Vizita e sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Shqipëri, ka kompleksuar aktorët politik në Tiranë, të cilët po flasin me një gjuhë të drunjtë rreth “misionit ndërkombëtar” të kësaj vizite, që është “larg problemeve të politikës së brendshme”.
Qeveria po tregohet e përmbajtur në deklaratat e saj për vizatën e sekretarit Blinken, por kryeministri Rama ka theksuar se ai po vjen në një vend ku drejtësia e re ka rilindur falë dhe mbështetjes së SHBA, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ka zbukuruar korpusin qendror të Universitetit me një portret gjigand të tij duke i uruar mirëseardhjen.
Disa politikanë të opozitës rreshtuar pro Sali Berishës, po bëjnë thirrje të mos përdoret politikisht vizita, ndërkohë që 4 ditë më parë zëdhënësi zyrtar i Berishës, në një koment të tij, pas lajmeve se Blinken nuk do të vinte në Tiranë, theksoi se nëse ai vinte, ajo ishte një mbështetje për regjimin e Edi Ramës dhe qeverinë e korruptuar të Tiranës. Përdorim më politik se kaq, nuk mund të ketë.
E vërteta është se sekretari i Shtetit Antony Blinken vjen të enjte në Tiranë, duke zgjedhur Shqipërinë si një nga vendet e rajonit të Ballkanit e cila ilustron partneritetin e fortë me SHBA, që nga kriza e Afganistanit, tek roli udhëheqës konstruktiv në Këshillin e Sigurimit pro Ukrainës dhe në politikën e stabilitetit në rajon.
Por vizita e sekretarit Blinken ka një dimension që rrezaton fort në politikën e brendshme të Shqipërisë, pasi ai po vjen t’i japë mbështetje drejtësisë së re dhe prokurorisë speciale antikorrupsion, që është edhe një investim direkt i politikës së SHBA, që ka trazuar më shumë se kushdo tjetër politikën në Tiranë.
Madje sot nuk ka asnjë çështje të politikës së brendshme në Shqipëri që nuk lidhet me drejtësinë e re.
Antony Blinken do të takojë prokurorin Altin Dumani, që është në epiqendër të sulmeve politike të opozitës së Sali Berisha, duke u anatemuar çdo natë si kriminel, bandit dhe atentator i demokracisë. Fjalimet e tij janë publike çdo natë nga maja e ballkonit.
Tani kur sekretari i Shtetit i SHBA vjen në Tiranë dhe takon “një kriminel” apo “mercenar”, siç e quan Sali Berisha, natyrisht që kemi një përfshirje të fortë të sekretarit të Shtetit në çështje të politikës së brendshme, sado me doreza të flasim për këtë pikë. Ai është duke u treguar të gjithëve vijën e kuqe ku SHBA nuk lejon të preket. Dhe ajo është drejtësia.
Altin Dumani sot është i vetmi aktor që prodhon politikë, sa gjithë aktorët e tjerë politikë në vend, përmes rivendosjes së drejtësisë ndaj politikanëve të paprekshëm. Ai është njeriu që ka tronditur qeverinë, duke çuar para drejtësisë zyrtarët më të lartë të saj, që nga zëvendëskryeministri e deri deputetë, ministra e zyrtarë të tjerë të lartë. Dhe ky është sot i vetmi ushqim që ka opozita kundër qeverisë.
Ndryshimi është se qeveria e ka pranuar peshën e kryqit të drejtësisë së re dhe po përpiqet t’i mbijetojë ndëshkimeve duke e pranuar atë sfidë.
Përballë tyre opozita e Berishës është kthyer në një repart ushtarak, që të mbrojë Sali Berishën, vajzën, djalin dhe gruan e tij, nga akuzat për korrupsion. SPAK po çon para drejtësisë Sali Berishën dhe familjen e vet për përdorimin e pushtetit për pasurimin e tyre, siç thuhet dhe në motivacionin e shpalljes “non grata” të familjes Berisha nga SHBA.
Dhe kjo është një çështje që ka prodhuar politikë në opozitë, e ka përçarë atë dhe sot kemi një kamp anti-amerikan të konsoliduar në politikën shqiptare, të udhëhequr nga Sali Berisha.
Nuk di se çdo të thotë më shumë se kaq përfshirje në politikën e brendshme në vend.
I kuptoj këta deputetët e Berishës, apo gazetarët pro tij, që nxitojnë të thonë “mos e përzieni Blinkenin në punët e brendshme”, pasi nënkuptojnë hallin e tyre, por janë ata që kanë bërë sekretarin Blinken objekt të politikës së tyre, që nga hedhja qesharake në gjyq në Paris, e deri tek llomotitjet nga maja e ballkonit çdo natë.
Sekretari i Shtetit e ka bërë publike mbështetjen e tij për drejtësinë e re dhe prokurorin Altin Dumani, i cili është shpallur ndërkohë armik i opozitës së Berishës.
Tani kush rri poshtë ballkonit dhe dëgjon mallkimet për Altin Dumanin, nuk ka pse shqetësohet se mos Blinken përzihet në politikën e brendshme. Ashtu siç ata janë rreshtuar në mbështetje të Sali Berishës, sekretari Blinken është rreshtuar në krah të SPAK dhe drejtësisë së re.
Ndaj mos të lodhen kot duke bërë sikur janë dhe me Berishën, dhe me Blinken. Blinken ka zgjedhur me kë është. Kështu vetëm sa mërzitin Berishën, i cili së paku është i vetmi njeri i dëshpëruar sinqerisht nga kjo vizitë.
Qendrimet e PiDhisë, në lidhje me Blinken, janë njesoj si qendrimet e bythqirëve, të përftuara nga shefi i bythës, Gazmenda Bardhoshka. Vetë PiDhija ka vajtur dhe po falet në bythë të Gazkë Bardhoqes, dhe për bythe do tu dalë kjo punë, (mbasi siç flitet në kafenenë e SYRI TV), do të shpallen ORGANIZATË TERRORISTE.
Dhe tragjedi-komedia ekstreme e ketij vendi te mjere,cfaqet atje ku nuk ta pret mendja,tek Zeri Amerikes,qe interviston,per te pershendetur viziten e z.Blinken ne Shqiperi, tre persona,gje gjate gjithe jetes se tyre ne institucionet me te larta te diktatures hoxhiste ku kane punuar,kane vjelle vrer pa mase dhe diabolizuar imperializmin amerikan deri ne ekstrem,si Shaban Murati,Besnik Mustafaj dhe Paskal Milo.Mire keta,qe nuk e njohin fare ndjenjen e turpit dhe te pafytyresise,por ata shqiptare,qe punojne tek zeri i Amerikes,a dine se cfare ekspozojne dhe qe paguhen nga populli amerikan,per ti sherbyer demokracise se atij shteti dhe jo ne te kundert te saj,duke ekspozuar armiqte me te medhenj te asaj demokracia,tani ca demagoge te neveritshem.
Tek Zëri Amerikës, shef për Shqipërinë, është Arben Xhixho, xhaxhai i deputetes se Ilir Metajt, Erisa Xhixho. Mos prit gjë tjetër nga Zëri Amerikës.
Gjithmonë drejt e ke o Mero.
Respekte Mero.Je me i miri.
O Mero na ke care bythen behuni me profesional nuk ka nje artikul ta Lexosh me kureshtje vetem opinione fshatareske media nuk i afron asnje vlere publikut dijetar shqiptar E kuptoj qe dhe ti ke per te paguar punonjesit por ke dhe trike nga sistemi credo drejtimi ka ai be shqiperi Por. E ardhmja dhe evropa do te vleresoj ne se prodhon shkrime innovative qe mund te Ken ngritjen e demokracise ne atdheun tone mos u be pjese e sistemit te neveritur qe gjithe listen e bejne per karrige se gjithe populli e di sa mediokre eshte politika dhe media ne Albanistan
Mero na vjen keq por i'a ke fut kot edhe ti si gjithë lehsat e banaqeve mediatik. Nuk a asnjë takim imagjinar me Dumanin sepse flitet për Blinken figurën numër 2 Të SHBA kurse Dumani është askushi një i emëruar provizorë me mandat tre vjeçarë që i ra radha. Takimi i Blinkenit me njërëz të këtij niveli as nuk imagjinohet nga diplomacia amerikane sepse do i ulte vlerat vetë Blinkenit i cili si përfaqësus më i lartë i SHBA takon vetëm figura të nivelit të tij dhe më lartë se ai . Ndaj Mero i'a ke fut kot ,nëse ndodhte një çudi e tillë athere opozita ka të drejtë, Blinken ka ardhur për të inkurajuar SPAK për të arrestuar Ramën gjë që eshtë një endërr. Axhenda e Blinken dihet mos e fut dhe ti veten mes idiotve që imagjinojnë takime me rojen e radhës në SPAK që nuk ka snjë kontribut në drejtësi thjesht po kryen pjesërisht detyrën për të cilën paguhet
mero te lutem behu partizan i arsimit ne shqiperi po te shikosh vende qe 40 vjet ara ishin te varfera sot jan ne krye fale masive investim ne edukim ksaj sorre pollitike qe eshte sot i intereson vetem pushteti . behu flamurtar i edukimit gazeta jote do te fitj shume simpatizant une i pari
ju lutem i jepni leje Saliut te takoj Bliken
Na u be altin dudumani katnari i shupenzes vip, epo ksaj ca i thone?! Dy gram tru nuk i ka po posti akoma te ben te rendesishem ne shqiperine e prapambetur te botes se trete.
Ai portreti gjigand ne balle te bulevardit eshte nje njolle e madhe ne fytyren e cdo shqiptari! Sepse ai portret ne fakt eshte i vjeter! Eshte nxjerre nga bodrumi dhe eshte rilyer,per te disaten here! Po ta gervishtesh ate portret,do zbulohet nen te urimi per Cu En Laj-in dhe me poshte akoma dallohet urimi "Mire se vjen shoku yne i dashur Hrushov"! Jane e njejta specie, vijne nga e njejta origjjne! Jane monstra qe me kete popull tallen, njesoj sic u tallen baballaret,dajallaret dhe gjysherit para tyre!!!.....
Para 30 vjetesh ju të PD e kishit si recitim vjershe “ne qeverisim bota na ndihmon” dhe Sala ishte i pari qe e thoshte me te gerthitme, ai dava shkerdhat i degjenerum me teser ppsh ne xhep
Atë MENDËSI kanë , mos u mërzitni shumë , nuk e shikojnë vizitën e një përfaqësuesi të lartë të Amerikës si mbështetje për Shqipërinë , popullin e kombin shqiptar , por si mbështetje apo kundërvënie për politikën shqiptare . Mirë dhe me kaq , se ai që i frymëzon në këtë MENDËSI ka ndenjur tre muaj pa larë dorën , që i preku Sh Enver Hoxha .
Tamam e ke pershkruar, bravo Mero!
Ne fakt, eshte nxitimi per ta perzier Blinken ne mbeshtetje te nje politike te brendeshme qeverisese aq te deshtuar sa ne rrenimin ekonomik aq dhe ne shpopullimin e vendit nepermjet varferise.
Po çfare prisni nga Meroja o milet . Ai nuk shef as nuk kupton asgje perveç BERISHA. Akoma se keni kuptuar se ai flen dhe zgjohet me Berishen , edhe enderrat i ka me Berishen. Ka kohe qe vuan nga SALIFOBIA.
Mero. Je i madh.