Drejt 20 shkurtit si “Vullnetarë të Enverit”

17 Shkurt 2024, 18:39Editorial Mero Baze

Nuk di çfarë inati i ka mbetur në kokë Berishës me 20 shkurtin, por duket se do ta bëjë dhe atë datë qesharake. Dita e cila është simbol për shkak të rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës pas furtunës që krijoi greva e urisë e studentëve të Universitetit të Tiranës, është beteja simbolike mes Lindjes dhe Perëndimit në Shqipërinë e vitit 1991.

Ajo betejë u shoqërua me tensione të mëdha pasi oficerët dhe studentët e Shkollës së Bashkuar tentuan grusht shteti, ndërsa një organizim rrufe i ithtarëve të Enver Hoxhës nisi antimitingjet nga Përmeti deri në Tropojë, me në krye Hysni Milloshin, dhe u identifikuan si “Vullnetarë të Enverit”.

Për fat vendi nuk shkoi në gjakderdhje, përveç disa incidenteve të vogla, por beteja ishte e qartë. Ithtarët e 20 shkurtit ishin me SHBA dhe Perëndimin, “Vullnetarët e Enverit” ishin kundër SHBA, Perëndimit dhe lëvizjes studentore.

Tani Sali Berisha vendosi të thërrasë protestë për mbrojtjen e tij dhe familjes së vet më 20 shkurt, pasi shpiku një fabule “bashkimi” të opozitës.

Deri këtu nuk ka ndonjë gjë të re, se ai 33 vite për vete dhe familjen e tij e ka përdorur atë parti.

E reja është që vizita e sekretarit Blinken, mbështetja e tij e fortë për rrugën perëndimore të Shqipërisë dhe injorimi i fraksioneve opozitare, i ka çoroditur organizatorët e 20 shkurtit dhe tani të vetmin mjet mobilizimi kanë sulmin ndaj SHBA dhe sekretarit Blinken.

Pra i vetmi mekanizëm eksitues që po përdoret për të thirrur militantët rreth më rreth drejt Tiranës, është duke sulmuar sekretarin Blinken, duke e krahasuar atë me ambasadorin sovjetik në Tiranë në vitet ‘50 kur pushkatoheshin disidentë, dhe akoma më keq duke e konsideruar vizitën e tij të blerë për të sulmuar opozitën.

Një retorikë kaq të fortë kundër SHBA të përdorur si mjet mobilizimi për një miting, as Hysni Milloshi nuk ka përdorur në vitin ‘91.

Dhe për ironi të fatit, këta po bëjnë thirrje të mblidhen më 20 shkurt, ditën e rrëzimit ë monumentit të Enverit, si “Vullnetarë të Enverit” kundër SHBA, Perëndimit dhe kundër atyre që mbështet Perëndimi në Shqipëri.

Nuk ka asgjë të keqe pse duan të bëjnë një miting anti-amerikan, por pse kanë zgjedhur 20 shkurtin. Me sa duket Berisha dhe historinë e antikomunizimit do ta marrë me vete në varr. Nuk e duron dot ta lërë siç ishte.

10 Komente

  1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

    Berisha është me fiksime, për datat kur populli është ngritur në protestat për përmbysjen e komunizmit. Këto data janë përsëritur vazhdimisht për të protestuar, mendon se këto janë data që populli ngrihet në mënyrë të përsëritur, për të përmbysur të majtën në pushtet. Ëndrra me sy hapur. Kur dështon në këto protesta,i quan veprimtari përkujtimore. Shejtan budalla.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Evisa

      Nuk fitohen vota me të shkuarën. Natyrisht, si një ditë simbol i ndarjes me komunizmin, në përkujtim të aktit, sot pas 33 vjetësh mund të mbahej ndonjë simpozium ku të viheshin në pah të metat dhe sukseset e ndërrimit të sistemit shoqëror. Por t'a trajtosh këtë datë si mënyrë për të mbajtur gjallë urrejtjen në gjirin e shoqërisë dhe për më tepër t'a përdorësh kundër një qeverie e cila sot largohet vetëm me votën e popullit, kjo duket absurde. Për të fituar vota sot ka vetëm një mënyrë, shpalosje e një programi zhvillimi për të çuar shoqërinë përpara.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Saranda

        Sikur te kishte media te mirfillta, nuk do te silleshin tani e 30 vote rreth temave ai ato me enverin me te cilat mjegullojne argumentin kryesor e qe eshte plaqkitja e shtetit. Lerini mjegullat, kontriboni te nxirrni lider te denj, jasht Berishes, Bashes, Metes, Veliajt e Rames. Mjafte eshte mjafte. Mjafte me thika mes vete, se po cmendni nje popull te tere.

        Përgjigjjuni
      2. M
        M

        Mero leri ne ¢mendimen e tyre,kemi nevoj per zbavitje.Keta koqet e Saliut si Noka,Paloqja,Vokshi dhe qershia mbi torte,Murrizi me budallain tjeter nga Lushnja Korreshin jan kllounet e foltores.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jorgo

          dhe jane edhe me anakronike se vullnetaret e Enverit keta te Saliut, pervec qe shume me pak ne numer

          Përgjigjjuni
          1. O
            O

            Eh cna gjeti me budallenjt,jan bere si Donkishoti qe luftonte me mullinjt e eres. Fjalimin kryesor do e mbaj zereholli Myslym Murrizi,pas tij kryeministri i ardhshem Mulnoka,dhe mbylljen ajo avokatja e ¢akardisur Kalaja. Qejfi madh vallahiiiiiiii!!!!!!

            Përgjigjjuni
            1. T
              Treni

              Këta që dalin aty në shesh e poshtë ballkonit të dëshpërimit, kanë përfituar vazhdimisht nga Berisha dhe pisllëqet e tij. Gjynah që ka akoma më shumë që janë hajdutë këtu në Shqipëri. Po të ishte një, do ishte zgjidhur me kohë.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Keshtu ka ndodhur

                Diku nga Parlamenti qe doli pas 97, u zgjodh si deputet nje mjek me mbiemrin Kuqi. Z.Kuqi ( me sa di tirans) pasi degjoi nja dy muaj qe PS po merrej me S.B. dhe derdellitjet e tij nuk duroi dhe u ngrit e tha: Me kete do merreni ju. Ky (SB) eshte budalla! Ikan une s'vij me ne Parlament Dhe dorezoi mandatin e su kthye me ne Parlament!

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gjko

                  Mero, historine e shkolles se bashkuar nuk e di mire, ose ta kane treguar gabim.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    ENTSOE

                    Te shpartalluarit deri ne cmenduri!! Z.Baze I ke pershkruar me realizem dhe persosmeri!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje