Ka një ndryshim të fortë të mënyrës se si e ndolli Berisha protestën në emër të “bashkimit’ dhe si e shiti pastaj, si protestë kundër sekretarit Blinken dhe SHBA.
Para protestës tha se kjo protestë bëhet për të festuar bashkimin e opozitës dhe të vërtetën e dënimit të tij. Gazetarë të tij e përsëritën qartë këtë në komentet e tyre televizive apo në portale.
Pas protestës e ndryshoi “motivin”. Të njëjtët menjëherë e konsideruan protestën një përgjigje për vizitën e sekretarit Blinken, që mbështeti regjimin e Tiranës dhe injoroi Berishën.
Ashtu si u maskua për gati dy vjet duke sulmuar Lulzim Bashën si besëprerë për të maskuar betejën me SHBA, tani po përpiqet të bëjë të kundërtën. Po përpiqet të festojë bashkimin me Gazment Bardhin, dhe ta paraqesë dhe këtë si një protestë kundër SHBA, meqë Bardhi preu në besë SHBA për të.
Në të dyja rastet ne e dimë ku e ka hallin. Hallin e ka tek SHBA dhe aty është i sinqerte. Është në të drejtën e tij të bëjë luftë me ta, se e kanë turpëruar në pleqëri duke e sanksionuar si hajdut familjarisht, si minues të demokracisë dhe shantazhues të sistemit të drejtësisë.
Por betejën me të duhet ta bëjë hapur, jo herë duke u fshehur pas Lulzim Bashës si besëprerë i tij, në favor të SHBA, e herë duke u fshehur pas Gazment Bardhit si besëprerë i SHBA, në favor të tij.
Ai e ka tani një fraksion anti-amerikan të vendosur në opozitë dhe mund t’i gëzohet kësaj arritje të tij. Edhe për Shqipërinë është më mirë një fraksion ant-iamerikan legal, i sinqertë, në rrugë institucionale, që përfaqësohet prej tij, se sa njerëz arrivist që flasin në emër të SHBA , shkojnë e bëjnë foto në SHBA dhe thonë jemi njerëz të amerikanëve në politikë, për t’i shpëtuar gjyqeve, për të marrë ndonjë votë, apo për të shantazhuar Berishën t’i fusë në listë.
Kjo ëndrra e tij që Shqipëria të vërshojë në rrugë kundër Blikenit nuk do të realizohet kurrë. Nuk ka pse e pretendon atë. Ndaj Blinkenit mund të protestojnë vetëm njerëzit e tij, ithtarët e bindur të tij, që e kanë lidhur fatin politik me të.
Dhe nuk e kuptoj pse Berishës i duhet të thotë që kishte pjesëmarrje të lartë, pasi njerëzit tani janë të numërueshëm. Atij i bëjnë punë dhe 30 vetë poshtë penxheres, e jo më 3 deri 4 mijë vetë në bulevard.
Në fund të fundit, ai e di që nuk i shkojnë qytetarët në protestë.
Kur shkojnë qytetarët, protesta është e popullit, nuk është më e tij. Ai nuk ka nevojë për protesta të popullit. Ai do protestat e “popullit” të tij. Dhe ata që ishin dje, janë populli i tij.
Nëse ai do të ishte i bindur që do t’i dilnin ata 3 deri 4 mije vetë, mund ta thoshte më parë që këtë protestë e kemi kundër sekretarit të Shtetit. Nuk është pak të nxjerrësh 4 mijë vetë kundër sekretarit të Shtetit. Problemi është që ai beson se njerëzit e tij gëzohen më shumë që u ka shkuar Gazi dhe Salianji, se sa mërziten që ka ardhur Blinken në Shqipëri.
Edhe për këtë i duhet që për të sulmuar Blinkenin, t’i marrë “borxh” Gaz Bardhit protestuesit, që festonin rikthimin e tij tek burri i parë.
Nje deputet do mbi 5000 mije votues per te mare mandatin ( ka edhe deputet me 340 vota si Peco Vasili ) por po marim mesataren 5000 mije . Tani 46 deputet te mbledhin afersisht 3000 mije katundar eshte deshtim totale . Ndersa po ti rreferohesh fotove te Fevziut ishin 650 ÷ 860 mije po nuk funksionon kjo genjeshter pasi te gjithe jemi te shkolluar dhe nuk ndikohemi nga Fevziu Shkullaku Bushati Lubonja bythe shiturit
Gjithë gabimi më i rëndë i perëndimit pas shembjes së komunizmit qëndron në faktin, se nuk bëri atë që bëri ndaj nazistëve pas mbarimit të luftës së dytë botërore. Ashtu siç luftoi me forcë kundër forcave të boshtit derisa i detyroi të kapitullonin, të njëjtë gjë bëri edhe ndaj komunizmit derisa kapitulluan në mënyrën më të turpshme. Por e keqja qëndron në faktin se, ndërsa nazistët me të drejtë pas kapitullimit i goditi me moskthim nëpërmjet gjyqeve dhe nxjerrjes jashtë ligjit, ndaj komunistëve nuk mbajti këtë qëndrim por i trajtoj si njerëz të pazhivilluar, të cilët mjerimin që i shkaktuan popujve të tyre si shkak të tij vunë paaftësinë proverbiale të komunistëve për të qënë të dobishëm për të tjerët. Nëse edhe komunistët do të ishin trajtuar njëjtë me nazistët, duke i dënuar dhe nxjerrë jashtë ligjit si shkaktar të mizorive të tyre të pashoqe, sot nuk do të kishim në pushtet dhe deputetë nëpër parlamentet e e vendeve ish komuniste një armatë të tërë të bashkëpunëtorësh të atij regjimi. Për pasojë edhe udhëheqësi i opozitës ruse nuk do të kishte vdekur.
Nuk pyet edepsezi Sali kur betet fjale qe te mbroje hajdutlleqet e familjes se tij Ai i ve flaken vendit nese do kete fuqi Ata pak fakire qe i bie aty i genjen me ndonje sufllaqe.kurse nje pjese tjeter eshte e detyruar pasi jane bashkvjedhes e i dalin horrliqet.E cte thuash me per kete qelbesire Sali kafsha.
Z.Mero BAZE, për pjesmarrjen dje në Protestën e Rithemelimit/Foltores dhe do Kryetar Partiçkash që kapin as 2% elektorat të gjitha sëbashku, flasin Video_t e 3 DRON_ëve që regjistruan gjithë kohën sa vazhdoi Protesta e familjes Berisha dhe ushtarëve e trushpëlarëve pas kësaj familje super-kriminale e gjitha, jo vetëm Sali Berisha. Video_t me anë të një programi të veçantë Kompjuterik, që analizon dhe numron nga sipër kokat një më një (ku futen dhe Policët, dhe punonjësit e Mediave), me një gabim më të vogël, rezulton se totali ishte 3800 deri 4000 veta në Bulevard, që rrinin statik dhe ishin vërtetë pjesmarrës në Protestë. Shifrat që dëgjuam mbrëmë në 99% të TV dhe Portaleve dhe sot tërë ditën papushim nga Berishistët dhe Metistët, janë totalisht të pavërteta. Numërimi kokë më kokë nga Tribuna deri tek zona e Bulevardit tek Galeria e Arteve, bashkë me ata të trotuareve në dy krahët, si dhe matja e distancave nga shpërndarja grupe-grupe të vogla në shtrirje përgjat kësaj pjesë të Bulevardit, është realizuar me precizion Digital të programit Kompjuterik nga disa Video të 3 DRON_ëve përgjatë gjithë Bulevardit që ishte zënë nga demostrataxhinjtë e "gjorë". Teknologjia e sotme DRON s'të fal në saktësi, ndaj shifrat e Berishistëve dhe Metistlve nëpër TV, Portale e Gazeta janë fundi i kësaj Opozitës të dëshpëruar nga numrat e ulët dhe humbja e shpresës për Pushtet më.
Nga universiteti te sheshi eshte 1000 metra dhe nga universiteti te ish stacioni trenit eshte 2000 metra ose 2 km Bulevardi ishte i mbushur 100 metra me mitingashe shumzoje per 4 persona per metro katrore shumezoje 16 metra gjeresia e bulevardit dhe del thjeshte numri ata qe ishin vendosur mbrapa ishte teknike per tu dukur shume dhe ne eresire te ndiznin dritat e telefonit per te treguar imazhe po realisht nuk i kalonin 3000 - 4000 mije per nje parti me 46 deputet eshte deshtim totale me mire mos ta benin pasi ishte disfate
Nuk ishin katër mijë vetë! Ishin katër mijë miliard persona, se i kishin ardhur nga hapsira. Mero, a nuk e shikon që jemi kthyer në atdheun e të çmendurve ??
Katër karakteristika të protestës së 20 shkurtit, ndryshe nga herët e tjera: 1. Kam parë demonstrantë që qanin prej gëzimit që shqiptarët u zgjuan dhe reaguan aq masivisht e aq fuqishëm! 2. Për herë të parë bulevardi u mbush në orën e caktuar për protestë! 3. Kishte shumë nga ata që qenë të pranishëm familjarisht me tre, karër e pesë anëtarë të familjes së ngushtë, çka do të thotë se Tirana u zgjua! 4. Nuk kishte thuajse asnjë lëvizje të protestuesve, largim nga protesta dhe asnjë ç'rregullim gjatë gati dy orëve të protestës! E gjitha kjo flet shumë!
Iiiiiii-rena!
Haaaaa Irena na kenaqe po flet si Vokshi nga 3000 mije i beri 120 mije nuk vazhdohet me idollogji komuniste o koqe femer apo trap mashkull taliban
Me qejfprishur se vete Pushteti nga protesta e opozites eshte kopeja e sejmeneve mediatike qe i sherbejne...ashtu si ato tifozet budallenj qe merziten nga humbja e ekipit tyre me shume se vete Lojtaret.
Komentet ketu e vertetojne me se miri ate qe deklaroi Rama dje para mediave -“ PATRONAZHISTET PUNOJNE EDHE KUR JU FLINI” . Çfare te thuash me shume!!!!
Posi mos thoje asgje kur nuk di asgje po a e di qe ka eshe ish PD patronazhist kam une shoke patronazhist te ish PD po diferenca eshte qe nuk punojne o bole