aleancës me Perëndimin nuk duhet të jetë nënshtrimi ndaj çdo gjeje që ata duan të imponojnë, me shqiptarët nga pozitat e fakirit të uritur me dorën e shtrirë për lëmoshë, por kontributi ynë ekonomik, prodhues, ushtarak, kur ta lypë nevoja e aleancës me t'a. Kaq! Ndryshe do të bëjmë sehir Serbinë nga kolibja e qenit prapa dyerve të BEsë ku vegjetojnë prej gjysëm shekulli , që bën para dhe ju shet armë dhe municione duke qenë më frytdhënëse për nevojat e Perëndimit, se ne shqiptarët që kemi shkatërruar çdo industri ushtarake dhe prodhuese dhe po kalbemi në brekët e lerosura të Janullatosit, arabëve, turqve, italianëve, grekëve.
Ke aq te drejte sa c’ka im bir 17 vjecar kur me predikon mbi te drejtat e tij, nderkohe qe fle ne shtepine per te cilen kam paguar une, ha ushqimin qe e kam paguar une, vishet me veshje qe i kam paguar une, shkon ne shkollen qe paguhet nga taksat e mia dhe qeras te dashuren me parate e mia. Perndryshe, pa dyshim qe ai ka te drejte te vije ne oren 11 te nates kur del me shoket, ka te drejte te fleje nga shtepia e atij shokut qe i kane ikur prinderit, ka te drejte te pije cigare, ka te drejte te mos shkoje ndonje dite ne shkolle sepse ka ditelindjen e dashura dhe do e festojne. Qartesisht ka te drejte. Asgje nga keto, perfshi ketu edhe pirjen e cigares, nuk eshte e jashtezakonshme. Po edhe sikur te ishte, ai eshte nje njeri tjeter nga une dhe ka vendimmarrjen e tij. Ashtu eshte. Pooooor, persa kohe qe jo thjesht mireqenia por edhe ekzistenca e tij sigurohet prej kontributeve te mia, keto te drejta jane relative. Ja kaq e thjeshte eshte edhe marredhenia perendim/SHBA - Kosove. Hiqi Kosoves mbeshtetjen e perendimit, brenda 2 javeve (ose me pak), te gjithe shqiptaret e Kosoves do jene ose te vdekur ose refugjate ne Shqiperi, si ne 1999. Por ne parim ke te drejte. Ne realitet po shet pordhe.
Korrekt 100%..dhe i vetmi koment qe ja vlen t'lexohet
Janina..kuptohet eshte mese korrekt
Të lumtë Janina. Një koment prej profesionalisti. Ke vënë gishtin në plagë. Veçse me vonesë dhe jo për fajin tënd. E ka marrë ferra uratën o Janina. Nuk ka më shpresë. 34 vjet shkatërrim, vjedhje, grabitje, demoralizim dhe imoralitet i paparë, shitje e pasurive kombëtare për 1 euro. Aq shumë është poshtëruar ky vend saqë Enver Hoxha ka filluar të na duket si shenjtor. I vetmi që diti ta bënte Shqipërinë shtet me ushtri, industri, bujqësi të përparuar. Me shkollë elitare dhe falas. Me shërbim mjekësor në çdo cep të vendit. Me dritë elektrike në çdo kasolle. Le t'i hanë mutin Berisha me Ramën. Zdromsat.
Shpëtimi ynë ka për të ardhur vetëm atëherë kur ne të sillemi dhe mendojmë në raport me përmasat tona. Si vënd i vogël, ne duhet të heqim njëherë e përgjithmonë dorë nga politika megalomane, sikur jemi qëndra e botës, fanar ndriçues për botën, e plot marrëzira të tjera me të cilat na kanë mbushur kokën. Gjithë qëndrimi ynë grotesk është vënë në lojë me një madhështi të habitshme nga Agron Llakaj, i cili, me një lahutë vetëm me një tel dhe vetëm në dy vargje këndonte: "Kemi fëmijët pa bukë, (ja jepte lahutës nja dy herë majtas djathtas e vazhdonte vargun tjetër) çoni Eljanin në Kubë!, e përsëri lahuta gërr vërr me një tel të çakorduar. Pra, ne këtu, megjithse nuk kishim bukë të hanim, problem më të madh kishim të kthehej Eljani në Kubë!!!!!Të zestë ne thuaj, u plakëm me hallet e botës!......
Mero nje "keshille" miqesore nga nje fans i yte ! Lere Albinin te beje punen e vete, nese je me te vertete patriot, ashtu sic edhe une te njohe , merru forte me Vucicin dhe agresoret serbe, se nuk eshte faji i Albinit qe me force kundershton krijimin e nje Srebrenice ne Kosove. Jo gjithmon eshte e drejte mbeshtetja pa kushte e politikes se perendimit ne raport me Kosoven. Shiko se c'qendrim mbahet nga ana e tyre ndaj Serbise. Shikoje se si e perkedhelin ate edhe pse qendrimi i saj ndaj Putinit bie ndesh me interesat e perendimit !? Pse ky qendrim refraktar i Serbise u toleroka dhe qendrimi konstruktiv i mbrojtjes se interesave kombetare i Kosoves nuk tolerohet !? Mjafte me qendrimin konformist ndaj politikes perendimore. Sa me shum ulke kurrizin me shum te ngarkojne me dru !? Cfare do te humbiste Kosova, nese do te ndiqte pa kushte cfaredo qe te thoshtre perendimi, me shum se per ceshtje te caktuara do ta kundershtoje ate ? Abinin mund ta kritikojme per shum e shum gjera, por ne drejtim te ruajtjes se i ntegritetit naciona, nuk kemi pse ta kritikojme, vetem, e vetem per ti bere qejfin, qe ti pelqejme Amerikes.
Bravo Janina! Ju lumtë, nje analizë e saktë që shpresoj t’ja mbyllë gojen « internacionalisteve « shqiptare
Brovo Mero, çdo fjalë ka vulën e vërtetësisë. Jemi nën pushtet si në vendet diktatoriale. E gjithë bota demokratike na e kthyen shpinën dhe na shikojnë si Babun të poshtëruar. Ne po jetojmë si në vitet e mesjetë të varfër me sanksione, nepotizëm - dhunues /si në vite 90 me poshteni albanci/ , padrejtësi njerëzore me izolim nga çdo sferë jetës etj. Ikin njerëzit nga vendi i tyre sepse jeta është bë e pa durueshme nga padrejtësitë dhe presioni psikik. Ketë si gjë pozitive e shohin injorantët - analfabetët funksional që frikësojnë popullin me parulla lufte e atentate të imagjinuara përsëritin gënjeshtra - dhe të zezës i thonë të bardh.
Shumë tipa te komentet që e kanë shumë të vështirë të kuptojnë që pa mbështetjen e Perëndimit, Kosova është thjeshtë një fshat. Perëndimi ka boll trazirantani që të merret me idiotë si Albin Kurti. Nëse Kosova do të futet në aventura gjeopolitike, ta bëjë vetëm e të shikojmë sa do durojë.
Perëndimi kritikon A Kurtin dhe i fërkon kokën Vuçiçit.Pse ju dashkan bër favore sërbëve të Kosovës apo ata i ka pjellë zagarja e beut ?Albini ka të drejtë sepse nqse je shtet i pavarur do bësh politika ekonomike në interes të vëndit.Pse nuk ju pëlqejnë shkave sërb pagesat vetëm në euro kur dihet se monedha kombëtare është euroja e jo dinari sërb.Sërbët kërkojnë favore të pamerituara.
Nje keshille per pseudonimin "kirurg". Ne se je patriot shqiptar dhe ne pershtatje me pseudonimin qe ke zgjedhur te inkurajoj qe ta perdoresh "thiken e operimit" per te ndare kater komunat me 98% serbe ne veri te Kosoves dhe bashkimin e tyre me shtetin ame-Serbine. Po ashtu, te operosh kufirin perendimor te Serbise Jugore, ku jetojne 98% shqiptare dhe te mundesosh bashkimin e tyre fillimisht me Kosoven, e pastaj me trungun ame-Shqiperine.